Videot kryesore

Përleshje dhe grushta në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së
Përleshje dhe grushta në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së Gazeta Si 76 Shikime • 3 years më parë

⁣Gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dha Hajdar Beqa.

Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin
Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin Gazeta Si 88 Shikime • 2 years më parë

⁣Konflikti në Velipojë nisi 2 javë më parë, xhaxhai i autorëve të dyshuar, Frroku akuzon shtetin

Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK
Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK Gazeta Si 123 Shikime • 1 year më parë

⁣Mbështetës të Erion Veliajt para SPAK

Seferi shënon dy herë në javën e 13
Seferi shënon dy herë në javën e 13 Gazeta Si 35 Shikime • 9 muaj më parë

Bodrumspor shkon përkohësisht në vendin e parë pas fitores me 5 gola ndaj Istanbulspor. Dy prej tyre u shënuan nga Taulant Seferi (i dyti dhe i katërti) që numëron 9 gola si shënuesi i dytë më i mirë 1.Lig në Turqi duke lënë pas dardanin e Boluspor, Florent Hasani (8 gola).

Dhuna në Komisariat, 6 ish-deputetët: Drejtuesit e policisë të dehur
Dhuna në Komisariat, 6 ish-deputetët: Drejtuesit e policisë të dehur Gazeta Si 106 Shikime • 7 years më parë

Dhuna në Komisariat, 6 ish-deputetët: Drejtuesit e policisë të dehur

Berisha: Borchardt është me Ramën
Berisha: Borchardt është me Ramën Gazeta Si 54 Shikime • 7 years më parë

Ilir Meta, Edi Rama dhe Sali Berisha dolën që të tre mbrëmjen e së enjtes në “prime time” në tre intervista të dhëna në tre televizione të ndryshme. Mes morisë së deklaratave të bëra, ra në sy këndvështrimi i secilit prej tyre sa u takon rolit të ndërkombëtarëve.

Meta e trajtoi rolin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë para, gjatë dhe pas 30 qershorit, Rama iu referua qëndrimit të vendeve të Bashkimit Europian sa i takon hapjes së negociatave, ndërsa Berisha u ndal tek qëndrimi i ndërkombëtarëve sa i takon propozimit të opozitës për reformën zgjedhore.

Reforma Zgjedhore, Palmer: Duhet dialog, zgjedhjet janë të rëndësishme
Reforma Zgjedhore, Palmer: Duhet dialog, zgjedhjet janë të rëndësishme Gazeta Si 64 Shikime • 7 years më parë

Matthew Palmer i ka bërë sërish thirrje palëve politike në Shqipëri të ulen në tryezën e dialogut. Përfaqësuesi special amerikan për Ballkanin Perëndimor, gjatë Forumi botëror Ekonomik me liderët e botës, dhe ata të ballkanit në Davos, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, tha se në Shqipëri duhet një dialog për të miratuar reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Ekstradohet 34-vjeçari nga Puka
Ekstradohet 34-vjeçari nga Puka Gazeta Si 57 Shikime • 7 years më parë

Interpoli, ekstradohet 34-vjeçari nga Puka

23 numri i të prekurve, zgjerohet harta me Elbasanin dhe Rrogozhinën
23 numri i të prekurve, zgjerohet harta me Elbasanin dhe Rrogozhinën Gazeta Si 40 Shikime • 6 years më parë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar kështu numrin e të prekurve deri më tani 23.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.

Mira Rakaçolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë, njoftoi gjithashtu se 5 prej rasteve ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe gjendja e tyre është e stabilizuar, ndërsa tjetër janë vetë izoluar në shtëpi.

Zëvendësministrja ka deklaruar se shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është kjo:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnjë – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Në njoftim thuhet se të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Ndërsa rastet e reja të Durrësit janë pacientët që kanë pasur kontakt në spital me të moshuarën që ndërroi jetë një ditë më parë.

“Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134,” thuhet më tej në njoftim.

3 dekada nga hapja e ambasadave, e kujtojnë Meta, Rama e Basha
3 dekada nga hapja e ambasadave, e kujtojnë Meta, Rama e Basha Gazeta Si 53 Shikime • 6 years më parë

30-vjetori i hapjes së ambasadave në Tiranë i gjen shqiptarët jashtë listës së qytetarëve që mund të udhëtojnë lirisht për në Bashkimin Europian, por këtë herë për të tjera arsye nga ato të 1990-ës.

