Videot kryesore
“Përhapet nga ekrane studiosh që duken si kuzhina Big Brotheri, ku debatet duken si muhabete rakie, përgjime qesharake të kërryera nga dosja hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dërguara për Big Brotherin nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën e ka mbajtur në sirtar për këtë ditë të zezë për partinë e tij, apo për përgjime të sajuara komplet, ku ka dalë edhe një rresht i vënë në gojën time, i cili s’më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, totalisht pa arsimin përkatës, por edhe jashtë profilit”, vijoi ai.
Referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit dhe gjendjen e ekonomisë shqiptare, Lulzim Basha doli para gazetarëve ku raportin e cilësoi si një konfirmim të asaj që opozita e ka parë dhe deklaruar prej kohësh; dramën e gjithanëshme ku ndodhet vendi.
Lulzim Basha thotë se është njohur që në javën e parë të prillit me platformën e Presidentit Ilir Meta për tejkalimin e krizës politike dhe plotësimin e 15 kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Kreu i Partisë Demokratike thekson se i ka kthyer përgjigje Ilir Metës duke i thënë se opozita është plotësisht e angazhuar në këtë drejtim duke dhënë kontributin e saj. Por, Basha thotë se nga 15 kushtet e vendosura nga BE, vetëm një kusht është në dorë të opozitës, të tjerët janë në dorë të Edi Ramës.
“Jam njohur që në javën e parë të prillit dhe Presidenti e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që opozita ka vetëm një detyrë dhe 14 detyrat e tjera janë për Edi Ramën. detyra e opozitës është një dhe vetëm një, për reformën zgjedhore”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po drejton një lojë mafioze, pjesë e të cilës ishte edhe akti i prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për të larguar opozitën nga tryeza e reformës zgjedhore.
“Ne nuk do e braktisim dhe s’e braktisim reformën zgjedhore, por nuk mund të uleshim në tryezë pas aktit terrorist të Teatrit. Do të kthehemi një orë e më parë. Mbledhja e 18 majit dhe letrat e mazhorancës erdhën në kohë kur opozita po rrihej në rrugë. Ishte lojë mafioze e Edi Ramës që e dimë ne, e dinë edhe ndërkombëtarët dhe siç e keni parë, i gjithë faktori ndërkombëtar ka reaguar dhe maska e Edi Ramës ka rënë bashkë me teatrin”, u shpreh ai.
Basha këmbëngul se nuk ka marrë asnjë propozim nga amerikanët për sistemin zgjedhor dhe ndan një qëndrim të përafërt me socialistët, të cilët përmes Damian Gjiknurit kanë kërkuar që çështja e sistemit zgjedhor të hidhet për diskutim pas zgjedhjeve të parlamentare.
“Nuk ka asnjë propozim dhe asnjë sugjerim amerikan të tillë për sistemin danez, por ka një angazhim timin personal për t’u dhënë shqiptarëve sistemin që ata mendojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Por, ne nuk shikojmë vullnet tek Edi Rama, ndaj le ta largojmë me votë dhe më pas t’u japim qytetarëve sistemin më demokratik”, u shpreh Basha.
Partia Demokratike thotë se me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
PD thotë se zotimi i Edi Ramës se do ta miratojë 5 qershorin pa asnjë ndryshim është i rremë, pasi me ndryshimet kushtetuese që synon të kalojë është i detyruar që të ndryshojë të paktën dy nene të kësaj marrëveshjeje.
PD thotë se veç kësaj, hapja e diskutimit për çështje të tjera, që nuk janë pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit e detyron Partinë Socialiste që ta shtrojë si çështje në Këshillin Politik, sipas marrëveshjes së arritur më 14 janar, atëherë kur u vendos ngritja e këtij Këshilli.
“Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit”, u shpreh Bardhi.