Videot kryesore

Studentët e politeknikut protestojnë
Studentët e politeknikut protestojnë Gazeta Si 91 Shikime • 2 years më parë

Studentët e politeknikut kanë protestuar në fillimin të vitit akademik me thirrjen "Ku janë studentët".

Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri
Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri Gazeta Si 159 Shikime • 2 years më parë

⁣Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri

Asani e ka humbur befasinë
Asani e ka humbur befasinë Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

⁣Mëngjërashi që niset nga e djathta, është një lojtar që nuk e bën më diferencën te kuqezinjtë...

Podcast-in e plotë e gjeni në ⤵
https://youtube.com/live/h2Jw9fI0V0Y

#epërsi #podcast #podcastclips #podcasts #podcasting #podcaster #kombetarja #shqiperi #euroqualifiers #worldcup #worldcup2026

Zarco triumfoi në Le Mans
Zarco triumfoi në Le Mans Gazeta Si 51 Shikime • 1 year më parë

P⁣ër të parën herë n⁣ë 7 dekada, nj⁣ë francez fiton n⁣ë sht⁣ëpi.

Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet spitali privat te Zogu i Zi
Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet spitali privat te Zogu i Zi Gazeta Si 66 Shikime • 1 year më parë

⁣Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet spitali privat te Zogu i Zi

Protesta e lojtarëve në Girona-Barcelona
Protesta e lojtarëve në Girona-Barcelona Gazeta Si 49 Shikime • 12 muaj më parë

15 sekonda pa lëvizur nga vendi pas vërshëllimës së arbitrit. Kjo ishte protesta ndaj LaLiga-s që do të organizojë ndeshjen Villarreal-Barça në Miami.

Dakar 2026
Dakar 2026 Gazeta Si 15 Shikime • 9 muaj më parë

Pëmbledhje e më të mirave në Prolog dhe Etapën e parë

Prostitucion në zonën e 'Don Boskos', kapen dy gra nga Kazakistani
Prostitucion në zonën e 'Don Boskos', kapen dy gra nga Kazakistani Gazeta Si 76 Shikime • 8 muaj më parë

⁣Prostitucion në zonën e 'Don Boskos', kapen dy gra nga Kazakistani

BORA BORA
BORA BORA Gazeta Si 171 Shikime • 8 years më parë

Pamje përrallore në Bora Bora

Si do dukeshin sot 7 mrekullitë e botës antike
Si do dukeshin sot 7 mrekullitë e botës antike Gazeta Si 368 Shikime • 7 years më parë

Shtatë mrekullitë e lashta të botës janë rindërtuar kompjuterikisht dhe zbulohet se si do të kishin qenë ato nëse rrjedha e kohës nuk do i kishte rrënuar.

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës
Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës Gazeta Si 330 Shikime • 7 years më parë

Bovillë, aty ku e ka burimin jeta e Tiranës

Video muzike furgoni.mp4
Video muzike furgoni.mp4 Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

FIER/ Furgoni me logon “Bashkia që duam” shpërndan miell në Fier ditën e votimit. Qytetarët tallen dhe vënë në lojë zgjedhjet me saze. Video eshte postuar nga Partia Demokratike

Kërpudhat magjike janë të paligjshme në shumicën e vendeve, edhe pse janë të nevojshme
Kërpudhat magjike janë të paligjshme në shumicën e vendeve, edhe pse janë të nevojshme Gazeta Si 426 Shikime • 7 years më parë

Kërpudhat magjike e kanë origjinën që prej Egjiptit dhe është i vetmi vend ku gjenden në sasi të mëdha. Gojëdhëna të ndryshme tregojnë se edhe në kohë të lashta këto kërpudha janë përdorur për depresioni dhe paqëndrueshmërinë fizike. Kërpudhat magjike kanë aftësi për lënien e duhanit dhe një nivel më të lartë të vetëdijes.

Madhështia e vogël e një dashurie të madhe
Madhështia e vogël e një dashurie të madhe Gazeta Si 132 Shikime • 7 years më parë

Vëllai i vogël që gatuan për motrën edhe më të vogël

Sërish panik në gjimnazet e Fierit, dyshohet se një vajzë u helmua, drejtorja: Ishte shtatzënë
Sërish panik në gjimnazet e Fierit, dyshohet se një vajzë u helmua, drejtorja: Ishte shtatzënë Gazeta Si 73 Shikime • 7 years më parë

Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.

Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë për shkak të vështirësive me frymëmarrjen.

Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.

Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.

Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK
Raportimi i Varhelyi në PE, nga reforma zgjedhore tek anti-KÇK Gazeta Si 77 Shikime • 6 years më parë

Një grup eurodeputetësh të së djathtës europiane kërkuan prej Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi detaje se në çfarë faze ishte plotësimi i kushteve të vendosura nga ana e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetjet u bënë gjatë një seance të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ku një pjesë e eurodeputetëve ishin të pranishëm fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër përmes lidhjeve online ngritën shqetësimet e tyre.

