Videot kryesore

Peshëngritësi Ertjan Kofsha merr medalje bronzi në Spanjë
Peshëngritësi Ertjan Kofsha merr medalje bronzi në Spanjë Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

⁣Peshëngritësi Ertjan Kofsha ka marrë medalje
bronzi në stilin e shkëputjes në Kampionatin Botëror për të rinj që po
zhvillohet në Spanjë, duke ngritur 161 kilogramë në provën më të mirë.

Tensione dhe përplasje të forta kundër policisë protesta e opozitës në Tiranë
Tensione dhe përplasje të forta kundër policisë protesta e opozitës në Tiranë Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

⁣Tensione dhe përplasje të forta kundër policisë protesta e opozitës në Tiranë

Policia shpërndan protestuesit me autobotë me ujë te sheshi "Wilson"
Policia shpërndan protestuesit me autobotë me ujë te sheshi "Wilson" Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

⁣Policia shpërndan protestuesit me autobotë me ujë te sheshi "Wilson"

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës 'detyrim paraqitje'
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës 'detyrim paraqitje' Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

⁣Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës 'detyrim paraqitje'

Dardanët stërviten në Hajvali
Dardanët stërviten në Hajvali Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

Kosova bëhet gati për ndeshjet Playoff të UEFA Nations League ndaj Islandës. Me objektiv ngjitjen në Ligën B.

Jensen triumfoi në Amstel Gold Race
Jensen triumfoi në Amstel Gold Race Gazeta Si 83 Shikime • 2 years më parë

Danezi arriti fitoren më të rëndësishme në karrierë duke befasuar Pogacar dhe Evenepoel.

Belinda Balluku parqitet në SPAK
Belinda Balluku parqitet në SPAK Gazeta Si 83 Shikime • 1 year më parë

⁣Belinda Balluku parqitet në SPAK

Makina e djegur e autorëve pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës
Makina e djegur e autorëve pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës Gazeta Si 83 Shikime • 12 muaj më parë

⁣Makina e djegur e autorëve pas atentatit në Lushnjë ndaj Julian Sulës

Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut
Ilustrimi kompjuterik i instalimit të minielektrodave me mikroçipet në trurin e njeriut Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Gdhendjen e emrit në histori, miliarderi amerikan Elon Musk mund ta ketë arritur falë një miu të vogël në laboratoret e “Neuralink”, kompani që e themeloi dy vite më parë me një kapital fillestar prej 100 milionë dollarësh. Qëllimi dhe ambicia që Musk dhe ekipi i tij i kishin vendosur vetes ishte zbulimi dhe zbatimi i teknikave në gjendje që të lidhin në ndërveprim trurin njerëzor me një kompjuter.

Testimi do të kryhet tek individë të paralizuar që do të dalin vullnetarë, por në rast suksesi basti i Elon Musk është shumë herë më ambicioz. Miliarderi amerikan mendon se në një të ardhme jo fort të largët shumë njerëz do të zgjedhin që të kenë “kibernetikisht” (term që bashkon kibernetikën me gjenetikën) të njësuar mendimet në kokën e tyre me pajisjet kompjuterike, fundja kujt nuk do t’i pëlqentë që të lundronte në kompjuterin, laptopin apo telefonin e vet inteligjent pa shtypur asnjë buton, por vetëm duke menduar?

“Mund të tingëllojë e çuditshme, por do të realizojmë një formë simbioze me inteligjencën artificiale. Kjo nuk është me detyrim. Është diçka që e zgjedh, e do apo jo. Unë mendoj që ky zbulim është një hov gjigant në kapërcimin në një tjetër nivel qytetërimi për ne”, deklaronte i emocionuar vetë Elon Musk.

vjedhja ne market.mp4
vjedhja ne market.mp4 Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Një i ri nën kërcënimin e armëve vidhte supermarkete, pikat te mbushjes se telefonave. Policia ka arrestuar të riun, i cili ishte kthyer në tmerrin e bizneseve. Ai vepronte në Tiranë dhe në Durrës

Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit
Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Shpetohet 17-vjecari nga rrenojat ne ish-Kenete te Durresit

Më 8 shkurt, dy vite qëndresë në Teatrin Kombëtar
Më 8 shkurt, dy vite qëndresë në Teatrin Kombëtar Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Neritan Liçaj është një nga ata aktivistë, që mbahet mend e për qëndresën e tij në Teatrin Kombëtar, së bashku me aktorë të tjerë a dashamirës. Në fillim të korrikut 2019, ai u ndesh me forcat policore përkrah Edmond Budinës, ku një foto e tij qarkullon edhe sot në internet. Ai mbahet mend edhe si “zjarrmi” i kësaj proteste. “Gazeta Si” e ka pyetur Nerin edhe për këtë.

