Videot kryesore

Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë
Kaosi para ndeshjes Ajaks-Juventus, përleshje mes tifozëve dhe policisë Gazeta Si 124 Shikime • 7 years më parë

Mediet italiane se janë me dhjetëra tifozët e Ajaksit dhe të Juventusit që janë ndaluar nga policia holandeze për shkak të trazirave që ndodhën në stadium para se të fillonte çerekfinalja e Championsit. Nuk janë bërë ende të qarta rrethanat se si ka filluar ky kaos, pasi disa tifozëve të Ajaksit dhe Juventusit iu janë gjetur armë të ftohta dhe sende prerëse.

Rama kërcënon me burg kush prish zgjedhjet
Rama kërcënon me burg kush prish zgjedhjet Gazeta Si 124 Shikime • 7 years më parë

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama kujtoi Kodin Penal. Për parashikimet e ndëshkimeve që ky Kod jep për prishjen e procesit zgjedhor, mes të cilave edhe burgu, Kryeministri u shpreh i kënaqur dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje.

Nën pranga i dënuari që transportonte kanabis drejt Greqisë
Nën pranga i dënuari që transportonte kanabis drejt Greqisë Gazeta Si 120 Shikime • 7 years më parë

Përpara disa minuta Policia e Shtetit ka bërë më dije se në vijimësi të planit për kapjen e personave, për trafikim të lëndëve narkotike, është dënuar me 7 vjet burg e 4 muaj shtetasi Qamil Muçaj, 47 vjeç, banues në Mallakastër.

Pse femrat amerikane janë kaq të mira në futboll?
Pse femrat amerikane janë kaq të mira në futboll? Gazeta Si 125 Shikime • 7 years më parë

Në 11 qershor të vitit 2019-të, kombëtarja amerikane e futbollit fitoi 13-0 me Tailandën. Kjo ishte më shumë se sa gjithë golat që çdo skuadër kishte shënuar gjatë gjithë kampionatit botëror për meshkuj në vitin 2006. Femrat e dominojnë futbollin në SHBA. Në fakt në vitin 2019-të kombëtarja e Amerikës është e para në renditjen botërore të FIFA-s.

Qeni ndjen tërmetin dhe largohet nga cepi i pallatit në Shëngjin
Qeni ndjen tërmetin dhe largohet nga cepi i pallatit në Shëngjin Gazeta Si 100 Shikime • 7 years më parë

Gjithmonë përflitet se kafshët janë të parat ato që e ndjejnë tërmetin. Kështu ka ndodhur edhe në Shëngjin, ku siç shihet edhe në këtë video, ku nje qen e ndjen dhe largohet me shpejtësi nga cepi i pallatit, ndërsa më pas fillojnë lëkundjet e fortë të tërmetit. Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit edhe në mediat italiane.

Meta uron fundjavë (të izoluar) të mbarë nga oborri me korrëse bari
Meta uron fundjavë (të izoluar) të mbarë nga oborri me korrëse bari Gazeta Si 92 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta u uroi fundjavë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale përmes një videoje të shkurtër.

Në video, kreu i shtetit shfaqet duke drejtuar një makinë korrëse bari, duke qenë se ashtu si pjesa tjetër e shqiptarëve këtë fundjavë duhet ta kalojë mbyllur në shtëpi.

“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim
“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim Gazeta Si 78 Shikime • 6 years më parë

“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim

Opozita Parlamentare bojkotoi sërish mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi nuk u bind nga propozimi i ri i Partisë Socialiste për hapjen e listave. Por, mazhoranca vazhdoi e vetme mbledhjen dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi emrin e deputetëve të pranishëm për efekt kuorumi.

Mes emrave të lexuar nga Ulsi Manja ishte edhe ai i deputetit Nimet Musai, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të pavarur. Por, deputeti Ralf Gjoni tha se në sallë nuk kishte asnjë deputet të grupit parlamentar të pavarur dhe u largua duke deklaruar se “kush voton është lapanjoz”.

⁣Rama vë përballë kandidatët e PS me të opozitës...përfshin edhe Metën
⁣Rama vë përballë kandidatët e PS me të opozitës...përfshin edhe Metën Gazeta Si 61 Shikime • 5 years më parë

Me doza të forta ironie e sarkazme, Kryeministri Edi Rama vendosi përballë disa kandidatë socialistë me kandidatët e ofruar nga opozita për zgjedhjet e 25 prillit, për të ilustruar se përse, sipas tij, më në këtë zgjedhje duhet votuar Partia Socialiste.

Sali Berishën e vendosi përballë Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, Evis Kushin në Elbasan përballë një filxhani kafeje, që simbolizonte Monika Kryemadhin, Bujar Leskajn me kryesuesen e listës së PS-së në Vlorë, për të vazhduar më pas me Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën, Agron Dukën, Edi Palokën, Dashamir Shehin e Bujar Leskajn.

Krahasimit nuk i shpëtoi as Presidenti Ilir Meta, megjithëse ky i fundit nuk garon më 25 prill. Përballë Metës kishte vendosur ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Përzgjedhja nuk ishte e rastësishme. Rama tha se Meta është akuzuesi i Etilda Gjonajt për reformën në drejtësi dhe shtoi se ata që mendojnë se Presidenti nuk është kandidat në këto zgjedhje gabohen.

