Videot kryesore

1 (1).mp4
1 (1).mp4 Gazeta Si 91 Shikime • 7 years më parë

Film me metrazh të shkurtër prej 14 vjeçarit kosovar nga Gjilani mbi tërmetin në Shqipëri

Sërish panik në gjimnazet e Fierit, dyshohet se një vajzë u helmua, drejtorja: Ishte shtatzënë
Sërish panik në gjimnazet e Fierit, dyshohet se një vajzë u helmua, drejtorja: Ishte shtatzënë Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.

Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë për shkak të vështirësive me frymëmarrjen.

Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.

Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.

Rikthehet “Kënga e Mjekut” e kënduar nga Anita Take, për këto dite të vështira
Rikthehet “Kënga e Mjekut” e kënduar nga Anita Take, për këto dite të vështira Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

“Kënga e mjekut”, e kompozuar në vitin 1963 dhe e kënduar nga artistja e madhe Anita Take, sot duket më e bukur se kurrë më parë dhe shkon shumë për mjekët që po përballen këto ditë me koronavirusin e ri.
“Me bluzën e bardhë afrohesh ngadalë pranë dhembjes që çlodhet në gjumë, t’i sjell rreze drite kur hyn në spital, sjell jetën që rrjedh si një lumë,” thuhet në këngë.

Si merret leja e qarkullimit sipas profilit të biznesit
Si merret leja e qarkullimit sipas profilit të biznesit Gazeta Si 91 Shikime • 6 years më parë

Leja e qarkullimit për aktivitetet sipërmarrëse të lejuara do të merret sipas nevojës së subjektit që ushtron aktivitetin.

Aplikimet do të kryhen po përmes e-Albanias në seksionin “Leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” dhe do të jetë njëjavore.

Kryeministri Edi Rama thotë se janë tre seksione të kushtuara sipas profilit të biznesit. Transport për stafin me autobusë, ose furgona, leje dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare 05:00-17:30 dhe leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24 orë në 24.

Rama paralajmëron që të mos abuzohet me aplikimet për leje.

“Kujdes, abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem”, thotë ai.

Plazhi i Dhërmi-ut po tjetërsohet, gurët zëvendësohen më rërë
Plazhi i Dhërmi-ut po tjetërsohet, gurët zëvendësohen më rërë Gazeta Si 129 Shikime • 6 years më parë

Në plazhin e Dhermi-ut, gurët e vegjël po zëvendësohen më rërë, duke u tjetërsuar kështu pamja dhe ekomorfologjia e këtij plazhi. Denoncimi vjen nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ku nëpërmjet një video në rrjetin social “Facebook”, duket qartë kur ekskavatorët po marrin gurët.

Meta heq paralele mes Ramës dhe Ramiz Alisë
Meta heq paralele mes Ramës dhe Ramiz Alisë Gazeta Si 48 Shikime • 6 years më parë

Dalja javore e Presidentit Ilir Meta këtë të premte ishte më e shkurtër se herët e tjera. Kreu i shtetit bëri bilancin e aktivitetit të tij për javën që lamë, ndërsa foli edhe për pritshmëritë që ka nga Komisioni i Venecias sa i takon përplasjes për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, procesin e integrimit dhe ngërçin e ri në Këshillin Politik.

Në lidhje me Venecian, Meta u shpreh i bindur në drejtësinë e vendimeve dhe veprimeve të tij.

“Asnjëherë nuk kam pritur Venecian për aktet e mia, sepse ato kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe ne Kushtetutën e kemi bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk kam asnjë pritshmëri, por shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj”, deklaroi ai.

Presidenti u pyet edhe për zhvillimet e fundit në Parlamentin Europian, ku u votua rezoluta që i kërkon Shqipërisë plotësimin e 15 kushteve para se të ndërmerret takimi i parë ndërqeveritar në kuadër të procesit të negociatave. Sipas Metës, këto zhvillime nuk janë të papritura dhe as të reja.

“Është një çështje e vjetër në kuptimin që kushtet janë aty prej vitesh, duke filluar me kryekushtin e parë dhe të pakalueshëm që është ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka 4 vite përsëritet në mënyrë të vazhdueshme çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, hetimi për dosjet e zgjedhjeve parlamentare në Shijak dhe parlamentare në Dibër dhe duke vazhduar me elementë të tjerë, përfshirë edhe miratimin e reformës zgjedhore”, deklaroi Presidenti.

Meta tha se të hënën do të zhvillojë një takim me Zef Mazin, i emëruar si kryenegociator nga Shqipëria për bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Presidenti komentoi deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, që ka shprehur hapur pakënaqësinë për marrëveshjen zgjedhore të nënshkruar në Këshillin Politik, duke u kthyer thuajse 3 dekada pas në kohë, tek Presidenti i fundit komunist.

“Kur dëgjoj këto deklarata nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-Presidentin komunist, Ramiz Alia që shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.

