Videot kryesore

Rama i tregon UEFA-s se “Arena” është gati
Rama i tregon UEFA-s se “Arena” është gati Gazeta Si 41 Shikime • 7 years më parë

UEFA nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht stadiumin e ri të Kombëtares shqiptare si vendi ku do të zhvillohet sfida me Francën, por si për t’i dërguar një sinjal qeverisë europiane të futbollit se “Arena Kombëtare” është gati, Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një video të shkurtër.

Në videon prej 11 sekondash, Rama tregon shkallët dhe tapetin e blertë të stadiumit, që është ende në pritje të zhvillimit të testit zyrtar para se të hapet për një ndeshje të Kombëtares.

Pamje me dron, vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Durrës
Pamje me dron, vazhdojnë misionet e kërkim shpëtimit në Durrës Gazeta Si 62 Shikime • 7 years më parë

Pamjet e trishtuara dhe pasoja nga termeti qe shkaktoi ne qytetin e Durresit

Bugajski hour.mp4
Bugajski hour.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Intervista e analistit amerikan Edward P Joseph, njohes i mire i çështjeve te Ballkanit dhënë për Janus Bugajski në televizonin shtetëror të Kosovës, RTK

Ne Rilindje
Ne Rilindje Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Dokumentari shperfaq rendesine e "Rilidnjes" si organ shtypi dhe shtepi botuese ne ndikimin kulturor dhe politik ne Kosoven e asokohe

Strakosha shijon vendin e parë, Memushaj realizon një gol të rrallë
Strakosha shijon vendin e parë, Memushaj realizon një gol të rrallë Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Polemikat e shtyrjes së ndeshjes Juventus-Inter në Itali vazhdojnë të jenë të shumta, me akuza dhe kundërakuza mes drejtuesve zikaltër, atyre bardhezi dhe Ligës. Data zyrtare për këtë ndeshje nuk është fiksuar ende dhe po ashtu nuk dihet, nëse do të luhet me apo pa tifozë. Në anën tjetër, Lacio ka marrë kryesimin pas fitores 2-0 ndaj Bolonjës.

Një moment shumë special për ekipin e Tomas Strakoshës dhe Igli Tares, të cilët besojnë te titulli kampion. Juventusi dhe Interi kanë ndeshje më pak, por sigurisht që kanë edhe më shumë presion psikologjik, ndërsa te Lacio atmosfera është shumë e qetë. Sezoni u nis me objektivin për të siguruar një vend në Champions, por tashmë të gjithë besojnë se titulli nuk është më një ëndërr. Strakosha edhe ndaj Bolonjës ishte një ndër më të mirët në fushë me disa pritje vendimtare, ndërkohë që në ndonjë rast u ndihmua edhe nga VAR-i. Portieri i Kombëtares ka një shans të mirë për t’u shpallur kampion i Italisë këtë sezon. Do të ishte vërtet diçka e bukur për të, një arritje historike.
Një fundjavë e bukur ishte kjo që lamë pas edhe për mesfushorin Ledian Memushaj, autor i një goli fantastik që i dha fitoren Peskarës ndaj Askolit. Vlojati goditi bukur me të djathtën nga një pozicion diagonal, duke i dhënë topit një trajektore të paarritshme për portierin kundërshtar. Peskara, me këtë fitore, i largohet zonës së rënies dhe pretendon të futet në “play-off”.

Një tjetër futbollist i Kombëtares që luan në Itali dhe që ka bërë paraqitje të mirë, është kapiteni Elseid Hysaj. Ai ishte titullar në fitoren 2-1 të Napolit ndaj Torinos, madje sakrifikoi për skuadrën, duke luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbrojtësi Berat Gjimshiti mungoi në fitoren tenisitike 2-7 të Atalantës në fushën e Leçes. Për kuqezinjtë e Italisë ishte përgjithësisht një fundjavë më fat.

ISHP dizinfekton biznesin e dy të infektuarve me koronavirus
ISHP dizinfekton biznesin e dy të infektuarve me koronavirus Gazeta Si 68 Shikime • 6 years më parë

Shqipëria konfirmoi dy raste me koronavirus. Sipas autoriteteve “pacienti 0” në vendin tonë është një 28-vjeçar që është rikthyer në atdhe më 26 shkurt nga qyteti i Firences në Itali, ku mendohet se është infektuar.

