Videot kryesore
Rama u ndal tek vendimi i Bashkisë së Shkodrës për t’i ndaluar takimin elektoral në pedonalen e këtij qyteti në orët e pasdites. Rama foli për një plan të opozitës, që kërkon përshkallëzimin e tensioneve. Ai tha se Partia Demokratike është në kërkim të “dëshmorëve për kauzën e saj” dhe u rikthye protestave të 2 prillit 1991 në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër martirët e demokracisë, mes të cilëve edhe Arben Broci.
Gjithmonë përflitet se kafshët janë të parat ato që e ndjejnë tërmetin. Kështu ka ndodhur edhe në Shëngjin, ku siç shihet edhe në këtë video, ku nje qen e ndjen dhe largohet me shpejtësi nga cepi i pallatit, ndërsa më pas fillojnë lëkundjet e fortë të tërmetit. Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit edhe në mediat italiane.
Presidenti Ilir Meta u uroi fundjavë të mbarë të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale përmes një videoje të shkurtër.
Në video, kreu i shtetit shfaqet duke drejtuar një makinë korrëse bari, duke qenë se ashtu si pjesa tjetër e shqiptarëve këtë fundjavë duhet ta kalojë mbyllur në shtëpi.
“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim
Opozita Parlamentare bojkotoi sërish mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi nuk u bind nga propozimi i ri i Partisë Socialiste për hapjen e listave. Por, mazhoranca vazhdoi e vetme mbledhjen dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi emrin e deputetëve të pranishëm për efekt kuorumi.
Mes emrave të lexuar nga Ulsi Manja ishte edhe ai i deputetit Nimet Musai, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të pavarur. Por, deputeti Ralf Gjoni tha se në sallë nuk kishte asnjë deputet të grupit parlamentar të pavarur dhe u largua duke deklaruar se “kush voton është lapanjoz”.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për gazetën “SI” tregoi me hollësi se si do të ndodhë procesi i fiskalizimit; si do të kryhet aplikimi; çfarë duhet të bëjnë dhe të dinë konkretisht bizneset, si do të kryhet procesi për shitjet online etj
Nga shpejtësia në lëvizje drejtuesi i automjetit tip benz që mbeti viktimë Leonard Dushku, u përplas me bordurën prej betoni. 20 vjecari ndërroi jetë në vend ndërsa 4 shokët e tij të plagosur po marrin mjekim në spitalin e Lushnjes.
Mediet italiane se janë me dhjetëra tifozët e Ajaksit dhe të Juventusit që janë ndaluar nga policia holandeze për shkak të trazirave që ndodhën në stadium para se të fillonte çerekfinalja e Championsit. Nuk janë bërë ende të qarta rrethanat se si ka filluar ky kaos, pasi disa tifozëve të Ajaksit dhe Juventusit iu janë gjetur armë të ftohta dhe sende prerëse.