Videot kryesore

⁣Permbytjet
⁣Permbytjet Gazeta Si 96 Shikime • 6 years më parë

⁣Permbytjet

Nën pranga i dënuari që transportonte kanabis drejt Greqisë
Nën pranga i dënuari që transportonte kanabis drejt Greqisë Gazeta Si 122 Shikime • 7 years më parë

Përpara disa minuta Policia e Shtetit ka bërë më dije se në vijimësi të planit për kapjen e personave, për trafikim të lëndëve narkotike, është dënuar me 7 vjet burg e 4 muaj shtetasi Qamil Muçaj, 47 vjeç, banues në Mallakastër.

Go Taps
Go Taps Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

Si funksopnon Go Taps

Rama kërkon mandatin e tretë me premtime aeroportesh, portesh, hekurudhash e rrugësh
Rama kërkon mandatin e tretë me premtime aeroportesh, portesh, hekurudhash e rrugësh Gazeta Si 70 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama do t’u kërkojë shqiptarëve më 25 prill mandatin e tretë duke u mbështetur tek platforma për nxitjen e punësimit dhe tek projektet infrastrukturore, që mund të ndërtohen falë paketës prej 20 miliard euro për rajonin të Bashkimit Europian.

Për të parën, Rama tha se sot vendi ka mundësi për të ndezur motorë të rinj të ekonomisë falë rritjes së fuqisë së brendshme të tij.

“Pse dhe si do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë në mandatin e tretë pasi ka ecur dhe ka ecur jo pak në këtë mandat, duke rimarrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku ne e gjetëm në mandatin e parë? Faktet thonë që ne kemi dy krahë, kemi krahun e fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe seç ishte dhe përmes këtij krahu kemi sot para syve tanë një sërë motorësh të rinj për t’i ndezur ekonomisë dhe për të nxitur jo thjesht punësimin në numra, por një punësim ku vlera e pagës edhe në sektorin privat do të rritet”, u shpreh ai.

Krahu tjetër është paketa financiare prej 20 ml eurosh e premtuar nga Bashkimi Europian për rajonin në infrastrukturë, energji dhe digjitalizim.

“Kemi krahun tjetër të ri që është shumë i fuqishëm që është plani i ri europian, që bazohet tek ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin tim të madh ju e keni përqafuar të gjithë, vizioni i shengenit rajonal. Ka qenë ai vizion që ka avancuar me vështirësi vit pas viti dhe që është bërë baza sot e planit masiv europian pas ndryshimit të Komisionit Europian dhe ka qenë edhe këmbëngulja jonë për të këmbëngulur që integrimi europian individualisht mund të marrë kohë dhe rajoni duhet mbështetur. Komisioneri për Zgjerimin erdhi këtu dhe tha për një plan prej 9 mld euro grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga 1 mld në 9 mld”, u shpreh Rama.

Por a është në gjendje Shqipëria që të përthithë fondet e BE-së? Rama foli i bindur që po.

“Na takon ne që të bëjmë projektet dhe t’i kthejmë këto para në investime. Ne e kemi treguar që dimë ta bëjmë këtë. Paratë për bujqësinë ishin aty prej vitesh. U desh vota e 2017 që ne të merrnim kreditimin për agjencinë dhe sot ne jemi vendi i parë në rajon për thithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë”, deklaroi Kryeministri.

Në lidhje me projektet infrastrukturore, Rama premtoi ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërtimin e aeroporteve në Vlorë e Sarandë dhe përfundimin e aeroportit të Kukësit. Sa u takon porteve, Kryeministri premtoi ndërtimin e portit të jahteve në Vlorë, portin e ri në Sarandë dhe portin e mallrave në Porto Romano, duke e shndërruar në port vetëm për pasagjerë portin e Durrësit. Po ashtu, ai tha se do të shqyrtohet mundësia bashkë me Qeverinë e Kosovës për portin e Shëngjinit.

Sa u takon projekteve në rrugë, Rama deklaroi se shpejt do të nisë puna për autostradën Milot-Fier dhe do të vazhdohet me Milot-Muriqan, si pjesë e “Korridorit Blu” dhe premtoi mbylljen e punimeve në Rrugën e Kombit.

