Videot kryesore

Tentoi të digjte me benzinë një farmaci në Tiranë, arrestohet 37-vjeçarja
Tentoi të digjte me benzinë një farmaci në Tiranë, arrestohet 37-vjeçarja Gazeta Si 113 Shikime • 3 years më parë

Tentoi të digjte me benzinë një farmaci në Tiranë, arrestohet 37-vjeçarja

WhatsApp Video 2022-10-14 at 3
WhatsApp Video 2022-10-14 at 3 Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Rama kukafshehti me Kurtin

⁣Deti me Greqinë, Meta: Rama aventurier! Afera do ta marrë në fund të detit
⁣Deti me Greqinë, Meta: Rama aventurier! Afera do ta marrë në fund të detit Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Ilir Meta doli në konferencë për shtyp për të denoncuar një grup mafioz, sipas tij, që po vendos çmimin e naftës në vend, por në të njëjtën dalje foli për dy qëndrime të kundërta të Edi Ramës në politikën rajonale.

E para lidhej me çështjen e detit me Greqinë. Këtu akuzoi se Rama me qëndrimet e tij po dëmton interesat kombëtare.

“Ne nuk e kemi problemin me Greqinë, por e kemi me Edi Ramën dhe këtu llogaridhënia është e pashmangshme. Kjo aferë do të marri në fund të detit Edi Ramën, pa asnjë diskutim. I kam dërguar një letër Kuvendit dhe u kam çuar 140 deputetëve të Shqipërisë. Edhe një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vijnë si rezultat i gjithë lojërave të Ramës, i papërgjegjshëm, aventurier dhe i marrë peng. Dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave tona kombëtare”, tha Meta.

Ish-Presidenti thotë se e ka të mirëdokumentuar të gjithë veprimtarinë e dëmshme ndaj interesave kombëtare të Edi Ramës, por se në publik s'mund të fliste për të gjitha.

“Veprimtaria shumë e dëmshme e këtij individi është shumë e dokumentuar, por nuk dua të flas për të gjitha në publik”, u shpreh ai.

Çështja e dytë ku u ndal Meta është Ballkani i Hapur. Ai thotë se në Presidencë ka qenë i rezervuar, por nismën e kundërshton.

“Rama, dobiçi i Vuçiç në Ballkanin e Hapur. Kam pasur qëndrim të përmbajtur, por e dini se cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi, që është nga politikanët më të përgjegjshëm e përvojë në këtë rajon. Edhe Presidenti i Maqedonisë së Verisë ka pasur e shprehur rezervat e tij, për këtë nismë që minon perspektivën europiane të rajonit dhe procesin e integrimit”, u shpreh Meta.

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë
Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa
Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Reshje të dendura shiu në Korçë, ndërsa Tirana dhe qytetet e tjera përvëlohen nga vapa

Rusia publikon pamjet nga dorëzimi i regjimentit ukrainas "Azov"
Rusia publikon pamjet nga dorëzimi i regjimentit ukrainas "Azov" Gazeta Si 113 Shikime • 4 years më parë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se 264 luftëtarë janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe janë dërguar në zonat e mbajtura nga rebelët e mbështetur nga Rusia.

53 luftëtarë të plagosur rëndë u dërguan në qytetin e Novoazovsk dhe 211 të tjerë në Olenivka, thotë zëvendësministri i Mbrojtjes.

Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase thotë se disa luftëtarë të tjerë mbeten të bllokuar në Azovstal dhe përpjekjet për t’i shpëtuar vijojnë.

