Videot kryesore

KAS hap kutitë në Berat, refuzohet kërkesa e PD për prova shtesë
KAS hap kutitë në Berat, refuzohet kërkesa e PD për prova shtesë Gazeta Si 78 Shikime • 5 years më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi hapjen e 24 kutive të votimit dhe të administrojë si prova materiale listën e zgjedhësve që kanë votuar më 25 prill, procesverbalet e qendrave të votimit dhe të numërimit dhe raportet e pajisjes së identifikimit elektronik në disa qendra votimi, para vendimmarrjes për kërkesën e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Vendimi për administrimin e këtyre materialeve si prova u komunikua këtë të shtunë nga relatori Elvis Çefa. Materialet e kërkuara do të administrohen nga KAS dhe hapen ditën e hënë në sy të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, si palë e interesuar.

Në lidhje me administrimin e të dhënave të kryeqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik, nuk ka pasur dakordësi në KAS dhe kërkesa është bërë vetëm nga dy anëtarët Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mbledhjen e provave shtesë nga ana e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu SPAK, për pretendimet e ngritura në lidhje me shit-blerjen e votës, legalizimet, asistencën sociale, fondet e tërmetit e të tjera problematika, që opozita thotë se ka identifikuar në këtë proces zgjedhor.

Incidenti me kryeministrin Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Mjekësisë
Incidenti me kryeministrin Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Mjekësisë Gazeta Si 61 Shikime • 7 years më parë

Incidenti me kryeministrin Rama gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Mjekësisë

Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës
Frika nga tërmeti, qytetarët dalin të tmerruar nga lokali në Durrës Gazeta Si 65 Shikime • 7 years më parë

Frika nga lëkundjet e vazhdueshme apo një tërmet tjetër shkatërrimtar vazhdon të përndjekë shumë qytetarë, sidomos në Durrës, aty ku në 26 nëntor edhe u shënuan edhe dëmet më të mëdha.

Meta “kërcënon” më shpërndarje Parlamenti
Meta “kërcënon” më shpërndarje Parlamenti Gazeta Si 61 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta tha se çdo përpjekje për të devijuar nga marrëveshja e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës do të konsiderohet prej tij si tentativë për grusht shtetit, që do të marrë përgjigjen e grushtit të popullit.

“Ftoj aktorët politikë t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit, të mos devijojnë asnjë milimetër nga ajo marrëveshje, të mos përdorin gjasmë hapjen e listave për të prishur atë marrëveshje. Përshëndes qëndrimin e opozitës për të hapur 100 për qind listat. Nëse mazhoranca nuk dëshiron që të hapë listat për vete, le t’i mbajë të mbyllura, por nuk ka përse të pengojë partitë e tjera. Nëse ka shkelje të njëanshme të asaj marrëveshjeje, siç u bë me ndryshimet kushtetuese kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, u shpreh Meta.

Presidenti iu rikthye kërcënimeve për shpërndarjen e Parlamentit, ku u pyet në lidhje me nismën e mazhorancës për të rregulluar me ligj kompetencat e tij.

“Nuk ka ligj antikushtetues nga një Parlament jokushtetues që e pengon Presidentin të përmbushë misionin kryesor në mbrojtje të Kushtetutës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mazhoranca e ka provuar me Presidentin. 3 me 0 në Venecia, pavarësisht nga lobimet dhe miliardat që ka shpenzuar lartë e poshtë. Ky është Presidenti i 2 marsit. Populli i 2 marsit është po aty dhe është shtuar madje dhe kërkojnë shpërndarjen. Unë them që të shkojmë më 25 prill. Nëse këta duan shpërndarjen, le ta provojnë. Le ta provojnë se kush shkarkon njëri-tjetrin. Presidenti ka respektuar dhe do të respektojë Kushtetutën”, tha ai.

Presidenti u është rikthyer daljeve të përjavshme para gazetarëve, pas rindezjes së përplasjeve me mazhorancën për një sërë çështjesh. Meta gjjatë javës iurikthye gjithashtu edhe toneve të ashpra ndaj Parlamentit, që e quajti “njëpartiak” kur i kërkoi tërheqjen nga miratimi i paketës antishpifje.