Megjithatë, politika e ka përkujtuar këtë datës sipas këndvështrimit të saj. Kryeministri Edi Rama shkruan shkurtimisht se kjo datë duhet të na ndihmojë të kuptojmë çmimin e lirisë.

“30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan ai në postimin që e shoqëron me një video nga hyrja e shqiptarëve në Ambasadën gjermane.

Pamjet e 3 dekadave më parë shoqërohen me këngën “Wind of Change” të Scorpions.

Presidenti Ilir Meta duke kujtuar sakrificën e atij brezi thotë se përkimi i 30-vjetorit të hapjes së ambasadave me marrjen nga Gjermania të kryesimit të BE-së duhet të shfrytëzohet maksimalisht për ta bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa dhe se është koha për kthimin e shqiptarëve në atdhe.

“30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet, por edhe punon. Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre”, shkruan Presidenti.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e kujtoi këtë datë, duke deklaruar se 10 vite më parë, kur Shqipërisë iu dha liberalizimi i vizave, një pjesë e ëndrrës së shqiptarëve u realizua.

“Shqiptarët përmbushën një pjesë të kësaj ëndrre kur 10 vite më parë ne mundësuam liberalizimin e vizave. I jam kthyer jo pak herë me mendje dhe me emocionet e pashlyeshme të 16-vjeçarit, 2 korrikut 1990, e në veçanti ditën kur si Ministër i Brendshëm ndërmora bashkë me një grup të rinjsh dhe studentësh udhëtimin e parë pa viza të shqiptarëve drejt Europës. Le të jetë kjo ditë një shtysë dhe frymëzim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, për të rrëzuar çdo mur që na mban larg Europës së cilës i përkasim”, thotë kreu i PD.

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Gazeta Si 71 Shikime • 6 years më parë

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gjyqtarja Margjeka: Ky shtet është shtet mafioz, nuk bëhet më
Gjyqtarja Margjeka: Ky shtet është shtet mafioz, nuk bëhet më Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

GJKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka.

Pas seancës, gjyqtarja e irrituar është përplasur me forcat e Policisë, duke u shprehur se kjo është një goditje politike.

Sipas Margjekës po goditet për refuzimin e mandatit ndaj Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

“Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrest shtëpie. Ky shtet nuk bëhet më. Dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prek. Mos më prek. Mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra. Shtet mafioz dhe kriminel”, është shprehur ndër të tjera Margjeka.

Ndërkohë avokati i Margjekës, theksoi se nuk ka prova teksa shtoi se procesi nuk ka asnjë sekret hetimor.

“E kërkoi z.Margjeka praninë e mediave, është proces legal, s’ka material sekret. SPAK e ka botuar vendimin. Ka përfunduar, s’ka prova. Pra s’ka prova të tjera për të marrë. S’ka asnjë provë direkte apo indirekte, që Arben Cara ka bashkëpunuar me Mimoza Margjekën për të kryer veprën penale”, tha avokati.

Margjeka u arrestua për një skemë korrupsioni si e gjyqtare e komanduar në Apelin e Korçës, ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, teksa ajo me vendim zbuti masën për një të arrestuar kundrejt 6 mijë eurove.

Nejton Bali, një shtetas vëllai i të cilit ishte arrestuar për trafik për kalim të paligjshëm të kufirit ndërhyu për të zbutur masën e sigurisë. Ai i dorëzoi 6 mijë euro avokatit Skënder Demiraj. Në këtë histori rol luajti edhe vetë bashkëshorti i gjyqtares, Arben Cara i cili po ashtu u arrestua.

Në arrest shtëpie, GJKKO la Margjekën me avokatin Demiraj, kurse në arrest me burg u lanë bashkëshorti i saj, Arben Cara së bashku me Nejton Balin dhe Klaudjo Zhillën.