Yuri Kim i mbledh nën një tendë, të gjithë urojnë SHBA
Yuri Kim i mbledh nën një tendë, të gjithë urojnë SHBA Gazeta Si 72 Shikime • 6 years më parë

244-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë bashkë tre aktorët kryesorë të politikës shqiptare. Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha u mblodhën nën tendën e Yuri Kim mbrëmjen e së premtes për të marrë pjesë në ceremoninë festive të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“E nderuar që të festoj 244-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Faleminderit miqëve shqiptarë për urimet e mira. Shpresojmë për festime më të mëdha vitin e ardhshëm”, shkruan ambasadorja e SHBA në Tiranë në Twitter.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka publikuar letrën që i ka dërguar Presidentit Donald Trump me këtë rast, ku i siguron gjithashtu vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kam kënaqësinë t’Ju përcjell i dashur Zoti President, vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që t’i shërbejmë interesit të përbashkët të të dy kombeve tanë miq, teksa Shtetet e Bashkuara festojnë 244-vjetorin e Pavarësisë dhe ripërtërijnë energjinë e tyre për t’u përballur me sukses me sfidat e kohës sonë”, shkruan Meta.

Kryeministri Edi Rama përcolli urimin e tij me dy fjali, një në anglisht dhe një në shqip, ku uron Pavarësinë dhe postimin e shoqëron me një video-mesazh me shprehje nga Presidentët që kanë bërë historinë e SHBA ndër vite.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shpërndan postimin falenderues të Ambasadores Kim, ku i shpreh mirënjohjen për mikpritjen dhe mbështetjen që i ka ofruar Shqipërisë në këto kohë të vështira.

“Faleminderit Ambasadore Yuri Kim për mikëpritjen bujare dhe faleminderit popullit dhe qeverisë tuaj për mbështetjen e pakursyer në këto kohë të vështira. Gëzuar 4 Korrikut për të gjithë miqtë amerikanë. Zoti e bekoftë SHBA dhe Zoti e bekoftë Shqipërisë!”, shkruan Basha.

PD publikon mesazhin: Ja si shantazhon Veliaj gazetarët
PD publikon mesazhin: Ja si shantazhon Veliaj gazetarët Gazeta Si 80 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike kërkon fillimin e menjëhershëm të hetimeve penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, që sipas opozitës po kërcënon me metoda mafioze të gjitha mediat dhe gazetarët kritikë ndaj tij.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi publikoi disa mesazhe, që sipas saj janë të kryebashkiakut Veliaj.

“Mesazhet e Erion Veliajt dëshmojnë mekanizmin dhe metodat mafioze e përdorura nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës për të kërcënuar dhe shantazhuar median që nuk i nënshtrohet makinerisë së stërmadhe të propagandës që paguhet me miliona Euro të zhvatura qytetarëve të Tiranës nga taksat e rritura”, tha Vokshi.

Për opozitën mesazhet në fjalë përbëjnë prova ligjore të një akti të dënueshëm kriminal dhe sipas Vokshit, ato nxjerrin në pah kryebashkiakun e Tiranës si një politikan mafioz dhe armik të lirisë së medias.

“Gjuha e egër, denigruese dhe e urrejtjes ndaj një gruaje gazetare, mesazhet kërcënuese “se nuk ka për t’ia falur” Beti Njumës pse u dha zë artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, provojnë se Erion Veliaj përbën një kërcënim të rëndë për fjalën e lirë, i gatshëm të eliminojë këdo që cenon pushtetin e tij, duke u thënë qytetarëve të vërtetën”, vijoi Vokshi.

⁣Rama: Opozita, politikë me të vdekurit
⁣Rama: Opozita, politikë me të vdekurit Gazeta Si 81 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se është e pamundur teorikisht dhe praktikisht që të manipulohen numrat e të vdekurve të shkaktuar nga Covid-19.

Në mesazhin e paralajmëruar për këtë të shtune, kreu i Qeverisë i cilësoi akuzat e Lulzim Bashës si përvijim i qëndrimeve të tij përgjatë pandemisë, por këtë herë thotë se është tejkaluar çdo imagjinatë në luftën e opozitës për pushtet.

Rama i cilësoi inskenim fotografitë e publikuara në disa media një ditë më parë, ku pretendohet se morgu i Tiranës është i tejmbushur dhe personat që kanë humbur jetën lihen në shesh.

“Nuk mund të ndahemi edhe për numrin e të vdekurve, apo të bëjmë politikë edhe me inskenimin e fotografive nga morgu i spitalit. Në mes të një lufte si kjo mund të sfidohet edhe Qeveria, edhe ekspertët e Komitetit Teknik, por nuk mundet që deri tek Presidenti të krijojë komitetin e tij alternativ dhe opozita të krijojë komitetin e saj, ku njëri të thotë që Qeveria të blejë maska, ndërsa tjetri të thotë që virusi nuk ekziston”, u shpreh ai.

Rama thotë se pas akuzave të opozitës qëndron vetëm lufta e tyre për të marrë pushtetin dhe rrëzuar Qeverinë në aleancë me Covid-in. Ai foli për përhapje paniku dhe përpjekje për të përçarë shqiptarët në betejën e tyre kundër pandemisë. “Për këtë arsye, mos e harroni kurrë këtë”, u shpreh Kryeministri.

