Videot kryesore

Ilir Meta  në furgonin e policisë në Drejtorinë e Tiranës, Tedi Blushi e përshëndet
Ilir Meta në furgonin e policisë në Drejtorinë e Tiranës, Tedi Blushi e përshëndet Gazeta Si 111 Shikime • 2 years më parë

⁣Ilir Meta në furgonin e policisë në Drejtorinë e Tiranës, Tedi Blushi e përshëndet

Muriqi për Islandë-Kosovë
Muriqi për Islandë-Kosovë Gazeta Si 53 Shikime • 2 years më parë

Sulmuesi dardan flet për mediat përpara ndeshjes së kthimit dhe konfirmon se Kosova është gati për Ligën B në UEFA Nations League. Pavarësisht mungesave ai beson se skuadra do të japë maksimumin.

Cula Dyjare
Cula Dyjare Gazeta Si 427 Shikime • 8 years më parë

Selman Pazaj qe i bie Cules Dyjare qe krijon vete

Reporter i Reuters deri ne thinje.
Reporter i Reuters deri ne thinje. Gazeta Si 86 Shikime • 7 years më parë

“Të kesh qenë me ‘Reuters’, je kudo”, - thotë Çika, i cili punoi prej 26-vitesh pranë agjencisë më të madhe të botës. Sot ai madje ka arkiva personale me vlera kolosale, ndonëse në përgjithësi Çika thotë se, “për të gjitha periudhat kohore shqiptare, nuk ka arkiva”, duke përmendur “dashje pa dashje”, edhe Arkivin Qendror të Shtetit, apo aty ku edhe ai punoi për vite të tëra, atë të ATSH-së, ku “ishte një arkiv që ruhej, e nuk është më.

Pyetjet që Ilir Meta adreson për Komisionin e Venecias
Pyetjet që Ilir Meta adreson për Komisionin e Venecias Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veccanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate mes konkurentëve pasi të ketë filluar procesi zgjedhor dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve për vetë cilësinë dhe besueshmërinë e procesit të zgjedhjeve?

Nëse rregullat, veccanërisht ato që kanë të bëjnë me transforimin e votave në mandate midis konkurrentëve ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë, ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës së konkurrimit që janë kycce për të përmbushur angazhimet e OSBE-së për zgjedhje demokratike? A e kompromentojnë këto ndryshime procesin zgjedhor? A kompromentojnë ato stabilitetin politik nëse bëhen në kundërshtim me konsensusin e 24 janari dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?

A shkelet përfundimisht parimi i garancive proceduriale nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara njëanshmërisht dhe me nxitim bëhen në mungesë të një gjykatë kushtetuese funksionale, e cila mund të kontrollojë përpuethshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë të Kodit Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE/ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikuar ndyrshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar që nuk plotëson kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë kushtetuese sipas standardeve ndërkombëtar për t’i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?

A është dispozita e futur rishtasi në Kodin Zgjedhor për të drejtën e kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe veccanërisht me parimin e mosdiskriminimit mes kandidatëve dhe votuesve?

A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi për mbledhjen dhe shndërrimin e tyre në mandate mes konkurrentëve, veccanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura dhe përzgjedhjen e kandidatëve nga votuesit? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten ashtu sicc janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?

A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektorateve të tyre imponimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicionet zgjedhore për të kandiduar me një listë unike?

Duke pasur në konsideratë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të garantuar një proces zgjedhor me standarde europiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuara nga të gjitha aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike.

Të gjitha gënjeshtrat e Putinit para pushtimit të Ukrainës
Të gjitha gënjeshtrat e Putinit para pushtimit të Ukrainës Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

Të gjitha gënjeshtrat e Putinit para pushtimit të Ukrainës

125 vite Kaiserslautern
125 vite Kaiserslautern Gazeta Si 39 Shikime • 12 muaj më parë

Kjo ishte koreografia e përgatitur nga tifozët në ditëlindjen e klubit gjerman që aktualisht luan në Bundesliga 2.

