Videot kryesore
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u përplas në Komisionin e Ligjeve me zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja.
“Ke vrarë një njeri në Elbasan”, iu drejtua Bejtja numrit dy të Partisë Demokratike.
Kjo shkaktoi reagimin e Bardhit. “Ik more hajdut! Dil përjashta!”, tha ai, duke i kërkuar kryetares së Komisionit të Ligjeve që të përjashtonte nga seanca e Komisionit të Ligjeve zv.ministrin e Energjisë.
Përplasja ndodhi gjatë shqyrtimit në komision të marrëveshjes së OSHEE me BERZH për një kredi prej 70 milionë eurosh.
“Në mungesë të argumentave për borxhin e lartë të OSHEE dhe rritjen e borxhit nga muaji në muaj, zv ministri i Energjitikës foli me përbuzje dhe përçmim për kryefamiljarët që kanë vrarë veten në burg për shkak të pamundësisë për të shlyer borxhin ndaj OSHEE. Duke iu përgjigjur opozitës për rastin e një personi të vetëvrarë në burg, ku ishte për 35 mijë lekë të vjetra, Ilir Bejtaj tha se “ai s’u vetëvra nga borxhi, por nga mendtë e kokës”. Deputeti Gazment Bardhi i kërkoi të tërhiqte fjalët se po gënjente dhe po fyente një të vdekur, por përfaqësuesi i qeverisë këmbënguli në qendrimin përbuzës duke u shprehur se nuk e kuptonte që dikush të vrasë veten për 35 mijë lekë të vjetra”, thotë PD.
Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.
Njoftimi i saj ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.
Si pasojë e shpërthimit pas vinçierit, Landi Verçani, mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 24 vjeçar i cili po transportohej drejt Traumës.
Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.