I riu shqiptar që ndërtoi SPAC, robotin që lufton… koronavirusin
I riu shqiptar që ndërtoi SPAC, robotin që lufton… koronavirusin Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

⁣Ndërkohë që shokët
e tij në vegjëli thjesht argëtoheshin duke shijuar kënaqësinë e përdorimit të
një lodre si makina me telekomandë, ekskavatorë me bateri etj., Jusuf Rrustaj, 17
vjeç sot, ishte në kërkim për më shumë. E emociononte më shumë ideja të dinte
se si funksionojnë ato lodra sesa ideja për të luajtur me to. Sot ai studion në
një shkollë profesionale në Tiranë për “Teknologjia e Informacionit dhe
Komunikimit, TIK dhe dashurinë për teknologjinë e shpalli duke ndërtuar SPAC,
një robot që bën dezinfektimin e ambienteve të shkollës së tij.

⁣“Spastrime” në Policinë e Shtetit, Rama u jep 100 ditë kohë drejtuesve
⁣“Spastrime” në Policinë e Shtetit, Rama u jep 100 ditë kohë drejtuesve Gazeta Si 98 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama u dha 100 ditë kohë drejtuesve të Policisë së Shtetit në qarqe që të spastrojnë nga radhët e kësaj strukture elementët e korruptuar, apo të lidhur me krimin.

“Një pjesë duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhen vënë para drejtësisë në çdo qark. Nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta. Nuk e keni problem as t’i gjeni dhe as t’i kapni nga krahët dhe as t’i çoni para drejtësisë. 100 ditë është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë dhe çakej që janë të infiltruar brenda trupit të policisë duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha ai.

Rama foli gjatë një takimi që zhvilloi me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ku afatin 100-ditor e dha edhe për përmirësimin e imazhit të policisë dhe etikës së saj përballë qytetarëve.

“Keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje e luftë me një të panjohur, thjesht të bëni gjërat që dini t’i bëni mirë, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri foli për një fazë të re reformimi të planifikuar ku ka hyrë Policia e Shtetit, por që është përshpejtuar nisur nga ngjarjet kriminale të kohëve të fundit. Objektivi është që Shqipëria të ngjitet në mesataren e BE sa i takon shifrave të treguesve të sigurisë publike.

Brenda lokalit që u sulmua me armë te “Don Bosko”
Brenda lokalit që u sulmua me armë te “Don Bosko” Gazeta Si 72 Shikime • 5 years më parë

⁣Brenda lokalit që u sulmua me armë te “Don Bosko”

⁣Rezistenca e Ukrainës, godet tanket ruse me dronët turq
⁣Rezistenca e Ukrainës, godet tanket ruse me dronët turq Gazeta Si 125 Shikime • 4 years më parë

Trupat ruse kanë hyrë në tre fronte në Ukrainë, nga lindja, jugu dhe nga veriu duke përdorut territorin bjellorus.

Avancimi i tyre sipas raportimeve të përplasjeve në pak orë është i madh, duke përfshirë edhe zonat përreth Kievit.

Por, ushtria ukrainase njofton se rezistenca vazhdon dhe përmes një serio fotosh e video raporton për rezistencë të fortë, sidomos në frontin verior dhe jugor të vendit.

Ukraina thotë se po përdor predhat antitank për të goditur kolonat me tanket ruse, si dhe dronët turq Bayraktar TB2

Aksidenti në Divjakë
Aksidenti në Divjakë Gazeta Si 57 Shikime • 4 years më parë

⁣Dy viktima dhe 5 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore brenda pak minutave të ndodhura në Divjakë.

Pamjet e aksidentit në Tiranë, kur autobusi i Unazës merr përpara makinat e tjera
Pamjet e aksidentit në Tiranë, kur autobusi i Unazës merr përpara makinat e tjera Gazeta Si 106 Shikime • 3 years më parë

Pamjet e aksidentit në Tiranë, kur autobusi i Unazës merr përpara makinat e tjera

Momenti i shpërthimit të bombës tymuese gjatë tubimit të kryeministrit japonez Kishida
Momenti i shpërthimit të bombës tymuese gjatë tubimit të kryeministrit japonez Kishida Gazeta Si 108 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti i shpërthimit të bombës tymuese gjatë tubimit të kryeministrit japonez Kishida

Hidhet në erë diga në Kherson, Ukraina dhe Rusia akuza për sulme të ndërsjella
Hidhet në erë diga në Kherson, Ukraina dhe Rusia akuza për sulme të ndërsjella Gazeta Si 78 Shikime • 3 years më parë

⁣Hidhet në erë diga në Kherson, Ukraina dhe Rusia akuza për sulme të ndërsjella

Showing 71 out of 156