Ai ka ardhur me automjet përmes rrugëve tokësore dhe në Shqipëri është futur nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit, ndërsa ka infektuar edhe babain e tij, 54 vjeç.

Dy të infektuarit janë banorë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe Ministria e Shëndetësisë tha se ka identifikuar 14 persona si kontakte të para të tyre. Si masë paraprake për parandalimin e përhapjes së virusit, autoritetet kanë dezinfektuar edhe një aktivitet biznesi familjar që dy personat zotëronin në kryqytet.

bergamo kamione.mp4
bergamo kamione.mp4 Gazeta Si 67 Shikime • 6 years më parë

Në këtë video shohim kamionë të ushtrisë italiane që transportojnë të vdekurit nga Covid-19 në qytete të tjera, sepse në Bergamo kishin mbetur pa u varrosur.

nextstrain.webm
nextstrain.webm Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

NextStrain eshte nje projekt burimesh te hapoura per mbledhjen dhe sekuencat e gjenomave te Covid-19

“StarLink” i Elon Musk na kalon mbi Tiranë (Video)
“StarLink” i Elon Musk na kalon mbi Tiranë (Video) Gazeta Si 86 Shikime • 6 years më parë

Kriza me të cilën po kalojnë njerëzit në tokë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri nuk e ka ndaluar Elon Musk që të vazhdojë të shohë nga qielli.

Kompania e tij, Space X lëshoi në hapësirën dërgesën e radhës me satelitë, që miliarderi amerikan thotë se janë pjesë e projektit gjigant “Lidhja e Yjeve” (Starlink), që do të përmirësojë ndjeshëm si mbulimin me internet të globit, ashtu edhe cilësinë e shpejtësinë e internetit.

Këtë radhë bëhej fjalë për rreth 400 satelitë që u hodhën në orbitë duke shfrytëzuar anijen hapësinore “Falcon 9” e cila u ngrit nga Cape Canaveral Air Force Station në Florida. Një pjesë e tyre u pa me sy të lirë edhe nga Tirana, si në videon e mëposhtme.

Kjo është dërgesa më e madhe e hedhur ndonjëherë në hapësirë si pjesë e këtij projekti, që Elon Musk synon që të zgjerohet me 12 mijë satelitë dhe mundësinë që ky numër të shkojë në 42 mijë të tillë.

Musk është i bindur se në përfundim të projektit nuk do të ketë cep të globit pa akses në internet, ndërkohë që kritikuesit e programit e qortojnë duke deklaruar se numri i lartë i satelitëve mund të ndikojë në destabilizimin e klimës në Tokë.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit
Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas shembjes së Teatrit Gazeta Si 40 Shikime • 6 years më parë

Dhjetra qytetarë janë mbledhur në Bulevardin kryesor të Tiranës në shenjë proteste kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Qytetarët janë vendosur përballë forcave të shumta policore që kanë bllokuar hyrjen në pedonalen, që të çon në sheshin e Teatrit, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike mes dy palëve.

Mes protestuesve janë edhe ish-deputetët të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kamioni hyn mes protestuesve në SHBA (Video)
Kamioni hyn mes protestuesve në SHBA (Video) Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Një kamion çisternë për pak përshkallëzoi tragjedinë e protestave që kanë shpërthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vdekjes së George Floyd. Mjeti i rëndë u fut me shpejtësi në mes të një grupi prej mijëra protestuesish që kishin bllokuar një autostradë në dalje të Mineapolisit.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë dhe telefonat e një pjese të protestuesve shihet mjeti teksa frenon me vonesë, në përpjekje për të shmangur përplasjen e personave që ndodheshin ende në rrugë.

Fatmirësisht, asnjë prej protestuesve nuk u godit, ndërkohë që vetë këta të fundit kanë rrethuar më pas kabinën e kamionit dhe pasi i kanë thyer xhamat kanë nxjerrë andej drejtuesin e mjetit, duke e goditur me grushta dhe sende të tjera të forta, para se t’ja dorëzonin të gjakosur dhe gjysmë të zhveshur një patrulle policore që ndodhej aty pranë.