Fiskalizimi, intervistë me Drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj
Fiskalizimi, intervistë me Drejtoreshën e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj Gazeta Si 291 Shikime • 5 years më parë

⁣Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për gazetën “SI” tregoi me hollësi se si do të ndodhë procesi i fiskalizimit; si do të kryhet aplikimi; çfarë duhet të bëjnë dhe të dinë konkretisht bizneset, si do të kryhet procesi për shitjet online etj

Banorët e Krujës mbushin spitalin e qytetit: E kemi nga uji
Banorët e Krujës mbushin spitalin e qytetit: E kemi nga uji Gazeta Si 38 Shikime • 5 years më parë

⁣Banorët e Krujës mbushin spitalin e qytetit: E kemi nga uji

Aksidenti  në Divjakë  u shkaktua rreth orës 16:30 minuta në aksin rrugor
Aksidenti në Divjakë u shkaktua rreth orës 16:30 minuta në aksin rrugor Gazeta Si 93 Shikime • 4 years më parë

⁣Nga shpejtësia në lëvizje drejtuesi i automjetit tip benz që mbeti viktimë Leonard Dushku, u përplas me bordurën prej betoni. 20 vjecari ndërroi jetë në vend ndërsa 4 shokët e tij të plagosur po marrin mjekim në spitalin e Lushnjes.

Momenti i grabitjes me armë të 40 mijë eurove në një pikë Exhange në Tiranë
Momenti i grabitjes me armë të 40 mijë eurove në një pikë Exhange në Tiranë Gazeta Si 94 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti i grabitjes me armë të 40 mijë eurove në një pikë Exhange në Tiranë

Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin
Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin Gazeta Si 88 Shikime • 2 years më parë

⁣Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin

Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK
Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK Gazeta Si 123 Shikime • 1 year më parë

⁣Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK

Seferi shënon dy herë në javën e 13
Seferi shënon dy herë në javën e 13 Gazeta Si 35 Shikime • 9 muaj më parë

Bodrumspor shkon përkohësisht në vendin e parë pas fitores me 5 gola ndaj Istanbulspor. Dy prej tyre u shënuan nga Taulant Seferi (i dyti dhe i katërti) që numëron 9 gola si shënuesi i dytë më i mirë 1.Lig në Turqi duke lënë pas dardanin e Boluspor, Florent Hasani (8 gola).

Ferrari prezantoi makinën “SF-26”
Ferrari prezantoi makinën “SF-26” Gazeta Si 29 Shikime • 6 muaj më parë

Ajo ⁣do të pilotohet nga Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, ndërsa Fred Vasseur ruan pozicionin e “Team Principal”.

KiE tërhoqi vëzhguesit, Basha: Vendim politik! Sinjal që s’ka zgjedhje më 30 qershor
KiE tërhoqi vëzhguesit, Basha: Vendim politik! Sinjal që s’ka zgjedhje më 30 qershor Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Këshilli i Europës anuloi misionin vëzhgues të zgjedhjeve të 30 qershorit duke dhënë si arsye pasigurinë me të cilën mund të përballen vëzhguesit e këtij institucioni në disa zona të vendit. Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se pas këtij vendimi ka një tjetër arsye.

peshkaqeni dhelper.mp4
peshkaqeni dhelper.mp4 Gazeta Si 83 Shikime • 7 years më parë

Kapet peshkaqeni dhelpër në afërsi të ishullit të Sazanit. Peshkaqeni ishte i gjatë rreth 3 metra e 30 cm ndërsa peshonte rreth 200 kg.
Peshkaqeni është kapur në veri të ishullit të Sazanit ,jashtë gjirit të Vlorës.

Video/ Fëmijët e pasur sillen si "të fortë" sfidojnë policinë me makinë
Video/ Fëmijët e pasur sillen si "të fortë" sfidojnë policinë me makinë Gazeta Si 80 Shikime • 7 years më parë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, e cila është postuar pikërisht në llogarin Rich Kids of Tirana në Instragram (Fëmijët e pasur të Tiranës) ku një person i jep makinës luksoze Benz AMG, duke i xhiruar gomat dhe e sjell rrotull makinën (drift) përpara godinës së komisariatit numër 6 të Policisë, në zonën e Kombinatit.

“Sipër shtetit”, është shprehja që e shoqëron këtë video, ku në makinë shfaqen disa janë brenda dy persona. Ndërsa një i tretë i filmon këtë spektakël që zhvillohet para godinës së policisë. Në një moment tek dera e komisariatit shfaqet një oficer policie, por asgjë nuk ndodh më tepër.

Pak pas shpërndarjes së këtyre pamjeve, Policia njoftoi se kishte shoqëruar personin që drejtonte këtë mjet, ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, një penale dhe një administrative.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme”, deklaron Policia e Shtetit.

“Lasgushi” do të rikthejë në atdhe shqiptarët e bllokuar nëpër botë
“Lasgushi” do të rikthejë në atdhe shqiptarët e bllokuar nëpër botë Gazeta Si 96 Shikime • 6 years më parë

Shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në Europë për shkak të pandemisë së koronavirusit do të riatdhesohen nga “Air Albania” duke filluar që prej javës së ardhshme.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se i gjithë operacioni do të nisë ditën e hënë me leje të posaçme fluturimesh “charter”.

“Të hënën nisin fluturimet për t’i sjellë në atdhe. Nesër publikojmë politikat përkatëse, ku do të bëjmë imbarkimin e personave. Këto misione do të jenë pa pagesë nga ana e individëve. “Lasgushi” do të sjellë njerëzit tanë në shtëpi”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se i kishte kërkuar kompanisë “Air Albania” që i gjithë operacioni i riatdhesimit të kryhej pa pagesë.

“Air Albania është kompania e flamurit kuqezi. I kam kërkuar kompanisë që të marrë përsipër barrën e kthimit të shqiptarëve dhe të mos kërkojë lek për kryerjen e këtij misioni humanitar., Gatishmëria e kompanisë ka qenë e menjëhershme”, tha ai.

Rama njoftoi gjithashtu se Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit po punon për sigurimin e lejeve speciale për fluturimet e këtij lloji.

Showing 74 out of 157