Prodhimi i grurit sipas shteteve që nga viti 1965
Prodhimi i grurit sipas shteteve që nga viti 1965 Gazeta Si 113 Shikime • 5 years më parë

⁣Prodhimi i grurit sipas shteteve që nga viti 1965

⁣Metamorfoza e Lulzim Bashës për vettingun në drejtësi
⁣Metamorfoza e Lulzim Bashës për vettingun në drejtësi Gazeta Si 113 Shikime • 5 years më parë

Në një nga ditët e prillit të çadrës së Republikës së Re këtu e 5 vjet më parë, kur ish-ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i kërkoi Lulzim Bashës miratimin e paketës ligjore me 7 ligje për zbatimin e reformës në drejtësi si kusht për hapjen e negociatave, kreu i PD-së tha: “Nuk ka bisedime, nuk ka negociata, ka vetëm bisedime për të negociuar largimin tënd (Ramës) dhe ardhjen e një qeverie teknike, nuk do të negociojmë futjen tonë në qeveri jo, ne do të jemi opozita deri sa qytetarët të vendosin se kush do të qeverisë këtë vend, por harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin tënd të Brendshëm që njihet botërisht si mbrojtës i krimit, harroje se do të bësh zgjedhje zotëria juaj, harroje se do të bësh zgjedhje me kriminelët kryetar bashkish, me kriminelët në Kuvend... Na kanë thënë bëjeni vettingun se do të hapen negociatat, kësaj në shqip i themi broçkulla, në anglisht ka një fjalë”. Basha iu drejtua atyre që e rrethonin: “Kush di anglisht këtu? Si i thonë në anglisht? Pyeti ai, duke marrë përgjigje të shpejtë jo vetëm nga një zë.

“Bullshit”, ngriti zërin.

Basha do ta përcillte me pak fjalë të ngjashmen edhe në një postim të tij në Facebook diku nga mesi i prillit i vitit 2017.

“Opozita është pro vettingut sipas parashikimeve kushtetuese të 22 korrikut për vettingun. Ligji i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama nuk ka lidhje me këtë reformë dhe nuk i shërben vettingut, por kapjes së procesit të vettingut për të kapur pastaj gjithë aparatin e drejtësinë.

Ka vetëm një garanci për largimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptuar: një vetting i pavarur. Këtë vetting do të bëjmë në Republikën e Re.

Ne do të votojmë nga e para ligjin për vettingun dhe pesë ligjet e tjera të zbatimit të reformës në drejtësi, sipas marrëveshjes se 22 korrikut, për t’i kthyer ato tek fryma dhe gërma e 22 korrikut dhe, mbi të gjitha, për të garantuar një drejtësi të pavarur nga politika dhe nga krimi.

Por së pari duhet të bëjmë zgjedhje të lira”.

Por vetëm pak kohë më pas, (as një muaj nga premtimet e tij), Lulzim Basha hyri në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndryshe nga sa tha, bëri bashkëqeverisje me të, ndryshe nga sa tha, nuk ndryshoi konfigurimin e kryetarëve të bashkive “kriminelë” e as deputetëve, madje kaloi edhe paketa ligjore për drejtësinë.

Lulzim Basha kishte një opinion tjetër edhe ndaj ndërkombëtarëve në një nga debatet për zgjedhjen e drejtuesve të organeve në drejtësi.

“...Nuk mund të ketë kurrësesi në pikëpamjen time ndonjë institucion ndërkombëtar i cili të kërkojë dhunimin e Kushtetutës dhe nuk mund t’i shkojë askujt në mendje asnjë përfaqësuesi ndërkombëtare t’i kërkojë shqiptarëve apo faktorëve politike apo opozitës të shkelin mbi konsensusin e 22 korrikut kjo për mua është e paimagjinueshme. Nuk kanë asnjë vlerë sepse nuk kanë asnjë tagër që të interpretojnë Kushtetutën e Shqipërisë...”

Basha nuk ndryshoi gjithashtu qëndrim për KPK kur këmbëngulte disa herë se kish përdorur dy standarde për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kur drejtësia e re ishte diskretituar e deri tek deklaratat se vettingu ishte korruptuar që në gjenezë.

Këto ishin qëndrimet e Lulzim Bashës deri pak muaj më parë, kur në një ditë tetori mes konfliktit të hapur me Sali Berishën i shpallur “non grata” nga SHBA dhe një propozimi të ardhur në Kuvend nga PS-ja për zgjatjen e mandatit të KPK dhe komisionerëve publik deri në fund të 2024-ës, Basha do të ndalte hovin dhe do të sqaronte një të vërtetë se me mbarimin e mandatit të KPK-së, procesi nuk mbetej në vakum.