Yuri Kim i mbledh nën një tendë, të gjithë urojnë SHBA
Yuri Kim i mbledh nën një tendë, të gjithë urojnë SHBA Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

244-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë bashkë tre aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha u mblodhën nën tendën e Yuri Kim mbrëmjen e së premtes për të marrë pjesë në ceremoninë festive të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“E nderuar që të festoj 244-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Faleminderit miqëve shqiptarë për urimet e mira. Shpresojmë për festime më të mëdha vitin e ardhshëm”, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë në Twitter.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën që i ka dërguar Presidentit Donald Trump me këtë rast, ku i siguron gjithashtu vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kam kënaqësinë t’Ju përcjell i dashur Zoti President, vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq, teksa Shtetet e Bashkuara festojnë 244-vjetorin e Pavarësisë dhe ripërtërijnë energjinë e tyre për t’u përballur me sukses me sfidat e kohës sonë”, shkruan Meta.

Kryeministri Edi Rama përcolli urimin e tij me dy fjali, një në anglisht dhe një në shqip, ku uron Pavarësinë dhe postimin e shoqëron me një video-mesazh me shprehje nga Presidentët që kanë bërë historinë e SHBA ndër vite.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shpërndan postimin falenderues të Ambasadores Kim, ku i shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe mbështetjen që i ka ofruar Shqipërisë në këto kohë të vështira.

“Faleminderit Ambasadore Yuri Kim për mikëpritjen bujare dhe faleminderit popullit dhe qeverisë tuaj për mbështetjen e pakursyer në këto kohë të vështira. Gëzuar 4 Korrikut për të gjithë miqtë amerikanë. Zoti e bekoftë SHBA dhe Zoti e bekoftë Shqipërisë!”, shkruan Basha.

Hapet qendra ndërkombëtare e studimit dhe mbrojtjes së Vjosës
Hapet qendra ndërkombëtare e studimit dhe mbrojtjes së Vjosës Gazeta Si 69 Shikime • 6 years më parë

Në Tepelenë është ngritur qendra kërkimore ndërkombëtare “Vjosa Research Center Fritz Schiemer”, që synon të ndërgjegjësojë dhe promovojë ruajtjen e atij që konsiderohet lumi i fundit i egër i Europës.

Qendra do të mbajë emrin e profesorit austriak, Fritz Schiemer për ndër të kontributit të dhënë prej tij për promovimin dhe ruajtjen e vlerave të rralla natyrore të këtij lumi.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre morën pjesë Presidenti Ilir Meta, vetë profesori austriak, Fritz Schiemer, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, studiues, ambientalistë dhe aktivistë që janë rreshtuar kundër ndërtimit të HEC-eve në këtë lum.

Qëndra do të shërbejë edhe për studentët shqiptarë dhe të huaj si laborator studimi dhe është e pajisur edhe me dhoma fjetjeje.

Aktualisht, gazeta “Si” mëson se ka disa projekte ndërkombëtare, kryesisht austriake dhe nga universitete dhe qëndra kërkimore të huaja, por që kanë mbetur pezull për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Nga palmat, tek makina”, Adnor Shameti shkel urdhrin e Gramoz Ruçit
“Nga palmat, tek makina”, Adnor Shameti shkel urdhrin e Gramoz Ruçit Gazeta Si 117 Shikime • 6 years më parë

Deputeti socialist, Adnor Shameti ka sfiduar urdhrin e Gramoz Ruçit, që të ndërpresin pjesëmarrjen nga makina gjatë mbledhjeve online të Komisioneve parlamentare.

Shameti mori pjesë ditën e hënë në mbledhjet online të Komisionit të Ligjeve dhe të Komisionit për Punët e Jashtme dhe në të dyja rastet jashtë ambienteve që në urdhrin e Ruçit konsiderohen si “joserioze”.

Fillimisht, deputeti Adnor Shameti shfaqet në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në natyrë dhe pas tij ka palma, ndërsa pak më vonë, në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme shfaqet nga makina, megjithëse ndryshe nga rastet në të shkuarën, automjeti është i ndaluar.

“Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina”, ka deklaruar Ruçi në kërkesën drejtuar kryetarëve të Komisioneve që të mos tolerojnë të tilla “shfaqje”.

Mbetet për t’u parë se si mund të interpretohet shfaqja e Shametit me palma pas shpine, apo në automjet me makinën ndaluar, a do të konsiderohet “serioze”, apo “joserioze”.

