Videot kryesore

Spa spektakolare
Spa spektakolare Gazeta Si 158 Shikime • 8 years më parë

Saturna është një ndër qendrat më të famshme të spa në Itali, që ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta

Europiani i peshëngritjes, Krenar Shoraj me medalje bronzi
Europiani i peshëngritjes, Krenar Shoraj me medalje bronzi Gazeta Si 170 Shikime • 8 years më parë

Prova e Krenar Shorajt qe i siguroi medaljen e bronztë nw kampionatin Europian të peshëngritjes në Batumi të Gjeorgjisë.

Corovode, skrapar
Corovode, skrapar Gazeta Si 122 Shikime • 8 years më parë

Corovode, skrapar

NASA paraqet një tjetër leksion për mbrojtën nga asteroidet
NASA paraqet një tjetër leksion për mbrojtën nga asteroidet Gazeta Si 145 Shikime • 8 years më parë

Një asteroid i madh mund t shkatërrojë qytetin e Nju Jorkut. Kjo ishte fjalia e parë që nisi leksion nga NASA për studentët e astronomisë. Ideja e këtij leksioni përfshinte faktin se si do të reagonin ata dhe çfarë do të ndodhtë nëse një asteroid prej 300 milimetra do të përplasej me Tokën. Ky stimulim filloi qe kur shkencëtarët zbuluan se përreth planetit tonë ka rreth 25.000 asteroide. Ata janë shprehur se forca e tyre është e mjaftueshmë për të shfarosur pjesën më ë madhe të qytetit të Mahnatanit. Ndër të tjera NASA është shprehur se nevojiten më shumë para për t’i kryer kërkime të tjera të nevojshm

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e shtatë
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e shtatë Gazeta Si 105 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

PD: Rama po kap edhe zërin e biznesit
PD: Rama po kap edhe zërin e biznesit Gazeta Si 92 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se vecc kapjes së institucioneve të lidhura drejtpërdrejtë me shtetin, po shtrin ndikimin e tij edhe tek organizma të biznesit, si Dhoma e Tregtisë dhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Pamjet spektakolare të ujëvarës nënujore
Pamjet spektakolare të ujëvarës nënujore Gazeta Si 138 Shikime • 7 years më parë

Pamjet spektakolare të ujëvarës nënujore

Shpresë për negociatat, Conte pret Ramën në Romë
Shpresë për negociatat, Conte pret Ramën në Romë Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të premte në Romë, ku shtrëngoi duart për herë të dytë brenda pak javëve me homologun italian, Giuseppe Conte, që ishte në Tiranë tre ditë para vendimmarrjes së Këshillit Europian për negociatat.

Vizita mbërrin pas nismës së ndërmarrë nga Italia për të rihapur në nëntor çështjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli Europian do të mblidhet në nëntor për të diskutuar çështjet e organizimit të brendshëm të institucioneve të Bashkimit Europian pas zgjedhjeve të majit për PE. Pikërisht duke shfrytëzuar këtë mbledhje, Italia ka propozuar që në agjendë të përfshihet edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Italia ishte njëri prej vendeve që mbështeti më fort hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe një prej zërave më qortues ndaj qëndrimit bllokues të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Vizita në Romë mbërrin gjithashtu edhe pas takimit që Kryeministri Edi Rama pati me homologun grek, Qiriakos Mitsotaqis në Athinë.

Bashkia e Lezhës përplaset me ministrin Lleshaj për pallatin 12-katësh
Bashkia e Lezhës përplaset me ministrin Lleshaj për pallatin 12-katësh Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Debati mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtorit të Urbanistikës dhe banorëve për pallatet e dëmtuara. Ministri e akuzon drejtorin se po përhap panik.

“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes”
“Holta ime ha bateri ‘Duracell’ për mëngjes” Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Tentuam më tej të largoheshim nga politika, duke e filluar bisedën me Nerin, lidhur me familjen e tij...e normale, duke e filluar se si e përjetoi tërmetin kur dihet se kryesisht, Neri është pothuajse gjatë gjithë kohës, i larguar me punë e larg shtëpisë. Ai përgjigjet se, për fat të mirë a të keq, atë mbrëmje ndodhej në shtëpi, ku dolën me vrap, pasi Holta ishte me shërbim.

