Videot kryesore
Dramë në fundin e takimit mes kuqezinjve tetovarë dhe Jagiellonia-s. Avantazhin e Latifit, vendasit e humbën vetëm në 100' duke mbetur në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve (1F-1B-1H) në "UEFA Europa Conference League"
“Qyteti që nuk fle” është përgjumur nga koronavirusi. Këto janë pamjet që mbërijnë nga “Times Square” në Nju Jork me lëvizje të zbehta në pikun e orarit kur njerëzit normalisht do të duhej të shkonin në punë.
Rrugët me pak makina, pak këmbësorë dhe në ekranet e mëdha titrat e kanaleve informative që përditësojnë lajmet e fundit për koronavirusin e ri.
Ajo që nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën, po ndodh këto ditë për shkak të pandemisë dhe masave të detyruara kufizuese të ndërmarra nga autoritetet vendore dhe federale amerikane në këtë shtet për ngadalësimin e përhapjes së virusit.
Në një ditë normale, “Times Square” është i mbingarkuar nga trafiku i automjeteve dhe zhurma e hapave të këmbësorëve që nxitojnë për punë.
Lulzim Basha thotë se është njohur që në javën e parë të prillit me platformën e Presidentit Ilir Meta për tejkalimin e krizës politike dhe plotësimin e 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Kreu i Partisë Demokratike thekson se i ka kthyer përgjigje Ilir Metës duke i thënë se opozita është plotësisht e angazhuar në këtë drejtim duke dhënë kontributin e saj. Por, Basha thotë se nga 15 kushtet e vendosura nga BE, vetëm një kusht është në dorë të opozitës, të tjerët janë në dorë të Edi Ramës.
“Jam njohur që në javën e parë të prillit dhe Presidenti e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që opozita ka vetëm një detyrë dhe 14 detyrat e tjera janë për Edi Ramën. detyra e opozitës është një dhe vetëm një, për reformën zgjedhore”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po drejton një lojë mafioze, pjesë e të cilës ishte edhe akti i prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për të larguar opozitën nga tryeza e reformës zgjedhore.
“Ne nuk do e braktisim dhe s’e braktisim reformën zgjedhore, por nuk mund të uleshim në tryezë pas aktit terrorist të Teatrit. Do të kthehemi një orë e më parë. Mbledhja e 18 majit dhe letrat e mazhorancës erdhën në kohë kur opozita po rrihej në rrugë. Ishte lojë mafioze e Edi Ramës që e dimë ne, e dinë edhe ndërkombëtarët dhe siç e keni parë, i gjithë faktori ndërkombëtar ka reaguar dhe maska e Edi Ramës ka rënë bashkë me teatrin”, u shpreh ai.
Basha këmbëngul se nuk ka marrë asnjë propozim nga amerikanët për sistemin zgjedhor dhe ndan një qëndrim të përafërt me socialistët, të cilët përmes Damian Gjiknurit kanë kërkuar që çështja e sistemit zgjedhor të hidhet për diskutim pas zgjedhjeve të parlamentare.
“Nuk ka asnjë propozim dhe asnjë sugjerim amerikan të tillë për sistemin danez, por ka një angazhim timin personal për t’u dhënë shqiptarëve sistemin që ata mendojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Por, ne nuk shikojmë vullnet tek Edi Rama, ndaj le ta largojmë me votë dhe më pas t’u japim qytetarëve sistemin më demokratik”, u shpreh Basha.
Rezistenca e opozitës parlamentare kundër 5 qershorit u reduktua në një grusht votash në momentin e hedhjes për votim. Kuvendi miratoi me 97 vota pro, vetëm 6 kundër dhe 4 abstenime marrëveshjen e 5 qershorit të arritur në Këshillin Politik mes Partisë Socialiste nga njëra anë dhe Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në anën tjetër.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama u shfaq i bindur se pakti i 5 qershorit me Partinë Demokratike do të miratohej me më tepër se 84, vota sa ishte minumumit, për të përçuar një mesazh për rëndësinë e këtij pakti. Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare që ta mbështesë atë, madje edhe Myslim Murrizit.