Festë me muzikë dhe birra për tifozët e Fejnordit në kryeqytet
Festë me muzikë dhe birra për tifozët e Fejnordit në kryeqytet Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Festë me muzikë dhe birra për tifozët e Fejnordit në kryeqytet

200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para
200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣200 policë në operacionin e Pogradecit, 6 të arrestuar. Kapen armë, drogë dhe para

Protesta e 8 janarit, Gazmend Bardhi del nga Prokuroria pas mbi 2 orë dëshmi
Protesta e 8 janarit, Gazmend Bardhi del nga Prokuroria pas mbi 2 orë dëshmi Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

⁣Protesta e 8 janarit, Gazmend Bardhi del nga Prokuroria pas mbi 2 orë dëshmi

Magjia e borës në Fushë Studen
Magjia e borës në Fushë Studen Gazeta Si 87 Shikime • 3 years më parë

⁣Ulja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që fshati turistik Fushë-Studën në Librazhd, të zgjohet në pushtetin dhe magjinë e reshjeve të dëborës.

Operacioni “Fundjava” ve nën pranga 10 shtetas në Tiranë
Operacioni “Fundjava” ve nën pranga 10 shtetas në Tiranë Gazeta Si 127 Shikime • 7 years më parë

Gjatë ditës së sotme është finalizuar operacioni “Fundjava” i Policisë së Shtetit. Më anë të kontrolleve të befasishme në të gjithë kryeqytetin, janë kryer një sërë arrestimesh, duke filluar me një preson që qarkullonte në qytet me armë pa leje e duke përfunduar me arrestimin e tetë shtetasve të cilët prej kohësh ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Video 1 - Një ekip kombëtar, ëndrra e të gjithve ne.mp4
Video 1 - Një ekip kombëtar, ëndrra e të gjithve ne.mp4 Gazeta Si 76 Shikime • 7 years më parë

I gjetëm të katërt, Julin, Ilirin, Bilbilin dhe Klajdin, të mbledhur në një nga fushat e sportit në kompleksin e Ali Demit, duke luajtur futboll. Të gjithë me proteza, për të cilat Juli thotë se, janë tejet të shtrenjta (nga një bisedë me të jashtë kamerës, ai thotë se dy protezat e tij për të dy këmbët kushtojnë rreth 30 mijë euro, disa fish më shumë, se një “karrocë-burg” me rrota).

Video/ “Është një zog? Një avion? Jo, është Kristiano Ronaldo”
Video/ “Është një zog? Një avion? Jo, është Kristiano Ronaldo” Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

Juventusi fitoi 1-2 ndaj Sampdorias dhe tani është shkëputur 3 pikë nga Interi, por me një ndeshje më shumë se zikaltrit. Ishte një fitore e vështirë për kampionët në fuqi të Italisë, e vulosur nga golat e Paulo Dibalës dhe Kristiano Ronaldos.

Ishte pikërisht goli i portugezit që mori gjithë vëmendjen për mënyrën e ekzekutimit. Një kërcim prej 71 centimetrash nga toka dhe një goditje me kokë në lartësinë 2.56 metra për të çuar në rrjetë topin e krosuar nga Aleks Sandro. Edhe më surprizuese ishte koha e qëndrimit në ajër e portugezit, 1.5 sekonda. Një veprim ateltik i jashtëzakonshëm nga kampioni i Juventusit, një ekzekutim që ka bërë xhiron e botës në pak minuta. Komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta dhe nga më të ndryshmet.

Nuk mund të qëndronte pa thënë fjalën e saj motra e CR7, Katia Aveiro, mjaft entuziaste për atë gol të vallait të saj. Në rrjetet sociale ajo ka bërë një batutë, duke cituar Supermenin. “Është një zog? Është një avion? Jo, është Kristiano që kërcen mbi gjithë mbrojtësit për të mposhtur Sampdorian! Impresionuese!” – shkruan Katia në Instagram. Ajo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë është e para që mbron vallanë sa herë që ka kritika për të.

Basha në ish-Bllok: Edhe këtu e njëjta gjë! Pak aktivitet
Basha në ish-Bllok: Edhe këtu e njëjta gjë! Pak aktivitet Gazeta Si 100 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha e nisi ditën me vëzhgimin në terren të gjendjes së bizneseve. Këtë të martë ai u ndal në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë, një prej zonave me aktivitetet më të dendura në kryeqytet.

