Videot kryesore
Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor të ngritur për çështjen e incineratorëve nuk u zhvillua për mungesë kuorumi për shkak të mungesës së anëtarëve socialistë të komisionit.
Nga Partia Demokratike akuzuan se bojkoti i mbledhjes nga ana e Partisë Socialiste është i qëllimshëm për të penguar hetimin e këtij koncesioni, që sipas opozitës është kryekëput korruptiv.
“Hetimi i Komisionit për Incinerëtorët u bllokua sot nga Partia Socialiste. Deputetët e saj nuk morën pjesë sot në mbledhjen e lajmëruar më herët nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku. Mospjesëmarrja e deputetëve socialistë ndikon në mosarritjen e kuorumit për shumicën, duke bllokuar kështu hetimin për incineratorët”, thuhet në deklaratën e PD.
Kjo do të ishte mbledhja e parë e këtij Komisioni pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet se ka marrë 3.7 milionë euro në këmbim që tenderin e incineratorit të Elbasanit t’ja jepte kompanisë Albtech Energy të Stela Gugallja, gjithashtu nën hetim nga SPAK së bashku me Klodian Zoton.
Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar një ndalesë, në dukje rastësore tek një biznes shërbimi në fshatin Derven të Fushë-Krujës për t’u informuar personalisht vetë në terren mbi shpërndarjen e pagës së luftës.
Në videon në fjalë, Rama nuk i adresohet drejtpërdrejtë, por ky video-mesazh i shkurtër i tij është një përgjigje e tërthortë dhe ironizuese ndaj akuzave të opozitës për paketat financiare të shpërndara nga Qeveria për zbutjen e krizës ekonomiko-sociale të shkaktuar nga pandemia.
Rama: Vaksina kineze super e suksesshme! Mos bini pre e hienave dhe kukuvajkave
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e panikut të përhapur për efikasitetin e vaksinës kineze, Sinovac.
Ai deklaroi se ajo ka rezultuar e sukesshme dhe po e nxjerr Turqinë nga tuneli i pandemisë.
“Askush të mos bjerë viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina Sinovac është e supersuksesshme, e cila faktikisht po e nxjerr Turqinë përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë, është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme”, tha ai.
Rama tha se arsyet se përse kjo vaksinë nuk është certifikuar nga Bashkimi Europian nuk lidhen me efikasitetin e kësaj vaksine, por me arsye të tjera që Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u interesojnë.
Tronditet Miloti. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të këtij qyteti. Njëri prej tyre, Klisman Preçi, 28 vjeç, ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spital.
I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Ylli Brahimi, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë. Preçi dhe Brahimi janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar nga një automjet Janë të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë. Ndaj të dyve janë bërë atentate edhe më parë. Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimin për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Makina tip "Landrover", me të cilën udhëtonin Preçi dhe Brahimi, ndodhet ende aty, pasi po bëhet ekspertiza.
Në fshatin Gramze të Krujës ndërkohë është gjetur një automjet tip "Audi" duke u djegur, që dyshet se mund të jetë i atentatorëve. Brenda saj është gjetur një armë automatike e llojit kallashnikov..
Burime të policisë dhe prokuroria bëjnë me dije se viktima ka udhëtuar me automjetin e tij. Ka mbërritur në oborrin e banesës së Ylli Brahimit, dhe në momentin kur janë takuar tek automjeti janë gjendur në breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet që është larguar me shpejtësi. Policia dhe prokuroria ka dyshime se viktima është ndjekur nga atentatorët që nga momentin kur ka dalë nga banesa e tij edhe ka rënë pre e këtij atentati. Brahimi i cili i ka mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2021 ku u qëllua me breshëri rreth 15 plumba nga një motor nga dy persona të maskuar, Brahimi rezulton të ketë dhe njohje shumë të afërta me Bujar Likën, i ekzekutuar në autostradë në afërsi të Laçit ku mbeti i vrarë edhe biznesmeni Paulin Gjergji Marku. Kjo njohje me Bujar Likën një tjetër pistë e re ku po heton policia dhe prokuroria. Besohet se kohët e fundit përpara se ti mbijetonte atentatit në maj të këtij viti ka pasur një konflikt me një biznesmen të njohur nga zona e Burrelit, pra është edhe kjo duke u hetuar. Duke zhdukur provat dhe përmes korrupsionit ia kanë arritur t’ja hedhin drejtësisë. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë personazhe të njohur botës së krimit