Videot kryesore

Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance
Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance Gazeta Si 62 Shikime • 5 years më parë

⁣Nxjerrja e trupit te viktimes nga vendngjarja per ne ambulance

Në Qerret, pushuesit braktisin plazhin nga shiu dhe moti i keq
Në Qerret, pushuesit braktisin plazhin nga shiu dhe moti i keq Gazeta Si 85 Shikime • 5 years më parë

⁣Në Qerret, pushuesit braktisin plazhin nga shiu dhe moti i keq

⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës
⁣Debatet Rama-Basha, nga foltorja e Kuvendit te “Foltorja” e Berishës Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

Në krahasim me fjalimet e zakonshme në seancat plenare të Kuvendit, fjalimi i kësaj të enjteje i Kryeministrit Edi Rama ishte më i shkurtër, por po aq thumbues në drejtim të Lulzim Bashës.

Pasi akuzoi Partinë Demokratike se po përsëriste të njëjtat gabime që e kanë çuar nga humbja në humbje në zgjedhje, nga foltorja e parlamentit, Edi Rama i solli Lulzim Bashës reminishenca të një tjetër “Foltoreje”, asaj të Sali Berishës.

Kryeministri përdori fjalët e Berishës, që në turin e takimeve me mbështetësit e vet e ka akuzuar Lulzim Bashën si kryetar “kukull” të PD-së dhe “peng” të Edi Ramës.

“Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është tipari i mendjelehtësisë. Natyrisht, duke përsëritur të njëjtën gjë, të njëjtin rezultat do të merrni sërish. Kjo është zgjedhja juaj dhe nuk jam unë që duhet t’ju inkurajoj, aq më tepër tani që jeni në garë se kush është kukulla, se kush është pengu dhe kush shpif e shan më shumë për të treguar që nuk është as kukull dhe as peng”, tha Rama.

Thumbimet shoqëruan thuajse të gjithë fjalimin, ku Kryeministri e këshilloi opozitën që të heqë dorë nga akuzat, sipas tij, boshe ndaj ministrave sepse nuk i sjellin mbështetje.

“Se ça mbillni këtu në katër vite, shkoni e korrni atje”, tha ai.

Sali Berisha, që turin e foltoreve të mërkurën e ndali në Gjirokastër, nuk ishte i pranishëm në sallë.

FOTO BERISHA

Ndërkohë, Basha iu kundërpërgjigj Ramës duke akuzuar se po përpiqet që të zhvendosë debatet që bëhen për interesat e qytetarëve në kacafytje personale.

“Shikoni pak të dashur qytetar se ku e zhvendos një debat që është për ju, për xhepat tuaj, për situatën ku ndodheni ju. Shikoni si do që ta zhvendosë në një kacafytje dhe protagonizëm personal, njësoj si në ditët e para të pandemisë, ku na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Frigoriferi bosh nga ushqimet, po dilte koka e tij. Shikoni si e koncepton politikën ky. Shikoni si i drejtohet opozitës, moratorium heshtjeje, mbyllni gojën, pse? Sepse ka frikë nga e vërteta!”, tha Basha.

Përleshje, dhoma me gjak dhe kasaforta e shqyer, brenda vilës së grabitur në Nikël
Përleshje, dhoma me gjak dhe kasaforta e shqyer, brenda vilës së grabitur në Nikël Gazeta Si 94 Shikime • 5 years më parë

⁣Përleshje, dhoma me gjak dhe kasaforta e shqyer, brenda vilës së grabitur në Nikël

Sali Berisha ulet në lokalin e PD dhe fton gazetarët për kafe
Sali Berisha ulet në lokalin e PD dhe fton gazetarët për kafe Gazeta Si 64 Shikime • 5 years më parë

⁣Sali Berisha ulet në lokalin e PD dhe fton gazetarët për kafe

Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës
Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës Gazeta Si 42 Shikime • 5 years më parë

⁣Policia rrethon zonën pas tritolit në banesën e Armand Dukës

Selia e Partisë Demokratike i nënshtrohet rikonstruksionit total
Selia e Partisë Demokratike i nënshtrohet rikonstruksionit total Gazeta Si 67 Shikime • 4 years më parë

