Videot kryesore

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë
Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë Gazeta Si 111 Shikime • 4 years më parë

Anija e parë me grurë niset nga porti i Odesës drejt Turqisë pas 5 muajsh bllokadë

Zjarri në Korfuz shihet që nga Saranda
Zjarri në Korfuz shihet që nga Saranda Gazeta Si 95 Shikime • 3 years më parë

Prej të hënës, Greqia është në flakë. Pas Rodosit, edhe Korfuzi është përfshirë nga flakët që duken që nga Saranda.

Stuhia Ciaran përmbyt Tiranën
Stuhia Ciaran përmbyt Tiranën Gazeta Si 42 Shikime • 3 years më parë

⁣Stuhia e shiut ka
përmbytur rrugët e kryeqytetit, duke krijuar kaos në rrugët kryesore të Tiranës.

Shqipëria është prekur
këtë mesditë nga stuhia që ka përfshirë Europën prej dy ditësh.

Si pasojë e reshjeve
të dendura, uji ka hyrë në disa banesa dhe biznese.

Momenti kur protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe molotovë drejt kryeministrisë
Momenti kur protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe molotovë drejt kryeministrisë Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

⁣Momenti kur protestuesit e opozitës hedhin tymuese dhe molotovë drejt kryeministrisë

Goli i parë kuqezi në evropian
Goli i parë kuqezi në evropian Gazeta Si 42 Shikime • 1 year më parë

⁣19 Qershor 2016, Armando Sadiku shënoi golin e parë kuqezi në historinë e kampionateve evropiane dhe Shqipëria arriti dhe fitoren e parë në këtë kompeticion.

Fisnik Asllani në Kupën e Gjermanisë
Fisnik Asllani në Kupën e Gjermanisë Gazeta Si 46 Shikime • 1 year më parë

I kthyer te Hoffenheim, sulmuesi dardan shte autori i një nga 4 golave në fitoren ndaj Hansa Rostock në raundin e parë.

Muriqi mposht Getafe-n
Muriqi mposht Getafe-n Gazeta Si 38 Shikime • 10 muaj më parë

Sulmuesi dardan sh⁣ënoi golin e fitores s⁣ë Mallorca-s ndaj Getafe-s n⁣ë raundin e 12 dhe p⁣ërpara grumbullimit me Kosov⁣ën p⁣ër eleminatoret e N⁣ëntorit. Goli i 6 sezonal i "Piratit" e vendos Mallorca-n n⁣ë vendin e 15 me 12 pik⁣ë nd⁣ërsa Muriqi u b⁣ë lojtari i 3 q⁣ë sh⁣ënon t⁣ë pakt⁣ën 40 gola me fanell⁣ën e Mallorca-s n⁣ë La Liga. Samuel Eto'o sh⁣ënoi 54 gola dhe pas tij Juan Arango, 45 gola. Objektiv q⁣ë duket leht⁣ë i arritsh⁣ëm dhe i kaluesh⁣ëm nga Muriqi.

Podiumi i 3 rradhazi pë Colturi-n
Podiumi i 3 rradhazi pë Colturi-n Gazeta Si 48 Shikime • 9 muaj më parë

Skiatorja e lindur në Itali por që garon për Shqipërinë, evitoi rrëzimin në zbritjen e dytë dhe u rendit e treta në Slalomin e zhvilluar në "Cooper Mountain" në Kolorado, Shtetet e Bashkuara. Në Klasifikimin e përgjithshëm ajo qëndron 90 pikë larg, Mikaela Shiffrin.

Fermeret ne Lushnje protestojne kunder TVSH-se
Fermeret ne Lushnje protestojne kunder TVSH-se Gazeta Si 155 Shikime • 7 years më parë

Ata thone se kane humbur besimin ndaj Qeverise per premtimet te pambajtura.

Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës
Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Pasim brilant, Uefa vlerëson asistin e Rei Manaj kundër Islandës

Edi Reja i tregon defektin Edi Rames
Edi Reja i tregon defektin Edi Rames Gazeta Si 67 Shikime • 7 years më parë

Shqipëria mbyll sonte në mbrëmje me sfidën ndaj Francës kualifikueset Euro2020. Kualifikimi është një temë e mbyllur prej kohësh, ndaj ndeshja pritet që t’i shërbejë trajnerit Edi Reja për të testuar “Kuqezinjtë” përballë kampionëve të botës në fuqi, të cilët në ndeshjen e parë na mundën 4-1.

