Videot kryesore

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut Gazeta Si 59 Shikime • 5 muaj më parë

⁣Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Reperi Cllevio tregon sherrin me Noizy-n: Eci me blinda nga frika!
Reperi Cllevio tregon sherrin me Noizy-n: Eci me blinda nga frika! Gazeta Si 59 Shikime • 5 muaj më parë

Reperi Cllevio, ishte sot për të dhënë dëshminë e tij në GJKKO ⁣në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Pas shtyrjes së seancës, ai foli për mediat, ku tha se ishte palë e dëmtuar në këtë proces, pasi ishte dhunuar fizikisht nga reperi Noizy. Ai pati deklarata edhe më të rënda, duke pretenduar se qarkullon me makinë të blinduar, pasi sipas tij, Noizy është i gatshëm të paguajë para për ta eleminuar fizikisht. Më tej, jshtoi se për këtë gjë ka dijeni edhe reperi tjetër, Stresi.

video-2.mp4
video-2.mp4 Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Një video e siguruar nga kamerat e nje prej lokaleve ka fiksuar momentin kur lëkundjet e fuqishme shkunden vendin. Në video duket se si personat qe ndodheshin ne lokal, kane braktisur ne panik tavolinat dhe larguar me vrap.

Policia rrugore kontrolle ne fundjave
Policia rrugore kontrolle ne fundjave Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Policia rrugore kontrolle ne fundjave

Basha i kërkoi dorëheqjen, Rama: Mbetem timonieri i Qeverisë
Basha i kërkoi dorëheqjen, Rama: Mbetem timonieri i Qeverisë Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetet sociale, duke i ironizuar njëherësh edhe opozitën mbi kërkesat e saj për dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Duke shfrytëzuar një ngjarje të një kompanie private të telefonisë mobile të aplikimit të teknologjisë së rrjetit 5G, Rama hipën në një makinë në dukje të autokomanduar, ku në vend të “timonierit” bën narratorin.

“Me timon pa timon shoferi jon osht kampion” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë”. Duke e cilësuar si të rëndësishmë këtë investim, kryeministri shkruan ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë.

Në videon prej tre minutash, Rama që ka pranuar se nuk di të ngasë makinën se s’ka patentë nuk i ka kursyer lojërat e fjalëve dhe thumbimet në adresë të opozitës.

“Sa mirë do të ishte sikur të kishte edhe makina e qeverisë një drejtim automatik, por për këtë nuk ka mundësi...Kështu që për drejtimin e Qeverisë, timoni mbetem unë, mbetet si të thuash njeriu, por për këtë periudhë njeriu jam unë”, sqaron Rama.

“Kur thosha që erdhi dita që makinat të ecin vetë dhe që unë nuk kam nevojë të marr patentën nuk më besonte njeri. Tani shikojeni se si erdhi dita, s’ka ardhur akoma tamam, por ky është vetëm fillimi dhe nuk keni parë gjë akoma”, vijoi më tej ai.

Video e postuar prej Kryeministrit në një aktivitet jozyrtar mbërrin pak orë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përsëriti kërkesën për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohëshme.

Momente nga operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës
Momente nga operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Ky është 33-vjecari Adriatik Bode i shpëtuar që në 26 nëntor, por që gabimisht u informua se ishte nxjerrë dje nga rrënojat.

Protesta e gazetarëve
Protesta e gazetarëve Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Paketa antishpifje në parlament, gazetarët në protestë

Gjobë kush nuk vetëizolohet, Rama: E parashikon ligji
Gjobë kush nuk vetëizolohet, Rama: E parashikon ligji Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Pjesë e masave mbrojtëse është edhe vetëizolimi i personave që hyjnë në Shqipëri nga rajonet që njihen si zona të kuqe me shpërthime të mëdha të epidemisë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo masë është e parashikuar edhe në kuadrin ligjor të vendit dhe paralajmëroi ndëshkimet me gjobë për këdo që shkel masën e vetëizolimit.

“Vetëkarantinimi është një element që gjendet edhe në ligjin aktual dhe shoqërohet me masë administrative për këdo që thyen këtë rregull. Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe”, deklaroi ai.

Kryeministri ftoi mediat për vetëpërmbajtje dhe deklaroi se armiku më i madh në këtë situatë nuk është virusi, por paniku.

“Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet se duhet të jemi aleatë", u shpreh ai.

Amerikanët boshatisin supermarketet
Amerikanët boshatisin supermarketet Gazeta Si 58 Shikime • 7 years më parë

Fenomenti i zbrazjes së supermarketeve nga paniku i koronavirusit ka kapërcyer Oqeanin Atlantik.

Sa më shumë shtetet të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrata federale e Donald Trump forcojnë masat e sigurisë, aq më shumë duket se shtohen dozat e panikut mes qytetarëve amerikanë.

Në disa zona është vënë re fenomeni që shoqëroi masat drastike të ndërmarra nga qeveria italiane për parandalimin e përhapjes së virusit, që u shoqërua në disa rajone veriore të vendit me dyndje njerëzish nëpër supermarkete dhe boshatisje kryesisht të sektorëve ushqimorë dhe të higjienës.

I njëjti fenomen është vënë re edhe në Amsterdam të Holandës.

Akuza e Bashës: Për Teatrin është marrë kapar! Të fusin plumbin po s'u bë puna
Akuza e Bashës: Për Teatrin është marrë kapar! Të fusin plumbin po s'u bë puna Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

Lulzim Basha flet për një miklim të krimit të organizuar, drejtësisë dhe oligarkisë në projektin që çoi në prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kreu i Partisë Demokratike deklaron se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pengje të këtij miklimi dhe i akuzoi ata se kanë marrë “kapar” për hapjen e truallit për kulla.

“Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin”, deklaroi Basha në një intervistë për emisionin “Tempora”.

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se sot më shumë se kurrë është e nevojshme shkëputja e politikës nga krimi, që realizohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndersh,e.

“Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur”, u shpreh ai.

Meta: Yuri Kim s'e ka me mua
Meta: Yuri Kim s'e ka me mua Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

Meta nuk komentoi deklaratat e Ambasadores Amerikane që kërkoi vazhdimin përpara me reformën në drejtësi dhe të ndalen lojërat e përpjekjet për “ta vrarë atë”.

“Nuk komentoj deklaratat apo qëndrimet të ambasadores. Ambasadorja ka të drejtë kur thotë stop këtyre lojërave. Kam 4 vjet që them stop lojërave me reformën në drejtësi. Vetëm për Ilir Metën nuk mund ta kishte ambasadorja, që ka pas vlerësimet më të mira formalisht dhe zyrtarisht. e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se ç’jam takuar me ambasadorë amerikanë dhe europianë për 4 vite. Unë nuk kam ndërhyrë asnjëherë për zgjedhjet në SHBA, e mbani mend deklaratën e bërë kundër atij tjetrit?! S’merrem me këto lojëra. Unë them që kjo është platforma dhe këtë platformë ja kam dorëzuar ambasadores. Lojërat nuk pushuan për ta kapur atë reformë edhe me Kushtetutë dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i thirri hajde këtu se kështu nuk vazhdohet dhe ju e dini se kush nuk erdhi (Edi Rama). Burimi i konfliktit është identifikuar për të gjithë botën demokratike dhe për të gjithë ata që janë të shqetësuar se vendi po shkon drejt një humnere”, deklaroi ai.

Organizata Botërore e Turizmit dhe CNN publikojnë fushatën #UdhëtojmëNesër
Organizata Botërore e Turizmit dhe CNN publikojnë fushatën #UdhëtojmëNesër Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

Organizata Botërore e Turizmit ka ndërmarrë një fushatë nën hashtagun #TRAVELTOMORROW-udhëto nesër me qëllim nxitjen e njerëzve për të shpëtuar sektorin e udhëtimeve dhe të turizmit njëkohësisht, që sipas Organizatës ka qenë industria më e goditur në të gjithë globin si pasoje e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

“Pandemia e COVID-19 e ka ndalur botën. Turizmi ka patur goditjen më të fortë nga të gjithë sektorët ekonomikë dhe në shumë vende anëtarët më të pamundur të shoqërisë do të vuajnë më shumë. Sidoqoftë, turizmi ka treguar një aftësi të pashembullt për t’u rikuperuar nga kriza të çfarëdollojshme. Për më tepër, sektori është i pozicionuar në mënyrë unike për të udhëhequr rigjenerimin më të gjerë shoqëror, drejtimin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe transformimin e jetës.”-citon Organizata Botërore e Turizmit duke shpallur iniciativën #TRAVELTOMORROW dhe rendit arsyet e kësaj fushate.

