Videot kryesore

Momenti i arrestimit të autorit që tentoi të grabisë një bankë në Tiranë
Momenti i arrestimit të autorit që tentoi të grabisë një bankë në Tiranë Gazeta Si 101 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Momentet e arrestimit të autorit, Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë me armë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Siç shihet në pamje, autori është i pamaskuar, një polic qëndron përballë tij me armë në dorë, ndërsa tjetri i vendos prangat.

Konflikti mes të pandehurve, momenti kur policia futet në GJKKO
Konflikti mes të pandehurve, momenti kur policia futet në GJKKO Gazeta Si 69 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Konflikti mes të pandehurve, momenti kur policia futet në GJKKO

Fermerët tregojnë problematikat e tyre
Fermerët tregojnë problematikat e tyre Gazeta Si 143 Shikime • 8 years më parë

Fermerët tregojnë problematikat e tyre

Përplasja e tifozëve të Ajaksit me policinë
Përplasja e tifozëve të Ajaksit me policinë Gazeta Si 139 Shikime • 8 years më parë

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin akte të tilla vandale para ose pas ndeshjes gjatë një kompeticioni të Uefa dhe nga kjo e fundit ka nisur një proces për të identifikuar defektet në organizimin. Por gjithashtu edhe një plan masash për t’i thënë stop këtyre ngjarjeve.

Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1 në Azerbajxhan
Kapaku i pusetës ndërpret provat e Formula 1 në Azerbajxhan Gazeta Si 147 Shikime • 8 years më parë

Ndodh edhe kështu në garën e makinave të shpejta, Formula 1. Provat e lira në pistën e Baku në Azerbajxhan janë ndërprerë nga një kapak pusete në kohën kur ishte duke pilotuar Xhorxh Rusell i Uilliams.

“Bon anniversaire, Tour Eiffel”!
“Bon anniversaire, Tour Eiffel”! Gazeta Si 144 Shikime • 8 years më parë

Simboli i qytetit të Parisit, Kulla Eifel, festoi mbrëmjen e djeshme historinë 130 vjetorin e saj me një shfaqe spektakolare të mundësuar nga drita të shumta.
Në mbrëmje së bashku me fillimin e festivalit të Kanës, nisi edhe shfaqja e dritave të mëdha, të cilat u montuan nga profesionistë. Shfaqja do të vazhdojë deri të premten, për të kujtuar historitë e këtij simboli.

20 vite në liri, dita kur shqiptarët e Kosovës derdhën lot gëzimi
20 vite në liri, dita kur shqiptarët e Kosovës derdhën lot gëzimi Gazeta Si 338 Shikime • 7 years më parë

20 vite në liri, dita kur shqiptarët e Kosovës derdhën lot gëzimi

ambasada amerikane drejtesia.mp4
ambasada amerikane drejtesia.mp4 Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Mesazhi i ambasades amerikane per reformen ne drejtesi ku theksohet se me kete proces do te kete nje drejtesi te bararabarte per Shqiperine

1280x720.mp4
1280x720.mp4 Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Ndikimi i disa produkteve ushqimorë në rritjen e varfërisë në Rusi

Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave
Mitsotaqis pret Ramën; në Athinë nis takimi mes dy Kryeministrave Gazeta Si 107 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Athinë takimin me homologun e tij grek, Qirjakos Mitsotaqis.

Pas pritjes protokollare në hyrje të godinës së Qeverisë greke dhe pas shtrëngimit të duarve dhe shkrepjes së fotove të rastit, dy Kryeministrit dhe delegacionet që i shoqëronin i janë drejtuar sallës së takimit.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Këshilltari Endri Fuga, ndërsa Kryeministri grek, Mitsotaqis shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe pjesëtarë të tjerë të stafit të tij.

Rama ndodhet në kryeqytetin greke për të marrë pjesë në punimet dyditore të samitit mes vendeve të Bashkimit Europian me vendet e Ligës Arabe.

