Videot kryesore
Milot Rashica po zhvillon një super sezon me Verder Bremenin, duke marrë rolin e protagonistit në çdo ndeshje që i jepet mundësia. Të njëjtën gjë, futbollisti kosovar ka bërë edhe këtë herë në ndeshjen Verder Bremen – Bajern Mynih, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Goli i Rashicës në minutën 75’ erdhi vetëm një minutë, pasi ishte shënuar goli i parë dhe ekzaltoi të gjithë të pranishmit në “Weserstadion”, duke filluar nga trajneri e deri tek tifozët. Një gol që nisi dhe përfundoi nga këmbët e Rashicës dhe që nga shumë medie në Gjermani është krahasuar me stilin e golave të Lionel Mesit.
Ngujimi në shtëpi për shkak të koronavirusit nuk e ka penguar këngëtaren Eneda Tarifa që të ndalë provat e këngës me të cilën garon në festivalin “Kënga Magjike”.
“Ja ç’mund të bëjmë ne muzikantët edhe në kushte shtëpie. @cimidule (guitar) @fatlinddehiri (drums) @francifjerca (bass) @arberkocllari (keyboard) dhe ai qe na bëri bashkë @mariodeda ( piano & studio man) #unërrinështëpi #dotiadalim Love you guys”, shkruan këngëtarja.
Vetë ky festival është vënë në pikëpyetje, nisur nga situata me të cilën po përballet Shqipëria dhe mbarë bota.
Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për paracaktim të fituesit në një tender me vlerë 1.5 mln euro për furnizimin me ushqime të rezervave të shtetit.
“Në Shqipëri ka 35.099 kompani, të cilat merren me tregtimin e mallrave ushqimorë, por Edi Rama dhe Olta Xhaçka, pritën 1 muaj që kompania që ata kanë zgjedhur për të ndarë paratë, të ndryshonte objektin. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nën drejtimin e Edi Ramës ka zhvilluar më datë 25 Mars 2020 një tender urgjent për “blerje paketa ndihme për familjet në nevojë dhe materiale mbrojtëse në mbështetje të personelit të Forcave të Armatosura të angazhuar në përballimin e emergjencës së shkaktuar nga rënia e pandemisë së virusit COVID – 19”, me vlerë rreth 1.5 milion Euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj shkon më tej duke deklaruar se kompania në fjalë ka ndryshuar objektin e aktivitetit të saj, duke përfshirë edhe fushën e ushqimoreve vetëm 6 ditë para se të hidhej tenderi. Tenderi, sipas tij, është pëërcaktuar pa garë dhe me një ofertë të vetme, ndërsa shton se kompania nuk plotëson kriterin e përvojës në fushën e tregtimit të ushqimeve.
Kriteri i vetëm i vendosur nga Ministria për kompaninë fituese ishin kontratat për ekzekutimin e furnizimeve të ngjashme, të kryera gjatë tri viteve të fundit, në një vlerë jo më të ulët se 40% e vlerës së përllogaritur të tenderit. Kompania që keni vendosur të ndani plot 1.5 milion euro, a e ka eksperiencën e nevojshme në fushën e tregtimit të ushqimeve? Sa muaj apo vite eksperiencë ka? Si e gjetët këtë kompani për t’i dërguar ftesë për ofertë për blerjen e ushqimeve pa garë dhe pa shpallje publike?”, tha Alibeaj.
Rreth 50 mijë biznese me rreth 87 mijë punonjës kanë aplikuar për të përfituar pagesën e ndihmës financiare, të ofruar nga Qeveria në kuadër të paketës ekonomike kundër koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama thotë se nga kjo listë deri më tani janë verifikuar 42 për qind e aplikimeve, ndërsa 58 për qind e tyre janë në proces verifikimi.
Nga pjesa që është verifikuar, 24 për qind kanë nisur të përfitojnë, ose do të përfitojnë në ditët në vazhdim ndihmën financiare, ndërsa 18 për qind u është refuzuar kjo ndihmë. E përkthyer në shifra, për 15 mijë e 153 të vetëpunësuar, ose punonjës të një sipërmarrjeje që ka aplikuar për të përfituar ndihmë financiare, kjo ndihmë është refuzuar.
Në total ndihma është miratuar për 20636 punonjës, nga të cilët Drejtoria e Tatimeve thotë se 17231 e kanë marrë pagesën, ndërsa pjesa tjetër është në procedura.