Përmes një videomesazhi të shkurtër të publikuar prej tij në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike flet për një situatë të zbehtë, me pak lëvizje të njerëzve dhe me biznese në vështirësi për shkak të mungesës së klientelës.

Një ditë më parë, kreu i PD-së u ndal në njësinë bashkiake numër 3, ku në takimet që pati me pronarë të bizneseve të vogla, këta të fundit janë shprehur se ndihma financiare e Qeverisë është e pamjaftueshme, taksat janë rritur dhe faturat e ujit dhe energjisë elektrike po ashtu. Basha kërkoi rikthimin sa më parë tek normaliteti.

“Duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë”, tha kreu i PD-së.

“Fëmija i vogël më ka lindur në çadër”
“Fëmija i vogël më ka lindur në çadër” Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike vijon me denoncimin e rasteve të banorëve të prekur nga tërmeti, që sipas saj, për shkak të keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes prej muajsh jetojnë nëpër çadra.

Rasti i fundit i sjellë nga opozita është ai një qytetari nga Kurbini, që denoncon se fëmija i vogël i ka lindur në çadër.

“Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur. Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër”, thotë kryefamiljari i familjes në denoncimin e publikuar nga PD.

Eduarti thotë më tej se mori përsipër rrezikun dhe u rikthye në banesën e krisur keqazi dhe të vlerësuar si në rrezik shembjeje nga grupet e inspektimit për shkak se nuk mund të rrinte më me fëmijët në çadër, më i vogli prej të cilëve vetëm 6 muajsh.

Ai thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare apo formë tjetër mbështetjeje nga shtetit dhe se është invalid me të ardhura prej 10 mijë lekësh në muaj që nuk i mjaftojnë.

Kolona e tankeve ruse goditet nga ushtria ukrainase dhe tërhiqet
Kolona e tankeve ruse goditet nga ushtria ukrainase dhe tërhiqet Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Kolona e tankeve ruse goditet nga ushtria ukrainase dhe tërhiqet

⁣Mesazhi i Biden me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
⁣Mesazhi i Biden me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA Gazeta Si 102 Shikime • 4 years më parë

100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA e përshëndeti përmes një video-mesazhi të shkurtër edhe Presidenti i SHBA, Joe Biden.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës”, tha Presidenti Biden.

Ai premtoi se SHBA do të vazhdojë që të qëndrojë në krah të Shqipërisë, për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftuar korrupsionin.

“Në të ardhmen SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë pranë Shqipërisë, ndërsa vendi forcon institucionet demokratike, lufton korrupsionin dhe përmbushi udhëtimin për t’iu bashkuar BE. Uroj që dy kombet të vazhdojnë të ndërtojnë gjithçka kemi arritur së bashku dhe të ofrojmë një të ardhme më shpresëdhënëse për fëmijët tanë”, mbylli mesazhin e tij, Presidenti Biden.

Ndërkohë, në fjalën e shkurtët që mbajti vetë, Ambasadorja Yuri Kim tha se SHBA ka të njëjtën vendosmëri e mbështetje për sovranitetin e popullit shqiptar, siç kishte një shekull më parë.


“SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi ndaj jush. Ne jemi krenar që mbështetëm aplikimin tuaj në NATO. Krenar që jemi partner në Këshillin e Sigurimit dhe sërish krenar që t’u mbështesim edhe në integrimin e BE-së. Nuk jemi lëkundur kurrë për mbështetjen e sovranitetit të popullit shqiptar”, tha Ambasadorja.

Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës të mbushur me drogë
Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës të mbushur me drogë Gazeta Si 104 Shikime • 3 years më parë

⁣Himarë, momenti kur furgoni i policisë i pret rrugën makinës të mbushur me drogë

Protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe molotovë drejt Bashkisë Tiranë
Protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe molotovë drejt Bashkisë Tiranë Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

⁣Protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe molotovë drejt Bashkisë Tiranë

Showing 70 out of 169