Presidenti i dërgoi gjithashtu Kuvendit një shkresë për procesin e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Ai tha se zvarritja e këtij procesi është e pajustifikueshme dhe akuzon KED dhe KLGj për përzgjedhje selektive të kandidatëve për gjyqtarë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

⁣Mbi 200 mijë qytetarëve s’mund t’u legalizohen shtëpitë
⁣Mbi 200 mijë qytetarëve s’mund t’u legalizohen shtëpitë Gazeta Si 85 Shikime • 6 years më parë

Shtëpitë e rreth 280 mijë shqiptarëve nuk mund të legalizohen për shkak të pengesave të shumfishta. Shifra është bërë publike nga kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Lame doli këtë të hënë në një konferencë për shtyp për të paraqitur një raport mbi punën e institucionit që drejton, për të folur për ecurinë e procesit të legalizimeve dhe problematikave të tjera të ASHK-së.

“Janë rreth 94 mijë familje që e kanë të pamundur që t’u legalizohen shtëpitë dhe që kalojnë te procesi tjetër, që është ai i kompensimit të vlerës së investimit”, tha Lame.

Sipas të dhënave të INSTAT të vitit 2019-të, familja shqiptare ka mesatarisht 3 anëtarë. Duke e konvertuar këtë shifër të dhënë nga Artan Lame në numër qytetarësh që preken nga kjo, numri shkon mbi 282 mijë qytetarë.

Lame foli për sfidat që kanë Kadastrat sot dhe njëra prej tyre së fundmi është shndërruar regjistrimi i tokës sipas ligjit 7501.

“Kadastrat po përmbyten me kërkesat që po vijnë nga fshati, po ndodh ajo që ndodhi me legalizimet në 2014”, tha Lame.

Problematikë tjetër që u ngrit nga Lame është mosregjistrimi i pronave shtetërore. Ai tha se aktualisht janë rreth 4 për qind e tyre të regjistruara në Kadastër dhe mosregjistrimin ndër vite thotë se ka qenë i qëllimshëm.

“Janë të regjistruara në Kadastër vetëm rreth 4 për qind e pronave shtetërore. Ky proces ka të bëjë me shpëtimin e pronës shtet nga abuzimi dhe që është lënë me qëllim për t’u kafshuar ndër vite”, tha ai.

Kreu i Kadastër hodhi poshtë akuzat e opozitës se po përdoren legalizimet për qëllime elektorale. Ai tha se mesatarisht bëhen 2500 legalizime në muaj në të gjithë vendin dhe kjo shifër nuk ka diferencë të madhe për muajt janar-shkurt të këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit të kaluaar.

Pyetjes se kur përfundon ky proces, një premtim që në 2013 socialistët zotoheshin ta mbanin brenda 2 mandateve, Lame iu përgjigj duke thënë “asnjëherë”.


“Legalizime në Shqipëri do të ketë gjithmonë, sepse ndërtime pa leje do të ketë gjithmonë. Këtu po flasim për masivitet”, u shpreh ai.

Sa për situatën në Kadastrën e Vlorës, Lame këmbëngul se ajo i është rikthyer normalitetit.

“Vlora prej kohësh nuk po ndryshon drejtor. Drejtori aktual e ka justifikuar veten dhe nuk besoj që të ndodhë ndonjë traumë e madhe pas zgjedhjeve në Drejtorinë e Vlorës. Ka një dyndje problematikash të mbartura në Vlorë që ka ambingarkuar punonjësit”, u shpreh ai.

Megjithatë, nevojë për ndërhyrje dhe ndryshime në disa drejtori, Lame tha se ka, por këto ndërhyrje i premtoi për pasa zgjedhjeve.

“Pas zgjedhjeve ka nevojë te disa drejtori të Kadastrës për t’u parë me thellësi organizimi dhe riorganizimi i tyre për shkak të problematikave që nuk kanë qenë në gjendje që t’u japin rrugëzgjidhje. Janë drejtoritë ku përqëndrimi i problematikave, interesave dhe nevojave ka qenë i madh që kanë vuajtur nga problematika të mbartura kohë pas kohe. Ka drejtori rajonale që janë problematike dhe kanë nevojë për të rishikuar të gjithë organizimin e tyre dhe mënyrën se si funksionojnë”, u shpreh ai.

