Videot kryesore

Udhëtimi i çmendur me parashutë në luginën e guximit
Udhëtimi i çmendur me parashutë në luginën e guximit Gazeta Si 103 Shikime • 7 years më parë

Udhëtimi i çmendur me parashutë në luginën e guximit (VIDEO)

PD paralajmëron rikthimin tek protestat
PD paralajmëron rikthimin tek protestat Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

A do t’u rikthehet Partia Demokratike dhe aleatët e saj protestave për të kërkuar largimin e Edi Ramës? Kjo është pyetja që po i adresohet gjithnjë e më shumë zyrtarëve të opozitës dhe ai që paralajmëroi se protestat nuk do të jenë larg është Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi.

“Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore është mundësi reale për ditët në vijim. Nuk ka një datë konkrete për protestë. Kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme”, deklaroi Bardhi pas një takimi me strukturat e partisë në Vaun e Dejës.

Takimi ishte në kuadër të turit të takimeve me degët për të bërë një bilanc mbi zhvillimet politike të 2019 dhe caktimi i objektivave për 2020. Kryeobjektivi, sipas Bardhit mbetet i njëjtë dhe ai nuk ndryshon; largimi i Edi Ramës.

“Kjo qeveri e kapur në flagrancë në afera korruptive dhe në bashkëpunim me krimin, ka marrë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, ka marrë peng të ardhmen e të rinjve shqiptarë, duke detyruar pjesën dërrmuese të të rinjve të lënë vendin dhe të shkojnë në emigracion. Objektivi ynë politik për vitin 2020 është i njëjti objektiv që kemi pasur që në shkurt te vitit 2019”, deklaroi ai.

Bardhi akuzoi Ministrinë e Drejtësisë se ka bllokuar për 1 muaj e gjysmë kërkesën e prokurorisë për të verifikuar tek autoritetet italiane nëse kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani është i dënuar apo jo për vjedhje matanë Adriatikut.

“Unë gjej rastin t’i bëj apel Prokurorisë së Përgjithshme të zbatojë ligjin, të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë përfundimet bazuar në të gjitha informacionet që disponon. Në dijeninë time, është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gjysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës”, tha ai.

Amnistia fiskale, u njoftua për emigrantët, përfshiu edhe biznesin
Amnistia fiskale, u njoftua për emigrantët, përfshiu edhe biznesin Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Në harkun kohor të dy ditëve, Kryeministri Edi Rama zgjeroi bazën e amnistisë fiskale, nga të ardhurat e siguruara nga puna në të zezë në emigracion deri tek të ardhurat e siguruara nga biznesi i vogël dhe i madh që ka shkelur ligjin duke kryer evazion fiskal.

Të shtunë, Kryeministri deklaronte gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste se:

“Nuk mundet më që të rrijnë të mbajnë para nëpër banka andej me 1001 vështirësi, as nuk mundet më që të torturohen për të çuar 5 mijë euro sa andej këndej, se i fillon pastrimi i parave ku i gjete e ku s’i gjete, as nuk mund të tmerrohen për të blerë një shtëpi këtu se fillon historia nga i more, e ku s’i more. Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me drogë, me terrorizëm, prostitucion, nuk i kanë paratë me të gjitha ato krime që parashikon tek ligji special... “

Rama foli të shtunën për amnisti të përgjithshme, por vetëm të hënën në seancën plenare parlamentare përmendi edhe biznesin.

“Puna e OFL-së është ndarja me thikë e parasë së fituar nga puna, qoftë para e fituar por e padeklaruar, siç është paraja e emigrantëve që për 1001 arsye kanë bërë shumë punë në të zezë në vendet ku kanë shkuar, apo siç ëshstë paraja e shumë, për të mos thënë e të gjithë sipërmarrësve këtu në Shqipëri, për të mos thënë të gjithë, që nuk kanë deklaruar të gjitha të ardhurat e tyre, por sidoqoftë janë të ardhura nga puna. Për këto të ardhura duhet dhënë mundësia që të formalizohen duke i amnistuar”, deklaroi Rama.