⁣Selia e Partisë Demokratike i nënshtrohet rikonstruksionit total

Vlora nyja e gazit amerikan, Linden Group memorandum mirëkuptimi me Albgas
Vlora nyja e gazit amerikan, Linden Group memorandum mirëkuptimi me Albgas Gazeta Si 62 Shikime • 4 years më parë

Në Tiranë u nënshkrua këtë të hënë memorandumi i mirëkuptimit mes kompanisë shtetërore shqiptare, Albgas dhe kompanisë private më të madhe të shpërndarjes së gazit në Bullgari, Overgas, ku 50 për qind të aksioneve i zotëron grupi amerikan i kompanive, “Linden Group”.

Memorandumi i hap rrugë aksesit të kompanisë bullgare në terminalin e gazit që do të ndërtohet në Vlorë, ku prej andej do të shpërndahet gazi amerikan. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi ishin Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Në fjalën e mbajtur, ministrja Balluku tha se memorandumi është provë e rrëzimit të të gjithë skepticizmit mbi suksesin e terminalit të gazit në Vlorë dhe nëse do të gjente treg të mjaftueshëm.

“Po e kthejmë këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal dhe ky fakt është dukur qartë javët e fundit, ku pasi kemi publikuar përpjekjen tonë kemi pasur një shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova për t’iu bashkuar këtij projekti dhe për ta kthyer atë në një projekt rajonal. Projektit tonë po i afrohen edhe partnerë të tjerë me kontribute shumë të mëdha në fushën e naftës dhe të gazit, Linden Group”, deklaroi ministrja Balluku.

Ceremonia e memorandumit ishte e shkurtër dhe për shkak të agjendës së Sekretarit Pompeo fjala e vetme e mbajtur nga Balluku ishte e vetmja. Ndërkohë, Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se “furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”.

⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave
⁣Dhoma Amerikane e Tregtisë për Amnistinë Fiskale: Lë hapësira për pastrimin e parave Gazeta Si 96 Shikime • 4 years më parë

Dhoma Amerikane e Tregtisë nuk ka një opinion përfundimtar në lidhje me nismën e Qeverisë për amnistinë fiskale e penalë, por thotë se nga një vëzhgim paraprak i draftit, ai lë hapësira për pastrimin e parave të pista.

“E dimë që ka një draft së fundmi, që është futur në konsultimin publik. Ky është draft, duam pak më tepër kohë për ta analizuar. Megjithatë, drafti ekzistues ka ndryshime nga draftet e mëparshme, por ndryshimet nuk janë thelbësore. Problemet kanë qenë në 2-3 parime. Së pari, krijon hapësira për pastrimin e parave dhe për të bërë evazion fiskal”, deklaroi në konferencën vjetore me gazetarët, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Dhoma thotë se do ta mbështesë nismën nëse ajo merr dritën jeshile nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nëse ligji ka marrë aprovimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE, apo MoneyVal atëherë edhe ne do ta mbështesnim. Shqetësimet tona janë shumë serioze në lidhje me këtë ligj dhe lidhen me konkurrencën e pandershme dhe hapësirave që ky ligj krijon”, vijoi Jaço.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, Shqipëria duhet të përqëndrohet në luftën kundër korrupsionit, sidomos me tenderat. Këtu, Jaço tha se do t’i propozohet Kuvendit një paketë ligjore, që synon parandalimin e korrupsionit.

“Paketa nuk ka shkuar për miratim në Parlament. Ne mendojmë që duhet çuar në Parlament. Është me rëndësi që të kemi një efekt parandalues të akteve korruptive kur ndodhin. Fokusi kryesor ka qenë me efekt prapaveprues, por ajo që vendet e avancuara kanë është parandalimi. Është propozim për të cilin grupet e punës po punojnë”, tha Presidenti i AmCham.

Problematik, sipas Dhomës, është edhe kuadri ligjor i prokurimeve publike, që lë hapësira për abuzime, korrupsion e spekulime. Jaço propozon që i gjithë kuadri ligjor ekzistues për tenderat duhet të reformohet me synim thjeshtimin e procedurave dhe përfshirjen sa më pak të administratës shtetërore.

