Videot kryesore
Kryeministri Edi Rama njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt zonave të karantinës në Italinë e Veriut dhe kërkoi gjithashtu edhe mbylljen e shkollave, universiteteve, dëgjesave publike dhe aktiviteteve të tjera kulturore e sociale deri më datë 3 prill.
“Masat e sotme që ka ardhur momenti, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe lundrimeve detare deri më datë 3 prill me zonat e prekura në Itali. Mbyllja e institucioneve arsimore deri me 3 prill dhe pastaj vlerësimi në proces. Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë, apo kopsht dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën. Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje”, tha Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë.
Sa i takon kostos së investimit, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaroi shifrat nga 20 deri në 28 mln euro, ndërsa kryebashkiaku Veliaj thotë se bashkë me koston e blerjes së projektit nuk kalon 30 mln eurot.
Mjeku Arjan Harxhi u ka adresuar qytetarëve një mesazh ndërgjegjësimi për kontributin që gjithsecili mund të japë në përballimin me sukses të pandemisë së koronavirusit.
Harxhi thotë se veç institucioneve shtetërore, një rol thelbësor në këtë betejë kanë edhe qytetarët dhe respektimi i masave të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit.
“Me sëmundjet infektive është shumë e rëndësishme që të dihet që çdokush ka përgjegjësitë e veta dhe do të duhet që ta rishikojë këtë pozicion. Pra, përgjegjësitë që kanë institucionet, shteti dhe shoqëria e individi sa i përket kujdesit, parandalimit dhe për të parë sesi do të jetë pozicioni i secilit prej tyre në të ardhmen e afërt, afatmesme dhe afatgjatë”, deklaron profesor Harxhi.
OSBE ka rrëzuar nismën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Përfaqësuesit e këtij institucioni u shprehën në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve se koha nuk premton për realizimin e kësaj nisme.
Eksperti i OSBE-së tha se institucioni që ai përfaqëson nuk përfshihet në debatet mbi sistemet zgjedhore, pasi është një vendim sovran i vendeve anëtare. OSBE është e gatshme që të mbështesë procesin e ndryshimeve ligjore e kushtetutese nëse do të jetë nevoja. Megjithatë, në rastin e Shqipërisë, OSBE kujton një rekomandim të Këshillit të Europës, që thotë se diskutimet për ndryshimin e sistemeve zgjedhore duhet të nisin të paktën një vit para zgjedhjeve.
“Në rastet kur një vend anëtar i OSBE-së kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, ne si organizatë ofrojmë mbështetje për procesin përmes të cilit ky ndryshim kryhet. Ky proces, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Europës, duhet të nisë të paktën 1 vit para zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, thotë OSBE.
Organizata kujton se në shtator të vitit të kaluar zhvilloi një tryezë të nivelit të lartë për çështjen e sistemit zgjedhor dhe u shpreh e gatshme që t’u vendosë në dispozicion deputetëve përfundimet dhe rekomandimet e dala prej atij takimi.
Nga opozita parlamentare, Myslim Murrizi kundërshtoi ekspertin e OSBE-së, duke i thënë se në 2008-ën, kjo organizatë ka rekomanduar sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura për Shqipërinë.
“Ka ndryshuar kurs OSBE, apo është mbledhur në kompetencat e saj dhe është tkurrur në zyrën e ambasadorit Borchardt dhe nuk merret më me këtë punë? Në 2008 ka dy rekomandime thelbësore, së pari që sistemi të mos përfshihet në Kushtetutë dhe ne po kërkojmë që ta heqim dhe dy që sistemi më i mirë është proporcional kombëtar me lista të hapura”, tha Murrizi.
Përfaqësuesi i OSBE-së u përgjigj duke deklaruar se organizata u referohet gjithmonë raporteve zyrtare që dalin në përfundim të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe jo opinioneve që jepen në periudha jozgjedhore.
Anëtarësia e Partisë Demokratike vendos sot për kryetarin e ri të opozitës, ku Lulzim Basha sfidohet nga Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.
Në total janë rreth 75 mijë anëtarë me të drejtë vote. Mund të votojnë vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Të përjashtuar nga vota janë anëtarët e partisë, që sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana kanë bërë fushatë haptas për partitë e tjera në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ata rezultojnë anëtarë të PD. Ata që nuk kanë emrat në lista, por kanë një karta anëtarësie të vlefshme do të lejohen që të votojnë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Në të gjithë vendin janë 76 qendra të tilla.
Lulzim Basha kërkon konfirmimin duke e vlerësuar 25 prillin si test të kaluar me sukses, ku pavarësisht asaj që e quan "masakër elektorale" PD u rrit.
Shehaj, Kadilli dhe Harxhi nga ana tjetër kërkojnë largimin e tij duke e akuzuar se ka dështuar dhe se s'mund ta sjellë dot PD në pushtet përballë Ramës.