Kryeministri Edi Rama u shfaq i bindur se pakti i 5 qershorit me Partinë Demokratike do të miratohet në Kuvend me më tepër se 84 vota për të përçuar një mesazh për rëndësinë e këtij pakti. Ai i bëri thirrje opozitës parlamentare që ta mbështesë atë.
“Do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi, edhe të tjerë bashkë me të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen dhe ta votonin, duke dhënë një mesazh shumë të qartë për të gjithë shqiptarët pa dallim edhe për ata, që përfaqësuesit i kanë jashtë Parlamentit se ne jemi të vetëdijshëm për realitetin politik dhe Partia Demokratike është një realitet politik. Unë nuk e votoj me zemër, por e votoj me mendje marrëveshjen e 5 qershori”, deklaroi Rama.
Ramës iu përgjigj në emër të opozitës parlamentare, Myslim Murrizi. Që në nisje të fjalës së tij, ai tha se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet nga 97 deputetë, 74 të Partisë Socialiste dhe 23 nga opozita parlamentare, që nuk është dakord me qëndrimin e mbështetur prej tij kundër kësaj marrëveshjeje. Murrizi e cilësoi marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik si zgjatim i paktit të 21 prillit të 2008, kur u mbyllën listat.
“Urime për votimin e 5 qershorit me 97 vota pro, se disa nga këta (opozita parlamentare) do ta bëjnë për t’i bërë qejfin Lulit, disa për të integruar Shqipërinë në BE. Por, Myslim Murrizi nuk e voton 5 qershorin sepse e ndan 5 qershorin me Kodin Zgjedhor. 5 qershori i hyn në punë vetëm 3 kryetarëve. Kodi Zgjedhor duhet të kishte brenda rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kodi Zgjedhor dhe 5 qershori janë me mijëra kilometra larg njëri-tjetrit. 5 qershori është thjesht noterizim i prillit të 2008-ës”, u shpreh ai.
Megjithatë, Kryeministri Rama u shpreh i bindur edhe për hapjen e listave më 30 korrik. Mesazhi i dërguar prej tij ishte më shumë drejt ndërkombëtarëve, të cilëve u tha se hapja e tyre është vendim ekskluziv i politikës shqiptare.
“Ne nuk jemi shërbëtorë të askujt. Jemi të ndërgjegjëshëm se nuk jemi as SHBA, BE, as superfuqi bërthamore, por një vend i vogël, falë edhe miqve dhe partnerëve tanë. Por vjen puna do të hapim, apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne! Nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja”, u shpreh Rama.
Rama e pranoi se hapja e listave do të ndryshojë formulën e koalicioneve. Ai tha se koalicionet në formën aktuale do të jenë të pamundura, madje deklaroi se kjo formulë që po hiqet është unike në të gjithë botën.
“Formula e mënyrës sesi partitë futen në koalicion në zgjedhje do të ndryshojë. Do të kalojë nga një formulë që s’e ka askush në një formulë që e kanë të gjithë. ku ekziston tjetër ky lloj koalicioni, ku jemi edhe bashkë, jemi edhe më vete?!”, u shpreh Rama.
Çfarë parashikon marrëveshja e 5 qershorit
1.Identifikimi elektronik. ODIHR rekomandon futjen graduale dhe ka sugjeruar në komentet për Këshillin se çdo tranzicion drejt identifikimit elektronik, votimit apo numërimit, duhet të nisë me një program pilot që përbëhet nga jo më shume se 20 për qind e votuesve të sugjeruar nga Këshilli. Gjithsesi palët zotohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik të 100 % të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, nëse është teknikisht i arritshëm. Kjo mundësi do të përcaktohet nga ekspertiza ndërkombëtare e mbështetur nga KQZ. Qeveria e Shqipërisë garanton fondet në kohë për zbatimin, aq sa është i mundshëm.
2.KQZ do të ketë një zëvendëskomisioner që do të drejtojë përcaktimin e mundësisë për identifikimin biometrik të votuesve. Zëvendëskomisioneri do të ketë përgjegjësi të përbashkët e të barabartë me kryetarin për zgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve. Zëvendësi do të monitorojë, mbikëqyrë rekrutimin e trajnimin e komisionerëve i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ-në në trajnimin për procedurën.