Sekuestrohen drogë, armë dhe shuma parash në Fier
Sekuestrohen drogë, armë dhe shuma parash në Fier Gazeta Si 105 Shikime • 5 years më parë

⁣Sekuestrohen drogë, armë dhe shuma parash në Fier

⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë
⁣Rama shpall emergjencën energjitike: Situatë e ngjashme me pandeminë Gazeta Si 71 Shikime • 5 years më parë

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës energjitike në mbledhjen e jashtëzakonshme që mbajti këtë të premte për të reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga rritja e çmimeve në tregjet bërthamore.

“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes.

Por, çfarë do të thotë gjendja e emergjencës energjitike?

“Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë na detyron që të shpallim gjendjen e emergjencës së furnizimit, që i jep Qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë”, tha Rama.

Plani i detajuar i masave, Rama tha se do të publikohet të shtunën. Para gazetarëve ai nuk foli për rritje çmimi, por e nënkuptoi se çmimet mund të rishikohen, kur tha se Qeveria do të mbrojë konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël nga rritja e cmimit të energjisë.

Se sa e thellë është kriza dhe sa ndikon në ekonominë e vendit, Rama bëri një krahasim.

“Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur. Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, deklaroi Rama.

Rama u kërkoi qytetarëve që të vendosen në pozicionin e shtëpisë së madhe dhe të kuptojnë, sipas tij, krizën që tha se do të zgjasë sipas parashikimve deri në gjysmën e vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se në 8 vite, Qeveria e tij nuk ka rritur çmimin e energjisë, me përjashtim të një rasti.

Kryeministri tha se çmimi aktual i shitjes së energjisë për konsumatorët nuk mbulon koston e blerjes.

“E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në vendin tonë i takon 2015, edhe aty jo vetëm që çmimi u vendos në një pikë që nuk e mbulon koston”, u shpreh Rama.

Shisnin kanabis dhe kokainë pranë një shkolle, 2 të arrestuar në Tiranë
Shisnin kanabis dhe kokainë pranë një shkolle, 2 të arrestuar në Tiranë Gazeta Si 91 Shikime • 2 years më parë

⁣Shisnin kanabis dhe kokainë pranë një shkolle, 2 të arrestuar në Tiranë

Nora Malaj
Nora Malaj Gazeta Si 88 Shikime • 7 years më parë

Ish-zv.ministrja e Asrimit Nora Malaj, akuzoi ministren Besa Shahini, për keq menaxhimin e situatës në shkollën “Janaq Kilica” në Fier. E ftuar në studion e Abc News, ajo foli edhe për drejtoreshën e zyrës vendore arsimore në qytetin e Fierit, Yllka Becin, e cila sipas Malaj nuk duhet të jetë më drejtoreshë e atij institucioni që pas ditës së djeshme.

Online apo fizikisht? PS-PD përplasen edhe te Siguria
Online apo fizikisht? PS-PD përplasen edhe te Siguria Gazeta Si 64 Shikime • 5 years më parë

⁣E njëjta situatë ndodhi edhe në Komisionin e Sigurisë, ku deputetët e opozitës u paraqitën fizikisht në sallë dhe i propozuan kryetarit të këtij Komisioni, Nasip Naço një minutë heshtje në nderim të efektivit të policisë të rënë në Lezhë.

“Vendimi i Konferencës së Kryetarëve thotë këtë gjë: Vendimet, mbledhjet e komisioneve merren online, por kur kushtet janë dhe në raste të jashtëzakonshme ato zhvillohen edhe fizikisht. Po a ka mbledhje që është në raste të jashtëzakonshme siç është edhe ky i sotmi për ngjarjen fatkeqe që ka ndodhur?”, tha deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

PD tha se në Komisionin e Sigurisë, opozitës nuk iu lejua pjesëmarrja fizike dhe nuk iu dha fjala, ndërkohë që maxhoranca refuzoi kërkesën e PD për të mbajtur 1 minutë heshtje për policin e vrarë në krye të detyrës në Lezhë.

