Videot kryesore

Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg
Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg Gazeta Si 94 Shikime • 3 years më parë

⁣Rama në Hagë të Holandës, pas pritjes nga shefi i NATO-s Jens Stoltenberg

Podiumi i 3 rradhazi pë Colturi-n
Podiumi i 3 rradhazi pë Colturi-n Gazeta Si 50 Shikime • 11 muaj më parë

Skiatorja e lindur në Itali por që garon për Shqipërinë, evitoi rrëzimin në zbritjen e dytë dhe u rendit e treta në Slalomin e zhvilluar në "Cooper Mountain" në Kolorado, Shtetet e Bashkuara. Në Klasifikimin e përgjithshëm ajo qëndron 90 pikë larg, Mikaela Shiffrin.

Sezon i ri, rregullore e re, dizajn i ri!
Sezon i ri, rregullore e re, dizajn i ri! Gazeta Si 48 Shikime • 9 muaj më parë

Red Bull do të provojë përballojë denjësisht një sezon që nuk pritet të jetë kaq i thjeshtë.

800 vjet nga Notre Dame
800 vjet nga Notre Dame Gazeta Si 132 Shikime • 8 years më parë

Historia e Notre Dame

Bushati duke folur per negociat me BE dhe marredheniet me Greqine
Bushati duke folur per negociat me BE dhe marredheniet me Greqine Gazeta Si 99 Shikime • 7 years më parë

Tre sfidat e BE që do të përcaktojnë raportin me Ballkanin Perëndimor: 1. Arkitektura e sigurisë europiane në kushtet krizës së besimit tek multilateralizmi; 2. Efektet e ‘divorcit’ Brexit dhe vështirësia për një ‘martesë’ të re; 3. Roli e influenca e BE si fuqi botërore

⁣Meta flet për Dvoranin e drejtësinë, ambasadat i rikthehen reformës
⁣Meta flet për Dvoranin e drejtësinë, ambasadat i rikthehen reformës Gazeta Si 109 Shikime • 6 years më parë

Gjatë një interviste televizive mbrëmjen e së enjtes, Presidenti Ilir Meta u pyet në lidhje me çmimin e dhënë nga Departamenti i Shtetit për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

DASh e vlerësoin Dvoranin me titullin “Kampion i luftës kundër Korrupsionit”.

Presidenti tha se ky vlerësim për ish-kreun e KED nuk i ndryshon mendimin, që për të, Dvorani duhej të ishte në burg.

Meta nënkuptoi se ky titull është blerë nga Edi Rama.

Po në këtë intervistë, Meta shtjelloi edhe se çfarë nënkupton me togfjalëshin “mafie ndërkombëtare”, që thotë se ka kapur vendin.


Disa orë pas këtyre deklaratave të Presidentit, përfaqësitë kryesore ndërkombëtare në Tiranë, që këto ditë janë përqëndruar më fort tek fushata zgjedhore dhe mesazhet për një proces të paqtë, të rregullet e të ndershëm, iu rikthyen temës së reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA përshëndeti procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të BKH-së, ndërsa Ambasasdorja Yuri Kim tha se reforma në drejtësi nuk mund të ndalet nga “djemtë e këqinj”.

“SPAK po heton më shumë, po sekuestron më shumë asete dhe po vendos kriminelë më shumë pas hekurave. Gjykata Kushtetuese është funksionale, Gjykata e Lartë ka nisur shqyrtimin e dosjeve, vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen! Reforma nuk është e lehtë, e shpejtë dhe as perfekte, por po ecën përpara, pavarësisht se djemtë e këqinj nuk e duan”, shkruan Kim.

Edhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca përshëndeti përzgjedhjen e anëtarëve të parë të BKH-së.

“Mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë si hetues në BKH. Ata do të nisin trajnimet e specializuara. Me rëndësi hapja e një thirrjeje të dytë. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, thuhet në mesazhin e Soreca-s.

⁣Video / PD: Olta Xhaçka abuzoi me detyrën! Me helikopter ushtarak në Dibër për takimin e PS
⁣Video / PD: Olta Xhaçka abuzoi me detyrën! Me helikopter ushtarak në Dibër për takimin e PS Gazeta Si 139 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike ka publikuar një video, përmes të cilës akuzon ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se ka shpërdoruar detyrën duke përdorur helikopterët e ushtrisë për takimet elektorale të Partisë Socialiste.

Opozita thotë se helikopteri është pëprdorur të premten e kaluar. Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha gjithashtu se ministrja e Mbrojtjes mashtroi qytetarët kur tha se nuk kishte përdorur helikopterin e ushtrisë për takime elektorale.

