Videot kryesore
Opozita në Komisionin e Ekonomisë e cilësoi gjysmak relacionin e Ministrisë së Financave në lidhje me ligjin për daljen në tregjet ndërkombëtare për të marrë Eurobond, ndërsa akuzoi se borxhi i ri po merret për të shlyer një më të vjetër.
Projektligji u mbrojt para Komisionit nga ministrja Delina Ibrahimi. Ajo tha se Shqipëria po del në këtë moment për Eurobond për të përfituar nga normat e ulta të interesave dhe shmangur mundësitë e rritjes së tyre për vitin e ardhshëm, sipas sinjalizimeve të dhëna nga Banka Qendrore Europiane dhe Federal Reserve në SHBA.
Por, nga opozita deputeti Dashamir Shehi akuzoi se norma e interesit 3.5 ishte e lartë. Ai tha se nuk ka vend për mburrje, ndërsa deputetë të tjerë u shprehën se mungon transparenca për përdorimin e këtij borxhi.
Ata akuzuan për pakujdesi në marrjen e borxhit, duke ngarkuar me barrë të rëndë fiskale brezat e ardhshëm. Opozita kërkoi që për politika financiare që shkojnë përtej mandatit të një Kuvendi, apo të një qeverie të ketë më shumë transparencë dhe hapa më të kujdesshëm.
Në këtë pikë, deputetët e opozitës gjetën mbështetjen e socialistit, Erion Braçe, ish-kryetari Komisionit të Ekonomisë dhe ish-zv.Kryeministër. Braçe tha se duke filluar nga viti i ardhshëm, qeveria duhet t’u rikthehet politikave të konsolidimit fiskal. Ai e cilësoi momentin e duhur për të dalë për Eurobond, por sugjeroi se ai duhet të përdoret më shumë për pandeminë dhe sidomos vaksinimin.
Duke filluar nga java e ardhshme, Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për incineratorët do të nisë seancat dëgjimore me personat që ka thirrur për të dëshmuar, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, që sipas kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Dëgjesat janë ndarë në dy javë.
“Nga e hëna do të thërrasim dëshmitarët nga fillimi i javës, me mediat, specialistët dhe personat përgjegjës të prokurorimit publik”, deklaroi Tabaku.
Javën e dytë do të dëgjohen personat politikë, mes të cilëve edhe Kryeministri Edi Rama, që Tabaku tha se ka konfirmuar pjesëmarrjen.
“Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe njëkohësisht tre kryetarët e bashkive. Në Elbasan kemi një rast specifik. Kemi ish-kryetarin (Qazim Sejdini) dhe kryetarin aktual të Bashkisë
Tabaku tha se nga java tjetër do të dorëzojë padi penale për titullarët e institucioneve shtetërore dhe bankave të nivelit të dytë, që nuk kanë dorëzuar në këtë komision dokumentacionet dhe informacionet e kërkuara.
“Unë i kam administruar këto dokumenta, sepse i kam kërkuar qeverisë gjatë denoncimeve si deputete. Atëherë m’i dhanë se siç duket nuk mendonin se ne do t’i shkonim deri në fund kësaj çështjeje. Sot po kërkoj që t’i administroj si provë në Komision. Kemi hasur në rezistencë nga ana e Drejtorisë së Tatimeve që të sjellë të gjithë informacionin e kërkuar. Komisioni hetimor e ka në tagër që të administrojë çdo informacion, ashtu si çdo institucion tjetër hetues dhe i bëj thirrje edhe sistemit bankar që të kthejnë përgjigje, sepse përndryshe filloj paditë penale javën tjetër”, deklaroi Tabaku.
Kryetarja e komisionit hetimor u shpreh se deputetët do të vizitojnë tre incineratorët për ta parë nga afër investimet.
“Ramë dakord që të bëjmë vizita te të tre incineratorët. Ai i Elbasanit është skenë krimi tashmë, ndërkohë që te Fieri dhe Tirana kemi shumë për të gjetur, shumë për të parë. Aty nuk ka incinerator, nuk ka impiant incenerimi, megjithëse pagesat janë bërë.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se 264 luftëtarë janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe janë dërguar në zonat e mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Rusia.
53 luftëtarë të plagosur rëndë u dërguan në qytetin e Novoazovsk dhe 211 të tjerë në Olenivka, thotë zëvendësministri i Mbrojtjes.
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase thotë se disa luftëtarë të tjerë mbeten të bllokuar në Azovstal dhe përpjekjet për t’i shpëtuar vijojnë.
Në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi momenti kur siç thuhet, një raketë ruse lëshohet në drejtim të ukrainasve, por ndërron mendje rrugës dhe godet po...rusët.
Videoja prej 27 sekondash thuhet se është shkrepur në qytetin Alchevsk, pjesë e rajonit të Luhanskut në Lindje të Ukrainës, të marrë nën kontroll nga rusët.
Sipas shpjegimit që jepet, raketa e lëshuar godet objektivat në bazë të sinjaleve që përçohen nga radarët dhe më shumë se problem teknik ka qenë gafë njerëzore, pasi rusët në momentin e lëshimit nuk kanë bllokuar sinjalin e radarit të vet.
Sinjalet e këtij radari janë interpretuar nga raketa si shënjestra për t’u goditur dhe ajo është rikthyer prej nga është nisur vetëm pak sekonda pas lëshimit. Është e paqartë nëse nga goditja e raketës ka viktima apo jo.