“Kjo është frikë nga opozita, kjo është frikë nga parlamentarizmi, ne e kemi bërë me dije gjithmonë, Edi Rama e urren parlamentarizmin. Edi Rama e urren vlerat që përcjell parlamentarizmi, ndaj po bën gjithçka që t’i mbyllë zërin opozitës dhe parlamentarizmit. Opozita është e vendosur që të ndjekë të gjitha hapat për të rikthyer legjitimitetin këtij parlamenti, për t’i rikthyer debatin, diskutimin në parlament dhe për t’u përballur me regjimin që sot është në karrike falë masakrës zgjedhore që ka zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kthehet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është vrarë. Të gjitha hap pas hapi, asgjë nuk bëhet të gjitha bashkë”, deklaroi nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Flamur Noka.

Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK
Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK Gazeta Si 78 Shikime • 7 years më parë

Një grup eurodeputetësh të së djathtës europiane kërkuan prej Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi detaje se në çfarë faze ishte plotësimi i kushteve të vendosura nga ana e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetjet u bënë gjatë një seance të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku një pjesë e eurodeputetëve ishin të pranishëm fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër përmes lidhjeve online ngritën shqetësimet e tyre.

Komisioneri i Zgjerimit tha se dy ishin çështjet e rëndësishme që po diskutohen aktualisht. Të parën renditi reformën zgjedhore dhe të dytën ligjin antishpifje, që u ngrit si shqetësim nga eurodeputeti suedez, David Lega. Në lidhje me paketën antishpifje, Varhelyi thotë se kishte marrë premtimin e Qeverisë shqiptare për të mos miratuar asnjë rregullore që mund të bjerë ndesh me atë se çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias.

“Po, ne e kemi një plan për plotësimin e 15 pikave para se mbledhjes ndërqeveritare për negociatat dhe po punojmë me autoritetet shqiptare. Ka një progres në këtë drejtim dhe jam shpresëplotë se do të kemi një progres edhe domethënës në vazhdim. Janë dy çështje, reforma zgjedhore dhe e dyta ligji antishpifje. Kam marrë sinjale pozitive nga Qeveria shqiptar që nuk ka asnjë interes që të vazhdojë me rregulla që mund të cenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe që shkojnë përkundër rekomandimeve që do të japë Komisioni i Venecias”, deklaroi ai.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioneri tha se vijojnë të mbeten një problem shqetësues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por për Shqipërinë vlerësoi si mjaft pozitiv ligjin për bllokimin e pasurive të krimit të organizuar, miratuar në kuadër të paketës anti-KÇK.

Që ky ligj të jetë i suksesshëm, Varhelyi thotë se nevojitet bashkëpunimi i vendeve anëtare të Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi janë pikërisht këto vende ku krimi i organizuar shqiptar ka aktivitetin e tij më të madh.

“Nëse e shihni Shqipërinë, një ligj bllokimi asetesh kriminale u adoptua, ku çdo kriminel i akuzuar për krim të organizuar duhet të provojë menjëherë burimin e pasurisë. Kjo kërkon edhe bashkëpunimin e vendeve anëtare të BE”, deklaroi ai.

Sa i takon korrupsionit, Varhelyi deklaroi se ai mbetet një problem që kërkon vëmendje të vazhdueshme, për të gjitha vendet e rajonit.

Komisioneri u pyet gjithashtu mbi mundësinë që plani i rimëkëmbjes ekonomike post Covid-19 i Bashkimit Europian të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai nuk e përjashtoi këtë si mundësi, por e mbetet për t’u vendosur në një periudhë të mëvonshme. “Është mirë që e njëjta krizë të luftohet me të njëjtat masa”, u shpreh Varhelyi.

Një tjetër shqetësim i eurodeputetëve ishte emigracioni. Komisioneri tha se BE po punon me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për reformimin e sistemit të arsimor në mënyrë që të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian dhe të përgatisë e përshtasë më mirë me nevojat e tregut të rinjtë e rajonit.