⁣Pacientët e Covid-4 me bar-kafe
⁣Pacientët e Covid-4 me bar-kafe Gazeta Si 113 Shikime • 6 years më parë

Pamje të kuruara, pastërti, krevate bosh me pajisje anësore në pamje të parë moderne. Këto janë pamjet që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përçoi një ditë më parë përmes rrjeteve sociale.

Ishte spitali Covid-4. Mjekë dhe infermierë bëhen protagonistë në klipin pak më të shkurtër se 4 minuta. Ata shpjegojnë se si janë kushtet, si priten pacientët e infektuar në këtë spital etj, etj.

Gjithçka duket në rregull, madje aq në rregull sa në tabelën e orientuese të vendosur në katin e parë lexon edhe shigjetën me orientimin “Bar-Kafe”. Me gjasë do të jetë një shërbim i shtuar për pacientët e Covid, që nuk e kanë pasur këtë “luks” tek Covid-1, Covid-2, apo Covid-3.

Sipas sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të gjithë ata që do të shtrohen në spitalin Covid-4 janë persona të infektuar që më parë janë trajtuar në Covid-1, 2 dhe 3, por që kanë ende nevojë për mbikëqyrje.

Sekuestrohen armë dhe municione në Tiranë, arrestohet një 45-vjeçar
Sekuestrohen armë dhe municione në Tiranë, arrestohet një 45-vjeçar Gazeta Si 102 Shikime • 4 years më parë

⁣Sekuestrohen armë dhe municione në Tiranë, arrestohet një 45-vjeçar

Derbi Thuram në Serie A
Derbi Thuram në Serie A Gazeta Si 80 Shikime • 1 year më parë

Për të parën herë në Apenine, Derbi i Italisë është një derbi në familje. Mesfushori bardhezi do të luajë përballë vëllait sulmues zikaltër.

Beteja e gjinive në tenis
Beteja e gjinive në tenis Gazeta Si 56 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Nick Kyrgios mposhti Aryna Sabalenka-n 6-3, 6-3 në një ndeshje ekzibicioni të quajtur “Beteja e Gjinive”, promovuar si një version modern i fitores së famshme të Billie Jean King ndaj ish-fituesit të Grand Slam-it Bobby Riggs, më shumë se 50 vite më parë.

Banorët e Astirit bllokojnë Unazën e Re. Në protestë mori pjesë edhe Lulzim Basha
Banorët e Astirit bllokojnë Unazën e Re. Në protestë mori pjesë edhe Lulzim Basha Gazeta Si 78 Shikime • 7 years më parë

Policia nisi ditën e premte arrestimet e protestuesve të Unazës së Re, duke argumentuar se kishin hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, që sipas uniformave blu kanë ashpërsuar dënimet për bllokimin e rrugëve.

Firmoset marrëveshja që i hap rrugë Turqisë për rindërtimin e Laçit
Firmoset marrëveshja që i hap rrugë Turqisë për rindërtimin e Laçit Gazeta Si 77 Shikime • 7 years më parë

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan këtë të shtunë marrëveshjen për rindërtimin, që i hap rrugë agjencisë turke të strehimit social që të investohet në ndërtimin e 500 banesave në qytetin e Laçit, sipas ndihmës së ofruar nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan pas tërmetit të 26 nëntorit.

Marrëveshja u nënshkruar nga ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum dhe ministri shqiptar i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në prani të Kryeministrit Edi Rama.

“Tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në këtë moment të nënshkrimit për të vazhduar me zbatimin e këtij programi bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do të ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të Presidentit Erdogan dhe ne kemi zgjedhur zonën e Laçit ku besojmë se me këtë projekt do t’i hapim rrugë një transformimi rrënjësor me qëllim që njerëzit që humbën shtëpitë të kthehen në shtëpi më të mira sesa ato që humbën”, deklaroi në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, ministri turk ripërcolli edhe njëherë mesazhin e Presidentit turk në mbështetje të popullit shqiptar dhe tha se realizimi i 500 banesave është shenjë konkrete e kësaj mbështetjeje.