Komisioneri i Zgjerimit tha se dy ishin çështjet e rëndësishme që po diskutohen aktualisht. Të parën renditi reformën zgjedhore dhe të dytën ligjin antishpifje, që u ngrit si shqetësim nga eurodeputeti suedez, David Lega. Në lidhje me paketën antishpifje, Varhelyi thotë se kishte marrë premtimin e Qeverisë shqiptare për të mos miratuar asnjë rregullore që mund të bjerë ndesh me atë se çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias.

“Po, ne e kemi një plan për plotësimin e 15 pikave para se mbledhjes ndërqeveritare për negociatat dhe po punojmë me autoritetet shqiptare. Ka një progres në këtë drejtim dhe jam shpresëplotë se do të kemi një progres edhe domethënës në vazhdim. Janë dy çështje, reforma zgjedhore dhe e dyta ligji antishpifje. Kam marrë sinjale pozitive nga Qeveria shqiptar që nuk ka asnjë interes që të vazhdojë me rregulla që mund të cenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe që shkojnë përkundër rekomandimeve që do të japë Komisioni i Venecias”, deklaroi ai.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioneri tha se vijojnë të mbeten një problem shqetësues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por për Shqipërinë vlerësoi si mjaft pozitiv ligjin për bllokimin e pasurive të krimit të organizuar, miratuar në kuadër të paketës anti-KÇK.

Që ky ligj të jetë i suksesshëm, Varhelyi thotë se nevojitet bashkëpunimi i vendeve anëtare të Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi janë pikërisht këto vende ku krimi i organizuar shqiptar ka aktivitetin e tij më të madh.

“Nëse e shihni Shqipërinë, një ligj bllokimi asetesh kriminale u adoptua, ku çdo kriminel i akuzuar për krim të organizuar duhet të provojë menjëherë burimin e pasurisë. Kjo kërkon edhe bashkëpunimin e vendeve anëtare të BE”, deklaroi ai.

Sa i takon korrupsionit, Varhelyi deklaroi se ai mbetet një problem që kërkon vëmendje të vazhdueshme, për të gjitha vendet e rajonit.

Komisioneri u pyet gjithashtu mbi mundësinë që plani i rimëkëmbjes ekonomike post Covid-19 i Bashkimit Europian të zgjerohet edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai nuk e përjashtoi këtë si mundësi, por e mbetet për t’u vendosur në një periudhë të mëvonshme. “Është mirë që e njëjta krizë të luftohet me të njëjtat masa”, u shpreh Varhelyi.

Një tjetër shqetësim i eurodeputetëve ishte emigracioni. Komisioneri tha se BE po punon me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për reformimin e sistemit të arsimor në mënyrë që të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian dhe të përgatisë e përshtasë më mirë me nevojat e tregut të rinjtë e rajonit.

Komisioneri foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë e shkëmbimit të territoreve. Këtij skenari i la derën hapur pak ditë më parë edhe vetë Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Por, disa eurodeputetë anëtarë të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE-së e cilësuan si të rrezikshme këtë ide dhe kërkuan nga Brukseli që ta kundërshtojë me forcë.

Me një gjuhë diplomatike, vetë Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi nuk u rreshtua me asnjërën palë. Ai e cilësoi çështje dytësore shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Parësore, sipas tij mbetet rikthimi i palëve në tryezën e bisedimeve.

“Është një çështje dytësore që nuk ka asnjë kuptim që të diskutohet për ndryshim kufijsh, përsa kohë nuk kemi asnjë palë në tryezë, ndaj prioritet duhet të jetë rifillimi i dialogut dhe më pas faza tjetër për gjetjen e një marrëveshjeje. Shkëmbim territoresh, ose jo nuk është një çështje emergjence, por thjesht ndalon çdo dialog me kuptim”, u përgjigj ai.

PD: Rama po kërcënon stabilitetin e vendit
PD: Rama po kërcënon stabilitetin e vendit Gazeta Si 39 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike thotë se me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

PD thotë se zotimi i Edi Ramës se do ta miratojë 5 qershorin pa asnjë ndryshim është i rremë, pasi me ndryshimet kushtetuese që synon të kalojë është i detyruar që të ndryshojë të paktën dy nene të kësaj marrëveshjeje.

PD thotë se veç kësaj, hapja e diskutimit për çështje të tjera, që nuk janë pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit e detyron Partinë Socialiste që ta shtrojë si çështje në Këshillin Politik, sipas marrëveshjes së arritur më 14 janar, atëherë kur u vendos ngritja e këtij Këshilli.

“Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit”, u shpreh Bardhi.

shembet ura ne Kalivac
shembet ura ne Kalivac Gazeta Si 80 Shikime • 6 years më parë

shemebet ura kalivac

Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë
Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë Gazeta Si 91 Shikime • 5 years më parë

⁣Niveli i prurjeve në lumin Vjosa përmbyti disa zona në Fier dhe Vlorë

Momenti kur raketa kthen në një top zjarri helikopterin rus në Ukrainë
Momenti kur raketa kthen në një top zjarri helikopterin rus në Ukrainë Gazeta Si 90 Shikime • 5 years më parë

⁣Momenti kur raketa kthen në një top zjarri helikopterin rus në Ukrainë

Showing 19 out of 29