Videot kryesore
Sulmuesi dardan shënoi golin e fitores së Mallorca-s ndaj Getafe-s në raundin e 12 dhe përpara grumbullimit me Kosovën për eleminatoret e Nëntorit. Goli i 6 sezonal i "Piratit" e vendos Mallorca-n në vendin e 15 me 12 pikë ndërsa Muriqi u bë lojtari i 3 që shënon të paktën 40 gola me fanellën e Mallorca-s në La Liga. Samuel Eto'o shënoi 54 gola dhe pas tij Juan Arango, 45 gola. Objektiv që duket lehtë i arritshëm dhe i kalueshëm nga Muriqi.
Skiatorja e lindur në Itali por që garon për Shqipërinë, evitoi rrëzimin në zbritjen e dytë dhe u rendit e treta në Slalomin e zhvilluar në "Cooper Mountain" në Kolorado, Shtetet e Bashkuara. Në Klasifikimin e përgjithshëm ajo qëndron 90 pikë larg, Mikaela Shiffrin.
Stuhia e shiut ka
përmbytur rrugët e kryeqytetit, duke krijuar kaos në rrugët kryesore të Tiranës.
Shqipëria është prekur
këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën prej dy ditësh.
Si pasojë e reshjeve
të dendura, uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.