“Nuk ka vakum kushtetues, vettingu vazhdon, nuk ndalet. E parashikon Kushtetuta. Mundësisht tua sqaroni sa më mirë shqiptarëve. Ajo që kërkohet është zgjatja e mandateve të 14 personave që kanë pasur katër vite kohë. Para se ky vendim të merret, duhet të diskutohet fillimisht se çfarë kanë bërë këta njerëz, si ka ecur procesi, çfarë kanë bërë, a kanë pasur presion, duhet vendosur cila është më e mira përballë reformës në drejtësi. Çdo vendim i yni është më i miri për shqiptarët”, tha Basha për mediat disa muaj më parë.

Se sa u bë analiza nga Basha apo grupi i PD për atë që ka bërë KPK këto vite kjo mbetet për tu parë.

Ajo që kuptuam të gjithë ishte një qëndrim i tij pro zgjatjes së mandatit të vettingut vetëm 30 minuta para fillimit të seancës me një opinion krejtësisht të ndryshuar edhe për ndërkombëtarët kur tha se këta të fundit e kishin kërkuar dhe jo PS që sipas tij donte t’ia kalonte vettingun KLGJ dhe KLP.

Basha tha të enjten para medias se nuk kishte ndryshuar qëndrim por zbuti tonet kur nënvizoi se, “reforma në drejtësi ka pasur ngecje dhe devijime”.

Përkundër qëndrimit të 5 viteve me parë, Basha tha se vota ishte për integrimin e vendit. Dhe mbi të gjitha, ai theksoi se PD-ja e kishte arritur qëllimin duke ngritur dy komisione ajo për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Politikisht ngritja e dy komisioneve nuk do të thotë asgjë, sa kohe që nuk kemi objekt të paracaktuar dhe me qëndrime paraparake nga PS-ja krejt të ndryshme për secilën prej çështjeve.

Nuk do të thotë asgjë politikisht as për kauzën tjetër atë të vettingut të politikanëve (që aq shumë e theksoi Basha të enjten), kur PS-ja minimalisht nuk ka lëshuar sinjale afruese, e madje edhe disa opinione paraprake nga shoqëria civile depozituar në Kuvend flasin kundër propozimit

Nuk do të thotë asgje politikisht sa kohë që kemi një komision po aq të rëndësishëm atë për inceneratorët që deri më tash ka bërë një vrimë në ujë dhe ka pak shanse edhe nëse i zgjatet mandati i kërkuar nga PD-ja.

Që do të thotë shumë pak në dhënien e një shpjegimi të drejtë, bindes dhe shterues për një kryetar opozite që deri para do muaj më parë, për më shumë se 5 vjet, ka mbajtur një qëndrim diametralisht të kundërt për çështjen më të diskutueshme në vend atë të vettingut në drejtësi.

Të gjithë skenarët / Kur vota është vlefshme dhe kur jo
Të gjithë skenarët / Kur vota është vlefshme dhe kur jo Gazeta Si 113 Shikime • 6 years më parë

Pasi Kolegji Zgjedhor i vuri kapak odisesë e debatit mbi modelin e fletës së votimit, duke vendosur numrat në vend të emrave të kandidatëve, sfida tashmë mbetet informimi masiv i qytetarëve mbi mënyrën e votimit dhe rastet kur fleta e tyre konsiderohet e pavlefshme.

Për të sqaruar këto detaje teknike thelbësore për një proces zgjedhor, këtë të hënë Komisioneri Ilirjan Celibashi doli në një konferencë për shtyp. Si fillim, kreu i KQZ-së tha se para se t’i drejtohen një qendrë votimi, qytetarët duhet të kenë të qartë dhe fiksojnë mirë numrin e partisë, apo koalicionit të preferuar dhe numrin e kandidatit të preferuar të kësaj partie, apo koalicioni.