Komisioneri foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Këtij skenari i la derën hapur pak ditë më parë edhe vetë Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Por, disa eurodeputetë anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së e cilësuan si të rrezikshme këtë ide dhe kërkuan nga Brukseli që ta kundërshtojë me forcë.

Me një gjuhë diplomatike, vetë Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi nuk u rreshtua me asnjërën palë. Ai e cilësoi çështje dytësore shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Parësore, sipas tij mbetet rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve.

“Është një çështje dytësore që nuk ka asnjë kuptim që të diskutohet për ndryshim kufijsh, përsa kohë nuk kemi asnjë palë në tryezë, ndaj prioritet duhet të jetë rifillimi i dialogut dhe më pas faza tjetër për gjetjen e një marrëveshjeje. Shkëmbim territoresh, ose jo nuk është një çështje emergjence, por thjesht ndalon çdo dialog me kuptim”, u përgjigj ai.

Zjarri në Mamurras rrezikon banesat në lagjen “Demokracia”
Zjarri në Mamurras rrezikon banesat në lagjen “Demokracia” Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Zjarri në Mamurras rrezikon banesat në lagjen “Demokracia”

⁣Zelenskyy pret Ramën në Kiev (Video)
⁣Zelenskyy pret Ramën në Kiev (Video) Gazeta Si 74 Shikime • 4 years më parë

“Partnerët ndërkombëtarëv vazhdojnë të mbështesin dhe vizitojnë Ukrainën”. Me këto fjalë ka pritur në Kiev Edi Ramën dhe Dritan Abazoviç, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Shënimi shoqërohet me një video të shkurtër pak më shumë se dy minuta, ku tregohen momente që nga pritja e shtrëngimi i duarve me Ramën dhe Abazoviç, fotoja e rastit e deri te takimi me ta.

Më herët, Rama e Abazoviç vizituan qytetin e Irpinit, një prej zonave më të nxehta të luftës në javët e para të saj. Dy Kryeministrat panë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga bombardimet ruse në zonat e banuara civile.

Shqipëria dhe Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. I vetmi vend në Ballkan që nuk po ndjek këto sanksione është Serbia.

Edi Rama për 30 qershorin
Edi Rama për 30 qershorin Gazeta Si 144 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri thotë se zgjedhjet do të bëhen, aq më tepër që sipas tij, ato marrin një rëndësi edhe më të madhe, pasi do t’i japin fund metodave të vjetra “haxhiqamiliste” të të bërit politikë.

OFL “troket” tek Lul Berisha dhe Ardian Çapja
OFL “troket” tek Lul Berisha dhe Ardian Çapja Gazeta Si 78 Shikime • 7 years më parë

Në dytën e dytë të zbritjes në terren, njësia speciale “Operacioni Forca e Ligjit” njoftoi se ka dorëzuar kërkesat për të provuar burimin e ligjshëm të pasurive tek Lulzim Berisha në Durrës dhe tek Ardian Çapja në Elbasan.

I pari u dënua në 2012 me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash të rënda, por u lirua me kusht në 2016 pas një vendimi të kundërshtuar të Gjykatës së Apelit të Durrësit. Ndërkohë, për Ardian Çapjan ka dyshime se është i përfshirë në aktivitetin e vrasjeve me pagesë përgjatë periudhës 2009-2016 dhe akuzohet gjithashtu edhe për “vrasje të efektivit të policisë, mbetur në tentativë”, në një ngjarje të ndodhur pak vite më parë në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se Ardian Çapja ka qëlluar ndaj një patrulle policore.

Viktimat do të njoftohen kur agresori i tyre lirohet nga burgu
Viktimat do të njoftohen kur agresori i tyre lirohet nga burgu Gazeta Si 92 Shikime • 6 years më parë

Policia e Shtetit do të njoftojë viktimat, apo familjarët e tyre në rastet kur personi që ka kryer një vepër penale ndaj tyre përfundon dënimin për këtë vepër. Propozimi në projektligjin për ekzekutimin e vendimeve penale është bërë nga deputetja socialiste, Vasilika Hysi.