Në fakt, burime të gazetës “Si” thonë se ideja e një amnistie të përgjithshme qarkullon prej vitesh në korridoret e qeverive shqiptare, por asnjëherë nuk është konkretizuar përmes një nisme finale. Në 2011 ishte Qeveria Berisha që u përpoq, por propozimi nuk siguroi mbështetjen e opozitës në atë kohë për ndryshimin e Kodit Penal, ndaj nisma mbeti në kuadrin e një faljeje fiskale, por jo amnisti. Kjo bëri që shumë biznese të mos formalizonin paratë dhe asetet e tyre nga frika e ndjekjes penale për evazion fiskal.

Për nismën aktuale, gazeta “Si” mëson se qarkullon më shumë se një draft për amnistinë fiskale, që do të realizohet përmes një takse që parashikohet të vendoset nga 3 deri në 5 për qind të vlerës së vetëdeklaruar në kuadër të kësaj amnistie.

Dyndja, tregjet në Tiranë bëhen me tunele sanitare
Dyndja, tregjet në Tiranë bëhen me tunele sanitare Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Tregjet, kryesisht ato të fruta-perimeve kanë qenë vendet më problematike këto ditë përsa i përket mungesës së ruajtjes së distancës. Pavarësisht thirrjeve për kujdes, qytetarët janë dynduar nëpër pikat e shitjes në Tiranë, duke shkelur rregullin e distancimit social.

Bashkia e Tiranës thotë se duke filluar nga e hëna, kjo problematikë do të zgjidhet. Policia dhe ushtria do të kontrollojnë hyrje-daljet e tregjeve dhe asskush nuk do të lejohet që të hyjë në treg pa patur më parë autorizimin e daljes.

Një prej tregjeve më problematikë është vlerësuar ai në Kombinat. Bashkia ka vendosur në këtë treg një kordon sanitar për dezinfektimin në hyrje dhe në dalje të qytetarëve. Tregu do të ketë vetëm një hyrje dhe një dalje, pa pasur mundësi kthimi pas.

⁣Video / Ushtria shpërthen bombën e Luftës së Dytë Botërore, u gjet në Tiranë
⁣Video / Ushtria shpërthen bombën e Luftës së Dytë Botërore, u gjet në Tiranë Gazeta Si 131 Shikime • 6 years më parë

Forcat Xheniere të Ushtrisë transportuan dhe shpërthyen në mënyrë të kontrolluar një bombë 500 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba u gjet në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

Trupat xheniere e transportuan atë drejt Poligonit të Bizës, ku më pas kryen shpërthimin e kontrolluar të saj.

Aktori Will Smith godet me shpullë Chris Rock
Aktori Will Smith godet me shpullë Chris Rock Gazeta Si 115 Shikime • 5 years më parë

⁣Aktori Will Smith godet me shpullë Chris Rock në skenën e Oscars

Vangjel Dule dhe ambasadorja greke në Tiranë, shkojnë në GJKKO për Fredi Belerin
Vangjel Dule dhe ambasadorja greke në Tiranë, shkojnë në GJKKO për Fredi Belerin Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

⁣Vangjel Dule dhe ambasadorja greke në Tiranë, shkojnë në GJKKO për Fredi Belerin

Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore
Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Përplasje në Burrel, militantët marrin materialet zgjedhore

Banorët e Astirit bllokojnë Unazën e Re. Në protestë mori pjesë edhe Lulzim Basha
Banorët e Astirit bllokojnë Unazën e Re. Në protestë mori pjesë edhe Lulzim Basha Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Policia nisi ditën e premte arrestimet e protestuesve të Unazës së Re, duke argumentuar se kishin hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, që sipas uniformave blu kanë ashpërsuar dënimet për bllokimin e rrugëve.

Serbët kalojnë natën në çadra, vazhdon bllokimi i kufirit Kosovë-Serbi
Serbët kalojnë natën në çadra, vazhdon bllokimi i kufirit Kosovë-Serbi Gazeta Si 67 Shikime • 5 years më parë

⁣Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë.
Forcat e Policisë së Kosovës ka qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë për reciprocitet për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Në shenjë proteste, serbët e Kosovës kanë kaluar natën në çadra, duke bllokuar rrugën

⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi
⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi Gazeta Si 119 Shikime • 4 years më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se as ministrja Olta Xhaçka, as bashkëshorti i saj dhe as kompania e tij që mori statusin e investitorit strategjik nuk kanë burimet e të ardhurave për të realizuar këtë projekt me kosto 5.5 mln euro.