“Në çdo qendër votimi do të vendosim postera për të treguar se çfarë numri ka çdo kandidat i çdo partie. Nëse ndonjë nga votuesit do të ngatërrohet për numrin e kandidatit, mund ta konsultojë edhe njëherë informacionin me fletëpalosjen te dhoma e fshehtë”, tha Celibashi.

Duke marrë me radhë të gjitha kombinimet e mundshme Komisioneri sqaroi se kur një fletë votimi vlerësohet e vlefshme dhe kur e pavlefshme.

“Një votues mund të zgjedhë partinë, ose koalicionin dhe një kandidat të kësaj partie. Nuk mund të zgjedhin dy kandidatë. Nuk mund të zgjedhë një parti dhe një koalicion dhe një kandidat të një partie, apo koalicioni tjetër. Në çdo rast kandidati duhet të jetë brenda kësaj partie. Njëkohësisht një votues mund të votojë vetëm partinë dhe asnjë nga kandidatët që ajo ka propozuar. Fleta është e vlefshme edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat dhe nëse nuk ke zgjedhur partinë, apo koalicionin. Kjo fletë numërohet si votë për kandidatin, por edhe për partinë apo koalicionin që i përket. Nuk mund të zgjedhësh dy kandidatë, apo dy parti”, sqaroi ai.

Për të sqaruar edhe më tej, KQZ do të ndërmarrë një fushatë informimi masiv të qytetarëve mbi të gjitha detajet teknike të procesit zgjedhor. Celibashi tha se ky program informimi do të përçohet te të gjithë qytetarët.

Në lidhje me afatet dhe kostot e prodhimit të fletëve të votimit, pas alarmit të ngritur nga kompania sllovene e kontraktuar për printimin e tyre, Ilirjan Celibashi tha se me modelin e thjeshtuar me numra të miratuar nga Kolegji procesi nuk rrezikohet dhe as shkakton shpenzime shtesë.

“Nëse ne do të vonoheshim edhe më, kostot do të ishin më të mëdha, sepse do të paguhej më shumë për transportin, sepse do të ishim në kushtet e emergjencës. Por, me modelin e miratuar kemi të gjithë mirëkuptimin e kompanisë së fletës së votimit, që edhe pse ne jemi shumë vonë pasi do të duhej të kishim dorëzuar modelin e fletës që më 26 mars, ata brenda të njëjtave termave financiarë do të përmbushin detyrimet e tyre për të printuar dhe transportuar fletët e votimit pa asnjë kosto shtesë”, tha Celibashi.

KQZ ka kontraktuar kompaninë sllovene Cetis për printimin e 3.6 mln fletëve të votimit. Përmes një letre dërguar KQZ-së në fillim të këtij muaji, kjo kompani ngriti shqetësimin se vonesat e mëtejshme dhe vështirësia e modelit të fletëve rrezikonin mospërmbushjen e dorëzimit të tyre brenda afateve.

Avni Mula- Në Valsin e Përjetësisë
Avni Mula- Në Valsin e Përjetësisë Gazeta Si 113 Shikime • 6 years më parë

Momentet më të ligshta ndiente ato kur pesha e viteve mbi supe, nuk e linin të ngjitej më në skenë, por jehona e “Valsit të Lumturisë”, një nga krijimet e tij të para i falte kënaqësi të pamatshme, sepse vitet as e kishin zbehur e as e kishin mbuluar me harresë.

Në moshën 92-vjeçare, baritoni dhe kompozitori i madh shqiptar Avni Mula, fluturoi, siç shkruante e bija Inva në lajmërimin e përmortshëm se gjigandi i muzikës kishte fluturuar drejt valsit të përjetësisë.

I jetoi të gjithë kohët muzikanti gjakovar, i brumosur me kulturë shkodrane dhe i formuar në Konservatorin e Moskës, ku njohu dhe dashurinë e madhe të jetës, Ninën.

Ishte viti 1952, kujtonte dikur e ndjera soprano ruse, e cila e bëri Shqipërinë atdheun e saj, kur njoh me djalin e pashëm dhe elegant që këndoi për publikun atje “Luleborë”-n e Simon Gjonit.

