Videot kryesore
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin akte të tilla vandale para ose pas ndeshjes gjatë një kompeticioni të Uefa dhe nga kjo e fundit ka nisur një proces për të identifikuar defektet në organizimin. Por gjithashtu edhe një plan masash për t’i thënë stop këtyre ngjarjeve.
Hamendësimet e vakta që kanë qarkulluar në disa media për një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës u ngritën si shqetësime konkrete nga ana e deputetëve të rinj të opozitës, përkatësisht nga Ralf Gjoni i dalë nga listat e LSI-së dhe Rudina Hajdari që refuzoi vendimin e PD-së për djegien e mandatit.
Është mbajtur këtë vit maratona me 70 notarë që garuan për të kaluar me not ngushticën nga Ksamili në Korfuz.
Në maratonën 2 milje të gjatë morën pjesë notarë nga shumë vende të botës, deri në Australinë e largët.
Ky ishte edicioni i dytë i kësaj maratone që si qëllim primar të saj ka promovimin e turizmit në këtë pjesë të rivierës shqiptare.
Nisja e notarëve u bë nga vendi i quajtur “Pema e Thatë” dhe ata kaluan në pjesën më të ngushtë mes Ksamilit dhe Korfuzi. Kjo maratonë noti është edhe një homazh për të gjithë ata të rinj që humbën jetën në këtë ngushticë, në përpjekje për t’ju arratisur regjimit komunist.
Këshilli i bashkisë së Nju Jorkut organizoi mbrëmë një ceremoni festive për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e Ditës së Flamurit, këshilli nderoi disa prej veprimtarëve të dalluar të qytetit. Ne kete video kengetari nga Kosova, Ilir Shaqiri këndon këngën "Rrjedh në Këngë e ligjërime"”,
Përfaqësues të Partisë Demokratike vizituan dy shkollat e fshatrave Borizanë dhe Thumanë për t’i sjellë ato si shembuj të korrupsionit dhe vjedhjes me tenderat, duke akuzuar për këtë si pushtetin qendror, ashtu edhe atë vendor.
“Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah tërmetin e vjedhjes dhe korrupsionit me fondet publike nga qeveria dhe Bashkia e Krujës. Dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi”, thotë PD.
Albana Vokshi, Çlirim Gjata dhe Dashamir Hidraliu, sekretari i degës së PD në Krujë, i cili humbi motrën dhe nipin në një nga pallatet e shembur në Thumanë deklaruan se pasojat e tërmetit të vjedhjes me shkollat e fëmijëve janë mbi 1 milionë euro të zhdukura.
PD akuzon se Qeveria nxitoi që të zhdukte gjurmët e vjedhjes, duke prishur me shpejtësi dy shkollat dhe bashkë me inertet e tyre ka zhdukur edhe dokumentet e tenderave. PD i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimin për 1 milion eurot e zhdukura, për këdo që, sipas saj ka vjedhur dhe ka vënë në rrezik jetët e mbi 700 nxënësve dhe mësuesve.
Duke sjellë në vëmendje një deklaratë 2016-ës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mensat sociale të hapura nga bashkia dhe dokumentacionin që kërkohet aktualisht për të ngrënë në këto mensa, Partia Demokratike thotë se ranë maskat e kryebashkiakut të kryeqytetit, që përdor këto mensa për propagandë.
“Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës. Njërën fytyrë e ka për propagandën e shtrenjtë në ekrane, fytyra tjetër është ajo më pranë të vërtetës, shpërfillja e më të pamundurve deri në refuzimin e një pjate supë”, deklaroi nga Selia Blu, Orjola Pampuri.
PD iu referua një investigimit të emisionit “Boom”.
“Faktet e ofruara nga emisioni investigativ “Boom” janë të pakundërshtueshme. Të sigurosh një pjatë në mensat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci sesa të gjesh një punë. Në rrugët e Tiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t’u ushqyer, apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin. Ata i duhen kryemashtruesit të Tiranës vetëm për festa, që të verë përparësen, të marrë garuzhden, e të shesë një realitet të rremë, kur, në të vërtetë, pjatën e ngrohtë e pengon një mal me burokraci”, shtoi Pampuri.
Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.
Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë për shkak të vështirësive me frymëmarrjen.
Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.
Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.
“Kënga e mjekut”, e kompozuar në vitin 1963 dhe e kënduar nga artistja e madhe Anita Take, sot duket më e bukur se kurrë më parë dhe shkon shumë për mjekët që po përballen këto ditë me koronavirusin e ri.
“Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë pranë dhembjes që çlodhet në gjumë, t’i sjell rreze drite kur hyn në spital, sjell jetën që rrjedh si një lumë,” thuhet në këngë.