Videot kryesore
Kur të dalë para komisionit hetimor për incineratorët, Edi
Rama do të rikthehet në një sallë të tillë dhe i marrë si dëshmitarë thuajse 20
vite pas komisionit “Olldashi”.
Komisioni hetimor i kërkuar nga PD në 2003-n e akuzonte Ramën,
në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për shpërdorime të fondeve gjatë kohës
që drejtonte Ministrinë e Kulturës.
Edhe ai komision hetimor, si të gjithë komisionet hetimore
parlamentare në vend u shoqërua me debate të forta mes socialistëve dhe
demokratëve, ndërsa në fund nuk u prodhua asnjë raport i përbashkët.
Rama nuk e refuzoi ftesën për të dëshmuar në komisionin “Olldashi”
në 2003 dhe në paraqitjen e tij u shfaq edhe me megafon me thirrjet “Dua të dëgjohem”.
Para komisionit “Tabaku” Rama paraqitet me një tjetër status dhe ndoshta
megafoni nuk do ta shoqërojë këtë herë.
Në Bruksel ka nisur samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s për luftën në Ukrainë, ku një prej vendimeve më të rëndësishme që pritet të merren është ai i dyfishimit të pranisë ushtarake të Aleancës në krahun lindor të saj.
I pranishëm në këtë samit është edhe Kryeministri Edi Rama.
Dakordësia për dyfishimin e trupave është gjetur dhe zyrtarizimi i saj, sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. Trupat shtesë do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se kjo përbën një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.
Vendimi i pritshëm i NATO-s për të shtuar forcat e saj në Europën Lindore tregon se aleanca ende nuk është e bindur se ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur krahun lindor të saj, nën kërcënimin e vazhdueshëm të Rusisë.
Kjo reflekton shqetësimet në Balltik dhe shtetet e tjera se kërcënimi nga Rusia dhe perspektiva e përhapjes së konfliktit mbeten reale.
Premtimi për më shumë mbështetje për Ukrainën pasqyron gjithashtu shqetësimet brenda aleancës se vendi mund të rrezikohet nga mbarimi i municioneve dhe mund të përballet me kërcënime të reja nëse Rusia do të përdorte armë të reja.
Problemi është se arsenalet e NATO-s nuk janë pa fund dhe disa vende mund rrëmojnë për të gjetur mjaftueshëm armë antitank dhe antiajror për të mbajtur furnizimet të rrjedhin përtej kufirit polak.
Zyrtarët perëndimorë thonë se nuk kishin pritur që Ukraina të kishte nevojë për kaq shumë armë në fushëbetejë në këtë fazë të konfliktit, duke parashikuar përkundrazi se rezistenca do të ishte bërë më shumë në formën e një kryengritjeje.
Nëse Sali Berisha do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Partia Socialiste do të shkëpusë çdo marrëdhënie me opozitën.
Kështu deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur ftoi pjesën tjetër të opozitës që t’i bashkohen nengociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nga këto negociata ai përjashtoi Berishën.
“Me Saliun ne nuk kemi punë, është i vdekur politikisht, por meqënëse një pjesë e juaj dhe me sa po shoh po shtohen çdo ditë që mendoni se ai është gjallë. Kjo është çështje e juaja. Është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe drejtpërdrejt: nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, deklaroi Rama.
Pas Kryeministrit fjalën e kërkoi Enkelejd Alibeaj për t’iu përgjigjur. Por, kreu i grupit parlamentar nuk foli dhe ai që e pengoi ishte Sali Berisha, që iu drejtua gjithashtu foltores, madje duke shtyrë Alibeajn kërkoi fjalën.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi që të ulej Berishës. Berisha refuzoi, ndërsa fjalën për procedurë e mori Taulant Balla. Balla e cilësoi të pashembullt përplasjen e Berishës në foltore me Alibeajn dhe i kërkoi Nikollës pushim të seancës.
Ndërkohë, Berisha i ktheu përgjigje Edi Ramës në dalje të Kuvendit në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse në krye të saj vjen Berisha.
“E falenderoj për këtë qëndrim, sepse faktoi që ka frikë nga opozita e vërtetë”, tha Berisha para gazetarëve.