“Notre Dame de Paris”, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës
“Notre Dame de Paris”, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës Gazeta Si 136 Shikime • 7 years më parë

“Notre Dame de Paris”, në Itali, Elhaida Dani në rolin e Esmeraldës

Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores
Gjirokastra”, filmi mbi Hoxhën që i afrohet njerëzores Gazeta Si 108 Shikime • 7 years më parë

“Është një sfidë shumë e bukur profesionale”, thotë Neri, teksa e pyet për rolin e tij të fundmë, xhirimet e filmit të cilat po vijojnë ende, ku vijon se “nëse i madhi Sandër Prosi, bëri Ismail Bej Vlorën, i largët në kohë, ndërsa Enveri, është shumë i afërt. E mbaj mend madje kur ka ndërruar jetë. Unë kam qenë 17 vjeç dhe është një sfidë mjaft e madhe profesionale, në kuptimin aktorial”.

“Gjëja më e mirë në atë rol është se edhe regjisori nuk kishte asnjë motiv a dëshirë për mendim politik apo historik. Ne jemi artistë! Ne nuk dalim në konkluzione, por paraqesim një realitet. Edhe skenat janë tejet intime, si ajo ku në një galeri sheh një bust të vetin, në krevat duke dëgjuar lajme, në makinë kur e kapin krizat...pra janë skenat tejet njerëzore”.

A është ky gjithsesi, një fill tejet i hollë?

“Duam apo nuk duam ne, ai është një figurë historike. Nuk dua të lëndoj askënd...por duhet parë i gjithë filmi, ku asnjëherë nuk është tentuar që të pozicionohemi me atë çka kemi bërë...Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë”.

Personalisht, si e përjetoi?

“Duke e ditur që është hera e parë që vjen figura e Hoxhës dhe e di që do ketë reagime, - e kjo është krejt normale, - por për një gjë jam i qetë që kemi dhënë më të mirën tonën, pa asnjë manipulim”.

Po subjekti?

“Është periudha kur Shqipëria prishet me rusët, pra, ndarja e madhe, e në qendër të filmit është një arkeolog shqiptar, që lidhet me një ruse që jetojnë në Gjirokastër, - e madje ku është dhënë edhe titulli i filmit. Atëherë bën Enver Hoxha edhe ndarjen nga kampi (socialist). Është tejet njerëzore, ku vendimet politike shkatërrojnë marrëdhëniet njerëzore. Edhe me regjisorin nga një bisedë me të, ai tha që unë marr shkakun nga Enveri, që bëri ndarjen...”. Pra, historia e politika, ndërhyn dhunshëm në jetën private të njerëzve...Merret me njeriun”.

Kjo ndarje dhunshme, të rikujton befas një dokumentar nga regjisorja bullgare Adela Peeva, për ndarjen e dhunshme nga kampi socialist, i meshkujve shqiptarë, të martuar me shtetase të huaja, “Albanian divorce style”.

23 numri i të prekurve, zgjerohet harta me Elbasanin dhe Rrogozhinën
23 numri i të prekurve, zgjerohet harta me Elbasanin dhe Rrogozhinën Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, duke e çuar kështu numrin e të prekurve deri më tani 23.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë.

Mira Rakaçolli, zëvendësministrja e Shëndetësisë, njoftoi gjithashtu se 5 prej rasteve ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë dhe gjendja e tyre është e stabilizuar, ndërsa tjetër janë vetë izoluar në shtëpi.

Zëvendësministrja ka deklaruar se shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është kjo:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnjë – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Në njoftim thuhet se të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Ndërsa rastet e reja të Durrësit janë pacientët që kanë pasur kontakt në spital me të moshuarën që ndërroi jetë një ditë më parë.

“Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve. Numri i personave në vetizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134,” thuhet më tej në njoftim.

Skualifikohen 4 emra, vetëm një kandidat për të drejtuar Komisionin e tenderave
Skualifikohen 4 emra, vetëm një kandidat për të drejtuar Komisionin e tenderave Gazeta Si 156 Shikime • 6 years më parë

Nga pesë kandidaturat e propozuara nga Qeveria për kryetarë të Komisionit të Prokurimit Publik, Komisioni i Ligjeve vendosi që të përcjellë për miratim në seancë plenare vetëm të një emri.

Jonaid Myzyri është kandidati i vetëm për të drejtuar KPP-në, organi më i lartë vendimmarrës dhe shqyrtues i ankesave në lidhje me tenderat, koncesionet apo lejet minerare, ndërsa katër kandidatët e tjerë u skualifikuan.