3.Struktura e KQZ do të përbëhet nga pesë anëtarët e rregullt, apeli nga pesë anëtarë, një zyrtar ekzekutiv dhe një zëvendës i tij. Anëtarët do të pranohen sipas raportit maxhorancë-minorancë në trupat e rregullt dhe ato të apelit. Komisioneri shtetëror do të zgjidhet me anë të konsultimeve.
4.Grupet e numërimit. Dy grupe zyrtarësh jopolitikë, një prej të cilëve numëron dhe tjetri ndihmon dhe ndërrojnë rolet me çdo kuti votimi. Anëtarët e tjerë do të jenë, ose dy monitorues një nga pushteti e një nga opozita, ose një monitorues nga secila prej katër partive kryesore parlamentare nga zgjedhjet e 2017.
5.Qendrat e votimit. Dy anëtarë të komisionit me të drejta të kufizuara për monitorim dhe kontestim të drejtë nga pushteti dhe opozita dhe tre të emëruar me short nga KQZ, e cila do të veprojë si kryetare në marrjen e vendimeve. Dy të tjerë do të shërbejnë si ndihmës, pa të drejtë vote.
6.ZEZ do të jetë strukturë e njëjtë si qendra e votimit
7.Kolegji Zgjedhor do të zgjidhet nga gjykatësit që kanë kaluar procesin e vetingut.
8.Procesi i Apelit. Kolegji Zgjedhor që dëgjon apelimet mbetet i pandryshuar.
9.Depolitizimi. Nuk do të ketë ndryshime në administratën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare e vendore. Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e administratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura. Reforma në vijim e administratës në Shqipëri do të përforcojë fokusimin e saj në depolitizimin e shërbimit publik.
10.Kodifikimi. Të gjitha propozimet do të hartohen në amendamente ligjore që do të rivlerësohen e kontrollohen nga Këshilli Politik, në mënyrë që të reflektojnë marrëveshjen para se ajo të kalojë në Parlament dhe pa ndryshime, apo amendamente të tjera. Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik para votimit.
11.Masa shtesë. Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë me mirëbesim për të arritur zgjidhje të pranueshme dhe rekomandimet e ODIHR në lidhje me shitblerjen e votës, presionin ndaj votuesve dhe administratës, keqpërdorimin e administratës, bashkëpunimin me grupet kriminale, lirinë apo fshehtësinë e votës, apo manipulimin e rezultateve
12.Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 8, 9, 10 dhe 11 më lart, si dhe dy Shënimet më poshtë hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më lart hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme (parlamentare dhe vendore).
Shënime: Propozimi për qeveri të përkohshme dhe drejtor policie të përkohshëm nuk do të përbëjë një kusht për pranimin dhe miratimin e sa më sipër. Nuk pati konsensus për ndryshimin e sistemit.
Pak pasi Ilir Meta dhe E
di Rama vendosnin buqeta me lule në monumentin e Pavarësisë në Vlorë, Lulzim Basha bëri të njëjtën gjë, por në Tiranë.
Kreu i demokratëve vendosi një buqetë me lule në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit”, por ndryshe në mesazhin e shkurtër të përcjellë me këtë rast shmangu debatin mbi datën e Çlirimit, duke uruar vetëm Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë.
“Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të të gjithë bijëve dhe bijave të Kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare”, tha Basha.
Kreu i PD-së thotë se kjo ditë feste e gëzimi e gjen vendin në një situatë të vështirë shëndetësore, ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga pandemia.
“Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pendamisë që na ka marrë qindra qytetarë duke lënduar mijëra familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. në këto kushte kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë për të qenë së bashku dhe tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe për të dalë më të fortë”, tha ai.
Basha e mbyll mesazhin me bindjen se 28 Nëntori 2021 do të gjejë një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës.
ëPresidentja në Detyrë dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës përcolli dy mesazhe kryesore në fjalën e mbajtur para Kuvendit të Shqipërisë. Mesazhi i parë ishte miratimi i rezolutës që dënon krimet serbe në Kosovë.
