Videot kryesore

⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi
⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi Gazeta Si 118 Shikime • 4 years më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se as ministrja Olta Xhaçka, as bashkëshorti i saj dhe as kompania e tij që mori statusin e investitorit strategjik nuk kanë burimet e të ardhurave për të realizuar këtë projekt me kosto 5.5 mln euro.

“Investitori strategjik është bërë investitori strategjik që ka përfituar pagë lufte si shtresë në nevojë. Deklarata e pasurisë së bashkëshortit të ministrs, që deklaron se ka marrë pagë lufte 400 mijë lek në periudhën e Covid-it. Ky është investitori strategjik. Pra deklaron se është i papunë dhe si shtresë në nevojë ka marrë 400 mijë lek të vjetra në periudhën e Covid. Vetëm me firmën e Edi Ramës mund të ndodhë që sot të jesh shtresë në nevojë e të marrës pagë lufte dhe nesër të gdhihesh investitor strategjik që do të investosh 5.5 mln euro”, deklaroi Gazment Bardhi.

Procesi i identifikimit biometrik në një qendër votimi në Tiranë
Procesi i identifikimit biometrik në një qendër votimi në Tiranë Gazeta Si 82 Shikime • 3 years më parë

Procesi i identifikimit biometrik në një qendër votimi në Tiranë

79-vjetori i çlirimit të Tiranës, komunistët përkujtojnë Enver Hoxhën
79-vjetori i çlirimit të Tiranës, komunistët përkujtojnë Enver Hoxhën Gazeta Si 40 Shikime • 3 years më parë

⁣17 nëntor shënon
79-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Në këtë
ditë, komunistët kanë përkujtuar diktatorin Enver Hoxha, duke vendosur lule
pranë pankartave me fotografitë e tij dhe të tjerave që shkruajnë “Lavdi
shqiptarit të madh”.

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të drogës, laboratori i kokainës i zbuluar në Qerekë
SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të drogës, laboratori i kokainës i zbuluar në Qerekë Gazeta Si 113 Shikime • 2 years më parë

⁣SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të drogës, laboratori i kokainës i zbuluar në Qerekë

Kennedy, njeriu i dytë më i shpejtë në Australi
Kennedy, njeriu i dytë më i shpejtë në Australi Gazeta Si 57 Shikime • 2 years më parë

Ai vrapoi vetëm një ditë pas Gout Gout, 100 metra për 10 sekonda.

Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë
Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë Gazeta Si 56 Shikime • 1 year më parë

⁣Shqipëria vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” para ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2026. Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde. Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar.

Djegia e materialeve ne Klos.mp4
Djegia e materialeve ne Klos.mp4 Gazeta Si 114 Shikime • 7 years më parë

Protestuesit e opozitës djegin materialet e KZAZ numer 17 ne Klos. Ata kerkojne zbatimin e dekretit te presidentit Meta per anulimin e 30 qershorit

Më 8 shkurt, dy vite qëndresë në Teatrin Kombëtar
Më 8 shkurt, dy vite qëndresë në Teatrin Kombëtar Gazeta Si 82 Shikime • 7 years më parë

Neritan Liçaj është një nga ata aktivistë, që mbahet mend e për qëndresën e tij në Teatrin Kombëtar, së bashku me aktorë të tjerë a dashamirës. Në fillim të korrikut 2019, ai u ndesh me forcat policore përkrah Edmond Budinës, ku një foto e tij qarkullon edhe sot në internet. Ai mbahet mend edhe si “zjarrmi” i kësaj proteste. “Gazeta Si” e ka pyetur Nerin edhe për këtë.

“Në shkurt mbush dy vite nga kjo qëndresë, e që nga 18 korriku, jemi 24 orë atje. Deri tani jemi në avantazh të thellë. I vërtetuam opinionit shqiptar e atij botëror, pasi u kuptua se nuk bëhej fjalë për të ndërtuar një teatër të ri, por për të shkatërruar një qendër historike në Shqipëri, - një simbol të artit, e vjedhjen e pronës publike. Ne jemi sulmuar edhe politikisht dhe e bukura qëndron se, propaganda e ulët thotë se ne jemi të pozicionuar politikisht. Ne u sulmuam nga një qeveri që çon në Parlament një ligj special, që me Kushtetutë, bëhet veçse në raste lufte, - e që ai ligj, shkelte gjashtë nene të Kushtetutës, e 3 pika nga marrëveshja e asociim-stabilizimit”, thotë ai.

Atë moment sipas Nerit, “deputetët që ngritën kartonin, dogjën edhe mandatet, pasi shkelën atë për të cilën janë betuar, e për më tepër, një qeveri e shumicë e majtë, që sulmon politikisht artin”.

