Videot kryesore

Deputetëve u matet temperatura para se të hyjnë në seancë
Deputetëve u matet temperatura para se të hyjnë në seancë Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

Anashkalimi i ndryshimit të sistemit zgjedhor nga diskutimet e Këshillit Politik deri më tani ka nervozuar deputetët e opozitës parlamentare, që në seancën e kësaj të enjteje përveçse nuk u shfaqën në një zë, sulmuan si mazhorancën, ashtu edhe opozitën jashtëparlamentare se po kërkojnë të ruajnë “status quo-në”.

Rudina Hajdari, që përfaqëson opozitën parlamentare në Këshillin Politik foli për pazare që po bëhen mes PS dhe PD dhe tha se vetë refuzon që të bëhet pjesë e këtyre pazarave. Deputeti Ralf Gjoni kërkoi menjëherë që Hajdari të tërhiqej nga tryeza dhe i bëri thirrje mazhorancës që të ndryshojë sistemin zgjedhor dhe të mos i trembet. Ndryshime të sistemit zgjedhor kërkuan edhe deputetët Ralf Gjoni dhe Andi Përmeti.

Por, mënyra sesi e ka përfaqësuar Hajdari opozitën parlamentare në tryezën e reformës zgjedhore duket se ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e grupit parlamentar demokrat. Sipas një dokumenti që ndodhet i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, grupi është mbledhur më datë 12 maj ka vendosur shkarkimin e saj nga drejtimi i grupit dhe emërimin në këtë detyrë të Myslim Murrizit.

Vendimi nuk është zyrtarizuar ende nga Parlamenti, ndërkohë që për këtë mbledhje nuk foli asnjë prej deputetëve të opozitës dhe as vetë Rudina Hajdari. Gazeta “Si” kontaktoi një pjesë të deputetëve të grupit parlamentar demokrat, të cilët nuk pohuan, por as e mohuan shkarkimin e Rudina Hajdarit.

Por, që atmosfera brenda opozitës parlamentare është tensionuar dhe e përçarë konfirmohet tërthorazi nga fjalimi që Rudina Hajdari mbajti në seancë plenare, ku foli për pazare dhe deputetë të opozitës parlamentare që kërkojnë të kapin ndonjë “llokmë” nga pushteti.

“Ka edhe nga ata opozitar që duan një llokmë. Mos bëni opozitë duke dashur llokma. Unë nuk bëhem pjesë e tyre. Duhet të mbarojë kjo politikë me shkelje syri. Bëjmë akuza dhe flasim për koncesione dhe në darkë ulemi për të marrë një llokmë nga ai koncesion”, deklaroi ajo.

Deputeti Myslim Murrizi tha nga ana tjetër se e vetmja mënyrë që mazhoranca të kalojë reformën zgjedhore pa ndryshimin e sistemit është që të blejë deputetët e opozitës.

“Do ta kaloni? Ta shikojmë! Nëse me paratë e dosjes 184, 385, 395, 384 do të blini nga ky krahu këtej? Si do e kaloni ju? Me ata të bunkerit të Pallatit të Kongreseve (PD+LSI)? Kënaqem me ata kur thonë edhe ne do ta votojmë këtë! Ku do ta votojnë ata?! Në pallat të sportit?!”, tha ai.

Ralf Gjoni, Andi Përmeti dhe Halil Jakimi sfiduan deputetët socialistë që të ndryshojnë sistemin dhe të testojnë me votë popullore nëse opozita parlamentare do të mbijetojë apo jo.

“Çdo shqiptar i ndershëm i pavarur që nuk i përket komunitetit të lëpirësave, ka një pyetje: pse ka frikë Edi Rama listat e hapura? Që PD është në krevat me PS-ja kjo dihej, por ata të LSI-së, që bënë grevë urie në këtë sallë nuk i kuptoj që prej 2017 se pse. Kanë çuar Tit Vasilin që duket si nuse fshati. Më e fortë duket Rudina Hajdari. Nëse ata vazhdojnë të luajnë lojëra, prania jonë në atë Këshill duhet të futet në diskutim. Nuk kemi nevojë të bëhemi nevojë e tresheve të tyre në krevat për të mbajtur pishtarin”, tha Gjoni.

“Ju drejtohem kolegëve të PS-së. Ju dhe ne kemi votat për ta ndryshuar kodin zgjedhor. Guxoni për të ndryshuar sistemin, se kjo është për të mirën e Shqipërisë dhe dinjitetin tuaj. Nëse ia lini Edi Ramës listat, unë kam frikë se 50 për qind e juaja më e mirë do të mungojë herën tjetër. Edi Rama, kam frikë se po përgatit skenarin për t'ju zëvendësuar ju me kriminelët. Ligji nuk e lejon, por Rama po e përgatit, ata do të quhen biznesmenë të kultivimit të kanabisit", deklaroi nga ana tjetër deputeti Andi Përmeti.

Kjo ishte seanca e tretë plenare që Parlamenti zhvillon nën masat e sigurisë anti-Covid. Deputetët hynë në sallë me doreza dhe maska dhe para se të uleshin në vendet e përcaktuara sipas protokollit të distancimit fizik iu mat edhe temperatura.

Në rend dite ishin katër projektligje dhe që të gjithë pa lidhje me situatën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ligjet që u miratuan ishin për sektorin e energjisë, tregjet e kapitalit, përmirësimin e zonave të lira të biznesit dhe heqjen e TVSH-së për jahtet.

