Videot kryesore
Bashkia e Shkodrës akuzon Kryeministrin Edi Rama për diskriminim në trajtimin e qytetarëve të saj nga ana e Kryeministrit Edi Rama, i cili në një nga daljet e kësaj të hëne iu drejtua qytetarëve shkodranë që të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, sidomos atë të distancimit social.
Por, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi doli në një konferencë për shtyp duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po kërkon që të fajësojë qytetarët e këtij qyteti për të fshehur dështimin në hetimin epidemiologjik dhe këputjen e zinxhiri të rasteve me Covid-19 në këtë qytet.
Ademi tha se për këtë qëllim ishte dërguar në Shkodër këtë të hënë vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Sot, Edi Rama dërgoi në Shkodër gjeneralin e tij pa spaleta, Sandër Lleshajn. Kryeministri po mundohet të fshehë dështimin me hetimin epidemiologjik dhe me testimin e qytetarëve dhe dështimin në përballimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike në përpjekje për të fajësuar qytetarët e Shkodrës”, deklaroi Ademi.
Kryebashkiakja e Shkodrës tha se në tregjet e këtij qyteti respektohet distanca dhe janë vetë qytetarët që mbajnë rregullin e largësisë sociale. Ajo tha se Kryeministri është në dijeni që në të infektuarit në Shkodër janë pjesë e një familjeje që thotë se iu refuzuan testimet disa herë. Për këtë, Ademi thotë se Rama po përpiqet që t’u largohet përgjegjësive.
“Rama dhe sejmeni i tij, që kishte ardhur në Shkodër në një mision dukshëm politik, e dinë mirë që familja dhe familjarë që kanë patur kontake dhe të tjerë që kanë telefonuar prej ditësh në numrin 127 dhe u është refuzuar testimi. Një person ka vdekur në spitalin e Shkodrës për shkak të neglizhencës”, tha ajo.
Ademi deklaroi se Shkodra po diskriminohet edhe me ndihma. Ajo tha se përveçse u tkurr ndjeshëm lista e personave me asistencë sociale, në këtë qytet për prillin është marrë vetëm një asistencë dhe jo dyfishi i saj, ashtu sikundër ka premtuar Kryeministri. Përveç kësaj, kryebashkiakja e Shkodrës akuzon edhe Këshillin Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se bllokoi ndihmën financiare për qytetarët.
“Në Shkodër janë shpërndarë vetëm 200 pako ndihma ushqimore për 250 mijë vetë. Këshilli Bashkiak monist nuk e miratoi paketën e lehtësive financiare të propozuar nga ana ime. U bëj thirrje që të mos përdorin politikën për të sulmuar qytetarët në Shkodër. Nëse qytetarët nuk do të respektonin masat kufizuese, ashtu siç u përpoqëën sot ta shesin Rama dhe Lleshaj, atëherë kryeministri dhe i gjithë shteti nuk do të merreshin tre ditë me tregun e Kombinatit në Tiranë. Nuk ka nevojë që Edi Rama të shpikë ndonjë armik tjetër. Për shqiptarët kanë armik Covid-19”, tha ajo.
Ademi e mbylli deklaratën duke kërkuar më shumë testime për qytetarët dhe më shumë ndihma financiare dhe materiale ushqimore, pasi siç deklaroi qytetarët po vuajnë për bukë në shtëpi.
Këshilli i Europës anuloi misionin vëzhgues të zgjedhjeve të 30 qershorit duke dhënë si arsye pasigurinë me të cilën mund të përballen vëzhguesit e këtij institucioni në disa zona të vendit. Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se pas këtij vendimi ka një tjetër arsye.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se është e pamundur teorikisht dhe praktikisht që të manipulohen numrat e të vdekurve të shkaktuar nga Covid-19.
Në mesazhin e paralajmëruar për këtë të shtune, kreu i Qeverisë i cilësoi akuzat e Lulzim Bashës si përvijim i qëndrimeve të tij përgjatë pandemisë, por këtë herë thotë se është tejkaluar çdo imagjinatë në luftën e opozitës për pushtet.
Rama i cilësoi inskenim fotografitë e publikuara në disa media një ditë më parë, ku pretendohet se morgu i Tiranës është i tejmbushur dhe personat që kanë humbur jetën lihen në shesh.
“Nuk mund të ndahemi edhe për numrin e të vdekurve, apo të bëjmë politikë edhe me inskenimin e fotografive nga morgu i spitalit. Në mes të një lufte si kjo mund të sfidohet edhe Qeveria, edhe ekspertët e Komitetit Teknik, por nuk mundet që deri tek Presidenti të krijojë komitetin e tij alternativ dhe opozita të krijojë komitetin e saj, ku njëri të thotë që Qeveria të blejë maska, ndërsa tjetri të thotë që virusi nuk ekziston”, u shpreh ai.
Rama thotë se pas akuzave të opozitës qëndron vetëm lufta e tyre për të marrë pushtetin dhe rrëzuar Qeverinë në aleancë me Covid-in. Ai foli për përhapje paniku dhe përpjekje për të përçarë shqiptarët në betejën e tyre kundër pandemisë. “Për këtë arsye, mos e harroni kurrë këtë”, u shpreh Kryeministri.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.
"Nisur nga shqetësimet tuaja të drejta, por sidomos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësinë në sistemin arsimor, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit”, tha Ministrja Kushi në video-mesazh.
Ministrja kërkoi zbatim të masave që mbrojnë shëndetin, vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës.
Një asteroid i madh mund t shkatërrojë qytetin e Nju Jorkut. Kjo ishte fjalia e parë që nisi leksion nga NASA për studentët e astronomisë. Ideja e këtij leksioni përfshinte faktin se si do të reagonin ata dhe çfarë do të ndodhtë nëse një asteroid prej 300 milimetra do të përplasej me Tokën. Ky stimulim filloi qe kur shkencëtarët zbuluan se përreth planetit tonë ka rreth 25.000 asteroide. Ata janë shprehur se forca e tyre është e mjaftueshmë për të shfarosur pjesën më ë madhe të qytetit të Mahnatanit. Ndër të tjera NASA është shprehur se nevojiten më shumë para për t’i kryer kërkime të tjera të nevojshm
Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.
Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë për shkak të vështirësive me frymëmarrjen.
Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.
Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.