Në propozimin fillestar, Hysi kërkoi që detyrimi për të njoftuar viktimat t’u caktohej burgjeve, për të adresuar, sipas saj, shqetësimin e shoqërisë civile se sidomos në rastet e viktimave të dhunës në familje, ato nuk njoftohen dhe ekspozohen sërish ndaj dhunës.

“Për të shtuar në këtë nen, detyrimin që ka institucioni ku ndodhet i dënuari, që të njoftojë viktimën, ose familjarët e saj për lirimin e të dënuarit. Na ka lindur një problem kur dhunuesi ka mbaruar vuajtjen e dënimit, është liruar para kohe me kusht, ose ka përfituar nga uljet e dënimit. Besoj se institucioni duhet të informojë viktimën, ose familjarët”, tha deputetja Hysi.

Propozimi i Hysit u kundërshtua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që tha se kjo detyrë shkon përtej kompetencave të institucioneve. Në vend të kësaj, Gjonaj propozoi që kjo të realizohej përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi mes institucionit të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe të policisë.

Skeptik ndaj kësaj nisme u shfaq edhe deputeti Alket Hyseni, ndërsa vetë kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e vlerësoi të tepërt përcaktimin me detyrim në ligj të njoftimit të viktimës nga ana e institucioneve të burgjeve. Ai tha se siguria dhe garantimi i jetës së shtetasve është detyrë e përditshme e policisë.

Por, Vasilika Hysi këmbënguli se njoftimi i viktimës për kategori të caktuara të veprave penale është një detyrim që buron edhe nga procesi i përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Europian.

“Në fakt, direktiva 29 e vitit 2012 e Komisionit Europian e kërkon një gjë të tillë. Nëse nuk ka qenë deri më sot, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jetë. Besoj që viktima ka të drejtë të njihet, jemi ndodhur në situatën kur janë liruar persona dhe viktima nuk ka marrë informacion. Se kush duhet ta njoftojë e vendosin institucionet”, tha Hys.

Në përfundim të debatit në Këshillin e Ligjeve u ra dakord parimisht që detyrimi për njoftimin e viktimave, sipas rasteve, t’i kalohet Policisë së Shtetit, që njoftohet menjëherë nga institucioni i burgjeve së bashku me prokurorinë.

Sheshi Skënderbej përgatitet për festën e fitores të Partisë Socialiste.
Sheshi Skënderbej përgatitet për festën e fitores të Partisë Socialiste. Gazeta Si 87 Shikime • 6 years më parë

⁣Sheshi Skënderbej përgatitet për festën e fitores të Partisë
Socialiste.

Njësi ushtarake ruse e shkatërruar nga forcat ukrainase në Kharkiv
Njësi ushtarake ruse e shkatërruar nga forcat ukrainase në Kharkiv Gazeta Si 92 Shikime • 5 years më parë

⁣Njësi ushtarake ruse e shkatërruar nga forcat ukarinase në Kharkiv

Jo vetëm për lojë, teknologjia VR si qetësues dhimbjesh
Jo vetëm për lojë, teknologjia VR si qetësues dhimbjesh Gazeta Si 135 Shikime • 8 years më parë

Teknologjia VR (realiteti virtual) nuk mund të kushtëzohet vetëm në përdorimin e saj për argëtim. Një grup studiuesish të rrjetit të spitaleve Cedars Sinai në Los Anxheles kanë dalë në përfundimin se realiteti virtual ndihmon edhe në trajtimin e pacientëve.

Medon Berisha befason Udinese-n
Medon Berisha befason Udinese-n Gazeta Si 55 Shikime • 1 year më parë

Nj⁣ëgol i shk⁣ëlqyer nga Medon Berisha p⁣ër Lecce-n n⁣ë transfert⁣ën e humbur (3-2) n⁣ë Udine. Mesfushori shqiptar tregoi mjesht⁣ërin⁣ë e tij n⁣ë ekzekutim n⁣ë 59' dhe festoi me Ramadanin, por miqt⁣ë ishin t⁣ë pafat duke p⁣ësuar golin dhe golin e tret⁣ë.

Showing 39 out of 169