Videot kryesore

Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE
Di Maio: Në Ballkan luhet e ardhmja e BE Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Konferencës së Donatorëve në Bruksel i parapriu një mëngjes pune, që Kryeministri Edi Rama thotë se u organizua nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në mbështetje të hapjes së negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë.

Kryediplomati italian tha në fjalën e tij se në Ballkanin Perëndimor nuk është në lojë vetëm besueshmëria, por edhe vetë e ardhmja e Bashkimit Europian si aktor dhe faktor global.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshi edhe besueshmërinë e BE si aktor global. Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi ynë kyç për të përforcuar paqen, stabilitetin, pajtimin dhe zhvillimin në Europë”, deklaroi ai.

Di Maio u kujtoi të pranishmëve se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të vështirë dhe jo përfundimi i këtij procesi. Këtë ai e sheh si kurorëzim të përpjekjeve të vendeve anëtare që prej muajit dhjetor për të transformuar dhe çuar përpara procesin e zgjerimit përmes miratimit të metodologjisë së re për këtë qëllim.

“Shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje të përbashkët për të çuar më tej procesin e zgjerimit dhe për të rivendosur besimin e ndërsjellë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor dhe për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”, deklaroi ministri i Jashtëm italian.

Vaksina kundër koronavirusit kërkon 1 vit kohë, eksperti: Virus për të luftuar koronavirusin
Vaksina kundër koronavirusit kërkon 1 vit kohë, eksperti: Virus për të luftuar koronavirusin Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Nga gjetja e deri tek prodhimi masiv i një vaksine kundër koronavirusit kërkon të paktën 1 vit kohë. Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi i tha Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt sesa gripi normal, por edhe pse është një virus më pak i njohur, ai bën thirrje se nuk ka vend për panik.

“Kërkimet në kompaninë tonë janë në fazën fillestare. Po punojmë si të prodhojmë vaksinën brenda në laborator dhe më pas për prodhimin masiv. Për të gjitha kompanitë që po punojnë në SHBA dhe vende të tjera të botës, zhvillimi i një vaksine do të kërkojë të paktën 6 deri në 9 muaj për të patur një vaksinë efikase ndaj virusit dhe të paktën 6 muaj të tjerë prodhimi në masë i vaksinës”, thotë ai.

Arban Domi është drejtor në Departamentin e Zhvillimit të Vaksinave në kompaninë bioteknologjike GeoVax në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë intervistë të dhënë më 10 shkurt për Zërin e Amerikës ai shpjegon se për vaksionën e re po punohet kryesisht për identifikimin e viruseve të padëmshme për trupin e njeriut, por që luftojnë koronavirusin.

“Qëllimi është i njëjtë, por baza e vaksinës mund të ndryshojë. Baza është një virus që nuk shkakton sëmundje në organizëm. Kompani të tjera përdorin viruse të tjerë që nuk janë të dëmshme për njeriun. Një pjesë e vaksinave janë me bazë ADN, ARN dhe proteina”, thotë Domi.

Eksperti virolog e krahason koronavirusin me SARS-in, që shpërtheu thuajse dy dekada më parë po në Kinë. Ai thotë se ka një ngjashmëri të madhe mes dy viruseve dhe kjo ndihmon grupet kërkimore për gjetjen dhe prodhimin e një vaksine. “Njohim shumë elementë të virusit të sotëm bazuar në të dhënat e virusit të SARS-it”, shprehet Domi.

Këshilla e ekspertit në këtë situatë është shmangia e panikut dhe thirrja për mediat dhe institucionet që të përqëndrohen më fort në ndërgjegjësimin e qytetarëve për masat parandaluese higjieno-sanitare kundër infeksionit.

Amnistia fiskale, u njoftua për emigrantët, përfshiu edhe biznesin
Amnistia fiskale, u njoftua për emigrantët, përfshiu edhe biznesin Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Në harkun kohor të dy ditëve, Kryeministri Edi Rama zgjeroi bazën e amnistisë fiskale, nga të ardhurat e siguruara nga puna në të zezë në emigracion deri tek të ardhurat e siguruara nga biznesi i vogël dhe i madh që ka shkelur ligjin duke kryer evazion fiskal.