“Në shkurt mbush dy vite nga kjo qëndresë, e që nga 18 korriku, jemi 24 orë atje. Deri tani jemi në avantazh të thellë. I vërtetuam opinionit shqiptar e atij botëror, pasi u kuptua se nuk bëhej fjalë për të ndërtuar një teatër të ri, por për të shkatërruar një qendër historike në Shqipëri, - një simbol të artit, e vjedhjen e pronës publike. Ne jemi sulmuar edhe politikisht dhe e bukura qëndron se, propaganda e ulët thotë se ne jemi të pozicionuar politikisht. Ne u sulmuam nga një qeveri që çon në Parlament një ligj special, që me Kushtetutë, bëhet veçse në raste lufte, - e që ai ligj, shkelte gjashtë nene të Kushtetutës, e 3 pika nga marrëveshja e asociim-stabilizimit”, thotë ai.

Atë moment sipas Nerit, “deputetët që ngritën kartonin, dogjën edhe mandatet, pasi shkelën atë për të cilën janë betuar, e për më tepër, një qeveri e shumicë e majtë, që sulmon politikisht artin”.

Sipas Nerit në vijim të kësaj çështje, “mjafton të dëgjojmë kongresin e kryeministrit me çitjane në mars të 2019, te Sheshi Nënë Tereza, se çfarë masakre bëri, duke thënë se do prishim Muzeun Historik Kombëtar, Teatrin e Kukullave...ca vjetërsira..., ndërkohë që kjo e fundit është edhe godina e Parlamentit të Parë Shqiptar”.

Po si ka mundësi që kjo vjen pikërisht, nga një “artist”?

“Artist, nuk të bën diploma. Me diplomë ai është mësues vizatimi, e për më tepër i paaftë. Ai është një mësues vizatimi që vizaton me lapustilë, e jo me laps a karbon. Ai nuk është një artist! Artist të bën krijimtaria dhe ai pikturën e parë e ka shitur kur u bë Kryeministër që ja blenë servilët, për më tepër, që një artist nuk do sulmonte kurrë artistët me logjikë, për t’i asgjësuar”, thotë Liçaj.

Më tej Neritani ka bërë një rezyme të së gjithë diktaturave, ku shprehet ndër të tjerash se, “ne kemi jetuar në diktaturë, - e jo, komunizëm - ku Gëbelsi i Hitlerit, Musolini, Mao, Stalini, Enveri godisnin segmente të artit, dy-tre piktorë, shkrimtarë, letrarë apo aktorë, për t’i trembur, nënshtruar, e për t’i vënë në shërbim të tyre dhe kjo ka ndodhur.

“Ne u sulmuam për t’u asgjësuar. E prandaj, përmenda fjalimin e famshëm e Kryeministrit me çitjane që u shfazua komplet, në muajin mars, kur zhvillohej kongresi i PS-së, e kjo është të asgjësosh institucionet kombëtare të artit në Shqipëri, për të cilat shqiptarët kanë derdhur gjak për t’i pasur ato”, vijon ai.

Më tej Neri, për ta bërë më të plotë reagimin e tij se çfarë ka ndodhur me teatrin thotë se “Ministri i Kulturës asokohe, Rama, i jep urdhër Xhevdet Ferrit, të pushonte nga puna të gjithë aktorët”. “E kjo sigurisht, që nuk u pranua. Më thuaj çfarë kuptimi ka? Asgjësoi, mbylli? Po edhe një përçapje atje, ditë e natë...pa e ditur se çdo ndodhë, e kur? “...këtë do doja të thosha. U sulmuam edhe nga policia. Ky ishte një precedent i paparë në historinë e botës duke dërguar mbi 300-400 efektivë policie, kundër artistëve që është skandal...e s’ka realitet ta pranojë”.

E gjitha kjo, sipas Liçajt, për të boshatisur teatrin, që të ishte më kollaj për t’i futur rruspën. E si për mbyllje, e pyesim se çfarë do ndodhë me atë teatër, Neritan Liçaj thotë se, “atë e ka marrë në mbrojtje “Europa Nostra”, që është organizmi më i lartë europian që mbron trashëgiminë europiane, duke qenë vepra e 14-të, - pra si trashëgimi europiane, ku edhe shumë shpejt do ta financojnë restaurimin e ku edhe Rama vetë, e ka të vështirë të vijë me trupa, megjithatë çartja në këtë vend, nuk ka fund”.