“E vërteta është se Olta Xhaçka ka udhëtuar me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes ditën e premte. Helikopteri e ka çuar në Dibër, më pas është kthyer në Tiranë. Brenda të njëjtës ditë, ka shkuar ta marrë sërish drejtuesen politike të qarkut të Dibrës për Partinë Socialiste, pasi ka bërë takime me strukturat e partisë, për qëllimi politike, elektorale, takime që nuk përputhen me përmbushjen e detyrave funksionale të saj”, thuhet në deklaratën e PD.

Vokshi e cilësoi si abuzim flagrant me detyrën në një kohë që qytetarët përballen me vështirësitë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuara nga Covid.

“Pamjet në video, kur një ministër përdor helikopterin e shtetit si taksi private, duhen fiksuar mirë nga çdo shqiptar që sot nuk ka bukë për fëmijët, që sot është në çadra, me qira apo në shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Këto pamje, duhen kujtuar nga çdo shqiptar që merr lekë borxh për të blerë ilaçet anticovid apo një bombol oksigjeni me çmime stratosferike. që pret me orë të tëra në ambulancë në të ftohtë, ndërkohë që kryeministri, në vend të ishte në punë, rri gjithë kohës në Facebook. Herët a vonë Olta Xhaçka do të japë llogari. Bën mirë që gënjeshtrën e parë të mos e pasojë me një gënjeshtër edhe më të madhe!”, u shpreh Vokshi.

⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës
⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës Gazeta Si 101 Shikime • 5 years më parë

Në krahasim me fjalimet e zakonshme në seancat plenare të Kuvendit, fjalimi i kësaj të enjteje i Kryeministrit Edi Rama ishte më i shkurtër, por po aq thumbues në drejtim të Lulzim Bashës.

Pasi akuzoi Partinë Demokratike se po përsëriste të njëjtat gabime që e kanë çuar nga humbja në humbje në zgjedhje, nga foltorja e parlamentit, Edi Rama i solli Lulzim Bashës reminishenca të një tjetër “Foltoreje”, asaj të Sali Berishës.

Kryeministri përdori fjalët e Berishës, që në turin e takimeve me mbështetësit e vet e ka akuzuar Lulzim Bashën si kryetar “kukull” të PD-së dhe “peng” të Edi Ramës.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”, tha Rama.

Thumbimet shoqëruan thuajse të gjithë fjalimin, ku Kryeministri e këshilloi opozitën që të heqë dorë nga akuzat, sipas tij, boshe ndaj ministrave sepse nuk i sjellin mbështetje.

“Se ça mbillni këtu në katër vite, shkoni e korrni atje”, tha ai.

Sali Berisha, që turin e foltoreve të mërkurën e ndali në Gjirokastër, nuk ishte i pranishëm në sallë.

FOTO BERISHA

Ndërkohë, Basha iu kundërpërgjigj Ramës duke akuzuar se po përpiqet që të zhvendosë debatet që bëhen për interesat e qytetarëve në kacafytje personale.

“Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do që ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagonizëm personal, njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta!”, tha Basha.

⁣Kriza e çmimeve, Tabaku: Inflacioni 30 për qind
⁣Kriza e çmimeve, Tabaku: Inflacioni 30 për qind Gazeta Si 120 Shikime • 4 years më parë

Kriza e çmimeve dominoi debatin parlamentar në seancën e kësaj të enjteje. Mazhoranca dhe opozita u përplasën mbi mënyrën e menaxhimit të kësaj krize nga ana e Qeverisë.

Deputetja Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se në një kohë që vazhdon kryen pagesat në afera korruptive, si ajo e inceneratorëve në anën tjetër ka lënë familjet shqiptare në mëshirë të çmimeve të rritura në treg.

Për të ilustruar idenë e saj, deputetja demokrate iu referua raportit të INSTAT mbi inflacionin në muajin maj. Ajo shmangu inflacionin e përgjithshëm për këtë muaj dhe lexoi pjesën e raportit ku flitet për ndryshimet vjetore të çmimeve në grupet kryesore të tyre.

Në këtë pjesë, INSTAT thotë se “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 29,1 për qind, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithëra” me 18,6 për qind dhe “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,4 për qind.

Deputetes demokrate iu përgjigj vetë Kryeministri Edi Rama. Ai shmangu pjesën e inflacionit për vajrat dhe yndyrnat dhe u përqëndrua te inflacioni i përgjithshëm, që siç tha Kryeministri, është më i ulti në rajon.