Të shtunë, Kryeministri deklaronte gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste se:

“Nuk mundet më që të rrijnë të mbajnë para nëpër banka andej me 1001 vështirësi, as nuk mundet më që të torturohen për të çuar 5 mijë euro sa andej këndej, se i fillon pastrimi i parave ku i gjete e ku s’i gjete, as nuk mund të tmerrohen për të blerë një shtëpi këtu se fillon historia nga i more, e ku s’i more. Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me drogë, me terrorizëm, prostitucion, nuk i kanë paratë me të gjitha ato krime që parashikon tek ligji special... “

Rama foli të shtunën për amnisti të përgjithshme, por vetëm të hënën në seancën plenare parlamentare përmendi edhe biznesin.

“Puna e OFL-së është ndarja me thikë e parasë së fituar nga puna, qoftë para e fituar por e padeklaruar, siç është paraja e emigrantëve që për 1001 arsye kanë bërë shumë punë në të zezë në vendet ku kanë shkuar, apo siç ëshstë paraja e shumë, për të mos thënë e të gjithë sipërmarrësve këtu në Shqipëri, për të mos thënë të gjithë, që nuk kanë deklaruar të gjitha të ardhurat e tyre, por sidoqoftë janë të ardhura nga puna. Për këto të ardhura duhet dhënë mundësia që të formalizohen duke i amnistuar”, deklaroi Rama.

Në fakt, burime të gazetës “Si” thonë se ideja e një amnistie të përgjithshme qarkullon prej vitesh në korridoret e qeverive shqiptare, por asnjëherë nuk është konkretizuar përmes një nisme finale. Në 2011 ishte Qeveria Berisha që u përpoq, por propozimi nuk siguroi mbështetjen e opozitës në atë kohë për ndryshimin e Kodit Penal, ndaj nisma mbeti në kuadrin e një faljeje fiskale, por jo amnisti. Kjo bëri që shumë biznese të mos formalizonin paratë dhe asetet e tyre nga frika e ndjekjes penale për evazion fiskal.

Për nismën aktuale, gazeta “Si” mëson se qarkullon më shumë se një draft për amnistinë fiskale, që do të realizohet përmes një takse që parashikohet të vendoset nga 3 deri në 5 për qind të vlerës së vetëdeklaruar në kuadër të kësaj amnistie.

Koronavirusi, ndalohet eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore
Koronavirusi, ndalohet eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Qeveria ka vendosur ndalimin e eksportit për të gjitha barnat dhe pajisjet mjekësore, në mënyrë që tregu të mos gjendet pa medikamentet dhe pajisjet e nevojshme për përballjen me koronavirusin.

Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të kësaj të hëne të Qeverisë, pas konfirmimit zyrtar të dy rasteve të para me persona të prekur nga virusi në fjalë.

Një tjetër vendim i marrë ishte edhe ndalimi i vizitave në spitale. Vendimi përcakton se familjarët dhe shoqëruesit e pacientëve, që janë të shtruar në spitale, nuk do të lejohen që të kryejnë vizita, përveçse në rastet kur ka një kërkesë nga mjekët apo drejtoria e spitaleve.

igli tare videomesazhi
igli tare videomesazhi Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, tashmë drejtori sportiv i ekipit të Lacios, Igli Tare ka dhënë një videomesazh për të marrë masat kundër koronavirusit, duke qëndruar në shtëpi.

Rama thotë se jemi në “javën e zjarrit” dhe u përgjigjet kritikëve: Jam në zyrë çdo ditë!
Rama thotë se jemi në “javën e zjarrit” dhe u përgjigjet kritikëve: Jam në zyrë çdo ditë! Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Videomesazhin e radhës për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vend, Kryeministri Edi Rama e përcolli nga zyra e tij në godinën e Kryeministrisë, ku që në fillim thotë se ka përçuar të gjitha mesazhet e javës së kaluar pasi aty ka të instaluara kamerat e lidhjeve direkte.

Videoja ishte konceptuar edhe si një përgjigje për kritikët, që kanë akuzuar Kryeministrin se është ngujuar në banesën e tij në Surrel dhe nuk është shfaqur në zyrë.

“Po e bëj me telefon këtë mesazh që ta shohin dhe ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia, mos rri në bunker, se kur i thonë asaj fjalës, mirë gomari që na ngordhi, por duhet të merremi edhe me mizat e mjaltit të tij që gumëzhijnë nga ajo vrima digjitale që e dini mirë se ku është. Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë”, tha Kryeministri.

