Videot kryesore
Debati ne KQZ mes anetareve per kerkesen e PD dhe LSI per te pasur anetare ne KZAZ. Kater anetaret votuan kunder ketij propozimi duke lene jashte keto parti qe te kene komisionere ne zgjedhjet e 30 qershorit
Zef Hila, kryetar i Bashkise se Vaut te Dejes, mohoi përfshirjen në aktet e dhunës ndaj KZAZ-së, ndërkohë që pak ditë më parë gjatë një takimi me banorë të bashkisë premtonte se më 30 qershor në Vaun e Dejës nuk do të mbaheshin zgjedhje vendore.
Kati i tretë i një pallati në fshatin Zallë të Fushë-Krujës është, përfshirë nga një zjarr i fuqishëm gjatë mëngjesit të sotëm. Zjarri ka rënë në një nga hyrjet e këtij kati dhe më pas është shpërndarë në të gjithë katin, pasi çatia e tij ishte tepë vjetër. Ka pasur dhe 4 fëmije të asfiksuar dhe ka ndërhyrë shërbimi i urgjencës.
Presidenti Ilir Meta tha se në Fletoren Zyrtare Presidenca nuk po gjen botimin mbi bazën e të cilit Parlamenti mori si të mirëqënë emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Presidenca e ka të qartë se për ëfarë bëhet fjalë, por dokumenti zyrtar i nevojitej për t’i shpjeguar Venecias gjithë sa ka ndodhur.
Për këtë arsye, Meta tha se Presidenca i ka nisur një shkresë Qendrës së Botimeve Zyrtare duke i kërkuar informacion dhe se kjo qendër nuk i kishte kthyer përgjigje brenda 48 orëve.