Shkodra-Jazz-Festival
Shkodra-Jazz-Festival Gazeta Si 107 Shikime • 5 years më parë

Festivali i Xhazit ne Shkoder

Qytetarët gjermanë mirëpresin në shtëpitë e tyre refugjatët nga Ukraina
Qytetarët gjermanë mirëpresin në shtëpitë e tyre refugjatët nga Ukraina Gazeta Si 97 Shikime • 5 years më parë

⁣Qytetarët gjermanë mirëpresin në shtëpitë e tyre refugjatët nga Ukraina

⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep
⁣Ndalohen me ligj, por bastet sportive na kanë hyrë në xhep Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Mbyllja e pikave fizike të basteve sportive në të gjithë Shqipërinë në 2019-ën nuk ka çrrënjosur fenomenin, madje muajt e fundit është vënë re një shtim i aktivitetit bastvënës përmes faqeve online, që e ofrojnë këtë shërbim edhe përmes një telefoni të thjeshtë inteligjent. Pra, bastet u hoqën nga rruga, por u futën në xhepat e shqiptarëve.

Gazeta “Si” identifikoi një faqe me emrin “HahaSport”. Nëse kërkohet në Google me këtë emër të shfaqen linqe me domeine malazeze (.me), domeine nga Tonga (.to), territoret britanike në Oqeanin Indian (.io) e deri tek domeini .eu që është domien i Bashkimit Europian.

Përmes kësaj videoje, gazeta “Si” ilustron se sa e lehtë është që të hapesh jo vetëm faqen, por edhe llogarinë në një kompani ofruese bastesh. Madje aty gjen edhe mënyrat e rimbushjes, e deri tek kontaktet e kujdesit për klientët. Kontakti telefonik është një numër britanik.

Në momentin që hapet kjo faqe, të ofron automatikisht përmes një njoftimi edhe mundësinë për të instaluar aplikacion bastesh, Android dhe iOS. Në të dyja rastet, instalimi ofrohet përmes dosjeve APK, që anashkalojnë kanalet zyrtare të Google (Play Store) dhe Apple (App Store).

Burime të gazetës “Si” nga krimi kibernetik në Policinë e Shtetit dhe ekspertë të sigurisë kibernetike pohojnë se gjatë muajve të karantinës në pranverë dhe në vazhdim është vënë re një shtim i trafikut tek faqet që ofrojnë baste sportive online, megjithëse edhe kjo formë është e ndaluar më ligj.

Burimet thonë se organizatorët përdorin domaine që ndryshojnë shpesh dhe automatikisht, çka e bën thuajse të pamundur për strukturat ligjzbatuese, si të Policisë së Shtetit, ashtu edhe të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të gjurmojnë dhe bllokojnë ato.

“Janë faqe të vendosura në servera të fshehur dhe IP që ndryshojnë vazhdimisht. Kjo do të thotë se gjurmimi është i kotë, pasi njëherë faqet mund të dalin me IP nga Brazili, pastaj nga Gjermania, apo Qipro e Britania e Madhe. Pra, janë IP të rreme”, thonë burimet.

Ofrimi i IP të rreme për të mbuluar IP reale nuk është një biznes i paligjshëm, madje në shumë vende të botës ofrohet kundrejt pagesave të ligjshme, duke shfrytëzuar parashikimet ligjore në këto vende për të drejtën e privatësisë së qytetarit.

Megjithatë, kjo e drejtë në Shqipëri po përdoret për të tejkaluar lehtësisht të gjitha pengesat teknike që mund të nxjerrë AKEP për të bllokuar bastet online. Nga AKEP thonë se kjo është një betejë e humbur.

“Mund të bllokojmë një IP, pastaj një tjetër, një tjetër, një tjetër e kështu me radhë, por ato shfaqen sërish pasi bëhet fjalë për një sistem të ndërlikuar ndërkombëtar të ndryshimit automatik të IP. Pra është e pamundur për ne, si përsa u takon burimeve njerëzore, ashtu edhe teknologjike që t’i bllokojmë”, thonë burime të gazetës “Si” nga AKEP.

Si në Policinë e Shtetit, ashtu edhe tek AKEP janë të vetëdijshëm edhe për lehtësinë me anë të së cilës mund të aksesohen këto faqe. Njëra formë për një vizitor të ri është përmes “Pop up”-eve me linqe që të adresojnë automatikisht në faqe që ofrojnë shërbimin e basteve. Linqet zakonisht gjenden në platformat apo faqet që ofrojnë transmetim online të ndeshjeve të futbollit në mënyrë pirate.

⁣9 Maji, politika shqiptare uron Ditën e Europës
⁣9 Maji, politika shqiptare uron Ditën e Europës Gazeta Si 109 Shikime • 5 years më parë

Bashkimi Europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe kur vjen puna te integrimi, e gjithë politika shqiptare, të paktën publikisht është në një mendje.