“Investitori strategjik është bërë investitori strategjik që ka përfituar pagë lufte si shtresë në nevojë. Deklarata e pasurisë së bashkëshortit të ministrs, që deklaron se ka marrë pagë lufte 400 mijë lek në periudhën e Covid-it. Ky është investitori strategjik. Pra deklaron se është i papunë dhe si shtresë në nevojë ka marrë 400 mijë lek të vjetra në periudhën e Covid. Vetëm me firmën e Edi Ramës mund të ndodhë që sot të jesh shtresë në nevojë e të marrës pagë lufte dhe nesër të gdhihesh investitor strategjik që do të investosh 5.5 mln euro”, deklaroi Gazment Bardhi.

Takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel
Takimi Kurti- Vuçiç në Bruksel Gazeta Si 100 Shikime • 4 years më parë

⁣Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Aksident në Bulqizë
Aksident në Bulqizë Gazeta Si 64 Shikime • 3 years më parë

⁣Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Bulqizë, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar, i identifikuar si Esmerald Nika. Aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh qytetin e ri me qytetin e vjetër.

Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj
Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj Gazeta Si 102 Shikime • 3 years më parë

⁣Kërkimet për 39-vjeçaren Alma Arrazi e mbytur në lumin Buna me 3 fëmijët e saj

Monika Kryemadhi në SPAK për vlerësimin e masës së sigurisë
Monika Kryemadhi në SPAK për vlerësimin e masës së sigurisë Gazeta Si 105 Shikime • 2 years më parë

⁣Monika Kryemadhi në SPAK për vlerësimin e masës së sigurisë

Florent Hasani shpëtoi Boluspor
Florent Hasani shpëtoi Boluspor Gazeta Si 56 Shikime • 1 year më parë

Sulmuesi dardan evitoi humbjen e skuadr⁣ës n⁣ë transfert⁣ën ndaj Hatay dhe me dy golat e realizuar u ngjit n⁣ë krye t⁣ë sh⁣ënuesve m⁣ë t⁣ë mir⁣ë n⁣ë Lig⁣ën e par⁣ë turke.

Në Durrës qytetarët ankohen për ndihmat
Në Durrës qytetarët ankohen për ndihmat Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

Durrësi mardhte mbrëmjen e së enjtes. Jo nga era e ftohtë dhe e shpejtë, as nga shiu që i lagte shpinën, barkun, këmbët dhe sytë qytetit të lashtë, por nga braktisja.

Pas luftës me Bajlozin e Zi, ashtu rreckosur, sakatuar, plagosur deri në palcë, pa shkëlqim dhe hijeshi, Durrësi është strukur nën vete, pa bijtë e tij, i lënë në qoshkë të vajtojë i vetëm.

Tek eci me makinë nëpër Vollgë, aty ku në pikun e sezonit turistik nuk ke vend të hedhësh as një kokërr mollë, ndjen frikë vetmie.

Të ngjan sikur i je futur në bark një qyteti të basdisur dhe të hedhur në plehra. Ndjen ftohtë dhe trishtim të thellë.

Pamjet nga spitalit “Shefqet Ndroqi” tregojnë gjendjen e pacientëve. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes
Pamjet nga spitalit “Shefqet Ndroqi” tregojnë gjendjen e pacientëve. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Pamjet nga spitalit “Shefqet Ndroqi” tregojnë gjendjen e pacientëve. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes

⁣Hidhet shorti për KED 2021, Xhaferllari zgjidhet nga Kushtetuesja
⁣Hidhet shorti për KED 2021, Xhaferllari zgjidhet nga Kushtetuesja Gazeta Si 108 Shikime • 6 years më parë

Presidenca hodhi në mungesë të Presidentit Ilir Meta shortin për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një ditë para se t’i përfundojë afati i përcaktuar në kuadër të reformës në drejtësi.

Shorti u drejtua nga Këshilltari Juridik i Presidentit, Bledar Dervishaj, ndërsa në sallë ishte i pranishëm, Edmond Panariti, i emëruar pak ditë më parë si shef kabineti nga Presidenti Ilir Meta.