Duke shpërndarë të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi zgjerimin e paketës edhe me biznese që nuk janë mbyllur për shkak të masave anti-Covid19, por që nuk kanë xhiro për shkak të izolimit.
“Biznese të tjerë të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi, bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi e të tjerë do të përfshihen në paketën e zgjeruar”, shkruan ai.
Veç kësaj kategoria, Rama thotë se paketa e zgjeruar do të përfshijë edhe individë, apo qiradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qirasë, apo individë të punësuar në një kompani të regjistruar si kompani e madhe, por që u është pamundësuar puna për shkak të masave.
“Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”, thotë ai.
“Përderisa jemi në gjendje që të shkëmbejmë me batuta miqësore me njëri-tjetrin, besoj jemi në gjendje që të mos e trajtojmë njëri-tjetrin në kushtet kur disa këtu i ka sjellë fuqia engjëllore dhe disa të tjerë djalli vetë. Në fund të ditës mendoj që jemi mjaftueshmërisht të rritur për të mos mbetur dyerve të ambasadave, kur vjen puna për t’u marrë vesh për gjëra që duhet t’i zgjidhim këtu dhe nga ana tjetër, që kur jemi këtu për të mos e dhënë përditë shembullin që pa ambasada ne nuk funksionojmë dot”, tha Rama.
Patrullat e policisë do të vëzhgojnë me rreptësi hapësirat publike dhe ambientet e tjera ku pas ditës së enjte do të vendoset me detyrim mbajtja e maskave për qytetarët.
Paralajmërimi është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar që të mbajë maskë që në momentin që del nga dera e shtëpisë së tij. Patrullat policore do të monitorojnë ambientet dhe hapësirat publike, ku nga e enjtja është e detyruar mbajtja e maskës”, tha Veliu.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se për të gjitha rastet policia do të zbatojë kuadrin ligjor për masat ndëshkimore ndaj qytetarëve. Në fund, Veliu kërkoi nga qytetarët bashkëpunim me policinë dhe të respektojnë masat anti-Covid.
Kryeministri Edi Rama u qëndroi deklaratave të bërë në Asamblenë e Partisë Socialiste me thirrjet drejtuar SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën, thirrje të cilat shkaktuan edhe reagimin e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
Rama tha se nuk ishte presion ndaj drejtësisë së re, por kërkesë që ajo të bëjë më shumë.
“PS është e vetmja parti që nuk i ka bërë, nuk i bën dhe nuk do t’i bëjë presion drejtësisë. Të kërkosh më shumë nga drejtësia kur SPAK po mbush tre vjet dhe vettingut pesë vjet. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e ish-Kryeministrit që ka një vit i shpallur non grata me akuzat nga më të rënda?!”, tha Rama.
Kryeministri kërkoi që të hetohet Gërdeci, 21 janari dhe dosje të tjera për të cilat socialistët akuzojnë Sali Berishën.
Por kush konsiderohet presion ndaj drejtësisë? Rama solli si shembull deklaratën e Komisionit të Rithemelimit kundër gjyqtares Blerina Muça, që ka në dorë apelin e Enkelejd Alibeajt që kundërshton regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit dhe deklaratën e Sali Berishës pas ngjarjeve të 21 janarit në 2011.
“Presion në drejtësi është ajo deklarata e djeshme ndaj gjyqtares. Presion është t’i thuash kryeprokurores lavire dhe këtë e ka thënë Kryeministri”, deklaroi Rama.
Kryesocialisti u shpreh se koston e mosveprimit të SPAK-ut po e mban ai dhe mazhoranca që ai drejton.
“Qytetarët më drejtohen mua si njeriu që shiti shpresat te drejtësia e re. Përgjigjet e mia janë të njëjta, që qeveria nuk bën prokurorin, qeveria bën reformën. Pranda, mua s’me jep dot leksione askush për ndërhyrje te drejtësia, as shqip, as anglisht dhe as frëngjisht”, u shpreh ai.
Por, thirrja drejtuar SPAK nga Rama nuk është vetëm për Berishën. Kryeministri kërkoi hetimin e ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të shkarkuar nga vettingu.
“Këto hetime kanë rëndësi dhe ne nuk do t’i ndahemi pa vënë para drejtësisë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar të shpallur jo nga ne, por nga vettingu”, deklaroi Rama.