⁣Permbytjet
⁣Permbytjet Gazeta Si 97 Shikime • 6 years më parë

⁣Permbytjet

Makina fluturuese
Makina fluturuese Gazeta Si 129 Shikime • 6 years më parë

⁣Zbulohet
makina e parë fluturuese me shpejtësi maksimale 75 milje në orë

Zjarri te "Casa Italia"
Zjarri te "Casa Italia" Gazeta Si 103 Shikime • 6 years më parë

⁣Forcat zjarrëfikëse në përpjekje për të shuar flakët në magazinat e qendrës tregtare "Casa Italia", në Tiranë, ku humbi jetën 32-vjeçari Arjan Sala, roje sigurie në këtë qendër

Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë
Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë Gazeta Si 64 Shikime • 5 years më parë

⁣Goditet grupi që kultivonte kanabis në Vlorë

⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes
⁣Sherr te Ligjet, socialistët mblidhen online, demokratët në sallë nuk lejojnë mbajtjen e mbledhjes Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

Puna e komisioneve të përhershme parlamentare nisi me përplasje. Socialistët respektuan vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbajtjen online të tyre, ndërsa demokratët vendimin e grupit të tyre parlamentar për prani fizike.

Komisioni i parë që u mblodh ishte ai i ligjeve. Deputetët e PD u shfaqën fizikisht në kryesinë e Kuvendit dhe në sallën ku kryetarja Klotilda Bushka nga PS nisi drejtimin e mbledhjes së përcaktuar online.

Kjo çoi në përplasje mes kryetares Bushka dhe anëtarëve të Partisë Demokratike në Komision. Bushka, pasi i falenderoi që në sallë po respektonin distancën fizike, u kërkoi që të futen online për të vijuar mbledhjen e Komisionit.

“Nuk e cakton ti se si duhet të logohemi ne. Ti je prezent në sallë, unë jam prezent! A ka mundësi të na japësh fjalën?!”, iu përgjigj Gazmend Bardhi nga PD.

Kryetarja Bushka refuzoi që t’i japë fjalën duke deklaruar se ajo po respektonte vendimin e konferencës së kryetarëve për mbajtjen e mbledhjes online.

“Mblidhemi të konferenca e kryetarëve dhe hajde ta ndryshojmë atë vendim. Unë po respektoj vendimin”, tha Bushka.

Duke dalë nga mbledhja, deputetët e PD-së kanë grisur fletët e rendit të ditës dhe të vendimeve të komisionit, duke nënkuptuar se vendimet e marra në këtë mbledhje nuk do t’i njohin. Opozita akuzoi se PS i mohoi të drejtën e fjalës.

“Deputetëve të opozitës iu mohua sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, e drejta e fjalës. Është qartazi përpjekje për të hequr transparencën që qytetarët të mos kuptojnë se cilat janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Ne nuk do ta lejojmë kurrsesi një gjë të tillë. Ne do ta ndalim Ramën që të mos e kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë të tij. Ne jemi prezent. Rama po i mohon opozitës mundësinë të marrë pjesë në komisione, që të mos denoncohen aferat e tij dhe të zhvasë çdo ditë shqiptarët”, tha deputeti Oerd Bylykbashi.

Intervistë me bashkëdrejtuesin e AADF z.Martin Mata
Intervistë me bashkëdrejtuesin e AADF z.Martin Mata Gazeta Si 146 Shikime • 5 years më parë

⁣Projekti i Rijetëzimit të Piramidës së Tiranës

WhatsApp Video 2022-01-12 at 10
WhatsApp Video 2022-01-12 at 10 Gazeta Si 46 Shikime • 5 years më parë

Video e publikuar nga PD per protesten e 8 janarit

Kufiri Poloni-Ukrainë, nënat me fëmijë i shpëtojnë luftës
Kufiri Poloni-Ukrainë, nënat me fëmijë i shpëtojnë luftës Gazeta Si 121 Shikime • 5 years më parë

⁣Kufiri Poloni-Ukrainë, nënat me fëmijë i shpëtojnë luftës

Arrestohen 3 persona në Korçë, kishin mbushur bagazhin e makinës me kanabis
Arrestohen 3 persona në Korçë, kishin mbushur bagazhin e makinës me kanabis Gazeta Si 69 Shikime • 5 years më parë

⁣Arrestohen 3 persona në Korçë, kishin mbushur bagazhin e makinës me kanabis

Kati i tretë i banesës së përfshirë nga zjarri në Kamëz në zonën e Institutit
Kati i tretë i banesës së përfshirë nga zjarri në Kamëz në zonën e Institutit Gazeta Si 82 Shikime • 4 years më parë

⁣Kati i tretë i banesës së përfshirë nga zjarri në Kamëz në zonën e Institutit

Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore
Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore Gazeta Si 84 Shikime • 4 years më parë

⁣Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore

Showing 42 out of 86