Ajo shpjegon se kjo fushatë është ndërmarrë “për solidaritetin që po dëshmojmë sot në të gjithë botën”

Ndër arsyet pse organizata nxit riudhëtimin pavarësisht frikës së mbetur aty-këtu nga koronavirusi, sepse thotë ajo, të mësosh nga kultura të ndryshme dhe të kthehesh në shtëpi i pasuruar nuk ka çmim.

Gjithashtu për të mbështetur punët që shkojnë paralelisht me turizmin si sektor që arrin çdo nivel të shoqërisë, për avancimin e zhvillimit dhe promovimin e qëndrueshmërisë, për mundësitë që vijnë me zbulimin e botës përreth nesh.

Për të siguruar që vlerat themelore të turizmit të jetojnë dhe zhvillohen mandej qëndrueshëm OBT i ka bërë thirrje komunitetit global që të fillojë të kërkojë të ardhmen dhe ka mbledhur Komitetin Global të Krizave të Turizmit me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis kombeve dhe midis sektorit publik dhe privat.

“Ne po punojmë për të siguruar që ndjenja e bashkëpunimit dhe shpirti njerëzor që ka karakterizuar përgjigjen ndaj sfidës së COVID-19 do të bartet përpara në fazën e rimëkëmbjes.”- thotë OBT.

Partenriteti me CNN

Nga #qëndronështëpi tek #traveltomorrow.

Fushatën e #udhëtonesër OBT e ka ndërtuar sëbashku me CNN global duke prodhuar një video 60 sekonda për të treguar se sa pasurohet një individ kur udhëton.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 që e paralizoi botën, OBT ka theksuar rëndësinë e vendosjes në plan të parë të shëndetit publik. Mesazhi “Rri në shtëpi sot është kthyer #TravelTomorrow” që po përforcohet në të gjithë botën, si nga qeveritë ashtu edhe nga udhëtarët individualë. Tani, ndërsa shumë destinacione po lehtësojnë kufizimet e udhëtimit, OBT ka bashkëpunuar me CNN për të krijuar një video 60 sekondash që feston fuqinë unike të turizmit për të frymëzuar dhe bashkuar njerëzit.”- citon OBT në njoftimin e saj.

“Rimëkëmbja, uniteti dhe mundësia”

Sekretari i Përgjithshëm i OBT, Zurab Pololikashvili u shpreh se: “Në këto kohë sfiduese, ne të gjithë duhet të luajmë rolin tonë – të qëndrojmë në shtëpi sot, duke mbështetur përpjekjet e komunitetit global të kujdesit shëndetësor në luftën kundër COVID19 – në mënyrë që të mund të #UdhëtojmëNesër. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi së ëndërruari për vendet ku do të udhëtojmë një ditë. Unë jam i ngazëllyer nga kjo iniciativë e re e krijuar bashkë me CNN, një partner i vlerësuar i OBT, për ta mbajtur botën të lidhur me njerëzit dhe vendet që na presin kur ne mund të shijojmë edhe një herë dhuratën e udhëtimit – një sektor që do të jetë kritik për rimëkëmbjen ekonomike globale, unitetin dhe mundësitë. “

Videoja, që do të shfaqet në CNN International dhe mediet e saj sociale dhe që gjithashtu do të përforcohet nga vetë kanalet e medieve të OBT, do të shikohet në mbarë botën, duke i kujtuar atyre mrekullitë përtej lagjeve të tyre. #TravelTomorroë synon të nxisë dhe shtyjë imagjinatën për udhëtimet e ardhshme që shfaqin aventura, biznes, kulturë, familje dhe miq. Gjithashtu promovon solidaritetin dhe thekson rëndësinë e të gjithë turistëve duke ndjekur udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Presidenti tregtar i CNN në botë Rani Raad u shpreh: “Turizmi është deri më tani një nga sektorët më të prekur si rezultat i kësaj pandemie. Angazhimi ynë për të mbështetur këtë industri bazohet në bashkëpunimin tonë shumëvjeçar me OBT, anëtarët e saj nëpër botë dhe destinacione të tjera të udhëtimit dhe turizmit. Është e rëndësishme që të ndani këtë mesazh me përgjegjësi por aspirues me audiencën globale të CNN, duke kujtuar njerëzit që ndërsa shumë duhet të qëndrojnë sot në shtëpi, të mos ndalen së ëndërruari se ku duan të udhëtojnë nesër.