Pastaj dashuria do të lindte në skenën e operas “Pagliacci”, të Leoncavallo-s. Dy këngëtarët lirikë – njëri bariton e tjetra soprano do të interpretonin fill edhe “Eugjen Oniegin”, të Çajkovskit.

Vite më pas, do të ishte e bija që do ta sillte produksionin e “Pagliacci”,në TKOB, aty ku prindërit e saj u ngjitën për dekada.

U martua me të bukurën soprano ruse dhe më 1957 do ta sillte me vapor nga Moska drejt portit të Durrësit e më pas në shtëpinë e tij në Shkodër.

Nga shumë dashuri të lëna në mes për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë, ajo mes Avni dhe Nina Mulës mbijetoi. Nina u kthye më 1960-n, pas letrës që i shoqi i dërgoi dhe prej asaj kohe për të afërmit e saj do të njoftohej përmes ndonjë letre të rrallë.

Por ishte puna artistike që i mbante të lumtur e të lidhur me njëri-tjetrin gjithmonë, brenda dhe jashtë skene.

Por në Tiranë, operat do t këndoheshin në gjuhën shqipe. E para opera që interpretuan në Teatrin e Operas dhe Baletit ishte “Jolanda” e Çajkovskit. Por Çajkovski tanimë nuk fliste rusisht dhe i takonte Avni Mulës ta ndihmonte të shoqen në interpretim, siç kish bërë ajo kur jetonin në Rusi.

“Ne kemi interpretuar bashkë shumë role në opera”, thoshte Avni Mula dhe ato më të bukurat, sipas tij, i kishte kënduar me Ninën. Pas skenës së Teatrit të Operas, rritën dhe dy vajzat e tyre, Adelinën pianiste dhe Invën soprano, sepse siç rrëfente Nina, qe e vështirë të gjeje dado që u përshtateshin orareve të vona të artistëve operistikë.

Edhe në vitet e brishta të moshës së shkuar, e kishte të vështirë të ndahej nga zakoni për t’u ndalur tek Teatrit i Operas dhe Baletit.

“Unë vij shpesh në TOB. Shikoj gjendjen që është sot opera, kujtoj miqtë dhe shokët e mi, që kemi punuar këtu”, kujtonte vite më parë artisti, i cili më 4 janar të këtij viti mbushi 92 vite të jetës, ku ndër to shumë i kishte kaluar në skenë.

Kujtonte vitin 1957, kur ishin transferuar nga opera e vjetër tek Akademia e Arteve në godinën e stilit sovjetik të Pallatit të Kulturës, tashmë me salla të restauruara dhe gati për shfaqje.

Kujtonte operan “Traviata”, “Berberi i Seviljes” “Skënderbeu”. Kujtonte se qe nga prijësit kryesorë të veprës dhe kujtonte se rolin e Skënderbeut e patën luajtur miqtë e tij, me të cilët ndau vitet e Konservatorit, si Gjon Athanas, Gaqo Çako e të tjerë.

Në vitet ’50 studentët shqiptarë në Moskë si Gjon (Xhon) Athanas, Ibrahim Tukiçi, Pjetër Gaci, Çesk Zadeja, Rifat Teqja , Agron Aliaj, Petrit Vorpsi e të tjerë, do të bëheshin elita e artit shqiptar.

Pasi interpretoi në opera role si Figar te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit apo Gjeta tek “Mrika” e Prenk Jakovës dhe siç numëronte ai, në mbi 30 opera më 1966-n, nga repertori u hoqën veprat e huaja.

Opera, ushqimi kryesor i këngëtarëve lirikë do të merrte fund dhe kështu Avni Mula do t’i kushtohej gjithnjë e më shumë kompozicionit.Kur kujtonte sesi ua hoqën operat e huaja, Avni Mula thoshte se artistin e mbante gjallë repertori.

Edhe kompozicioni, rrëfente ai i kishte falur shumë kënaqësi, veçanërisht kur këngët dëgjoheshin, vlerësoheshin dhe mbeteshin në memorien e popullit, edhe atij të thjeshtit që nuk kishte pasur mundësi të hynte në sallën e operas.