Rezultati pritet që të dalë brenda orës 08:00 të së hënës.
Në përpjekje për të mbrojtur Ilir Metajn nga fakti që ka firmosur me një mbiemër tjetër në Presidencë dhe poste të tjera shtetërore që ka mbajtur, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili pa dashje nxorri edhe akuzën që mund të ngrihet ndaj ish-Presidentit.
Vasili u kthye 20 vite pas në kohë, për të sjellë si shembull ndryshimin e emrit të Kryeministrit Rama, që në 2002 e bëri nga Edvin në Edi.
“Kemi dekrete për emërimin e ish-ministrit të Kulturës, Edi Rama dhe të emërimit dhe zgjedhur si kryetar bashkie, ndërkohë që në 2002, Edi Rama ka ndërruar emrin nga Edvin Kristaq Rama në Edi Rama. I vetmi njeri që kemi në nivelet më të larta të politikës që kemi problem shumë të madh formal dhe ligjor, sepse është edhe objekt i legjislacionit të përvetësimit të postit shtetëror përmes mashtrimit me gjeneralitet. Është rasti më tipik, që kemi Edi Ramën dhe i provuar e zeza mbi të bardhë. Një njeri me një identitet krejt tjetër ka mbajtur poste shumë të rëndësishme. Këtu duhet kërkuar ky problem”, deklaroi Vasili.
Sipas këtij përkufizimi të dhënë nga Petrit Vasili, personi objekt hetimi për përvetësimin e postit shtetëror dënohet sipas nenit 246 të Kodit Penal.
Sipas parimit ligji është i barabartë për të gjithë, i njëjti nen, që Vasili thotë se përfshin Edi Ramën, përfshin edhe Ilir Metajn. Ky i fundit e pranon që mbiemrin e ka Metaj, por në dokumentet zyrtare që ka firmosur ndër vite, përfshirë këtu edhe gjatë kohës që drejtonte Presidencën, e ka bërë me mbiemrin Meta.
Dallimi është vetëm një shkronjë, por ligji nuk e ndan ndryshimin në ‘pak’ apo ‘shumë’. Për ligjin është njësoj, si në rastet kur ndryshimi i emrit e mbiemrit është vetëm me një shkronjë, si në rastet kur ndryshimi është i gjithë.
Nëse Ilir Metaj ka marrë vendime, nxjerrë urdhra e dekrete në gjithë karrierën e vet politike me një tjetër mbiemër dhe pretendon se nuk ka asnjë shkelje, qytetarët janë sfilitur dyerve të gjykatave në raste të ngjashme për të marrë pensionin, shpërblimin, pronën e deri edhe diplomat.
Raste të tilla, kur për një gabim në emër apo mbiemër janë me dhjetra. Por, si shembuj po sjellim dy raste publike. Në 2017-n, Rolanda Zengo denoncoi në Fiks Fare se prej dy vitesh nuk po tërhiqte dot kompensimin e pronës prej 21 mln lekësh, pasi i kishin ngatërruar emrin nga Rolanda në Roland nga ana e Hipotekës së Tiranës.
Një vit më vonë, në Çaush Muskallari iu drejtua emisionit investigativ ‘Boom’ për të denoncuar se prej katër vitesh nuk tërhiqte dot pensionin, prej një ngatërrese mbiemri që i kishin bërë në regjistrin e kooperativës bujqësore ku figuronte me 25 vite punë.
Nga Muskallari mbiemrin ja kishin venë Xhafka. Datëlindja dhe atësia nuk ndryshonin, por ndryshonte mbiemri. Autoritetet e këshilluan që për të korrigjuar këtë gabim në regjistër i duhej të hapte një proces gjyqësor. Ai iu drejtua medias për të kërkuar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore, pasi vetë e kishte të pamundur.
Nëse do të ndiqet i njëjti standard mes rastit të pensionistit dhe Ilir Metajt, atëherë në Shqipëri duhet të nisë një proces i madh gjyqësorë që të verifikojë, vërtetojë e konfirmojë të gjithë vendimmarrjen në zyrat e shtetit që Ilir Metaj ka firmosur me mbiemrin Meta.
Lista Serbe ka vendosur të shtunën që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës. Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.
Njoftimi i saj ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për pezullimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.
Zingraf e merr detyrën pak para vendimmarrjes së radhës të Këshillit Europian sa i takon çështjes së negociatave. Gjermania vetë nuk përfshihet tek vendet bllokuese, por kërkon me ngulm thellimin e reformave, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta e krimit të organizuar.
Tifozët “Kuqezinj” kanë nisur që prej mesditës festën që i paraprin takimit të fundit për eliminatoret e Euro2020.
Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të kualifikohet dhe ndeshja ndaj Francës është sa për statistikë. Por, kjo nuk ka qenë aspak pengesë që 22 mijë biletat të shterojnë me shpejtësi për këtë takim, ndërkohë që rreth orës 19:00 tifozët iu drejtuan stadiumit “Air Albania”.