Duke iu rikthyer situatës, Rama paralajmëroi një javë të vështirë dhe kërkoi zbatimin e rregullave të kufizimit të lëvizjes.

“Sepse sipas modeleve të statistikave tani hyjmë në fazën e shpërthimit më intensive të bombave në trupat e atyre të prekurve. Mos luani me zjarrin! Nuk e ndalim dot vdekjen të na marrë njerëz, por duhet me çdo kusht të ndalim kërdinë që mund të bëjë për shkak të papërgjegjshmërisë tonë. Do të humbasim njerëz, nuk e di se sa, por nuk duhet të humbasim një mal me njerëz dhe këtë e kemi në dorë ne vetë, duke bërë durim”, deklaroi Kryeministri.

COVID-19-3D
COVID-19-3D Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Si i shkatërron mushkëritë COVID-19

Si të aplikoni për leje daljeje për pazar
Si të aplikoni për leje daljeje për pazar Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se vetëngujimi dhe kufizimi i lëvizjeve është e vetmja rrugë që Shqipëria të dalë nga pandemia e koronavirusit pa regjistruar, siç thotë ai “një mal me të vdekur.

“Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund!”, thotë Rama.

Kreu i Qeverisë është i vetëdijshëm se masat shtrënguese mund të kenë shkaktuar pakënaqësi tek një pjesë e qytetarëve, por përsërit se me hir, ose pahir të gjithë duhet të bëjnë durim.

“Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë”, thotë ai.

Rama shoqëron këtë reagim me një video udhëzimi sesi aplikohet, duke filluar nga e hëna për kufizimin e lëvizjes vetëm për një person në familje.

Shkoder.mp4
Shkoder.mp4 Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Policia ne Shkoder

Covid-19, Basha: Po humbasim kohë me vendime gjysmake
Covid-19, Basha: Po humbasim kohë me vendime gjysmake Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Kryetari i Partisë Demokratike akuzon Qeverinë se nuk ka as plan dhe as strategji për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, por ecën me vendime të improvizuara dhe premtime të pambajtura.

“Por sot, 5 javë prej fillimit të karantinës, është e qartë se qeveria s’ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës. Qytetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre”, deklaroi ai.

Basha akuzon Qeverinë se nuk ka mbajtur as premtimet gjysmake që ka bërë.

“Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh. Qytetarët që tani ju duhet të paguajnë faturat e rritura të dritave e ujit, janë ende sot pa asnjë të ardhur. Bizneset po mbyllin mijëra vende pune sepse nuk kanë asnjë mbështetje”, u shpreh kreu i PD.

Kreu i opozitës thotë gjithashtu se këto pesë javë gjendja është rënduar edhe me shkeljet ligjore e kushtetuese me urdhra, që vijnë nga Facebook-u, ku sipas Bashës, Kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet e shtetit, nga polici tek doktori.

Këto 5 javë janë rënduar shkeljet ligjore dhe kushtetuese me urdhra që vijnë nga facebook-u, ku kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori. Basha këbëngul se paratë për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në këtë periudhë të vështirë janë, por akuzon Ramën se zgjedh që ato të shkojnë për tendera korruptivë dhe koncesione dhe jo për qytetarët.

Panorama që Basha i bëri gjendjes së përgjithshme të vendit ishte më shumë se e zymtë. Ai thotë se ekonomia po shkatërrohet, fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e tyre të përditshme dhe dhjetëra mijëra biznese rrezikojnë falimentimin. Si zgjidhje propozon nisjen me urgjencë testimet masive të popullatës, për të kuptuar, siç thotë se në çfarë niveli është përhapur virusi në vend.

Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën, Presidenti: Të mbrojmë lirinë!
Dëshmorët bashkojnë Ramën dhe Metën, Presidenti: Të mbrojmë lirinë! Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

Për shkak të pandemisë së koronavirusit politika përkujtoi pa shumë bujë 5 Majin, Ditën e Dëshmorë. Ilir Meta, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi vendosën bashkë kurora me lule në Monumentin “Nëna Shqipëri”, ndërsa Lulzim Basha kreu të njëjtën gjë veçmas tyre.

Në këtë përkujtimore mungonin qytetarët, apo përfaqësues të shoqatave të dëshmorëve. Të vetmit që shoqëruan politikën në këtë 5 Maj ishin gazetarët. Meta, Rama dhe Ruçi mbërritën rreth orës 10 tek Varrezat “Dëshmorët e Kombit”, 30 minuta pas Lulzim Bashës.