Kapet "nëndetësja" e trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali, arrestohen dy vëllezër
Kapet "nëndetësja" e trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali, arrestohen dy vëllezër Gazeta Si 130 Shikime • 2 years më parë

⁣Kapet "nëndetësja" e trafikantëve shqiptarë të drogës në Itali, arrestohen dy vëllezër

Dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno në SPAK
Dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno në SPAK Gazeta Si 132 Shikime • 2 years më parë

⁣Dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno në SPAK

Korçë, 26-vjeçari kërcënon me armë policët që shkuan ta arrestojnë
Korçë, 26-vjeçari kërcënon me armë policët që shkuan ta arrestojnë Gazeta Si 65 Shikime • 1 year më parë

⁣Korçë, 26-vjeçari kërcënon me armë policët që shkuan ta arrestojnë

Audi prezanton makinën e parë
Audi prezanton makinën e parë Gazeta Si 36 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Audi prezantoi makinën e parë në Formula 1 me një event madhështor në Kraftwerk Berlin. ⁣ Edhe pse Audi ka ambicie të mëdha, ajo e njeh përmasën e sfidës që e pret për t’u shndërruar në një pretendente kryesore në Formula 1.

Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkë në protestën kundër Edi Ramës para kryeministrisë
Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkë në protestën kundër Edi Ramës para kryeministrisë Gazeta Si 95 Shikime • 4 years më parë

⁣Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkë në protestën kundër Edi Ramës para kryeministrisë

Andrea Bregasi, autori i dyshuar i atentatit të dështuar në "Don Bosko"
Andrea Bregasi, autori i dyshuar i atentatit të dështuar në "Don Bosko" Gazeta Si 150 Shikime • 3 years më parë

⁣Andrea Bregasi, autori i dyshuar i atentatit të dështuar në "Don Bosko"

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit Gazeta Si 114 Shikime • 3 years më parë

⁣Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit

Grupi i Bences
Grupi i Bences Gazeta Si 133 Shikime • 7 years më parë

Grupi i Bences

Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster
Operacion kunder kanabisit ne Gjirokaster Gazeta Si 64 Shikime • 7 years më parë

Policia në Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka finalizuar operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, proceduar penalisht 25 shtetas, nga të cilët: 11 të arrestuar në flagrancë, 5 të ndaluar, 4 të shpallur në kërkim dhe 5 të proceduar në gjëndje të lirë.

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyt disa fshatra
Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyt disa fshatra Gazeta Si 94 Shikime • 6 years më parë

⁣Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyt disa fshatra

Itinerari i autorëve, si ndodhi grabitja e vilës së biznesmenit në Nikël
Itinerari i autorëve, si ndodhi grabitja e vilës së biznesmenit në Nikël Gazeta Si 76 Shikime • 5 years më parë

⁣Itinerari i autorëve, si ndodhi grabitja e vilës së biznesmenit në Nikël

Kulla televizive 385 metra e gjatë në Kiev është shënjestruar nga një sulm rus
Kulla televizive 385 metra e gjatë në Kiev është shënjestruar nga një sulm rus Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

⁣Kulla televizive 385 metra e gjatë në Kiev është shënjestruar nga një sulm rus

Banoret ankohen per ndihmat 1.mp4
Banoret ankohen per ndihmat 1.mp4 Gazeta Si 77 Shikime • 7 years më parë

Video ne Durres te qendra ku shperndahen ndihmat. Banoret shprehen per trajtim te diferencuar. Banoret jane grumbulluar te qendra e ndihmave prane gjimanzit qe ndodhet me qendren e stadiumit Niko Dovana.

Inceneratorët, Basha: Kryebashkiakja e Durrësit nuk firmos
Inceneratorët, Basha: Kryebashkiakja e Durrësit nuk firmos Gazeta Si 84 Shikime • 6 years më parë

⁣Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se edhe në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit e ka mendjen se si të materializojë afera, që kreu i opozitës i vlerëson si korruptive.

Basha tha se Rama po përgatitet që të ndryshojë sërish kryetaren e Bashkisë së Durrësit, pasi ajo refuzon që të firmosë dërgimin e mbetjeve të këtij qyteti tek inceneratori i Tiranës.

“Për inceneratorët po bëhet gati ta ndërrojë për herë të 5-6 kryetarin e Bashkisë në Durrës, sepse nuk pranon të firmosë aferën për të çuar mbetjet e Durrësit në inceneratorin e Tiranës. Plani është që Milva Ekonomi të japë dorëheqjen nga deputete dhe të shkojë në Durrës si nënkryetare e më pas të bëhet kryetare dhe të firmosë aferën korruptive të inceneratorëve”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së tha se koha do ta provojë nëse Rama do të ndryshojë këtë skenar pas denoncimit të tij apo jo, por këtë e mori si shembull për të treguar se sipas tij, prioritet i Ramës janë aferat korruptive dhe ndarja e parave të taksapaguesve shqiptarë për një grusht oligarkësh.

glykeria2
glykeria2 Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

Glykeria Moj e bukura more

Përleshje, dhoma me gjak dhe kasaforta e shqyer, brenda vilës së grabitur në Nikël
Përleshje, dhoma me gjak dhe kasaforta e shqyer, brenda vilës së grabitur në Nikël Gazeta Si 107 Shikime • 5 years më parë

⁣Përleshje, dhoma me gjak dhe kasaforta e shqyer, brenda vilës së grabitur në Nikël

Protestuesit pro-Berishës ngjiten në katin e dytë të selisë
Protestuesit pro-Berishës ngjiten në katin e dytë të selisë Gazeta Si 53 Shikime • 5 years më parë

⁣Protestuesit pro-Berishës ngjiten në katin e dytë të selisë

Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë
Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

⁣Tahiri shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Tiranë

Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri  dëshmon 2 orë në SPAK
Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri dëshmon 2 orë në SPAK Gazeta Si 104 Shikime • 2 years më parë

⁣Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri dëshmon 2 orë në SPAK

Showing 56 out of 169