Rama nga Derveni: Gjon, a e ke marrë pagën e luftës?
Rama nga Derveni: Gjon, a e ke marrë pagën e luftës? Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar një ndalesë, në dukje rastësore tek një biznes shërbimi në fshatin Derven të Fushë-Krujës për t’u informuar personalisht vetë në terren mbi shpërndarjen e pagës së luftës.

Në videon në fjalë, Rama nuk i adresohet drejtpërdrejtë, por ky video-mesazh i shkurtër i tij është një përgjigje e tërthortë dhe ironizuese ndaj akuzave të opozitës për paketat financiare të shpërndara nga Qeveria për zbutjen e krizës ekonomiko-sociale të shkaktuar nga pandemia.

3 dekada nga hapja e ambasadave, e kujtojnë Meta, Rama e Basha
3 dekada nga hapja e ambasadave, e kujtojnë Meta, Rama e Basha Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

30-vjetori i hapjes së ambasadave në Tiranë i gjen shqiptarët jashtë listës së qytetarëve që mund të udhëtojnë lirisht për në Bashkimin Europian, por këtë herë për të tjera arsye nga ato të 1990-ës.

Megjithatë, politika e ka përkujtuar këtë datës sipas këndvështrimit të saj. Kryeministri Edi Rama shkruan shkurtimisht se kjo datë duhet të na ndihmojë të kuptojmë çmimin e lirisë.

“30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”, shkruan ai në postimin që e shoqëron me një video nga hyrja e shqiptarëve në Ambasadën gjermane.

Pamjet e 3 dekadave më parë shoqërohen me këngën “Wind of Change” të Scorpions.

Presidenti Ilir Meta duke kujtuar sakrificën e atij brezi thotë se përkimi i 30-vjetorit të hapjes së ambasadave me marrjen nga Gjermania të kryesimit të BE-së duhet të shfrytëzohet maksimalisht për ta bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa dhe se është koha për kthimin e shqiptarëve në atdhe.

“30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet, por edhe punon. Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre”, shkruan Presidenti.

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e kujtoi këtë datë, duke deklaruar se 10 vite më parë, kur Shqipërisë iu dha liberalizimi i vizave, një pjesë e ëndrrës së shqiptarëve u realizua.

“Shqiptarët përmbushën një pjesë të kësaj ëndrre kur 10 vite më parë ne mundësuam liberalizimin e vizave. I jam kthyer jo pak herë me mendje dhe me emocionet e pashlyeshme të 16-vjeçarit, 2 korrikut 1990, e në veçanti ditën kur si Ministër i Brendshëm ndërmora bashkë me një grup të rinjsh dhe studentësh udhëtimin e parë pa viza të shqiptarëve drejt Europës. Le të jetë kjo ditë një shtysë dhe frymëzim për të realizuar ëndrrën e shqiptarëve, për të rrëzuar çdo mur që na mban larg Europës së cilës i përkasim”, thotë kreu i PD.

OSBE rrëzon opozitën parlamentare: Nuk ka kohë për ndryshim të sistemit
OSBE rrëzon opozitën parlamentare: Nuk ka kohë për ndryshim të sistemit Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

OSBE ka rrëzuar nismën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Përfaqësuesit e këtij institucioni u shprehën në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit dhe të Komisionit të Ligjeve se koha nuk premton për realizimin e kësaj nisme.

Eksperti i OSBE-së tha se institucioni që ai përfaqëson nuk përfshihet në debatet mbi sistemet zgjedhore, pasi është një vendim sovran i vendeve anëtare. OSBE është e gatshme që të mbështesë procesin e ndryshimeve ligjore e kushtetutese nëse do të jetë nevoja. Megjithatë, në rastin e Shqipërisë, OSBE kujton një rekomandim të Këshillit të Europës, që thotë se diskutimet për ndryshimin e sistemeve zgjedhore duhet të nisin të paktën një vit para zgjedhjeve.

“Në rastet kur një vend anëtar i OSBE-së kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, ne si organizatë ofrojmë mbështetje për procesin përmes të cilit ky ndryshim kryhet. Ky proces, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Europës, duhet të nisë të paktën 1 vit para zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, thotë OSBE.