⁣Mjekët e Infektivit hedhin poshtë akuzat e Bashës: Po u përsërit njoftojmë prokurorinë
⁣Mjekët e Infektivit hedhin poshtë akuzat e Bashës: Po u përsërit njoftojmë prokurorinë Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Mjekët e Spitalit Infektiv kanë hedhur poshtë akuzat e bëra nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që tha mbrëmjen e së enjtes se janë manipuluar shifrat e personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Drejtorja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo me në krah kolegët e saj të këtij spitali shpërndau një mesazh, ku i vlerësonte akuzat e Bashës si tronditëse dhe goditje për profesionalizimin dhe përpjekjet e mjekëve në betejën 9-mujore kundër infeksionit.

“Nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekjet nga COVID-19 dhe themi me përgjegjësi të plotë që kjo jo vetëm është praktikisht dhe teorikisht e pamundur. Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit”, thuhet në deklaratën e mjekëve.

Mjekët kërkojnë nga politika që t’i japë fund lojës me vdekjet dhe paralajmërojnë se nëse akuza të tilla përsëriten, do t’i drejtohen prokurorisë.

“Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes, e jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të mund të parafytyrohet dhe akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara. Bëjme me dije se nëse kjo akuzë do të përsëritet, do të ftojmë organet kompetente që të verifikojnë çdo kartelë mjekësore. Nuk do të lejojmë kurrsesi këtë cënim që na bëhet në dinjitetin tonë njerëzor dhe profesional”, vijon deklarata.

Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - MaskaRa
Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - MaskaRa Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

⁣Vizitoni faqen Podcast të Gazeta Si - MaskaRa

⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet
⁣Propozimi i Beqajt: Të marrim kapitenë turq për të drejtuar anijet Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

Parlamenti miratoi vitin e kaluar një ligj përmes të cilit u hoqi Tatimin mbi Vlerën e Shtuar mjeteve ujore që përdoren për qëllime turizmi, si jahtet. Por, pa u mbushur ende viti nga ky vendim, deputeti Ilir Beqaj thotë se Kodi Detar është bërë pengesë për zbatimin e këtij ligji dhe propozon ndërhyrjen.

Beqaj, që ishte relator në nismën e heqjes së TVSH-së për jahtet thotë se ka identifikuar nga ankesat e operatorëve turistikë në këtë treg disa pengesa, si tarifa doganore të ndryshme e mjeteve lundruese të trupëzuara dhe ato me fryrje, shtetësia e kapitenit dhe procedura e zhdoganimit të këtyre mjeteve lundruese.

Aktualisht, Kodi Detar i Shqipërisë përcakton se licencë kapiteni u jepet vetëm shtetasve shqiptarë, ose shtetasve të një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

“Kjo e kufizon shumë rrethin e kandidatëve të mundshëm për të drejtuar këto anije në kushtet kur prej vitesh në Shqipëri ne nuk kemi më një shkollë që të përgatisë kapitenë anijesh shqiptarë.

Beqaj thotë se mungesën e kapitenëve për të drejtuar anijet po e vuan edhe industria e peshkimit.

“Nëse rrijmë me kufizimin e vendeve të BE, ata janë më të kushtuteshëm dhe ky problem është edhe me industrinë e peshkimit”, tha Beqaj.

Ilir Beqaj propozon që gjeografia të zgjerohet me listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

“Kam bërë këtë propozim duke e zgjeruar gjeografinë me vendet anëtare të OECD, vende që kanë një strukturë administrative që mund t’u besojmë dhënien e licencës. Turqia, si shembull, ka një industri blu mjaft të zhvilluar, në turizëm, peshkim”, deklaroi ai.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në thelb tha se nuk ishte kundër ndërhyrjeve në Kodin Detar, por kërkoi kohë për shkak se ishte në pritje të ekspertizës nga ana e Bashkimit Europian për të ndërhyrë në të gjithë Kodin Detar.

Megjithatë, në lidhje me hapjen e tregut për kapitenë të huaj, MIE kërkoi që të bëhet kujdes dhe të mbrohen kapitenët shqiptarë të paktën tek anijet tregtare me flamuj shqiptarë.

“Mendoj që përsa kohë bëhet fjalë për anije tregtare shqiptare, mendoj që kapitenët shqiptarë të kenë mundësi punësimi të paktën për anijet me flamuj shqiptarë. Nëse ne do ta hapim, atëherë do të mbulohet tregu me kapiteni që janë shtetas të huaj”, deklaron eksperti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Elson Thana.