Kështu do të ngjitej në skenën e Festivalit të Këngës, qysh në edicionin e parë më 1962-shin, me disa interpretime bashkë me miqtë e tij Ibrahim Tukiçi e Gjoni Athanas.

Në festivalin e katërt të Këngës në RTSh, do të krijonte të famshmin “Valsi i Lumturisë”. Të tjerë këngë që kanë mbetur të gjalla në breza janë edhe “Nënë moj do pres gërshetin”, e interpretuar nga Vaçe Zela më 1976, duke marrë çmimin e parë , “Këngët e Atdheut tim” apo “Shqipëri o vendi im”.

Në ato vite shkroi edhe operetën “Karnavalet e Korçës” dhe më 1984 –n operan “Borana”.“Sa i takon veprave të mëdha që i janë kushtuar atdheut, për mua vepra “Borana” mbetet më e bukura”, thoshte artisti, ndërsa opera do të ringjitej vite më pas në skenë, në vazhdën e rikthimit të veprave të kompozitorëve shqiptarë.

“Lamtumirë axha Avni! Kështu të qeshun do të kujtoj përgjithmonë”, shkruante pianisti Genc Tukiçi, biri i mikut të tij, Ibrahim Tukiçi, i cili kishte postuar një fotografi me Mulën në ditëlindjen e tij të 92-të.

Mesazhe ngushëllimi do të vinin edhe nga politika. Kryeministri Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha, kryebashkiaku Veliaj, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës shprehën hidhërimin për ndarjen nga jeta të lirikut shqiptar. Kolos i muzikës shqiptare e cilësoi kreu i shtetit, ndërsa Ruçi e quajti “kolonë zanore të jetës shqiptare”, artistin e madh.

Në maj të këtij viti, sallës së koncerteve në shkollën e muzikës “Servete Maçi” iu vu emri i Avni Mulës. Në përurim qe edhe vetë artisti, i cili u ul të interpretonte në piano.

“Tashmë u bashkuan në qiell! Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para: “Kur këndoj për ty moj nënë” “I ëmbël zëri i gjyshes” “Për çdo vit në maj” Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!” shkruante kantautori Ardit Gjebrea.

Mbi humbjen e Mulës ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shkruante ““Valsi i lumturisë” sonte fluturon lart në qiell me engjëjt duke marrë me vete shpirtin e artistit shumë të dashur Avni Mula, që jetoi me artisten e rrallë, lindi artiste të rrallë dhe lumturoi me muzikën e tij sa e sa artistë që e kënduan dhe artdashës që e adhuruan!”.

Kumbaro do të kujtonte edhe 90 vjetorin e ditëlindjes së Avni Mulës, një festë surprizë nga e bija, Inva, më 2018-n në mjediset e Teatrit të Kukullave.Një nga dëshirat, të cilën mundi ta realizojë me të shoqen sa qe gjallë ishte të vizitonte edhe nëjeherë Konservatorin “Çajkovski”, ku u formua si artist dhe gjeti dashurinë e jetës.Dëshirnte edhe të kthehej në vendlindje, Gjakovë për një shfaqje me dashamirët e artit, duke ia dalë ta realizonte me të bijën.

Për ndarjen nga jeta të Artistit të Popullit dhe Nderit të Kombit, dy tituj që vlerësuan karrierën e tij, do të reagonin edhe presidenti i Kosovës Thaçi dhe ish-kryeminstri Haradinaj, duek e cilësuar humbje të madhe të kulturës kombëtare.

Mula nuk e ndali hovin edhe në dhjetëvjeçarët e fundit, duke publikuar më 2008-n, videoklipin me Liljana Kondakçi “Udhëtim në Pranverë” dhe një vit më vonë videoklipin “Vajza me kaçurrela”. “Kam kënduar muzikën shqiptare dhe të huaj, e cila më ka falur shumë në jetën time dhe nuk kam pengje”, thoshte vite më parë Avni Mula, ndërsa Valsi i tij i Lumturisë do të jehojë gjatë tek shqiptarët.

