Videot kryesore

Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve
Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.

“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.

“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.

Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.

⁣Ushtria mund të marrë nën kontroll Aeroportin
⁣Ushtria mund të marrë nën kontroll Aeroportin Gazeta Si 86 Shikime • 6 years më parë

Kontrollorët e aviacionit ushtarak mund të marrin nën kontroll Aeroportin e Rinasit, duke zëvendësuar kështu kontrollorët civilë të AlbControl, që prej paradites së kësaj të mërkure refuzojnë të punojnë, duke kërkuar rikthimin e pagave në nivelin e pandemisë.

Gazeta Si mëson se Qeveria nuk përjashton masën drastike të vendosjes së ekspertëve ushtarakë në kontrollin e aviacionit civil.

Lëvizja mund të diktohet edhe nga fakti që këtë fundjavë mbërrijnë në vendin tonë fluturime me mjete logjistike ushtarake në kuadër të stërvitjes së NATO-s, Defender-Europe 21, ku do të marrin pjesë më shumë se 3 mijë trupa nga vendet anëtare të Aleancës.

Lajmin e marrjes nën kontroll të godinës nga ushtria e dha edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku.

“Nga ky moment për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe duke qenë se kontrollorët e trafikut ajror kanë vendosur të mos bëjnë detyrën dhe të ofrojnë shërbimin e tyre, për këtë arsye një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qëndrojë në duart e personave që kanë vendosur dhe deklaruar paaftësi përmes një greve të paligjshme, këta persona nuk mund të qëndrojnë më në këtë detyrë. Nga ky moment, ndërtesa do të merret nën mbikëqyrje nga Forcat e Armatosura”, tha Balluku.

Ministrja foli për një minorancë të kontrollorëve që po përdoren politikisht, me qëllim bllokimin e ardhjes së vaksinave të radhës në vend.

“Disa masha të politikës që kanë hyrë në trafikun ajror. Ju 5 mashat e politikës, se nuk jeni më shumë, e kthyet AlbControl në një dyqan lagjeje! E turpëruat, e bëtë dyqan me tra e me qepen dhe nuk i vutë asnjë tabelë se kur ktheheni dhe kur ikni. Ju të tjerët që nuk jeni masha të politikës, ju lutem që të ktheheni në detyrë.

Mjetet e Policisë Ushtarake janë shfaqur përgjatë perimetrit të aeroportit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit, veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë së aviacionit civil Albcontrol”, thotë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë
Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë

Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak...
Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak... Gazeta Si 58 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak...

Një grup ushtarët rusë është vetëdorëzuar me justifikimin që kanë 3-4 ditë pa bukë
Një grup ushtarët rusë është vetëdorëzuar me justifikimin që kanë 3-4 ditë pa bukë Gazeta Si 107 Shikime • 5 years më parë

Një grup ushtarët rusë është vetëdorëzuar me justifikimin që kanë 3-4 ditë pa bukë

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa
Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK Gazeta Si 82 Shikime • 2 years më parë

⁣Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK

disa ide si te krijoni qiri
disa ide si te krijoni qiri Gazeta Si 159 Shikime • 8 years më parë

Nëse jeni të dhënë për të krijuar gjëra të bukura, sidomos kur bëhet fjalë për qirinjtë, kemi disa këshilla

Takimi i presidentëve të Ballkanit në samitin e Brdo-Brijunit
Takimi i presidentëve të Ballkanit në samitin e Brdo-Brijunit Gazeta Si 133 Shikime • 8 years më parë

Takimi i udhëheqësve të Ballkanit për Procesin e Brdo-Brijunit i zhvilluar në Tiranë me ftesë të presidentit Meta

lojera fati,
lojera fati, Gazeta Si 86 Shikime • 7 years më parë

Procedohen penalisht tre shtetas per aktivitetin e paligjshem te lojerave te fatit

Refugjatët e luftës
Refugjatët e luftës Gazeta Si 54 Shikime • 7 years më parë

Rrugeve te TIranes

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit
Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit Gazeta Si 76 Shikime • 6 years më parë

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin kryesor të Tiranës në shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Qytetarët janë vendosur përballë forcave të shumta policore që kanë bllokuar hyrjen në pedonalen, që të çon në sheshin e Teatrit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes dy palëve.

Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Fadromat shembin banesat te “5 Maji” nën vëzhgimin e policisë
Fadromat shembin banesat te “5 Maji” nën vëzhgimin e policisë Gazeta Si 72 Shikime • 5 years më parë

⁣Fadromat shembin banesat te “5 Maji” nën vëzhgimin e policisë

Koncesioni i sterilizimit, rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në SPAK
Koncesioni i sterilizimit, rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në SPAK Gazeta Si 86 Shikime • 3 years më parë

⁣Koncesioni i sterilizimit, rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata paraqitet në SPAK

Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur
Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur Gazeta Si 107 Shikime • 3 years më parë

⁣Polumbarët e RENEA-s në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të mbytur

Merr flakë skafi në Borsh, panik te pushuesit
Merr flakë skafi në Borsh, panik te pushuesit Gazeta Si 121 Shikime • 7 years më parë

Merr flakë skafi në Borsh, panik te pushuesit

Pamjet mbresëlënëse nga Aurora në Norvegji
Pamjet mbresëlënëse nga Aurora në Norvegji Gazeta Si 147 Shikime • 7 years më parë

Pamjet mbresëlënëse nga Aurora në Norvegji

PD: Fëmijët u lanë pa shkollë për ceremoninë e stadiumit
PD: Fëmijët u lanë pa shkollë për ceremoninë e stadiumit Gazeta Si 78 Shikime • 7 years më parë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se qindra fëmijë janë lënë pa shkollë prej ditësh për t’u përgatitur për ceremoninë e përurimit të stadiumit kombëtar.

Vokshi thotë se fëmijët e disa shkolla të Tiranës, Ata janë të detyruar të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit, sipas saj, korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë.

“Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit. Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor”, shkruan ish-deputetja.

Vokshi i krahason pamjet me ato që mbërrijnë nga Kina.

“Këto video e foto të shfrytëzimit të fëmijëve si në spektaklet kineze komuniste është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kësaj qeverie, që u mbyll gojën mësuesve me një kërcënim për largim nga puna dhe që vendos sistemin e arsimit në shërbimin e propagandës për të mbuluar vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar”, mbyll reagimin e saj ish-deputetja e PD-së.

Në Tiranë gjendet bomba 500 kg e Luftës së Dytë Botërore
Në Tiranë gjendet bomba 500 kg e Luftës së Dytë Botërore Gazeta Si 142 Shikime • 6 years më parë

⁣Forcat Xheniere të Ushtrisë transportuan dhe shpërthyen në mënyrë të kontrolluar një bombë 500 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba u gjet në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Trupat xheniere e transportuan atë drejt Poligonit të Bizës, ku më pas kryen shpërthimin e kontrolluar të saj.

⁣Zgjatja e vettingut, Kuvendi ka gati pyetjet për Venecian
⁣Zgjatja e vettingut, Kuvendi ka gati pyetjet për Venecian Gazeta Si 77 Shikime • 5 years më parë

Kuvendi i është drejtuar Komisionit të Venecias me disa pyetje në lidhje me zgjatjen e afateve të komisioneve të vettingut në drejtësi.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se zhvillimet sollën nevojën për t’iu adresuar këtij komisioni.

Balla mohoi se ka mosdakordësi mes socialistëve në lidhje me këtë temë, nisur nga fakti që deputeti Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar marrjen e opinionit nga Venecia. Xhafaj ka kërkuar që para se të vendoset për zgjatjen e mandatit të KPK-së duhet bërë një analizë se përse procesi u zvarrit.

"Ai mendon se Komisioni i Venecias ka pasur një opinion për të. Por kemi rënë dakord që të kemi një raport të ri, sepse ka pasur sensibilitete nga opozita dhe nga ekspertët. Pyetjet për Komisionin e Venecias janë hartuar dhe duhet të jenë nisur në mënyrë që të ecim përpara me kohën”, tha Balla.

Në opinionin e parë, Venecia vlerësoi nismën e PD-së si të ligjëruar nisur nga rrethanat në Shqipëri, por sugjeron që ky proces të mos parashikohet në nivel kushtetues, por në nivelet e një ligji, duke propozuar këtu edhe ligjin e dekriminalizimit.

Showing 58 out of 169