Pavarësisht yjeve që do të ketë përballë, tekniku italian shprehet optimist.

“Nuk mendoj se taktika është më e rëndësishmja në ndeshjen me Francën, janë protagonistët ata që vendosin fatin e saj. Shqipëria ka mënyrën e saj të të luajturit dhe më atë mënyrë kemi mundësitë tona në çdo ndeshje dhe ndaj çdo kundërshtari, edhe ndaj Francës. E kemi të qartë se ku mund të na vërë më shumë në vështirësi Franca, por dimë edhe ku mund ta rrezikojmë ne. E rëndësishme është që të jemi të gatshëm për të shfrytëzuar çdo rast që mund të na krijohet”, deklaroi ai në konferencën për shtyp të shtunën.

Konferenca nisi pasi trajneri priti në stadiumin e ri Kryeministrin Edi Rama, ku mes batutash foli për një defekt të kreut të Qeverisë. “Vetëm një problem ka, është tifoz i Juves”, tha Reja. Më pas, i shoqëruar nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, Rama zbriti në fushë ku mori rolin e trajnerit. Nga futbollistët nuk kërkoi fitoren ndaj Francës. “Këtu duhet të jepni maksimumin. Kaq! Rezultati pak rëndësi ka”, u shpreh ai.

Ndeshjes do t’i paraprijë ceremonia 15 minutëshe e përurimit të stadiumit të ri, që mori emrin “Air Albania”. Drejtimi i saj i është lënë Ardit Gjebreas dhe në fushën e blertë do të përformojnë edhe këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare. Para tifozëve fillimisht do të dalë Era Istrefi me këngën zyrtare të Kupës së Botës, “Live it up”.

Më pas Flori Mumajesi do të këndojë këngën “Kuqezi je ti”. Kënga e tretë do të jetë “Xhamadani vija vija” dhe do të interpretohet nga Aurela Gaçe, ndërsa Himni Kombëtar i Shqipërisë do të këndohet nga Juliana Pasha.

“La Marseillaise”, Himni i Francës i është besuar Besa Kokëdhimës.Ceremonia mendohet të zgjasë rreth 15 minuta dhe do të fillojë në orën 20:30, ndërsa ndeshja nis në 20.45.

Masat, në stadium nuk lejohen as farat

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, kanë deklaruar se do të marrin një sërë masa për të siguruar qetësinë publike. Në kuadër të këtyre masave, policia ka bërë me dije se për të gjithë tifozerinë, si vendase dhe atë të ekipit të Francës do të merren disa masa ndaluese, mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit. Për lëvizjen e automjeteve në zonën në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare”, do të jenë të lira vetëm akset rrugore “Rruga e Elbasanit” dhe Unaza, në të dy drejtimet e lëvizjes së saj, më pas në të gjitha rrugët e tjera hyrëse në këtë zonë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë, të gjitha automjetet që janë parkuar brenda zonës së mësipërme do të duhet të largohen që nga ora 12:00, ndërsa tifozët do të futen në stadium në orën 18:30.

Për sa u përket automjeteve të autorizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit, ato duhet të jenë të pajisura me shenjën dalluese në xhamin e përparmë dhe do të hyjnë vetëm nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, tek Ura e Lanës, Libri Universitar dhe Presidenca, me drejtim sheshin “Nënë Tereza”. Gjithashtu, do të ketë një kontroll antieksploziv për çdo automjet.

Këto janë masat e sigurisë së Policisë, ndërsa vetë FSHF ka një rregullore të detajuar për tifozët që do të hyjnë në stadiumin e ri, ku mes parashikimeve është edhe ndalimi i farave.

Video 1 - Një ekip kombëtar, ëndrra e të gjithve ne.mp4
Video 1 - Një ekip kombëtar, ëndrra e të gjithve ne.mp4 Gazeta Si 74 Shikime • 7 years më parë

I gjetëm të katërt, Julin, Ilirin, Bilbilin dhe Klajdin, të mbledhur në një nga fushat e sportit në kompleksin e Ali Demit, duke luajtur futboll. Të gjithë me proteza, për të cilat Juli thotë se, janë tejet të shtrenjta (nga një bisedë me të jashtë kamerës, ai thotë se dy protezat e tij për të dy këmbët kushtojnë rreth 30 mijë euro, disa fish më shumë, se një “karrocë-burg” me rrota).

meta ne kenete.mp4
meta ne kenete.mp4 Gazeta Si 48 Shikime • 7 years më parë

persidenti ilir meta ne kenete pas termetit

policia durres.mp4
policia durres.mp4 Gazeta Si 90 Shikime • 6 years më parë

Procedohen penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale "Fshehja e të ardhurave”.