Sipas Nerit në vijim të kësaj çështje, “mjafton të dëgjojmë kongresin e kryeministrit me çitjane në mars të 2019, te Sheshi Nënë Tereza, se çfarë masakre bëri, duke thënë se do prishim Muzeun Historik Kombëtar, Teatrin e Kukullave...ca vjetërsira..., ndërkohë që kjo e fundit është edhe godina e Parlamentit të Parë Shqiptar”.

Po si ka mundësi që kjo vjen pikërisht, nga një “artist”?

“Artist, nuk të bën diploma. Me diplomë ai është mësues vizatimi, e për më tepër i paaftë. Ai është një mësues vizatimi që vizaton me lapustilë, e jo me laps a karbon. Ai nuk është një artist! Artist të bën krijimtaria dhe ai pikturën e parë e ka shitur kur u bë Kryeministër që ja blenë servilët, për më tepër, që një artist nuk do sulmonte kurrë artistët me logjikë, për t’i asgjësuar”, thotë Liçaj.

Më tej Neritani ka bërë një rezyme të së gjithë diktaturave, ku shprehet ndër të tjerash se, “ne kemi jetuar në diktaturë, - e jo, komunizëm - ku Gëbelsi i Hitlerit, Musolini, Mao, Stalini, Enveri godisnin segmente të artit, dy-tre piktorë, shkrimtarë, letrarë apo aktorë, për t’i trembur, nënshtruar, e për t’i vënë në shërbim të tyre dhe kjo ka ndodhur.

“Ne u sulmuam për t’u asgjësuar. E prandaj, përmenda fjalimin e famshëm e Kryeministrit me çitjane që u shfazua komplet, në muajin mars, kur zhvillohej kongresi i PS-së, e kjo është të asgjësosh institucionet kombëtare të artit në Shqipëri, për të cilat shqiptarët kanë derdhur gjak për t’i pasur ato”, vijon ai.

Më tej Neri, për ta bërë më të plotë reagimin e tij se çfarë ka ndodhur me teatrin thotë se “Ministri i Kulturës asokohe, Rama, i jep urdhër Xhevdet Ferrit, të pushonte nga puna të gjithë aktorët”. “E kjo sigurisht, që nuk u pranua. Më thuaj çfarë kuptimi ka? Asgjësoi, mbylli? Po edhe një përçapje atje, ditë e natë...pa e ditur se çdo ndodhë, e kur? “...këtë do doja të thosha. U sulmuam edhe nga policia. Ky ishte një precedent i paparë në historinë e botës duke dërguar mbi 300-400 efektivë policie, kundër artistëve që është skandal...e s’ka realitet ta pranojë”.

E gjitha kjo, sipas Liçajt, për të boshatisur teatrin, që të ishte më kollaj për t’i futur rruspën. E si për mbyllje, e pyesim se çfarë do ndodhë me atë teatër, Neritan Liçaj thotë se, “atë e ka marrë në mbrojtje “Europa Nostra”, që është organizmi më i lartë europian që mbron trashëgiminë europiane, duke qenë vepra e 14-të, - pra si trashëgimi europiane, ku edhe shumë shpejt do ta financojnë restaurimin e ku edhe Rama vetë, e ka të vështirë të vijë me trupa, megjithatë çartja në këtë vend, nuk ka fund”.

“Nëse dua një teatër të ri, jam unë i pari që dua. Aty janë dhënë mbi 50 shfaqje deri tani, (që nga fillesa e problemeve) që nga Amerika, Austria...e ato, me kontribut vullnetar. Janë klikë gangsterësh lagjesh, ku gjithë problematikën e vet e projektojnë tek të tjerët, - madje edhe duke bërë ligj, ‘për kap ça të kapësh’ edhe pse është mendimtari i parë, - bashkë me ‘fiqshitësin e Bashkisë’, që shet caraca, e thotë janë fiq modern. Rasti i dytë pas diktatorit Hoxha, që s’ka bërë universitet. Lali! E ke të qartë, një kryeqytet me 1 milionë banorë, një kryebashkiak ‘Lali’. Është njësoj, sikur ‘La citta eterna’, Roma, të ketë për kryebashkiak një ‘Ualione’ (Lali). Çfarë populizmi banal, fshataresk”, thotë aktori.