Video emisioni i Rai 3 per kanabisin.mp4
Video emisioni i Rai 3 per kanabisin.mp4 Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Video e kronikës së dhënë në edicionin e lajmeve të televizionit italian Raitre (Rai 3) mbi një raport sekret të policisë italiane ku jepen edhe fotot përkatëse të fotografimit nga ajri. Sipas kësaj kronike mbjellja e kanabisit e farës vietnameze bëhet jo në parcela të mëdha masive, por të sipërfaqe të vogla.

Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet”
Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet” Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Atë e kanë zili pothuajse të gjithë, por më shumë “të çuditur” mbeten ata që nuk kanë provuar ende të ngjisin qoftë edhe një mal, e të kuptojnë atë lumturinë që do të ndiejnë duke “e pushtuar” atë. Ndonëse është 8 vjeç, e mbase siç thotë edhe gjyshja e tij, – Ladi Sulo, që të gjithë e përngjajnë me mishërimin femëror të Dashnor Dikos (i famshmi i “Bananes”) – “Markus nuk e kupton realisht se çka po bën, por kur të rritet, do falënderojë nënën e veten, duke u ndier krenar”. Maja e Jezercës, Korabi apo maja e Çikës e Shëndëllia janë disa nga arritjet e këtij “fëmije” 8-vjeçar, – atë që shumë alpinistëve, u duhen muaj stërvitjeje (një shoqatë ka disa muaj që stërvit alpinistët dhe dashamirësit e maleve me majat e larta, duke u thënë se po përgatitemi të pushtojmë malin më të lartë në Shqipëri, Korabin).

Meta konferenca Rama Soros ambasadoret
Meta konferenca Rama Soros ambasadoret Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Presidenti Meta ne konferencen per shtyp duke folur per krizen, ku ka sulmuar nderkombetaret mbi menyren se si po e menaxhojne krizen politike

Video muzik enver Hoxha.mp4
Video muzik enver Hoxha.mp4 Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Ne Tirane ne nje qender votimi ku protestuesit ironizojne votuesit, duke bere thirrje Enver Hoxha, Parti Enver. Disa protestues luajne muzike

ROSU duke arrestuar një person në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut
ROSU duke arrestuar një person në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Mbi 20 persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në aksionin e ndërmarrë në veri kundër grupeve kriminale dhe kontrabandistëve në veri të Mitrovicës.

Video, si u arrestua sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi
Video, si u arrestua sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Pasi protesta e sotme e opozitës përshkallëzoi në akte dhune, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e protestuesve.
Forca të shumta kanë rrethuar sekretarin organizativ të PD, Sait Dollapi, i cili është qëlluar nga policët, që e kanë marrë me forcë.
Ai ka tentuar të largohet me vrap, por një grup policësh e kanë rrethuar dhe e qëlluar me shkopa gome. Dollapi duket se ka marrë lëndime.
Ndërkohë që edhe protestues të tjerë kanë pasur të njëjtin fat.

protesta, kryemadhi publikon spotin
protesta, kryemadhi publikon spotin Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

protesta, kryemadhi publikon spotin

Basha per djalin e olldashit.mp4
Basha per djalin e olldashit.mp4 Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Kryetarii PD, Lulzim Basha ne takimin me te rinjte europiane EDS, i zhvilluar ne Tirane. I pranishem ka qene edhe Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit Sokol Olldashi, dikur rival i Bashes per kreun e PD.

Shkumbini denoncon arbitrimin skandaloz në ndeshjen me Delvinën
Shkumbini denoncon arbitrimin skandaloz në ndeshjen me Delvinën Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Gabimet e arbitrave janë më të pakta kohët e fundit, në kategoritë inferiore vijon estrada dhe gabimet trashanike. Rasti më i fundit ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Shkumbinit dhe Delvinës. Klubi peqinas është në grupin e jugut në Kategorinë e Dytë dhe këtë sezon kërkon ringjitjen në Kategorinë e Parë.

Corovode, skrapar
Corovode, skrapar Gazeta Si 113 Shikime • 8 years më parë

Corovode, skrapar

Showing 29 out of 30