Nga Gjykata Kushtetuese, kandidatët për dy vende anëtar të KED ishin katër gjyqtaret Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji dhe kryetarja aktuale e këtij institucioni, Vitore Tusha.

Shorti përcaktoi si anëtare Marsida Xhaferllarin dhe Elsa Toskën dhe si anëtare zëvendësuese, Fiona Papajorgjin.

Ervin Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi ishin kandidaturat nga Gjykata e Lartë për një vend anëtar që që i takon kësaj trupe në KED, mes të cilëve njëri, sipas përcaktimeve kushtetuese duhet të zgjidhet edhe kryetar.

Goglat zgjodhën Ervin Pupen si anëtar dhe Ilir Pandan si anëtar zëvendësues. Prej 1 janarit, përveç postit të anëtarit, Pupe do të drejtojë KED-në.

Nga Prokuroria e Përgjithshme, kandidatët për një vend anëtar ishin Olsian Çela, Adnan Xholi, Alfred Progonati, Alma Muça, Anila Leka, Kudusi Shahu, Kujtim Luli, Sokol Stojani dhe Thoma Jano. Gogla zgjodhi prokurorin Adnan Xholi si anëtar dhe Kujtim Lulin si anëtar zëvendësues.

Nga Gjykatat e Apelit ishin 36 kandidatura në garë për dy vende anëtare të KED-së. Në fund, shorti zgjodhi gjyqtarin Astrit Kalaja dhe gjyqtaren Elona Toro. Anëtar zëvendësues u zgjodh gjyqtarja Zegjine Sollaku.

Kandidatët për dy vënde anëtare nga Prokuroritë e Apelit ishin nëntë. Pas hedhjes së shortit u zgjodhën anëtarë prokurorët Gjon Fusha dhe Genti Xholi. Anëtar zëvendësues u zgjodh Kleant Zeka.

Nga Gjykatat Administrative në garë morën pjesë 28 kandidatë për një vend anëtar dhe një anëtar zëvendësues. Shorti zgjodhi Rilinda Selimin si anëtare dhe Gentiana Xhelilin si anëtare zëvendësuese.

Emrat që u përzgjidhen nga goglat do ta marrin zyrtarisht detyrën më 1 janar 2021 dhe përfundojnë atë më 31 dhjetor 2021.

Shorti u hodh në një kohë që KED-së aktuale i është vënë nga ana e Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim data 31 dhjetor 2020 si afati i fundit për përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, që do të plotësonin kuorumit e nevojshëm për vendimmarrje të saj.

⁣Sherr për një banderolë në Fier, LSI akuzon policinë bashkiake! Reagon Meta: Mprihni sfurqet!
⁣Sherr për një banderolë në Fier, LSI akuzon policinë bashkiake! Reagon Meta: Mprihni sfurqet! Gazeta Si 99 Shikime • 6 years më parë

Ndërhyrja e Policisë Bashkiake të Fierit në heqjen e një banderole gjigante të LSI-së të vendosur në një ndërtesë në qendër të qytetit ka nxitur reagimin e kandidatëve për deputetë dhe mbështetësve të kësaj partie.

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, që më 25 prill kandidon si e dytë në listën e kësaj partie në Qarkun e Fierit, fill pas Monika Kryemadhit, akuzoi Bashkinë e Fierit se po shkelte ligjin.

Debati degjeneroi në një moment edhe në përlashje fizike mes mbështetësve të LSI-së dhe punonjësve të Policisë Bashkiake të Fierit në ambientet e brendshme të policisë.

Mehmetaj akuzon se policia bashkiake ka hequr banderolat e LSI-së dhe vendosur të Partisë Socialiste duke shkelur ligjin.

Në lidhje me këtë përplasje ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t'i mprehin sfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t'i ndjekim këmba-këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, shkruan Presidenti.

Banderola e LSI-së ishte e vendosur pranë skenës që po ngrihej nga Partia Socialiste në qytetin e Fierit, ku pasditen e së mërkurës, Kryeministri Edi Rama do të mbyllë fushatën në këtë Qark.

Showing 40 out of 169