Videot kryesore
Debati ne KQZ mes anetareve per kerkesen e PD dhe LSI per te pasur anetare ne KZAZ. Kater anetaret votuan kunder ketij propozimi duke lene jashte keto parti qe te kene komisionere ne zgjedhjet e 30 qershorit
Një takimin joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor po mbahet në Helsinki, pjesë e të cilit është edhe ministri Gent Cakaj, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor.
Partia Demokratike mendon se çështja e pronave në Shqipëri është përkeqësuar qëllimisht nga qeverisja e Edi Ramës. Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi njohën me qëndrimin e opozitës ekspertët e Komisionit të Venecias që mbërritën në Tiranë për të dhënë një mendim mbi ligjin e ri të pronave.
“Shpjeguam me detaje se çfarë ka ndodhur nga 2013 e këtej, duke nisur që me ligjin antikushtetues të kthimit të pronave, që nuk njeh pronarin si pronar të tokës së tij, duke vazhduar me një grup tjetër ligjesh që lidhen me investitorët strategjike dhe ligjin e koorporatës së investimeve, që janë ligje qartazi që bien ndesh me të drejtën e pronarëve, që marrin tokë private dhe publike dhe e lënë këtë në dorë të Edi Ramës për ta shpërndarë. Duke vazhduar me ligjin e kadastrës, ligje që lidhen me të drejtën e Këshillit Bashkiak që ka patur të drejtën për të marrë vendime mbi çështjen e pronave me shumicë të cilësuar prej dy të tretave, që është hequr javën e fundit”, deklaroi Jorida Tabaku para gazetarëve.
Ish-deputetja demokrate tha ligjet po krijojnë norma të pashembullta jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e rajonit dhe kujtoi se çështja e pronave është pjesë e kritereve të vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Oerd Bylykbashi nga ana tjetër tha se pas të gjitha lëvizjeve, nismave, vendimeve dhe ligjeve të mazhorancës fshihen interesat e oligarkëve.
“Me rëndësi që të shpjegojmë themelin e gjithë mekanizmit djallëzor që ka futur Rama në raport me të drejtën e pronarëve. Qeveria nuk kthen më prona, nuk kompenson dhe ka vënë një mekanizëm që ka rishpronësuar pronarët. I gjithë ky proces që bllokoi kthimin e pronave dhe vë në pikëpyetje titujt e pronësisë që u janë dhënë pronarëve, ka një qëllim të vetëm që përmes këtyre mekanizmave dhe koorporatës së investimeve dhe ligjit për investime strategjike ta marrë këtë pronë dhe t’ja japë oligarkëve për të zhvilluar ata interesat e tyre të biznesit sikur kjo të jetë interes publik”, tha ai.
Bylykbashi shpjegoi se në shërbim të këtij mekanizmi është eleminuar edhe Gjykata Kushtetuese dhe gjithë sistemi i drejtësisë.
“Fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese, bllokimi i drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve, është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në gjykata kundër këtyre ligjeve”, deklaroi ai.
PD zotohet se me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë këto ligje dhe do të ndërmarrë nisma ligjore, sipas saj, për të riparuar dëmet e shkaktuara në këto gjashtë vite çështjes së pronës dhe pronarëve.
Presidenti Ilir Meta ftoi qytetarët që pasditen e 2 marsit t’i bashkohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku tha se do të firmosë dekretin e parë kundër atij që e quan ‘grusht shteti’.
“Më 2 mars do të firmos dekretin e parë kundër grushtit të shtetit para popullit shqiptar në bulevard në një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve dhe mafiozëve, që kanë shndërruar vendin në një qendër të pastrimit të parave, bazë operacionale e krimit të organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar. Më 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në Bulevard, falë popullit shqiptar nuk do të ketë vetëm një institucion që mbron Kushtetutën”, deklaroi ai.
Një adoleshent është qëlluar me shpulla dhe grushte nga disa efektivë të policisë së Tiranës ditën e djeshme. Videoja me pamjet e dhunës është regjistruar nga një qytetar, ndërsa sot një nga policët, pjesë e patrullës së komisariatit nr.2 është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.
Deklarimi i adresave nga ana e shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit është një proces që nuk ka lidhje me procesin e votimit të tyre. Deklarata u bë nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
“Ngatërrohet regjistrimi i adresave të shtetasve jashtë vendit me listën e votuesve jashtë vendit dhe krijohet ndonjëherë ideja se po s’u bë regjistrimi i adresave nuk mund të ketë aplikim të së drejtës së votës. Nuk është e vërtetë! Sistemi që do të krijohet pranë KQZ-së, sipas modelit të Kosovës, është në aplikim për shtetasit jashtë vendit, të cilët aplikojnë me pasaportë dhe kartë identiteti dhe kjo krijon listën e votuesve. Nuk e krijon adresari listën e votuesve”, deklaroi Majko.
Ministri i Shtetit për Diasporën tha se procesi i votimit për emigrantët është një vendimmarrje ekskluzive e KQZ-së.
Ministri foli në Nënkomisionin Parlamentar për Diasporën, një strukturë në varësi të Komisionit për Politikën e Jashtme në Parlament. Ai ceku edhe çështjen e pensioneve të emigrantëve. Majko tha se pandemia ka vështirësuar punën dhe bisedimet me shtete të ndryshme për t’u njohur siguracionet emigrantëve shqiptarë, por tha se progres është bërë me Italinë.
“Nga përfaqësuesit dhe komunikimi që kemi me përgjegjësit shtetërorë italianë na është thënë që çështja e buxhetit është zgjidhur dhe tani çështja e marrëveshjes për pensionet janë vetëm negociatat”, deklaroi Majko.
Dy autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë janë vendosur në pranga. Personat E. M., 44 vjeç dhe nipi i tij, A. L., 29 vjeç kishin marrë me qira një sipërfaqe pyjore për kullotë.
Duke pasur si qëllim rigjenerimin e saj, ata i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë.
Sulmuesi dardan shënoi golin e fitores së Mallorca-s ndaj Getafe-s në raundin e 12 dhe përpara grumbullimit me Kosovën për eleminatoret e Nëntorit. Goli i 6 sezonal i "Piratit" e vendos Mallorca-n në vendin e 15 me 12 pikë ndërsa Muriqi u bë lojtari i 3 që shënon të paktën 40 gola me fanellën e Mallorca-s në La Liga. Samuel Eto'o shënoi 54 gola dhe pas tij Juan Arango, 45 gola. Objektiv që duket lehtë i arritshëm dhe i kalueshëm nga Muriqi.
Reperi Cllevio, ishte sot për të dhënë dëshminë e tij në GJKKO në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Pas shtyrjes së seancës, ai foli për mediat, ku tha se ishte palë e dëmtuar në këtë proces, pasi ishte dhunuar fizikisht nga reperi Noizy. Ai pati deklarata edhe më të rënda, duke pretenduar se qarkullon me makinë të blinduar, pasi sipas tij, Noizy është i gatshëm të paguajë para për ta eleminuar fizikisht. Më tej, jshtoi se për këtë gjë ka dijeni edhe reperi tjetër, Stresi.
Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.