“Jetoj në pallat të lartë, e shtëpia shkonte si traget. Joni, djali i vogël, nuk u zgjua fare, por me Markun, u ndodhëm në korridor, të dy me pizhame...e të dy të frikësuar”, rrëfen ai.

Kur e pyet për dashurinë e tij të madhe, Holtën, ai përgjigjet se: “ka qenë vërtet goditje rrufeje”, apo Kupidi, siç e shpjegon ai me fjalë të tjera.

Të dy jeni energjik. Ku e gjeni atë “stopimin”?

“Askund. Edhe në gjumë, jemi energjikë!. Holta është edhe ca më energjike se unë, saqë unë i them që ti ha çdo mëngjes bateri ‘Duracell’, se s’ka mundësi”.

Neri tregon sesi janë njohur.

“Asokohe isha asistent pedagog tek Akademia e Arteve e Holta kishte miqësi me ata të kursit ku unë jepja mësim. Erdhi një ditë të shikonte provimin me atë energjinë e vet. U eklipsova nga energjia, gazi, hareja, e i them një mikut tim, kush është ajo. E njëjta gjë kishte ndodhur dhe me të. Pastaj ndërruam numrin e telefonit, filluam të frekuentoheshim. Pra, 23 vite më parë, pikërisht në vitin 1997, në atë vit të tmerrshëm, unë gjeta dashurinë e jetës sime”, tregon ai.

Dhe kur është përvjetori?

“Ah, ne nuk kemi asgjë të tillë...as unaza, as përvjetor e as dasma, e po ashtu, të dy nuk jemi të tipit nishane, kafet e vogla dhe të mëdha. Kapemi prej dore, ashtu si ditën e parë...”, shton aktori.

Çfarë ndodh midis dy tipave energjikë?

“Shumë adrenalinë, shumë qyfyre, shumë gallatë...por edhe sherre. Edhe kur zihemi, rrallë, tundet gjithë pallati. Janë të gjitha me tepricë dhe me shaka them se, provova të ndërtoj një familje dhe më doli një familje Adams, e përzierë më Flinstones. Është pra, një familje shumë larg kornizave të zakonshme. Jemi natyra të lira dhe është shumë e bukur, siç është. Perfekt!”, tregon Liçaj.

E për çunat që tashmë kanë shkuar 16 dhe 14 vjeç? (Që kur jemi njohur, jemi bërë edhe ne “të lashtë”?) “...edhe ty të kam njohur pa rrudha, pa thinja, e sot...”. Çfarë keni menduar për të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri, në këtë situatë politike apo ekonomike të paqartë?

“Të dy, edhe unë edhe Holta, nuk kemi menduar t’u bëjmë jetën fëmijëve, e as t’ua drejtojmë. Detyra jonë është të nxjerrim në jetë dy qytetarë dhe faktikisht i kemi orientuar drejt sportit e artit, e para dëshira për garë dhe arti që zbukuron mendjen dhe shpirtin. Të dyja formojnë një njeri të denjë pasi në fund fare, fëmijët e mi të mos jenë më poshtë se një fëmijë francez, apo gjerman. A kam frikë? Hap pas hapi, përpiqemi të jetojnë të denjë edhe këtu, pastaj, jetojnë jashtë, apo këtu. Është e drejta e tyre, ndonëse asnjë prind nuk i do fëmijët larg. Kemi për detyrë, t’i edukojmë”.

E ndjekin babin ende edhe sot?

“Vijnë ngaherë në shfaqje, ekspozita, lexojmë libra bashkë, shkojmë në plazh, deri edhe nja dy vjet kur të thonë, pse me plakun e plakën do të shkoj në plazh unë?! Bëj shaka. Por gjithsesi, së bashku me ta, rritemi edhe ne. E nga ana tjetër të them të drejtën, familja shqiptare është shpërbërë paksa...e ne këtë pikërisht, nuk duam të bëjmë. Familja është e para”.

eco di bergamo.mp4
eco di bergamo.mp4 Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Një video mbresëlënëse ka zbuluar ndikimin e plotë të pandemisë së koronavirusit në Bergamo të Lombardisë, Itali, duke treguar sesi seksioni i njoftime me shpallje vdekjes është zgjeruar nga një, në dhjetë faqe. Video nga Lombardia ku 146 persona vdiqën në hapësirën e një jave, tregojnë një burrë që tregon në italisht faqet e gazetës “L'Eco di Bergamo”