Pas vendosjes së kurorave me lule, Rama dhe Ruçi shmangën komentet për gazetarët, ndërsa i vetmi që foli ishte Presidenti Ilir Meta. Ai u pyet në lidhje me përplasjen me Ardian Dvoranin dhe deklaratën e fundit të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që thotë se Presidenti nuk ka tagër që të kërkojë përfundimin e mandatit të tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Meta e shmangu përgjigjen.

“Sot është Dita e Dëshmorëve! Është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre. Është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht”, deklaroi ai.

Megjithatë, Presidenti e përçoi një mesazh të tërthortë në një kohë kur shumë nga liritë e qytetarëve janë kufizuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë naatyrore.

“Kjo është ditë kur ata na ftojne në sakrificën sublime dhe mos të bëhemi mendjelehtë. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë”, tha ai.

Komentin për mediat e shmangu më herët edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i demokratëve vendosi lule në monumentin “Nënë Shqipërëi” dhe vendosi lule në nderim të Azem Hajdarit, Feti Voglit, që ra në Afganistan disa vite më parë dhe të Skerdilajt Llagamit, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Pakti për zgjedhoren në fije të perit, Rama: Basha ta ruajë!
Pakti për zgjedhoren në fije të perit, Rama: Basha ta ruajë! Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se marrëveshja e arritur në Këshillin Politik për ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor është në fije të perit. Kreu i mazhoranca tha se as opozita jashtëparlamentare dhe as ajo brenda sallës së Parlamentit nuk mund ta shantazhojnë dhe kërcënojnë Partinë Socialiste.

“Ajo që i them Lulzim Bashës dhe Peço (Petrit) Vasilit është që mos vazhdoni të dilni dhe të shantazhoni Partinë Socialiste. Mos na tundoni, se për atë Zot, ajo marrëveshje ka krijuar kushtet pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por për mua nuk është reformë, por kthim i madh pas në kohë. Por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të asaj marrëveshje nga grisja e asaj marrëveshjeje. Ajo fije peri duhet të ruhet nga Lulzim Basha dhe Peço Vasili.

Bëhet realitet kostumi i Iron Man
Bëhet realitet kostumi i Iron Man Gazeta Si 56 Shikime • 6 years më parë

⁣Kostumi i Njeriut të Hekurt (Iron Man) nuk është më realitet vetëm në skenarët e filmave të Marvel

Flota Mbretërore në Britaninë e Madhe publikoi një video nga testimet e suksesshme të kostumeve të ngjashme, ku trupat speciale u katapultuan nga varkat e tyre të vogla “tek varka objekt mësymjeje”. Për një kostum të ngjashëm, që mund të arrijë një shpejtësi më të lartë se 320 kilometra në orë thuhet se po punon edhe Komanda e Operacioneve Speciale e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tenton t’i shpëtojë policisë, por droni e ndjek këmba-këmbës
Tenton t’i shpëtojë policisë, por droni e ndjek këmba-këmbës Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣Tenton t’i shpëtojë policisë, por droni e ndjek këmba-këmbës

I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari
I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣I kërkuar nga SHBA për trafik droge e pastrim parash, arrestohet 41-vjeçari

Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak...
Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak... Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣Basha shpërthen në Kuvend: Fundërrinë, plehrë, qelbësirë, horr, uturak...

Qindra qytetarë në urgjencën e Krujës me shenja helmimi
Qindra qytetarë në urgjencën e Krujës me shenja helmimi Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣Qindra qytetarë në urgjencën e Krujës me shenja helmimi

Sali Berisha në konferencë shtypi në seli pas Kuvendit për Rithemelimin e PD
Sali Berisha në konferencë shtypi në seli pas Kuvendit për Rithemelimin e PD Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣ Sali Berisha në konferencë shtypi në seli pas Kuvendit për Rithemelimin e PD

Fadroma e IMT-së gjatë shembjes së banesave të “5 Maji”
Fadroma e IMT-së gjatë shembjes së banesave të “5 Maji” Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣Fadroma e IMT-së gjatë shembjes së banesave të “5 Maji”

Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës
Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës Gazeta Si 56 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës

Showing 134 out of 135