Videot kryesore
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka dashur të çojë në Gjykatën e Hagës çështjen e detit me Greqinë që gjatë bisedimeve me Qeverinë “Tsipras”, por se ka qenë Athina në atë kohë kundër kësaj ideje.
“Më në fund, pala greke ra dakord me ne, se me qeverinë e mëparshme nuk kishim rënë dakord, në duart e një gjykatë që i ka të gjitha ekspertizën që të japë drejtësi të drejtë për këtë problem”, deklaroi Kryeministri këtë të martë gjatë një konference për shtyp.
Rama e cilëson një zgjedhje ideale adresimin e kësaj përplasjeje në një gjykatë ndërkombëtare dhe premton se Shqipëria do të përgatitet siç e kërkon procedura për të marrë një marrëveshje të drejtë.
“Një zgjidhje ideale, që në bazë të protokolleve dhe do të përgatitemi sic e kërkon procedura për të arritur në një zgjidhje të drejtë”, u shpreh ai.
Rama hodhi poshtë pretendimet se për Shqipërinë kjo çështje nuk ekziston dhe se është sponsorizuar dhe hapur nga Greqia.
"Çështjen e detit e ka hapur Shqipëria dhe jo Greqia, për këtë të fundit ka qenë e mbyllur për marrëveshjen e bërë me Saliun, Lulin dhe Ilir Metën, nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa aq sa mori nga ajo marrëveshje. Atë e hapa unë me PS kur ishim në opozitë dhe aleatë, në Gjykatën kushtetuese ka shkuar PS, 9-0 Gjykata e rrëzoi me kërkesë si paditës të PS dhe çështja është rihapur falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë në komunikimin me palën tjetër”, u shpreh ai.
Kryeministri ndan bindjen se sot Greqia ka vullnetin më të mirë për të gjetur një zgjidhje.
Daniel Popper është një artist multidisiplinar i njohur globalisht për skulpturat e tij gjigante dhe instilacionet e tij spektakulare të artit publik. Me origjinë nga Kejp Taun, Afrikë e Jugut, ai ka udhëtuar gjithë botën duke lënë pas ngado veprat e tij të mahnitshme.
Dalja javore e Presidentit Ilir Meta këtë të premte ishte më e shkurtër se herët e tjera. Kreu i shtetit bëri bilancin e aktivitetit të tij për javën që lamë, ndërsa foli edhe për pritshmëritë që ka nga Komisioni i Venecias sa i takon përplasjes për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, procesin e integrimit dhe ngërçin e ri në Këshillin Politik.
Në lidhje me Venecian, Meta u shpreh i bindur në drejtësinë e vendimeve dhe veprimeve të tij.
“Asnjëherë nuk kam pritur Venecian për aktet e mia, sepse ato kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe ne Kushtetutën e kemi bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk kam asnjë pritshmëri, por shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj”, deklaroi ai.
Presidenti u pyet edhe për zhvillimet e fundit në Parlamentin Europian, ku u votua rezoluta që i kërkon Shqipërisë plotësimin e 15 kushteve para se të ndërmerret takimi i parë ndërqeveritar në kuadër të procesit të negociatave. Sipas Metës, këto zhvillime nuk janë të papritura dhe as të reja.
“Është një çështje e vjetër në kuptimin që kushtet janë aty prej vitesh, duke filluar me kryekushtin e parë dhe të pakalueshëm që është ai i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka 4 vite përsëritet në mënyrë të vazhdueshme çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, hetimi për dosjet e zgjedhjeve parlamentare në Shijak dhe parlamentare në Dibër dhe duke vazhduar me elementë të tjerë, përfshirë edhe miratimin e reformës zgjedhore”, deklaroi Presidenti.
Meta tha se të hënën do të zhvillojë një takim me Zef Mazin, i emëruar si kryenegociator nga Shqipëria për bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Presidenti komentoi deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, që ka shprehur hapur pakënaqësinë për marrëveshjen zgjedhore të nënshkruar në Këshillin Politik, duke u kthyer thuajse 3 dekada pas në kohë, tek Presidenti i fundit komunist.
“Kur dëgjoj këto deklarata nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-Presidentin komunist, Ramiz Alia që shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën këtë të
mërkurë në mëngjes në sheshin ‘Skënderbej’ për faljen e namazit të Kurban
Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar
Spahiu, iu drejtua mbarë shqiptarëve, duke theksuar se Kurban Bajrami është
festë e sakrificës.
Palët politike fajësojnë njëra-tjetrën për mungesën e Gjykatës Kushtetuese sot. Por, për Ambasadën Amerikane në Tiranë, mosfunksionimi i përkohshëm e kësaj trupe është një sakrificë që ja vlen për të ngritur një trupë me gjyqtarë të kualifikuar, të pavarur dhe të pandikuar nga politika.