Vallja Kreshnikët e Lirisë - Besim Zekthi
Vallja Kreshnikët e Lirisë - Besim Zekthi Gazeta Si 106 Shikime • 6 years më parë

Besim Zekthi - Kreshnikët e Lirisë

PD: Covid-19 rrëzoi propagandën e shëndetësisë falas
PD: Covid-19 rrëzoi propagandën e shëndetësisë falas Gazeta Si 41 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike thotë se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka shembur fasadën e propagandës në sistemin e shëndetësisë.

“Në “shëndetësinë falas” të Edi Ramës, shqiptarët blejnë vetë nga ushqimi deri tek respiratorët. Pandemia nga COVID ka shfaqur para syve të të gjithëve sa e mjeruar është gjendja në spitalet tona, sa i madh është dështimi i qeverisë, sa e rrezikshme është kjo qeveri për shqiptarët. Kontrasti mes propagandës së qeverisë dhe realitetit është i jashtëzakonshëm”, tha ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Ish-deputetja demokrate e shoqëron këtë reagim me një video, që thotë se janë dëshmitë e të afërmve të pacientëve që po kuron ndaj Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas këtyre dëshmive, situata në këtë spital është krejt tjetër nga ajo që pretendon Qeveria.

“Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë flasin për spitale si në Zvicër, por qytetarët në hall në dyert e spitaleve tregojnë të vërtetën e dështimit të “shëndetësisë falas”. Ata blejnë vetë nga ushqimi i përditshëm deri tek respiratorët”, vijoi Pampuri.

PD thotë se Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë dhe ndër katër vendet e para për vdekje ditore dhe numrin më të lartë të përhapjes së infeksionit.

WhatsApp Video 2022-01-08 at 1
WhatsApp Video 2022-01-08 at 1 Gazeta Si 41 Shikime • 5 years më parë

Berisha marshim pas protestes

⁣Rama takohet me Blinken në Uashington: Roli i Shqipërisë në KS
⁣Rama takohet me Blinken në Uashington: Roli i Shqipërisë në KS Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

Kryeministri Edi Rama mbërriti rreth orës 19:00 me orën tonë në selinë qendrore të Departamentit të Shtetit në Uashington, për të nisur takimin me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s".

Rama shpjegoi edhe praktikën e "bashkëpengmarrjes" në KS mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Është një praktikë kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB", tha ai.

Rama ndodhet në SHBA për një vizitë 4-ditore, që nisi me një ceremoni të organizuar me rastin e marrjes nga ana e Shqipërisë së mandatit dyvjeçar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit.

Rama e vlerësoi këtë si një arritje historike dhe plotësisht të merituar për Shqipërinë.

Ndërkohë, takimi me Blinken mbërrin në një periudhë të trazuar në kampin e opozitës së politikës shqiptare, ku Sali Berisha ka nisur prej shtatorit Foltoren për t’i marrë PD-në Lulzim Bashës, që e akuzon së bashku me Ramën si pjesë “të komplotit që e shpalli atë non grata nga DASH” me akuzën e korrupsionit madhor.

Berisha thotë se ka paditur në gjykatën korrektuese të Parisit Sekretarin e Shtetit, ndërsa deklaron se ai ka marrë një vendim krejtësisht politik e të shtyrë nga George Soros, pa asnjë provë e fakt kundër tij.

Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit
Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit Gazeta Si 90 Shikime • 4 years më parë

⁣Greqia dergon avion ne ishullin e Sazanit per te shuar zjarrin

Korçë, babai ndez cigaren teksa furnizonte makinën me  gaz në një pikë karburanti
Korçë, babai ndez cigaren teksa furnizonte makinën me gaz në një pikë karburanti Gazeta Si 74 Shikime • 2 years më parë

⁣Korçë, babai ndez cigaren teksa furnizonte makinën me gaz në një pikë karburanti

Showing 130 out of 165