⁣Mjekët e Infektivit hedhin poshtë akuzat e Bashës: Po u përsërit njoftojmë prokurorinë
⁣Mjekët e Infektivit hedhin poshtë akuzat e Bashës: Po u përsërit njoftojmë prokurorinë Gazeta Si 100 Shikime • 6 years më parë

Mjekët e Spitalit Infektiv kanë hedhur poshtë akuzat e bëra nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që tha mbrëmjen e së enjtes se janë manipuluar shifrat e personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Drejtorja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo me në krah kolegët e saj të këtij spitali shpërndau një mesazh, ku i vlerësonte akuzat e Bashës si tronditëse dhe goditje për profesionalizimin dhe përpjekjet e mjekëve në betejën 9-mujore kundër infeksionit.

“Nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekjet nga COVID-19 dhe themi me përgjegjësi të plotë që kjo jo vetëm është praktikisht dhe teorikisht e pamundur. Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit”, thuhet në deklaratën e mjekëve.

Mjekët kërkojnë nga politika që t’i japë fund lojës me vdekjet dhe paralajmërojnë se nëse akuza të tilla përsëriten, do t’i drejtohen prokurorisë.

“Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes, e jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të mund të parafytyrohet dhe akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara. Bëjme me dije se nëse kjo akuzë do të përsëritet, do të ftojmë organet kompetente që të verifikojnë çdo kartelë mjekësore. Nuk do të lejojmë kurrsesi këtë cënim që na bëhet në dinjitetin tonë njerëzor dhe profesional”, vijon deklarata.

⁣Energji e infrastrukturë, Rama: 10 mld euro investime në 4 vite
⁣Energji e infrastrukturë, Rama: 10 mld euro investime në 4 vite Gazeta Si 96 Shikime • 6 years më parë

Mes investimeve të planifikuara për vepra madhore në infrastrukturë dhe energji dhe investimeve të huaja vjetore në vend, Kryeministri Edi Rama thotë se nëse e merr mandatin e tretë, Qeveria do të ketë të paktën 10 miliardë euro për të investuar.

Nga takimi që pati me qytetarët e Peshkopisë, Rama renditi një sërë projektesh në energji dhe infrastrukturë. Si fillim u ndal te Hidrocentrali i Skavicës, ndërtimin e të cilit Qeveria ja ka besuar kompanisë amerikane Bechtel. Kryeministri premtoi se të gjithë ata që preken nga realizimi i kësaj vepre madhore do të kompensohen në masë 100 për qind.

Skavica, tha Rama, së bashku me TEC-in e Vlorës dhe dy parqet e energjisë diellore në Karavasta dhe Durrës, e të fituara nga kompania franceze Voltalia do të mundësojnë që Shqipëria të mos importojë asnjë cent energji elektrike, por vetëm ta eksportojë atë.

Sa për infrastrukturën, Rama përmendi Rrugën Milot-Fier, Tunelin e Llogarasë, ByPass-in e Tiranës, atë të Elbasanit, rrugën Muriqan-Milot e të tjera. Në të total, vlera e këtyre investimeve në energji dhe infrastrukturë shkon në rreth 6.7 miliardë euro, ndërsa duke përllogaritur se në vend hyjnë rreth 1 mld euro investime të huaja në vit, Rama thotë se për 4 vitet e ardhshme do të jenë të paktën 10 mld euro.

Serbët kalojnë natën në çadra, vazhdon bllokimi i kufirit Kosovë-Serbi
Serbët kalojnë natën në çadra, vazhdon bllokimi i kufirit Kosovë-Serbi Gazeta Si 68 Shikime • 5 years më parë

⁣Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë.
Forcat e Policisë së Kosovës ka qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë për reciprocitet për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Në shenjë proteste, serbët e Kosovës kanë kaluar natën në çadra, duke bllokuar rrugën

Ekspozita magjepsëse e Van Gogh në një formë tjetër
Ekspozita magjepsëse e Van Gogh në një formë tjetër Gazeta Si 98 Shikime • 5 years më parë

⁣Në vend që të qëndroni dhe të shikoni nga larg një prej pikturave të bukura me kornizë të artistit ikonik, imagjinoni të keni mundësinë të ecni brenda njërës prej tyre, me ngjyrat e gjalla që rrotullohen rreth jush, ndërsa ju gjendeni në një mënyrë tjetër të veprat mahnitëse post-impresioniste. Një ekspozitë si kurrë më parë me pikturat e Van Gogh që do jenë më pranë adhuruesve.