Myzyri drejton prej muajit nëntor prokurimet në Ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa më herët ka ushtruar detyrën si inspektor i Komisionit të Prokurimit Publik, detyrë që e ka marrë në 2014-ën.

Ndërkohë, në vitin 2016, Partia Demokratike akuzonte Qeverinë se me emërimin si inspektor të Myzyrit në KPP, ky institucion ishte shndërruar në shtojcë të deputetit Sadri Abazi. Sipas akuzave të opozitës në atë kohë, Jonaid Myzyri kishte mbajtur më herët poste drejtuese në kompani, që PD i lidhte me deputetin socialist.

Muzika e mposht alzhaimerin
Muzika e mposht alzhaimerin Gazeta Si 71 Shikime • 6 years më parë

⁣Ish-prima balerina në New York Marta Gonzales me alzhaimer teksa dëgjon në kufje "Liqenin e mjelmave", nis e kërcen. Videoja është bërë virale teksa ish-balerina përkujtohet në njëvjetorin e largimit të saj nga jeta.

Zjarri ne Nikel
Zjarri ne Nikel Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

⁣Zjarri ne Nikel, shkrumbohet nje mobileri

⁣Merkel falenderon Kryeministrat e rajonit: Këtu jemi në një Gjermani të vogël
⁣Merkel falenderon Kryeministrat e rajonit: Këtu jemi në një Gjermani të vogël Gazeta Si 97 Shikime • 5 years më parë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel falenderoi kryeministrat e Ballkanit Perëndimor që iu bashkuan asaj në Tiranë për takime, ndërsa kujtoi se vendi i këtij takimi, pra “Tirana Business Park” është një investim gjerman.

Merkel tha se dëshira për të vizituar secilat vende nuk i mungoi, por në situatën aktuale të pandemisë kjo ishte e pamundur.

“Faleminderit që erdhët! Dëshiroja të vizitoja të gjitha vendet, por ishte e pamundur. Më duheshin 3-4 ditë dhe në situatën aktuale kjo ishte shumë. Faleminderit Edit për mikpritjen. Këtu është një Gjermani e vogël sepse është investim gjerman”, u shpreh Kancelarja.

Charlie Chaplin i vërtetë
Charlie Chaplin i vërtetë Gazeta Si 130 Shikime • 5 years më parë

Charlie Chaplin i vertete, dokumentar, jeta dhe familja

Protesta
Protesta Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Protesta e qytetarëve.

⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë
⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë Gazeta Si 108 Shikime • 5 years më parë

⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e nisi mesazhin e tij adresuar Kuvendit me falenderimin që Shqipëria u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit, por mes rreshtave të fjalimit pati një apel të drejtpërdrejtë për Qeverinë shqiptare.

“Unë këmbëngul që paketa e gjashtë e sanksioneve duhet të vendosë embargo naftës, gazit dhe bankave ruse. Mbyllni portet për anijet ruse! Kufizoni ardhjen e turistëve rusë”, tha ai.

Kërkesa e tretë e Zelenskit bie ndesh me vendimin e disa ditëve më parë të Qeverisë, ku mes 8 vendeve që hoqi vizat si pjesë e vendimeve për të nxitur sezonin turistik ishte edhe Rusia.

Megjithatë, sanksionet e Shqipërisë janë të papërfillshme për Rusinë. Këtë e di edhe Kryeministri Edi Rama.

“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur. Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina zoti President. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj”, tha Rama.

Mbështetjen kryesore, Shqipëria e ka dhënë dhe premton t’ja japë Ukrainës në organizmat ndërkombëtare ku është pjesë dhe Rama këtu foli simbolikisht.

“Nëse në aspektin e mbështetjes material, vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Po simbolikisht foli Sali Berisha pas mbylljes së seancës së Kuvendit. Ai iu referua Ballkanit të Hapur dhe vendimit të qeverisë për të hequr vizat për rusët.

“Imagjinoni ju që vrasës, përdhunues e kriminelë rusë, pasi kanë kryer krimet më monstruoze në Ukrainë të vijnë në plazhet shqiptare për t’u rikuperuar”, tha Berisha, duke kërkuar madje që Shqipëria të dëbojë Ambasadorin e Moskës.

Showing 20 out of 33