Organizata kujton se në shtator të vitit të kaluar zhvilloi një tryezë të nivelit të lartë për çështjen e sistemit zgjedhor dhe u shpreh e gatshme që t’u vendosë në dispozicion deputetëve përfundimet dhe rekomandimet e dala prej atij takimi.

Nga opozita parlamentare, Myslim Murrizi kundërshtoi ekspertin e OSBE-së, duke i thënë se në 2008-ën, kjo organizatë ka rekomanduar sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura për Shqipërinë.

“Ka ndryshuar kurs OSBE, apo është mbledhur në kompetencat e saj dhe është tkurrur në zyrën e ambasadorit Borchardt dhe nuk merret më me këtë punë? Në 2008 ka dy rekomandime thelbësore, së pari që sistemi të mos përfshihet në Kushtetutë dhe ne po kërkojmë që ta heqim dhe dy që sistemi më i mirë është proporcional kombëtar me lista të hapura”, tha Murrizi.

Përfaqësuesi i OSBE-së u përgjigj duke deklaruar se organizata u referohet gjithmonë raporteve zyrtare që dalin në përfundim të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe jo opinioneve që jepen në periudha jozgjedhore.

Koalicionet, Rama: Të shpëtojmë Lulin nga Meta, Berisha e Kryemadhi
Koalicionet, Rama: Të shpëtojmë Lulin nga Meta, Berisha e Kryemadhi Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

Gjatë fjalës së mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama zbuloi se “njëri prej qëllimeve” të ndryshimit të formulës së koalicioneve parazgjedhore ishte “shpëtimi i Lulzim Bashës”.

Basha vetë nuk ishte shënjestër e drejtpërdrejtë e ironisë së Ramës, por u përfshi në “shënjestrën” e Kryeministrit që ishte Meta, Berisha, Kryemadhi.

“Është hall shumë i madh se shyqyr që u prishëm atë trenin e madh. Këta janë në një situatë sa qesharake dhe aq e rrezikshme. Luli është vetëm pasagjer aty. Po lokomotivën e lëviz Iliri, Saliu është skavamento, që ndot edhe ajrin. Monika është faturino. Luli me kapele që përshëndet me ata që presin në plate dhe u flet për taksat.

Lulin dua ta shpëtoj. Këtë nuk e mohoj.

Luli është bërë si ushtar, duhet ta shpëtojmë. Se imagjinoj dot një demokrat që niset si te piramidat, shkon nisesh ia jep votën Lulit me gjithë këto listat, se votim si ky s’kisha dëgjuar ndonjëherë. Kjo Lulit i vjen nga stresi që ka nga Monika dhe Ilir se nuk i do, do t’i heqë , por nuk di si”, tha Rama.

⁣“Varësja torturuese” e gjirafës
⁣“Varësja torturuese” e gjirafës Gazeta Si 58 Shikime • 6 years më parë

Punonjësit e parkut Kruger në Afrikën e Jugut vrasin ende mendjen sesi përfundoi një gome makine në qafën e një gjirafe.

Megjithatë, ata ndërhynë për ta çliruar kafshën nga “varësja torturuese”, duke ja hequr asaj pasi përdorën më parë qetësues.

Goma rreth qafës kishte lënë shenja plage të mëdha mbi qafën e gjirafës, duke sugjeruar se ajo endej prej kohësh me të në qafë nëpër park. Rejnxhërsat e parkut thanë se nëse nuk do të ndërhyhej, gjirafa rrezikonte që të humbte jetën për shkak të gjakderdhjes së shkaktuar nga plaga.

Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë
Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë Gazeta Si 58 Shikime • 5 years më parë

⁣Reciprociteti, serbët vendosin targat e përkohshme për të hyrë në Kosovë

Dhunuan dhe grabitën noterin në Sarandë, momenti i arrestimit të autorëve
Dhunuan dhe grabitën noterin në Sarandë, momenti i arrestimit të autorëve Gazeta Si 58 Shikime • 5 years më parë

⁣Dhunuan dhe grabitën noterin në Sarandë, momenti i arrestimit të autorëve

Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas
Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas Gazeta Si 58 Shikime • 5 years më parë

⁣Gati për “Open Balkan”: bulevardi vishet me flamuj shqiptarë, serb dhe maqedonas

Showing 129 out of 130