“Dita pa trafik”, në Madrid makinat zëvendësohen nga delet
“Dita pa trafik”, në Madrid makinat zëvendësohen nga delet Gazeta Si 85 Shikime • 7 years më parë

Delet zëvendësuan makinat në “Ditën pa trafik” në Madrid të Spanjës. Të dielën e 20 tetorit, tufat e bagëtive kaluan përmes kryeqytetit spanjoll për të respektuar traditën duke ndjekur rrugën e vjetër të migrimit të bagëtive nga veriu në jug.

Në kohët moderne, parakalimi nisi në vitin 1994, por ai daton qindra vite më parë dhe është e njëjta rrugë që barinjtë kanë përdorur ndër shekuj për të zhvendosur në dimër tufat e bagëtive nga veriu me stinë të ashpër, në jugun me stinë më të butë.

Shekuj më parë, rruga kalonte përmes një fshati të vogël, që nuk dallohej nga zonat e tjera të vendit. Por sot, ky fshat është shndërruar në kryeqytet dhe rruga e përshkron mespërmes qëndrën historike të këtij kryeqyteti.

Në fillim të viteve 1400, kur Madridi po merrte trajtat e një qendre me peshë në Europë, barinjtë nuk u lejuan që të kalonin përmes. Kjo shkaktoi revoltën e tyre, që çoi në zgjidhjen e problemit përmes marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1418 me Këshillin e qytetit. Në këmbim të përdorimit të rrugës, barinjtë paguanin 50 maravidis, monedha mesjetare e Spanjës, për 1 mijë dele. Kjo shifër paguhet ende sot, por në formë simbolike.

Këtë vit, rruga u përshkua nga 2 mijë kokë dele, ndërsa parada u ndoq nga mijëra qytetarë kuriozë, që dolën në rrugë me aparate fotografike dhe telefonë.

Ujërat ushqyes të Sllovenisë
Ujërat ushqyes të Sllovenisë Gazeta Si 158 Shikime • 7 years më parë

Ujërat ushqyes të Sllovenisë, Sllovenia është një vend i përcaktuar nga uji, me më shumë se 60 lumenj dhe përrenj, 300 liqene artificiale dhe natyrore dhe 7.500 burime ujërash të ëmbla

Sopranoja Ermonela Jaho rikthehet në Tiranë për kauzën “Fjongoja Rozë”
Sopranoja Ermonela Jaho rikthehet në Tiranë për kauzën “Fjongoja Rozë” Gazeta Si 110 Shikime • 7 years më parë

Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore, rikthehet në tiranë për të dhënë një koncert në kuadër të kauzës “Fjongoja Rozë”. Këtë herë këngëtarja rikthehet për, të dhënë një mesazh të fortë për gratë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë sopranoja kohë më parë, në një deklaratë për mediat shqiptare, por edhe më anë të një video-mesazhi që ajo ka bërë ditët e fundit për të sensibilizuar gratë shqiptare. Ajo shprehet se beson që në një të ardhme shumë të afërt, do të kemi një botë pa kancer gjiri. Sipas saj, avancimit të teknologjisë dhe mjekësisë duhet t’i shtohet edhe ndërgjegjësimi i vetë grave. Janë pikërisht ato që duhet të kryejnë kontrollet sa më parë.
“Në tetor zërit tuaj të fuqishëm dhe të bukur do t’i bashkoj dhe zërit tim, ju premtoj,” thotë Jaho në video mesazh.

Ermonela Jaho mahnit Londrën!
Ermonela Jaho mahnit Londrën! Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka mahnitur mbrëmjen e kaluar publikun londinez gjatë një shfaqjeje në Operan Wihmore, ku është duartrokitur për disa minuta rresht nga të pranishmit që nuk e linin të largohej nga skena.

⁣Drejtori i Fondacionit të Butrintit: Shqipëria, shtet artificial i krijuar pa shqiptarë
⁣Drejtori i Fondacionit të Butrintit: Shqipëria, shtet artificial i krijuar pa shqiptarë Gazeta Si 180 Shikime • 4 years më parë

Kreu i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët në Romë e cilëson Shqipërinë një shtet të krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar.

Në një video të publikuar nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shfaqet Hodges teksa jep leksione para studentëve duke e cilësuar vendin tonë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, thotë Hodges.

Më pas, në të njëjtin leksion Richard Hodges i referohet autonomisë së zgjeruar që mori për pak kohë nga Princ Vidi dhe “Protokolli i Korfuzit” jugu i Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe Korçën. Këtu, Hodges përkundër fakteve historike flet edhe për dëbim të grekëve.

“Për një moment të shkurtër, kjo zona këtu (tregon me gisht jugun e Shqipërisë) ishte një zonë e ndarë ishte Epiri. Por, me ndërhyrjen e fuqive të mëdha, kjo zonë u mbyll dhe shumë grekë u larguan për më në jug”, thotë ai.