Dhoma u shfaq kritike edhe për projektligjin për tatimin e të ardhurave, që sipas Jaços nuk përmbush tre nga katër parimet kryesore që propozon Dhoma Amerikane e Tregtisë.

“Kemi vënë re që ka shpenzime të pranuara që janë jashtë strukturave të fiskalitetit. Ka një kontradiktë. Ligji mund të ketë një qëllim të mirë, por kjo është periudha që të konsultohet. Draft ligji nuk përmbush tre nga katër kriteret tona kryesore, s’përmbush standardet e kontabilitetit ndërkombëtar, nuk nxit formalizimin e ekonomisë dhe nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë”, tha ai.

Jaço kërkoi që të kufizohen pagesat me para në dorë, që sipas tij do të forconte luftën kundër pastrimit të parave. Dhoma mendon gjithashtu se ligji për konsultimin publik duhet të ndryshojë për të zgjatur afatet, ndërsa problematikën në këtë ligj nuk e lidh me përmbajtjen e tij, por me moszbatimin.

Makina e autorëve të vrasjes së trefishtë, e gjetur e djegur në Larushk
Makina e autorëve të vrasjes së trefishtë, e gjetur e djegur në Larushk Gazeta Si 110 Shikime • 4 years më parë

Tre persona kanë mbetur të vrarë prej një breshërie me të paktën 50 plumba kallashnikovi te Mbikalimi i Fushë Krujës.

Viktimat po udhëtonin në të njëjtin automjet, kur ndaj tyre dyshohet se nga një tjetër makinë në lëvizje është shkrehur një breshëri automatike.

Nga të shtënat mjeti tip “Volkswaggen” ku ndodheshin viktimat ka shpërthyer në flakë. Të vdekur kanë mbetur shtetasit Brilant Martinaj 23 vjec, i afërm i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata 30 vjec.

Diklen Vata ka dalë i gjallë nga makina e përfshirë nga flakët, por menjëherë sapo kanë parë këtë, autorët e sulmit janë rikthyer me makinë duke e qëlluar sërish.

Automjeti ndaj të cilit u bë atentat dyshohet se ishte në pronësi të Diklen Vatës, por është e paqartë nëse shënjestra e sulmit ishte ai, apo Brilant Martinaj, pasi që të dy ata rezultojnë emra me precedentë penalë, i pari i kapur në 2017-n për shpërndarje kokaine dhe i dyti i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela në ngjarjen e ndodhur më 5 dhjetor 2020.

Autorët janë larguar me shpejtësi me automjet në drejtim të fshatit të fshatit Larushk, ku më pas policia ka gjetur një automjet Volkswaggen Passat të djegur plotësisht, rreth 5 kilometra larg nga vendi i atentatit. Brenda makinës janë gjetur tre armë, dy kallashnikovë dhe një armë MP5.

Numri i autorëve dyshohet se ka qenë katër, ku tre prej tyre kanë qëlluar me armë dhe njëri ka qenë në timon.

Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet paraprakisht se autorët i kanë prerë rrugën automjetit të viktimave në vendin e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës. Më pas, nga makina kanë dalë tre prej tyre, dy të armatosur me Kallashnikovë dhe një tjetër me armë të tipi MP5. Të trija armët mbajnë në total deri në 90 fishekë. Kjo shpjegon faktin se pse në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja.

Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar në zonën e Niklës, ku dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë djegur automjetin e tyre pranë fshatit Larushkë.

⁣Deti me Greqinë, Meta: Rama aventurier! Afera do ta marrë në fund të detit
⁣Deti me Greqinë, Meta: Rama aventurier! Afera do ta marrë në fund të detit Gazeta Si 69 Shikime • 4 years më parë

Ilir Meta doli në konferencë për shtyp për të denoncuar një grup mafioz, sipas tij, që po vendos çmimin e naftës në vend, por në të njëjtën dalje foli për dy qëndrime të kundërta të Edi Ramës në politikën rajonale.

E para lidhej me çështjen e detit me Greqinë. Këtu akuzoi se Rama me qëndrimet e tij po dëmton interesat kombëtare.