“Nëse dua një teatër të ri, jam unë i pari që dua. Aty janë dhënë mbi 50 shfaqje deri tani, (që nga fillesa e problemeve) që nga Amerika, Austria...e ato, me kontribut vullnetar. Janë klikë gangsterësh lagjesh, ku gjithë problematikën e vet e projektojnë tek të tjerët, - madje edhe duke bërë ligj, ‘për kap ça të kapësh’ edhe pse është mendimtari i parë, - bashkë me ‘fiqshitësin e Bashkisë’, që shet caraca, e thotë janë fiq modern. Rasti i dytë pas diktatorit Hoxha, që s’ka bërë universitet. Lali! E ke të qartë, një kryeqytet me 1 milionë banorë, një kryebashkiak ‘Lali’. Është njësoj, sikur ‘La citta eterna’, Roma, të ketë për kryebashkiak një ‘Ualione’ (Lali). Çfarë populizmi banal, fshataresk”, thotë aktori.

Më tej me Nerin, bisedojmë gjerë e gjatë, për politikë e deri tek zgjedhjet. Ai përmend “fake-un në nivelin e mediave e votimet e 30 qershorit, ku thotë se 9000 vota u çuan me dhunë nga Bashkia. “Le të mbahen me ca faqe false”, thotë ai e madje, e krahasoi me Gëbelsin e propagandën e tij, që shkruante ‘Për Fyhrerin e Gjermaninë tonë!’. “Kurse këtu nuk njihet realiteti. Niveli real, është krejt ndryshe...”, vijon aktori.

video tabaku.mp4
video tabaku.mp4 Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Video e publikuar nga Jorida Tabaku, ish deputete e PD-se ne te jepen shifrat zyrtare te bazuara nga raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit mbi demet ne buxhetin e shtetit.

Rama takon ministrin Lavrov: Rusia mbështet Shqipërinë në kryesinë e radhës
Rama takon ministrin Lavrov: Rusia mbështet Shqipërinë në kryesinë e radhës Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e drejtuesit të Kryesisë së OSBE-së zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Moskë, duke u takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Takimin me kryediplomatin rus, Rama e nisi duke e përgazuar për ndryshimet mahnitëse, që tha se kishin ndodhur në Moskë.

“Vij këtu për herë të parë pas 15 vitesh, kur ishte hera e fundit që vizitova këtë qytet, në atë kohë si kryetar bashkie (Tiranës), këtë herë si Presidenti i OSBE-së dhe do të filloja duke ju komplimentuar të gjithëve në këtë qytet, megjithëse e di që është një punë e kryebashkiakut, ndryshimi këtu është mahnitës”, deklaroi Rama.

Zgjidhja e krizës në Ukrainë ishte në fokusin e bisedimet në mes dy delegacioneve të OSBE-së që kryesohet nga Rama dhe ministrit të Jashëmë, Lavrov. Kryediplomati rusi ka deklaruar në këtë takim se Rusia mbështet marrjen e kryesisë së OSBE nga Shqipëria për të krijuar kushte për punë konstruktive në kushtet kur retorika konfrontuese mbizotëron në organizatë.

“Është e panevojshme të thuhet se situata në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk është e thjeshtë. Kjo ndikon plotësisht në aktivitetet e OSBE-së, ku, për fat të keq, retorika konfrontuese dhe dëshira për të krijuar polemika në vend që të kërkojnë kompromis. Themelet e konsensusit për punë konstruktive mbizotërojnë. Sigurisht, në këtë situatë, roli i kryetarit është veçanërisht i rëndësishëm. Kryetari mund dhe duhet të kontribuojë në krijimin e kushteve për punë konstruktive, dhe unë jam i kënaqur të vërej se në fjalimet tuaja publike, si kryetari i OSBE-së, ju keni deklaruar “Ne e mbështesim plotësisht këtë””, tha Lavrov.

Agjencia e lajme TASS bën të ditur se Lavrov ka shtuar se takimi aktual gjithashtu do të jetë i dobishëm për sa i përket mundësisë së shkëmbimit të vlerësimeve të marrëdhënieve bilaterale. Nga ana tjetër, Rama theksoi se megjithëse OSBE u krijua 45 vjet më parë, parimet e saj themelore mbeten të pandryshuara.

“Duke pasur parasysh se siguria dhe njerëzit janë gjëja kryesore, unë mendoj se ne të gjithë mund të përpiqemi të bëjmë më shumë dhe shpresoj se më së miri se si do të arrihet. Rusia është një aktor kryesor në një numër formatesh negociatash që duhet të zgjidhin konfliktet në rajonin e OSBE-së. Unë erdha këtu me besimin se ju dhe vendi juaj i bukur të përdorë ndikimin e tyre në këto formate për të lëvizur sa më afër botës aq shumë të nevojshme”, tha ai.

Më pas Rama dhe Lavrov kanë dhë një konferencë për shtyp ku u janë përgjijgur pyetjeve të gazetarëve jo vetëm në lidhje me konfliktit me Krimenë, por edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë.

