Videot kryesore
Gjithçka nisi me mbërritjen e Presidentit Ceferin në Rinas dhe pritjen me tapet të kuq, që FSHF dhe Presidenti Duka, kishte rezervuar për të. Në mbrëmje, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, drejtues të federatave evropiane dhe emra të njohur ish futbollistësh, u mblodhën në "Arenën Kombëtare" ku përjetuan mikpritjen tradicionale shqiptare.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi disa takime me banorët e mbledhur në zonën e stadiumit të Durrësit. Ata i kërkojnë që të kur të zgjidhen problemet me njerëzit. Por edhe pse disa prej tyre e falënderuan për punën e bërë nga qeveria, ku kishte edhe disa që thonin të na rrojë qeveria dhe partia. Por disa prej tyre kanë shprehur pakënaqësinë se si po menaxhohet situata.
“Kam 24 orë që kam qëndruar këtu dhe nuk më kanë ardhur për ndonjë ndihmë, duhet të dijë se kur duhet të më jepet ndihma dhe zgjidhja për makinë”. Por kryeministri ka debatuar me qytetarin e ka thënë se në fillim duhet të nxjerrim njerëzit nga rrënojat dhe më pas duhet të kemi nevojë për strehim. “Më është shkatërruar banesa, kur të do të zgjidhet problemi”, iu drejtuar një qytetar.
Ndërsa u shpreh se “do të çojmë në hotel, se s’mund të rrini në dimër në çadra, ne jemi gati që të çojmë edhe një mijë familje, por nuk do të çojmë ata që do të zgjidhim problemin e strehimit në Durrës”. Rama premtoi se brenda 2020 do të ndërtojnë të gjitha shtëpitë, madje më të mira se kanë qenë më parë.
Kryeministri Edi Rama akuzon një pjesë të sipërmarrësve që janë takuar me Lulzim Bashën, e që kanë denoncuar se nuk kanë marrë asnjë formë mbështetjeje nga Qeveria, se kanë gënjyer para kamerave.
Rama poston këtë video me shënimin “Të qash, a të qeshësh”, ndërsa akuzon edhe Lulzim Bashën se ka bazuar alternativën e tij qeverisëse tek shpifja.
“Faktet nuk janë opinione dhe shpifjet nuk janë alternativë qeverisëse”, thotë Kryeministri.
Kuvendi u mblodh në seancë plenare me disa çështje të rëndësishme për të diskutuar, që nga dekrete të Presidentit për kthim ligjesh, te kandidaturat e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës, deri te komisionet hetimore.
Por, një episod që përfshiu Lulzim Bashën dhe Eduard Shalsin që në fillim të seancës përcaktoi diskursin mes Bashës dhe Ramës. Përplasja nisi kur deputeti i PD, Luçiano Boçi kërkoi fjalën për procedurë, kërkesë që u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në vend të tij ajo ja dha fjalën kreut të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.
Shalsi e nisi fjalën duke qortuar deputetët e opozitës që po flisnin nga vendi. “Keni një zakon të tmerrshëm, durimi për të dëgjuar. Është çështje edukate. Nëse nuk do të jeni në gjendje të duroni, të mësoni, prandaj jeni katandisur kështu”, tha ai.
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Lulzim Bashës. “Pushoni mor plehra. Ta kërcas kokës. Dilni flisni këtu si derra. Hajdut! Plehër! Gjysma juaj duhet të jetë në burg! Je bërë uturaku i atij sipër (Ramës). Fundërrinë! Plehrë! Qelbësirë!”, tha Basha.
Përgjigjen nuk e mori nga Shalsi, por nga Kryeministri Edi Rama, që u shfaq “i zhgënjyer” nga fjalori i Bashës. Rama e këshilloi Bashën që të mos imitojë Sali Berishën.
“Mos hy në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef, se në atë fushë është më i mirë ai se ty, se ai është origjinali, ti je kopja. Për qenefe ai është botërisht qenefi i Shqipërisë. Mos bëj konkurrencë qenef me qenef se nuk je. Si ai nuk bëhesh dot dhe nuk bëhesh kurrë. Ngrihu në lartrësinë e flokëve të krehura me kujdes dhe buzëqeshjes. Je i dalluar se i fsheh mirë ato që mendon, por të paktën jo me gojë. Nuk mund të bëhesh ti goja më shthurur e këtij Parlamenti. Për mua njëherë që të konsideroj mik, këto janë zhgënyese”, tha Rama.
Kryeministri akuzoi se gjuha e përdorur mund të jetë edhe e kushtëzuar nga përplasja e brendshme në PD me Sali Berishën. “Ai është halli yt! E di që e ke hall, por ne nuk ta zgjidhim dot. Atë hall zgjidhe vetë”, tha Rama.
Basha u kundërpërgjigj duke deklaruar se Berisha nuk është halli i tij, por është halli i Edi Ramës.
“E ka mendjen te dikush tjetër dhe flet për dikë tjetër. Zemra i rreh, por ustait që ja ka kaluar në të gjitha nuk i është afruar asnjëherë për gjërat e mira, por ça ka pas gjëra të këqia dhe vese ja ka kaluar me shumëfish”, tha Basha.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sipas asaj që tha deputeti Arbi Agalliu nuk i ka vendosur asnjë ultimatum Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen.
Agalliu foli këtë të enjte nga oborri i Kuvendit, ku tha se kërkesa për një hap pas ndaj Lulzim Bashës është as më shumë dhe as më pak veçse dorëheqja.
“Personalisht kam kërkuar nga zoti Basha një hap pas, që do të thotë dorëheqje. Hapa që ai do të marri të jenë në një afat kohor të caktuar në raport me zhvillimet. Ne nuk kemi vendosur asnjë ultimatum”, tha ai.
Por, një afat kohor për Bashën nuk është vendosur, sipas Agalliut.
“Nëse nuk reagon në kohën e arsyeshme të gjykuar nga ne, ne do të ndërmarrim hapat tanë si grup parlamentar dhe në bazë të statutit të partisë”, u shpreh ai.