Më tej me Nerin, bisedojmë gjerë e gjatë, për politikë e deri tek zgjedhjet. Ai përmend “fake-un në nivelin e mediave e votimet e 30 qershorit, ku thotë se 9000 vota u çuan me dhunë nga Bashkia. “Le të mbahen me ca faqe false”, thotë ai e madje, e krahasoi me Gëbelsin e propagandën e tij, që shkruante ‘Për Fyhrerin e Gjermaninë tonë!’. “Kurse këtu nuk njihet realiteti. Niveli real, është krejt ndryshe...”, vijon aktori.

jeta e nates ne Tirane
jeta e nates ne Tirane Gazeta Si 192 Shikime • 5 years më parë

⁣jeta e nates ne Tirane

⁣Mbi 50 mijë aplikime nga fermerët për naftë, Rama: Ka fiktivitet, do të kërkojmë fatura shtesë
⁣Mbi 50 mijë aplikime nga fermerët për naftë, Rama: Ka fiktivitet, do të kërkojmë fatura shtesë Gazeta Si 121 Shikime • 4 years më parë

Kryeministri Edi Rama tha se mes aplikimeve për subvencionim të naftës nga ana e fermerëve ka fiktivitet.

Duke iu referuar shifrës prej më shumë se 50 mijë aplikimesh, kreu i Qeverisë ngriti pikëpyetjen se sa traktorë kanë në këtë vend.

“Ka një gjë, na ka ardhur kjo bashkë me dobësinë se sot në mëngjes folëm me ministren për këtë, që kërkesa për naftë është rritur eksponencialisht. Kemi vajtur mbi 50 mijë që duan naftë. Kjo është e mirë në një aspekt, por ka një problem në një aspekt tjetër. Është e mirë sepse na çon drejt formalizimit, por ka një problem që nëse këtu mbi 50 mijë fermerë duan naftë, po më fal sa traktorë dhe sa mekanizatorë ka ky vend, se nuk del llogaria. Pra, ka një shkallë fiktiviteti”, tha Rama.

Kryeministri foli në një aktivitet të organizuar me ekspertë dhe studentë të Universitetit Bujqësor, ku tha se fiktiviteti do të adresohet përmes teknologjisë së dronëve dhe të vëzhgimit nga hapësira. Këtu iu rikthye çështjes së dy satelitëve, që tha se janë vonuar për çështje procedurash ndërsa shprehu bindjen se brenda vitit do ta mbajë këtë premtim.

Një tjetër masë që do të adresojë këtë fiktivitet, sipas Ramës, do të jetë kërkesa për dokumentacione shtesë për fermerët.

“Naftën do ta marrësh, por do të sjellësh faturat tani. Nuk do të mjaftojë vetëm që unë po kërkoj naftë se kam këtë tokën këtu, por do të vijnë edhe faturat dhe raporti që ti ke marrë naftën dhe ke shitur, pra ke prodhuar dhe ke shitur”, u shpreh Rama.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, në shkallë vendi janë rreth 68 mijë traktorë dhe makineri të tjera bujqësore.

Policia shpëton 2 turistë holandezë, u bllokuan te Gjiri i Filikurit në Himarë
Policia shpëton 2 turistë holandezë, u bllokuan te Gjiri i Filikurit në Himarë Gazeta Si 189 Shikime • 3 years më parë

⁣Policia shpëton 2 turistë holandezë, u bllokuan te Gjiri i Filikurit në Himarë

Kryeministri Edi Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel
Kryeministri Edi Rama në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel Gazeta Si 63 Shikime • 3 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pritja që i është bërë në Bruskel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Ai është pritur nga Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës që aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian, presidentja e KE, Ursula Von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Kapet në Tiranë hajduti i bizneseve, dyshohet si autor i 16 vjedhjeve me dhunë
Kapet në Tiranë hajduti i bizneseve, dyshohet si autor i 16 vjedhjeve me dhunë Gazeta Si 87 Shikime • 2 years më parë

⁣Kapet në Tiranë hajduti i bizneseve, dyshohet si autor i 16 vjedhjeve me dhunë

Shehu shënon për të 3 ndeshje rradhazi
Shehu shënon për të 3 ndeshje rradhazi Gazeta Si 57 Shikime • 2 years më parë

Mesfushori shqiptar bëri gjithçka në zonë mes 4 lojtarëve dhe në fund mposhti dhe portierin. Por Widzew Lodz nuk mundi të evitonte humbjen në transfertë.

Korçë, 26-vjeçari kërcënon me armë policët që shkuan ta arrestojnë
Korçë, 26-vjeçari kërcënon me armë policët që shkuan ta arrestojnë Gazeta Si 65 Shikime • 1 year më parë

⁣Korçë, 26-vjeçari kërcënon me armë policët që shkuan ta arrestojnë

Showing 8 out of 8