“Ne kemi folur për Kosovën dhe ne kemi theksuar nevojën për rinisjen për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit”, deklaroi kryeministri Rama duke theksuar për një zgjidhje të përbashkët për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Konferenca mes Ramës dhe Lavrov ka zgjatur 45 minuta dhe në fokus kanë qenë edhe marrëdhëniet mes dy shteteve.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rama tha se zgjidhja e konfliktit Rusi-Ukrainë, për zonën e Krimesë është një nga prioritetet e tij kryesore në krye të OSBE. Rama është kryeministri i dytë që viziton Moskën, pasi në vitin 1995 ka qënë Aleksandër Meksi, i cili është pritur nga Kryeministri rus i asaj kohe.

Arabia Saudite rihap Xhaminë e Madhe të Mekës
Arabia Saudite rihap Xhaminë e Madhe të Mekës Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Arabia Saudite rihapi dje zonën përreth Qabës së shenjtë në Xhaminë e Madhe të Mekës, i konsideruar vendi më i shenjtë i Islamit, duke anashkaluar një sur masash të marra për të luftuar shpërthimin e koronavirusit të ri. Autoritetet Saudite këtë javë pezulluan pelegrinazhin gjatë gjithë vitit, një kohë kur besimtarët e rrethojnë shtatë herë Qabën dhe njoftuan se do të mbyllej përkohësisht zona përreth strukturës së gurit.

Policia kontrolle të forta në rrugët e Tiranës
Policia kontrolle të forta në rrugët e Tiranës Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Policia e Shtetit dhe Policia Ushtarake kanë shtuar kontrollet në postblloqet e ngritura. Në të gjitha rrugët hyrëse të Tiranës ndalohen të gjitha automjetet, si pjesë e vendimeve për të identifikuar persona që mund të jenë kthyer në 2 javët e fundit nga Italia, apo Greqia. Ngujimi i këtyre personave është i detyrueshëm dhe nëse shkelet ky urdhër, atëherë gjoba mund të shkojë deri në 5 mijë euro.

Veliaj: Teatri i ri më pak se 30 mln euro
Veliaj: Teatri i ri më pak se 30 mln euro Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Sa i takon kostos së investimit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroi shifrat nga 20 deri në 28 mln euro, ndërsa kryebashkiaku Veliaj thotë se bashkë me koston e blerjes së projektit nuk kalon 30 mln eurot.

Rradhe ne Ambasada
Rradhe ne Ambasada Gazeta Si 82 Shikime • 6 years më parë

Rradhe ne Ambasada

“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim
“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim Gazeta Si 82 Shikime • 6 years më parë

“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim

Opozita Parlamentare bojkotoi sërish mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi nuk u bind nga propozimi i ri i Partisë Socialiste për hapjen e listave. Por, mazhoranca vazhdoi e vetme mbledhjen dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi emrin e deputetëve të pranishëm për efekt kuorumi.

Mes emrave të lexuar nga Ulsi Manja ishte edhe ai i deputetit Nimet Musai, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të pavarur. Por, deputeti Ralf Gjoni tha se në sallë nuk kishte asnjë deputet të grupit parlamentar të pavarur dhe u largua duke deklaruar se “kush voton është lapanjoz”.

“Deti” përfundon në Hagë, Rama: Ramë dakord me Greqinë
“Deti” përfundon në Hagë, Rama: Ramë dakord me Greqinë Gazeta Si 82 Shikime • 6 years më parë

⁣Shqipëria dhe Greqia do t’u drejtohen gjykatave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar.

Kjo është dakordësia e arritur mes dy vendeve e njoftuar këtë të martë nga Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

“Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku, Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi I në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare të detit”, njoftoi Kryeministri Edi Rama.

Nikos Dendias e konfirmoi këtë.

“Marrëveshja për t’iu drejtuar Hagës mbështetet në vullnetin e dy vendeve për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve”, u shpreh ai.

Kryediplomati grek tha gjithashtu se është rënë dakord që dy vende të rishikojnë marrëveshjen e ’96-ës, njohur si traktati i miqësisë mes dy vendeve dhe u zotua se do t’i jepet zgjidhje edhe çështjes së ligjit të luftës.

“Ramë dakord që të rishikojmë marrëveshjen e ’96 dhe ramë dakord që kjo marrëveshje ka nevojë për thellim dhe të bëjmë një marrëveshje të re. Tani kemi referuar çështjen e ligjit të luftës, është anakronizëm, edhe këtë do ta zgjidhim së bashku”, tha Dendias.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Greqia që të trajtojë shqiptarët që jetojnë atje, ashtu sikundër trajton Shqipëria minoritetin grek.

“Nuk është një çështje e Greqisë çështja e të drejtave të minoriteti grek në Shqipëri, është edhe e jona gjithashtu. Nëse duam standarde dhe të drejta për minoritetin nuk e bëjmë se do Greqia, por është në nderin e Shqipërisë, por e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi”, tha ai.

Showing 77 out of 78