“Ne nuk e kemi problemin me Greqinë, por e kemi me Edi Ramën dhe këtu llogaridhënia është e pashmangshme. Kjo aferë do të marri në fund të detit Edi Ramën, pa asnjë diskutim. I kam dërguar një letër Kuvendit dhe u kam çuar 140 deputetëve të Shqipërisë. Edhe një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze për këtë çështje, që vijnë si rezultat i gjithë lojërave të Ramës, i papërgjegjshëm, aventurier dhe i marrë peng. Dëmtues i jashtëzakonshëm i interesave tona kombëtare”, tha Meta.

Ish-Presidenti thotë se e ka të mirëdokumentuar të gjithë veprimtarinë e dëmshme ndaj interesave kombëtare të Edi Ramës, por se në publik s'mund të fliste për të gjitha.

“Veprimtaria shumë e dëmshme e këtij individi është shumë e dokumentuar, por nuk dua të flas për të gjitha në publik”, u shpreh ai.

Çështja e dytë ku u ndal Meta është Ballkani i Hapur. Ai thotë se në Presidencë ka qenë i rezervuar, por nismën e kundërshton.

“Rama, dobiçi i Vuçiç në Ballkanin e Hapur. Kam pasur qëndrim të përmbajtur, por e dini se cili është qëndrimi i Presidentit të Malit të Zi, që është nga politikanët më të përgjegjshëm e përvojë në këtë rajon. Edhe Presidenti i Maqedonisë së Verisë ka pasur e shprehur rezervat e tij, për këtë nismë që minon perspektivën europiane të rajonit dhe procesin e integrimit”, u shpreh Meta.

Qëlloi ndaj RENEA-s, arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër
Qëlloi ndaj RENEA-s, arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër Gazeta Si 87 Shikime • 4 years më parë

⁣Qëlloi ndaj RENEA-s, arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër

Aksidenti në Divjakë
Aksidenti në Divjakë Gazeta Si 49 Shikime • 4 years më parë

⁣Dy viktima dhe 5 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore brenda pak minutave të ndodhura në Divjakë.

Rikthimi i Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve lokale takon të rinjtë
Rikthimi i Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve lokale takon të rinjtë Gazeta Si 71 Shikime • 3 years më parë

⁣Rikthimi i Lulzim Bashës, pas zgjedhjeve lokale takon të rinjtë

Momenti kur fëmijët e helmuar polakë dalin nga Spitali
Momenti kur fëmijët e helmuar polakë dalin nga Spitali Gazeta Si 67 Shikime • 3 years më parë

⁣Gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë urgjencës së Spitalit të Vlorës mbrëmjen e shkuar, 25 gusht 2023, është përmirësuar. Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër dolën nga spitali këtë mëngjes

Marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit
Marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë


Marshojmë sot për një kauzë të fortë, marshojmë për luftën kundër kancerit të gjirit.”
Me këtë slogan marshuan sot qytetarët në Sheshin “Nënë Tereza”, duke dhënë një mesazh të fortë për rëndësinë që ka kontrolli për të parandaluar kancerin e gjirit.

Sali Berisha flet për mediat nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit
Sali Berisha flet për mediat nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit Gazeta Si 58 Shikime • 3 years më parë

⁣Sali Berisha flet për mediat nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit

Berisha kembekryq gjykata e Larte
Berisha kembekryq gjykata e Larte Gazeta Si 33 Shikime • 3 years më parë

Berisha kembekryq gjykata e Larte

Baza ajrore e NATO-s pret zyrtarë dhe delegacione të huaja në Kuçovë
Baza ajrore e NATO-s pret zyrtarë dhe delegacione të huaja në Kuçovë Gazeta Si 58 Shikime • 2 years më parë

⁣Baza ajrore e NATO-s pret zyrtarë dhe delegacione të huaja në Kuçovë

Tragjedia në Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët se u vetëmbytën në lumë. RENEA vijon kërkimet
Tragjedia në Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët se u vetëmbytën në lumë. RENEA vijon kërkimet Gazeta Si 103 Shikime • 2 years më parë

⁣Tragjedia në Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët se u vetëmbytën në lumë. RENEA vijon kërkimet

Showing 107 out of 112