WhatsApp Video 2022-01-08 at 11
WhatsApp Video 2022-01-08 at 11 Gazeta Si 29 Shikime • 5 years më parë

protesta PD

Spitali pediatrik-gjinekologjik i shkatërruar nga rusët në Mariupol
Spitali pediatrik-gjinekologjik i shkatërruar nga rusët në Mariupol Gazeta Si 51 Shikime • 5 years më parë

⁣Spitali pediatrik-gjinekologjik i shkatërruar nga rusët në Mariupol

⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës
⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës Gazeta Si 129 Shikime • 5 years më parë

Partia Socialiste pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për zhvendosjen me një javë të datës së nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe rrëzoi kërkesën e Fatmir Mediut për të përfshirë në këtë proces të gjithë deputetët e Kuvendit, jo vetëm ata që janë anëtarë të grupeve parlamentare.

Alibeaj mori pjesë në konferencën e kryetarëve si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, megjithëse u shkarkua në Kuvendin e fundit të PD të organizuar nga Sali Berisha.

Propozimi i parë i tij ishte që të shtyhej data e mbledhjes së konferencës së kryetarëve, që Kushtetuta e cilëson si data e nisjes së procesit për në 10 maj dhe më 17 maj të mbahet raundi i parë i votimit.

Propozimi i dytë i tij lidhej me kohën mes zhvillimit të pesë raundeve të votimit në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS ja miratoi të dyja kërkesët, por me një ndryshim të vogël.

“E ndërpresim mbledhjen pa vendimmarrje sot dhe mblidhemi në datën 10 dhe data 16 maj të jetë raundi i parë i votimit. Kushtetuta e përcakton që votimi i parë të jetë jo më vonë se shtatë ditë dhe jo më vonë se shtatë do të organizohen edhe raundet e votimit në Kuvend”, tha Balla.

Mediu kërkoi përfshirjen në procesin e bisedimeve jo vetëm të grupeve parlamentare, por edhe e deputetëve jashtë grupeve. Jashtë grupeve është Sali Berisha dhe tre deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Edmond Spaho. Gjithashtu, jashtë grupeve janë edhe katër deputetët e LSI-së.

“Propozoj që të arrijmë në marrëveshje që të kemi një President garant të unitetit dhe mbi palët, duhet të konsiderojmë edhe deputetët, edhe grupet dhe të gjitha palët. I bëj këtë kërkesë kësaj mbledhjeje që është në interes të këtyre bisedimeve që të ketë një përfaqësi të mazhorancës dhe një përfaqësi të unifikuar të të gjithë deputetëve të opozitës për të qenë seriozë në këtë procesi”, tha Mediu.

“Procesi do të zhvillohet vetëm në Kuvend dhe vetëm në nivelin e grupeve parlamentare dhe është kushti i vetëm që PS ka në këtë proces. E tillë është Kushtetuta dhe fryma e saj. Bini dakord ju dhe hajdeni një treshe përfaqësuese, por procesi do të zhvillohet në Kuvend dhe me grupet parlamentare si organizime të mirëfillta të parlamentit”, deklaroi ai.

Kullat Binjake në Indi “avullojnë” për pak sekonda
Kullat Binjake në Indi “avullojnë” për pak sekonda Gazeta Si 81 Shikime • 4 years më parë

⁣Kullat Binjake në Indi “avullojnë” për pak sekonda

Forcat e policisë krijojnë kordonin para Kryeministrisë
Forcat e policisë krijojnë kordonin para Kryeministrisë Gazeta Si 97 Shikime • 4 years më parë

⁣Forcat e policisë krijojnë kordonin para Kryeministrisë pak minuta para nisjes së protestës së opozitës

Showing 22 out of 33