Videot kryesore
Skiatorja që garon për Shqipërinë, e mbylli vitin kalendarik me një podium të rëndësishëm në Semmering të Austrisë. Colturi u rendit e dyta në zbritjen e parë dhe e 3-ta në të dytin duke lënë pas dy gara të vështira në të cilat ajo nuk arriti të klasifikohej (pas gabimeve në zbritjen e dytë).
Të shohësh studion e Leon Çikës, e ndodhur dikur pranë zonës së quajtur, Liqeni i Thatë në Tiranë, ajo është tejet miqësore, e rrethuar nga ngjyrat e pikturave të tij shumëngjyrëshe, e hera-herës “i rrethuar” nga abstraksioni i pikturave të tij të varura ngado. Një pikturë ende pritet të përfundojë. Më tej në një dhomë të dytë, ku në të djathtë ndodhen pikturat e tij, diku “fshehtazi” ca nudo, e pranë ato “lojërat” me dritë-hijet. Vërehen ca rrugica ku në shumë prej tyre, shkallë që zbresin, e diku një ndriçim.
Lulzim Basha e vlerësoi shumë të frytshëm takimin me ekspertët e Venecias, që kanë mbërritur në Tiranë me mision faktmbledhës për mendimin përfundimtar në lidhje me përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës socialiste.
Kreu i PD-së doli para mediave në fund të këtij takimi, ku solli një shembull se përse vendi ndodhet në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.
“Shembulli më i mirë janë lëvizjet çoroditëse të një pushteti që nuk pret as opinionin e Venecias, por ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në një kolaps total”, deklaroi ai.
Basha akuzoi mazhorancën se me vendimet e saj po kërcënon të drejtat dhe pronën e shqiptarëve.
“Sepse sot, Republika e Shqipërisë nuk është e shqiptarëve, por e një grushti pushtetarësh të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh, që së bashku kanë kapur gjykatat, drejtësinë, pronat e shqiptarëve”, vijoi kreu i PD-së.
Basha nuk përmendi emra, por foli me numra duke thënë se vendi është në duart e 12 personave.
“Kjo nuk është demokraci! Ky nuk është shteti ligjor, ndaj me Komisionin e Venecias diskutuam problematikën që është rënduar që nga nisja e kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimit të reformës në drejtësi. Do të vazhdojmë me Shqipërinë e 12 pushtetarëve dhe kriminelëve dhe oligarkëve, apo do të kthejmë Shqipërinë për të gjithë shqiptarët përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe përmes sundimit të ligjit dhe barazisë para tij”, u shpreh ai.
Basha nuk mohoi se opozita mund t’u rikthehet protestave nëse kërkesa e saj për qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme do të refuzohet nga mazhoranca në Këshillin Politik.
“Zgjidhja që kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë. Nëse pala tjetër do të vazhdojë të përdorë në mënyrë të paligjshme pushtetin e paligjshëm, paratë e pista të krimit të organizuar dhe të vendosë interesat e pushtetit të vet kundër interesave të shqiptarëve, atëherë opozita bashkë me qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një demokracie europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin”, mbylli fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike.
Polemikat e shtyrjes së ndeshjes Juventus-Inter në Itali vazhdojnë të jenë të shumta, me akuza dhe kundërakuza mes drejtuesve zikaltër, atyre bardhezi dhe Ligës. Data zyrtare për këtë ndeshje nuk është fiksuar ende dhe po ashtu nuk dihet, nëse do të luhet me apo pa tifozë. Në anën tjetër, Lacio ka marrë kryesimin pas fitores 2-0 ndaj Bolonjës.
Një moment shumë special për ekipin e Tomas Strakoshës dhe Igli Tares, të cilët besojnë te titulli kampion. Juventusi dhe Interi kanë ndeshje më pak, por sigurisht që kanë edhe më shumë presion psikologjik, ndërsa te Lacio atmosfera është shumë e qetë. Sezoni u nis me objektivin për të siguruar një vend në Champions, por tashmë të gjithë besojnë se titulli nuk është më një ëndërr. Strakosha edhe ndaj Bolonjës ishte një ndër më të mirët në fushë me disa pritje vendimtare, ndërkohë që në ndonjë rast u ndihmua edhe nga VAR-i. Portieri i Kombëtares ka një shans të mirë për t’u shpallur kampion i Italisë këtë sezon. Do të ishte vërtet diçka e bukur për të, një arritje historike.
Një fundjavë e bukur ishte kjo që lamë pas edhe për mesfushorin Ledian Memushaj, autor i një goli fantastik që i dha fitoren Peskarës ndaj Askolit. Vlojati goditi bukur me të djathtën nga një pozicion diagonal, duke i dhënë topit një trajektore të paarritshme për portierin kundërshtar. Peskara, me këtë fitore, i largohet zonës së rënies dhe pretendon të futet në “play-off”.
Një tjetër futbollist i Kombëtares që luan në Itali dhe që ka bërë paraqitje të mirë, është kapiteni Elseid Hysaj. Ai ishte titullar në fitoren 2-1 të Napolit ndaj Torinos, madje sakrifikoi për skuadrën, duke luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes. Mbrojtësi Berat Gjimshiti mungoi në fitoren tenisitike 2-7 të Atalantës në fushën e Leçes. Për kuqezinjtë e Italisë ishte përgjithësisht një fundjavë më fat.
Ushtria e dhe Emergjencat Civile po angazhohen në ndarjen e materialeve bazë ushqimore për familjet në nevojë dhe pensonistët për periudhën e shpallur të vetiziolimit. Pakot që po përgatiten te Rezervat e Shtetit dhe që do t'u shpërndahen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë
Turqia është zgjuar mbrëmjen e djeshme nga një
termet me magnitutë 7.9. Ndërkohë ditën e sotme kanë rënë edhe dy tërmete të
tjerë me magnitutë 7.7 dhe 5.9 të shkallës Rihter.
Deri më tani janë raportuar mbi 1500 të vdekur
dhe 3500 të plagosur.
Videot në internet tregojnë tmerrin që po
kalojnë banorët e Turqisë duke parë ndërtesa që shemben dhe njerëz që kanë
mbetur në rrënoja, shumë prej tyre edhe fëmijë.
Gjithashtu ka edhe video që i kanë regjistruar
vetë personat e mbetur poshtë rrënojave.
Dy shqiptarë të tjerë u eleminuan nga Kupa e Turqisë. Ernest Muçi dhe Milot Rashica ishin pak për Besiktas që u eleminua nga Goztepe në shifrat 1-3. Ernest Muçi goditi traversën, shëoi golin e vetëm për vendasit dhe u ndal më pas nga portieri. Ndërsa Rashica në pjesën e dytë mund të kishte shënuar për vendasit por gjuajtja e tij përfundoi mbi traun e portës.