“Po i bëj thirrje këtij Kuvendi që ashtu siç e kemi bërë në Kosovë, që të votojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb, sepse vetëm atëherë kur jemi të bashkuar ato do të dëgjohen edhe përtej Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Osmani.
Mesazhi i dytë ishte për heqjen e pengesave në ndërlidhjen mes dy vendeve. Kryetarja e Kuvendit nuk e përmendi në emër, por qartas iu referua traut të vendosur në “Rrugën e Kombit”.
“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Kjo është kundër frymës së lëvizjes së lirë, na lini të vimë në Shqipëri ashtu siç deshën të parët tanë, ashtu siç duam ne dhe siç do të duan fëmijët tanë”, vijoi ajo.
Osmani u bëri thirrje të rinjve që të aktivizohen në politikë, ndërsa me fjalët e Faik Konicës kërkoi nga shqiptarët në Shqipërie e Kosovë që të heqin dorë nga kulti i individit.
Gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë të kryetares së Kuvendit dhe Presidentes në Detyrë të Kosovës ra në sy mungesa e Kryeministrit Edi Rama.
Vaksina është
një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të
tija. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë
rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Vaksinat e mësojnë sistemin
tonë imunitar të ndërtojë antitrupa specifikë kundër viruseve dhe baktereve që
i shkaktojnë sëmundjet ose toksinat e tyre. Në atë mënyrë
organizmi jonë armatoset për t’i luftuar këto, madje edhe pa
qenë i sëmurë paraprakisht. Pra, në të ardhmen kur trupi përballet
me viruset ose bakteret kundër të cilave bëhen vaksinat, ai
tashmë e di se si t’i mposhtë ato.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare me disa çështje të rëndësishme për të diskutuar, që nga dekrete të Presidentit për kthim ligjesh, te kandidaturat e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, deri te komisionet hetimore.
Por, një episod që përfshiu Lulzim Bashën dhe Eduard Shalsin që në fillim të seancës përcaktoi diskursin mes Bashës dhe Ramës. Përplasja nisi kur deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, kërkesë që u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në vend të tij ajo ja dha fjalën kreut të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.
Shalsi e nisi fjalën duke qortuar deputetët e opozitës që po flisnin nga vendi. “Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të dëgjuar. Është çështje edukate. Nëse nuk do të jeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu”, tha ai.
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Lulzim Bashës. “Pushoni mor plehra. Ta kërcas kokës. Dilni flisni këtu si derra. Hajdut! Plehër! Gjysma juaj duhet të jetë në burg! Je bërë uturaku i atij sipër (Ramës). Fundërrinë! Plehrë! Qelbësirë!”, tha Basha.
Përgjigjen nuk e mori nga Shalsi, por nga Kryeministri Edi Rama, që u shfaq “i zhgënjyer” nga fjalori i Bashës. Rama e këshilloi Bashën që të mos imitojë Sali Berishën.
“Mos hy në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef, se në atë fushë është më i mirë ai se ty, se ai është origjinali, ti je kopja. Për qenefe ai është botërisht qenefi i Shqipërisë. Mos bëj konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Si ai nuk bëhesh dot dhe nuk bëhesh kurrë. Ngrihu në lartrësinë e flokëve të krehura me kujdes dhe buzëqeshjes. Je i dalluar se i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mund të bëhesh ti goja më shthurur e këtij Parlamenti. Për mua njëherë që të konsideroj mik, këto janë zhgënyese”, tha Rama.
Kryeministri akuzoi se gjuha e përdorur mund të jetë edhe e kushtëzuar nga përplasja e brendshme në PD me Sali Berishën. “Ai është halli yt! E di që e ke hall, por ne nuk ta zgjidhim dot. Atë hall zgjidhe vetë”, tha Rama.
Basha u kundërpërgjigj duke deklaruar se Berisha nuk është halli i tij, por është halli i Edi Ramës.
“E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh, por ustait që ja ka kaluar në të gjitha nuk i është afruar asnjëherë për gjërat e mira, por ça ka pas gjëra të këqia dhe vese ja ka kaluar me shumëfish”, tha Basha.