E në Ditën e Europës, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë përcjellë mesazhe sipas këndvështrimit të tyre.

Presidenti thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të heqin dorë nga “regjimet hibride”.

“Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ai.

Meta ka një apel drejtuar të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre.

“Të mendojnë dhe të veprojnë për t'i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë, që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si "dimri demografik", dramën më të madhe të vendit”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama e përcolli urimin shkurtimisht përmes një videoje artistike me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehet optimist se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë pjesë e familjes europiane.

“Nuk do të jetë e largët dita kur kufijtë e Europës politike dhe Europës kulturore do të jenë një dhe do të afrohen me kufijtë natyrorë të saj. Është merita edhe e popujve tanë që Ballkani Perëndimor ka filluar të perceptohet si një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian. Asimetria e shkallës së demokracisë midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor po ngushtohet ndjeshëm. Jam krenar që integrimi europian është fari që ndriçon Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët dhe që vendimi konsensual i Këshillit Europian për çeljen e negociatave u arrit gjatë shërbimit tim si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Ruçi.

Trafik droge në Finlandë me kokainë e amfetaminë, pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve
Trafik droge në Finlandë me kokainë e amfetaminë, pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve Gazeta Si 80 Shikime • 1 year më parë

⁣Trafik droge në Finlandë me kokainë e amfetaminë, pamjet e arrestimit të 9 shqiptarëve

Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë
Protestuesit kërkojnë largimin e Vuçiç nga Tirana: Kosova, zemra e Shqipërisë Gazeta Si 128 Shikime • 7 years më parë

Dhjetëra protestues janë mbledhur sërish sot në Tiranë kundër pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në samitin e Minishengenit.

Ndërkohë që pritet të nisë takimi kokë më kokë, mes kryeministrit Zoran Zaev,presidentit malazez Milo Gjukanovic , Vuçiç dhe Ramës, protestuesit e Lëvizjes Vëtëvendosje dhe anëtarë të shoqërisë civile u mblodhëmn me pankarta duke kërkuar largimin e presidentit serb nga Tirana.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.
Protestat janë ndezur edhe më shumë nga deklaratat e Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së. Presidenti serb e ka quajtur masakrën e Reçakut, të njohura nga gjithë bota ‘krim të fabrikuar’.

⁣Momenti kur e ëma takon Endri Dumanin, fëmijën e rikthyer nga Siria
⁣Momenti kur e ëma takon Endri Dumanin, fëmijën e rikthyer nga Siria Gazeta Si 129 Shikime • 6 years më parë

Endri Dumani ishte njëri prej fëmijëve të rikthyer nga kampi Al Hol në Siri me avionin e fluturimit të Kryeministrit Edi Rama nga Libani për në Tiranë.

Në Shqipëri, ai u prit nga e ëma dhe familjarë të tjerë të tij.

Arbër Hoxha ndëshkon Varazdin
Arbër Hoxha ndëshkon Varazdin Gazeta Si 48 Shikime • 11 muaj më parë

M⁣ëngj⁣ërashi kuqezi sh⁣ënoi dy gola n⁣ë jav⁣ën e 14 ndaj Varazdin n⁣ë sht⁣ëpi, duke e afruar Dinamon e Zagrebit akoma m⁣ë shum⁣ë me vendin e par⁣ë n⁣ë kampionat.

tritoli 3
tritoli 3 Gazeta Si 140 Shikime • 8 years më parë

tritoli 3

Zëri i Amerikës: Petrit Vasilit i është refuzuar viza amerikane
Zëri i Amerikës: Petrit Vasilit i është refuzuar viza amerikane Gazeta Si 136 Shikime • 7 years më parë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar e Zërit të Amerikës gjatë vizitës së saj në SHBA ku ka folur për situatën politike, por edhe për politikanët shqiptarë që iu janë refuzuar vizat nga SHBA. Gazetarja e VOA-s i tha Kryemadhit se “burimet e VOA konfirmojnë se nënkryetarit të LSI-së, zotit Petrit Vasili i është refuzuar viza” por kryetarja e LSI mohoi. Ajo tha se nuk e beson dhe se nëse ka një njeri pa probleme është ai. Megjithatë Kryemadhi shtoi se nuk e vë dorën në zjarr.

Showing 20 out of 169