Diskutimet u bënë në mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit të Ligjeve, ku pati edhe një përplasje mes zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Xhafaj tha se Komisioni i kishte refuzuar pjesëmarrjen në Komision të drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Detar, Paulin Ndreu. Por, Ulsi Manja tha se kush merr pjesë në mbledhjet e Komisionit e përcakton ministria dhe jo Komisioni.

policia mbyll kishen
policia mbyll kishen Gazeta Si 57 Shikime • 5 years më parë

⁣Mesha e së Premtes së Mirë
në një kishë polake në Londër u mbyll nga policia për shkelje të rregullave antiCovid,
ndërsa besintarët e mbledhur u kërcënuan gjoba deri në 200 paundë, nëse nuk
linin menjëherë kishën.

Oficerët e policisë mbyllën
ceremoninë fetare në Balham High Street, në jug të Londrës, rreth orës 17.00 të
së premtes, ndërsa pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë një oficer t'u
thotë besimtarëve se tubimi ishte “i paligjshëm” dhe se ata duhet të shkonin në
shtëpi.

Hashash në serra, magazina e pyje! “Agimi” çon në pranga 16 vetë, 24 të tjerë shpallen në kërkim
Hashash në serra, magazina e pyje! “Agimi” çon në pranga 16 vetë, 24 të tjerë shpallen në kërkim Gazeta Si 70 Shikime • 5 years më parë


16 të arrestuar, dhjetra të tjerë të shpallur në kërkim dhe mijëra rrënjë hashashi të asgjësuara. Ky është bilanci paraprak i operacionit të beftë të Policisë së Shtetit në zonën e Niklës në Krujë, njohur ndryshe edhe si “zona e të fortëve”.

Operacioni i koduar “Agimi” për shkak të nisjes së tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës angazhoi dhjetra forca të policisë së Durrësit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe Fierit, si dhe forcat speciale RENEA.

Shtrirja gjeografike e tij ishte në zonën e Niklës, Halilit dhe Arramerras të rrethit Krujë. Operacioni zbuloi përmasat dhe metodat e reja të kultivimit të hashashit në këtë zonë, që ishte kthyer në disa raste në një biznes familjar dhe i maskuar brenda serrave si aktivitet fruta-perimesh.

Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës së OSHEE-së dhe kryeplaku i fshatit Halil, që akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj personave të tjerë dhe atyre të shpallur në kërkim akuza që rëndon është ajo e kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim.

Policia thotë se operacioni nisi në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga ajo vetë dhe nga ajri të kryera me avion nga GDF italiane, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar serra, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabisi, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Policia thotë se në total janë rreth 50 mijë bimë narkotike kanabis të asgjësuara.

Detaje nga operacioni “Agimi”

Janë vënë në pranga për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim, shtetasit Xh.K., dhe D.K., , banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;
E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç.

Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve: E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

⁣“Spastrime” në Policinë e Shtetit, Rama u jep 100 ditë kohë drejtuesve
⁣“Spastrime” në Policinë e Shtetit, Rama u jep 100 ditë kohë drejtuesve Gazeta Si 86 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama u dha 100 ditë kohë drejtuesve të Policisë së Shtetit në qarqe që të spastrojnë nga radhët e kësaj strukture elementët e korruptuar, apo të lidhur me krimin.

“Një pjesë duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhen vënë para drejtësisë në çdo qark. Nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta. Nuk e keni problem as t’i gjeni dhe as t’i kapni nga krahët dhe as t’i çoni para drejtësisë. 100 ditë është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë dhe çakej që janë të infiltruar brenda trupit të policisë duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha ai.

Rama foli gjatë një takimi që zhvilloi me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ku afatin 100-ditor e dha edhe për përmirësimin e imazhit të policisë dhe etikës së saj përballë qytetarëve.

“Keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje e luftë me një të panjohur, thjesht të bëni gjërat që dini t’i bëni mirë, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre”, vijoi Rama.

Kryeministri foli për një fazë të re reformimi të planifikuar ku ka hyrë Policia e Shtetit, por që është përshpejtuar nisur nga ngjarjet kriminale të kohëve të fundit. Objektivi është që Shqipëria të ngjitet në mesataren e BE sa i takon shifrave të treguesve të sigurisë publike.

Showing 55 out of 67