Videot kryesore
Nga pesë kandidaturat e propozuara nga Qeveria për kryetarë të Komisionit të Prokurimit Publik, Komisioni i Ligjeve vendosi që të përcjellë për miratim në seancë plenare vetëm të një emri.
Jonaid Myzyri është kandidati i vetëm për të drejtuar KPP-në, organi më i lartë vendimmarrës dhe shqyrtues i ankesave në lidhje me tenderat, koncesionet apo lejet minerare, ndërsa katër kandidatët e tjerë u skualifikuan.
Myzyri drejton prej muajit nëntor prokurimet në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën si inspektor i Komisionit të Prokurimit Publik, detyrë që e ka marrë në 2014-ën.
Ndërkohë, në vitin 2016, Partia Demokratike akuzonte Qeverinë se me emërimin si inspektor të Myzyrit në KPP, ky institucion ishte shndërruar në shtojcë të deputetit Sadri Abazi. Sipas akuzave të opozitës në atë kohë, Jonaid Myzyri kishte mbajtur më herët poste drejtuese në kompani, që PD i lidhte me deputetin socialist.
Në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi momenti kur siç thuhet, një raketë ruse lëshohet në drejtim të ukrainasve, por ndërron mendje rrugës dhe godet po...rusët.
Videoja prej 27 sekondash thuhet se është shkrepur në qytetin Alchevsk, pjesë e rajonit të Luhanskut në Lindje të Ukrainës, të marrë nën kontroll nga rusët.
Sipas shpjegimit që jepet, raketa e lëshuar godet objektivat në bazë të sinjaleve që përçohen nga radarët dhe më shumë se problem teknik ka qenë gafë njerëzore, pasi rusët në momentin e lëshimit nuk kanë bllokuar sinjalin e radarit të vet.
Sinjalet e këtij radari janë interpretuar nga raketa si shënjestra për t’u goditur dhe ajo është rikthyer prej nga është nisur vetëm pak sekonda pas lëshimit. Është e paqartë nëse nga goditja e raketës ka viktima apo jo.
Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.
Durrësi mardhte mbrëmjen e së enjtes. Jo nga era e ftohtë dhe e shpejtë, as nga shiu që i lagte shpinën, barkun, këmbët dhe sytë qytetit të lashtë, por nga braktisja.
Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e tij, i lënë në qoshkë të vajtojë i vetëm.
Tek eci me makinë nëpër Vollgë, aty ku në pikun e sezonit turistik nuk ke vend të hedhësh as një kokërr mollë, ndjen frikë vetmie.
Të ngjan sikur i je futur në bark një qyteti të basdisur dhe të hedhur në plehra. Ndjen ftohtë dhe trishtim të thellë.
Lulzim Basha kërkoi me tona të forta dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për keqmenaxhim të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Kreu i PD-së ishte në daljen e radhës para gazetarëve për këtë çështje, pak pasi ministrja e Shëndetësisë foli në Kuvend ku akuzoi opozitën se po bën politikë me pandeminë. Ai përsëriti planin me 5 pika të opozitës, ndërsa përsëriti akuzat ndaj Qeverisë për korrupsion me paratë e inceneratorëve.
Basha tha se vetëm një ditë më parë në llogaritë e asaj që e quan “aferë mafioze” janë kaluar 600 mijë euro, ndërsa shqiptarët po vdesin nga pandemia. Ai tha se shifrat reale të viktimave dhe të të infektuarve janë shumë herë më të larta nga shifrat zyrtare.
Kreu i PD-së përsëriti thirrjen drejtuar SPAK-ut për hetimin e çështjes së inceneratorëve. “Ose bëni detyrën, ose largohuni nga aty”, deklaroi ai.
Sokol Dishnica, administrator i Alpex
prezanton ankandin e parë. Zyrtarisht Shqipëria ka bursën e saj
energjetike. Nën emrin Alpex (Albanian power Exchange), sot u hap ankandi i parë
i energjisë për ditën në avancë, me çmimin më të lartë rreth 190 euro/më në 24
orë dhe çmim mesatar 130 euro. Volumi total në 24 orë është mbi 7 mijë Mëh, por
ndryshon sipas orës, njësoj si çmimi.