Sipas kësaj videoje, Hodges, që sot do të menaxhojë një prej trashëgimive kulturore e historike më të rëndësishme të shqiptarëve mendon që shqiptarët nuk ekzistojnë dhe se shteti i formuar është produkt artificial i fuqive të mëdha.

Përveç kësaj, ai shfaqet në të njëjtat linja me ekstremistët grekë sa i takon jugut të Shqipërisë, ku rasti më i fundit i shprehjes së ekstremizmit grek dhe synimeve të tyre u shpërfaq gjatë ngjarjeve që pasuan vrasjen e Konstantinos Kacifasit në Bularat. Në ato ditë, në jug të vendit u shfaq edhe flamuri i Vorio-Epirit dhe ai i MAVI-t.

MAVI, ose Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit me udhëheqës Vasil Shahinin u shfaq në skenë për herë të parë në Luftën e Dytë Botërore. Nën maskën e luftës kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, ky front u kujdes që të punojë edhe për arritjen e objektivave të vendosur nga Athina në atë kohë.

MAVI refuzoi bashkëpunimin me komunistët shqiptarë, pavarësisht thirrjeve të britanikëve për të krijuar një front më të fortë kundrejt pushtuesve. Veç kësaj, kjo organizatë ndoqi edhe një politikë ndëshkuese të ashpër, herë duke u djegur banesa e herë duke i vrarë pjesëtarët e tjerë të minoritetit që u bashkoheshin, apo ndihmonin partizanët.

Organizata pati mbështetjen e vazhdueshme të qeverive greke gjatë viteve të luftës, por për Athinën ajo zyrtarisht u shpërbë në fund të Luftës së Dytë Botërore, e cila në Shqipëri u pasua nga vendosja e regjimit komunist, ndërsa në Greqi nga një luftë civile mes forcave demokratike dhe atyre komuniste.

Të parat, me mbështetjen e madhe të britanikëve dhe amerikanëve ja dolën mbanë që të sprapsin komunistët dhe e shfrytëzuan revanshin ndaj tyre edhe për të shkaktuar ato që njihen si provokimet e gushtit të 1949 përgjatë vijës kufitare me Shqipërinë.

Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave
Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave Gazeta Si 55 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Olta Xhaçka del nga SPAK dhe "kyç" gojën para mediave

Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve”
Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve” Gazeta Si 95 Shikime • 4 years më parë

Ceremonia e prehjes së tre oficerëve të policisë në “Varrezat e Dëshmorëve”

Goditet grupi kriminal që shisnin armë zjarri në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Thumanë, dy të arrestuar
Goditet grupi kriminal që shisnin armë zjarri në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Thumanë, dy të arrestuar Gazeta Si 132 Shikime • 2 years më parë

⁣Goditet grupi kriminal që shisnin armë zjarri në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Thumanë, dy të arrestuar

Balena dhe delfinë në Adriatik, a po "shërohet" natyra?
Balena dhe delfinë në Adriatik, a po "shërohet" natyra? Gazeta Si 107 Shikime • 6 years më parë

Imazhet e fundit të balenave dhe delfinëve që notojnë në Detin Adriatik po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale, me mijëra përdorues që thonë se natyra gjendet më në fund në paqe, pasi pandemia e koronavirusit, ka ulur shumë trafikun detar.

⁣Video – Momenti kur një efektiv civil policie ndërhyn duke shmangur tragjedinë
⁣Video – Momenti kur një efektiv civil policie ndërhyn duke shmangur tragjedinë Gazeta Si 99 Shikime • 5 years më parë

Një ngjarje e rëndë është shmangur në orët e pasdites falë ndërhyrjes së një efektivi të Policisë së Shtetit në momentin kur një shtetas me automjetin Volkswaggen u përpoq të godiste një tjetër qytetar.

Gazeta Si mëson se sherri ka lindur për motive të dobta, ku pas ofendimeve me fjalë, personi i arrestuar tashmë nga policia hipën në automjetin e tij tip Volkswaggen dhe pasi kthehet kundërvajtje godet automjetin e personit me të cilin debatoi.

Përplasja shkaktoi kaos për minuta me radhë në Bulevardin “Migjeni” në Tiranë, ku pas ndërhyrjes së efektivit civil të Policisë së Shtetit është bërë i mundur zhbllokimi i rrugës dhe normalizimi i situatës.

Raketat e Koresë së Veriut u lëshuan nga një tren!
Raketat e Koresë së Veriut u lëshuan nga një tren! Gazeta Si 70 Shikime • 5 years më parë

⁣Raketat e Koresë së Veriut u lëshuan nga një tren!

Showing 17 out of 169