Para fillimit të takimit do të ketë një ceremoni përurimi, që pritet të zgjasë rreth 15 minuta. Si pjesë e koreografisë së kësaj ceremonie, por edhe përgjatë ndeshjes në të gjitha shkallët e stadiumit është shpërndarë nga një flamur kombëtar.
Lulzim Basha flet për një miklim të krimit të organizuar, drejtësisë dhe oligarkisë në projektin që çoi në prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i Partisë Demokratike deklaron se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pengje të këtij miklimi dhe i akuzoi ata se kanë marrë “kapar” për hapjen e truallit për kulla.
“Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin”, deklaroi Basha në një intervistë për emisionin “Tempora”.
Kryetari i Partisë Demokratike thotë se sot më shumë se kurrë është e nevojshme shkëputja e politikës nga krimi, që realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndersh,e.
“Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur”, u shpreh ai.
Pas më shumë se tre orë mbledhje, ku pjesën më të madhe të kohës e mori leximi i raportit 96 faqesh, Komisioni Hetimor Parlamentar gjeti se shkeljet e Presidentit Meta të një morie nenesh të Kushtetutës klasifikoheshin si të rënda dhe unanimisht i propozohet Kuvendit në seancë plenare shkarkimi i tij.
“Është një dokument gjithpërfshirës që do të shërbejë për punë studimore në të ardhmen. Është shterues brenda objektit të hetimit të caktuar në kërkesën e 49 deputetëve të Kuvendit”, tha anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi.
Raporti është hartuar mbi bazën provave fizike e virtuale, ku janë të pasqyruar të gjitha deklaratat e Presidentit para, gjatë dhe pas 25 prillit, që në vlerësimin e 49 deputetëve nismëtarë për shkarkimin e Metës bien ndesh me rolin e tij mbi palët.
Raporti thotë se Presidenti bëri fushatë hapur kundër partisë në pushtet dhe roli i tij nuk perceptohet në popull si unifikues, rrezikoi marrëdhëniet me ndërkombëtarët me akuzat për korrupsion për diplomatët e huaj, nxiti dhunën dhe urrejtjen, madje për këtë të fundit, Komisioni kërkon edhe ndjekjen penale.
“Thirrjet që nxisin dhunë janë subjekt i ndjekjes penale nga organet kompetente”, thotë raporti.
Veç tyre, Komisioni ka administruar si prova edhe postime me foto, video dhe tekst të Presidentit në rrjetet sociale. Prova tjetër është korrespondenca e Presidentit me Gjykatën Kushtetuese, që anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar e interpretojnë si shantazh të tij ndaj kësaj gjykate.
Komisioni akuzon Presidentin se jo vetëm ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit, por e ka bërë këtë në mënyrë të përsëritur.
“Bëhet fjalë për shkelje të përsëritura në 19 intervista televizive, 9 deklarata për mediat dhe 45 postime në rrjetet sociale”, tha kreu i Komisionit, Alket Hyseni.
Si prova janë administruar edhe të dhënat e mbledhura nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga SPAK në lidhje me kallëzimet për krimet zgjedhore. Komisioni tha se ka administruar edhe informacione nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe një informacion të klasifikuar si sekret nga ana e Policisë së Shtetit, nën dyshimet se Presidenti Ilir Meta mund të jetë takuar me eksponentë të Agimit të Artë.
Informacion është marrë edhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procedurat e ndjekura prej kësaj të fundit për përplasjen në lidhje me zyrat e Frymës së Re Demokratike si dhe raste të shkarkimit të Presidentit në Letoni dhe vende të tjera europian. Si provë janë administruar edhe dhënia e titujve, dekoratave, procedurave dhe dekreteve të shtetësisë së dhëna nga ana e Presidentit Meta para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Gjithashtu, raporti është bazuar edhe te dy mendimet e dhëna nga ekspertët Artan Spahiu dhe Erind Mërkuri.
Raporti do t'i dorëzohet Kuvendit brenda javës së ardhshme. Kuvendi më pas duhet të vendosë në seancë plenare me të paktën 94 vota pro për shkarkimin e Metës. Votimi i Parlamentit, së bashku me raportin e Komisionit Hetimor dorëzohet më pas në Gjykatën Kushtetuese, që jep vendimin përfundimtar, ose për shkarkimin, ose e rrëzon raportin dhe Presidenti Meta vijon detyrën.
Gabimet e arbitrave janë më të pakta kohët e fundit, në kategoritë inferiore vijon estrada dhe gabimet trashanike. Rasti më i fundit ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Shkumbinit dhe Delvinës. Klubi peqinas është në grupin e jugut në Kategorinë e Dytë dhe këtë sezon kërkon ringjitjen në Kategorinë e Parë.