Videot kryesore

Gjysmëfinalet e Kupës, Kukësi me Skënderbeun, Tirana peshkon Luftëtarin
Gjysmëfinalet e Kupës, Kukësi me Skënderbeun, Tirana peshkon Luftëtarin Gazeta Si 103 Shikime • 7 years më parë

Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për fazën gjysmë finale të Kupës së Shqipëri. Nga golat e tërhequra nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi, janë vënë përballë Tirana me Luftëtarin dhe Skënderbeu me Kukësin.

Nejmar nervoz, godet tifozin me grusht
Nejmar nervoz, godet tifozin me grusht Gazeta Si 96 Shikime • 7 years më parë

Braziliani nuk i mbajtur dot nervat pas humbjes në finalen e Kupës dhe ka sulmuar një tifoz në shkallët e stadiumit

Një milion gjallesa shtazore dhe bimore, kërcënohen të zhduken
Një milion gjallesa shtazore dhe bimore, kërcënohen të zhduken Gazeta Si 281 Shikime • 7 years më parë

Një milion speciesh në planet janë të kërcënuar të zhduken nga njerëzit. Në një studim të publikuar të hënën nga Platforma Ndërqeveritare e Politikës së Shkencës mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES), thuhet se këtë vit janë vlerësuar humbjet më të mëdha të gjallesave që janë parë ndonjëherë.

NASA paraqet një tjetër leksion për mbrojtën nga asteroidet
NASA paraqet një tjetër leksion për mbrojtën nga asteroidet Gazeta Si 125 Shikime • 7 years më parë

Një asteroid i madh mund t shkatërrojë qytetin e Nju Jorkut. Kjo ishte fjalia e parë që nisi leksion nga NASA për studentët e astronomisë. Ideja e këtij leksioni përfshinte faktin se si do të reagonin ata dhe çfarë do të ndodhtë nëse një asteroid prej 300 milimetra do të përplasej me Tokën. Ky stimulim filloi qe kur shkencëtarët zbuluan se përreth planetit tonë ka rreth 25.000 asteroide. Ata janë shprehur se forca e tyre është e mjaftueshmë për të shfarosur pjesën më ë madhe të qytetit të Mahnatanit. Ndër të tjera NASA është shprehur se nevojiten më shumë para për t’i kryer kërkime të tjera të nevojshm

Kosovë, aksion kundër krimit në veri, plagosen 3 policë
Kosovë, aksion kundër krimit në veri, plagosen 3 policë Gazeta Si 113 Shikime • 7 years më parë

Tre efektivë të Policisë së Kosovës të plagosur dhe mbi 20 persona të arrestuar është bilanci i deritanishëm i operacionit të beftë të ndërmarrë nga ana e autoriteteve të Prishtinës në Mitrovicën Veriore në orët e para të ditës së martë.

Pergjimi 10 Ymer Lala flet me familjen
Pergjimi 10 Ymer Lala flet me familjen Gazeta Si 159 Shikime • 7 years më parë

Ymer Lala ne kete pergjim te 10 te te publlikuar nga Bild flet me pjesetaret e familjes dhe pretendon se do te shkoje te takoje kryeministrin Edi Rama. Po shkoj te zyra Bablokut, shprehet ai

PD i dhunuar ne spital.mp4
PD i dhunuar ne spital.mp4 Gazeta Si 127 Shikime • 7 years më parë

Video ne spital ku flasin te dhunuarit nga policia ne Diber. Video eshte shperndare nga PD

E magjishmja Holte
E magjishmja Holte Gazeta Si 97 Shikime • 7 years më parë

E masgjishmja Holte

Rrafshohet lokali Kokedhimes Panorma.mp4
Rrafshohet lokali Kokedhimes Panorma.mp4 Gazeta Si 51 Shikime • 7 years më parë

Pamjet e IKMT per prishjen e lokalit te pronarit qe shkaktoi nje konflikt me disa turiste nga Spanja

Mesi dhe Ronaldo si kurre me pare
Mesi dhe Ronaldo si kurre me pare Gazeta Si 86 Shikime • 7 years më parë

Mesi dhe Ronaldo si kurre me pare

Ambasada e SHBA: Nga Llalla te Dako e Doshi, 14 shqiptarë “non grata”
Ambasada e SHBA: Nga Llalla te Dako e Doshi, 14 shqiptarë “non grata” Gazeta Si 89 Shikime • 7 years më parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë politikanët dhe zyrtarët, që janë të përfshirë në korrupsion.

Ambasada thekson se është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën, dhe veçanërisht në Tiranë, ambasada njofton se plot 100 zyrtarë, 14 prej të cilëve shqiptarë, janë shpallur “non grata” dhe nuk lejon të shkelin më kurrë në Amerikë.
Nëpërmjet një videoje në “Facebook”, ambasada e SHBA jep disa nga rastet e zyrtarëve shqiptarë, të cilat janë bërë publikë edhe më parë si persona të padëshiruar nga Amerika, siç janë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe deputeti Tomi Doshi.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tifozët e Kosovës ngrenë flamuj anglezë gjatë himnit
Tifozët e Kosovës ngrenë flamuj anglezë gjatë himnit Gazeta Si 55 Shikime • 7 years më parë

Kosova humbi një ndeshje, por fitoi simpatinë e anglezëve, në këto kohë kur ka kaq shumë nevojë për mbështetjen e Anglisë, pikërisht asaj Anglie që me Tony Blair nuk qëndroi duarkryq atëherë kur Kosova kishte më shumë nevojë.

Epilogu i nje tragjedie te paralajmeruar. Me banoret e Thumanes
Epilogu i nje tragjedie te paralajmeruar. Me banoret e Thumanes Gazeta Si 52 Shikime • 7 years më parë

Epilogu i nje tragjedie te paralajmeruar. Me banoret e Thumanes pas tërmetit të 26 nëntorit

Bugajski hour.mp4
Bugajski hour.mp4 Gazeta Si 46 Shikime • 7 years më parë

Intervista e analistit amerikan Edward P Joseph, njohes i mire i çështjeve te Ballkanit dhënë për Janus Bugajski në televizonin shtetëror të Kosovës, RTK

Reforma zgjedhore si alibi e Ramës për të mos zhvilluar zgjedhje të parakohshme?
Reforma zgjedhore si alibi e Ramës për të mos zhvilluar zgjedhje të parakohshme? Gazeta Si 45 Shikime • 7 years më parë

Monika Kryemadhi deklaroi se mungesa e reformës zgjedhore është një alibi që Kryeministri Edi Rama e ka përdorur që në pranverë të vitit të kaluar për të mos realizuar zgjedhje të parakohshme.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët të organizuar këtë të enjte, kryetarja e LSI-së thotë se me ngritjen e Këshillit Politik, pjesëmarrjen e opozitës së bashkuar në këtë Këshill dhe miratimi me konsensus i reformës, kjo alibi e Ramës bie.

“Nëse nuk miratohet reforma zgjedhore nuk bëjmë dot zgjedhje. Këtë e ka thënë edhe Edi Rama, që deklaronte se nuk bëj dot zgjedhje të parakohshme se s’kam reformë zgjedhore. Miratimi dhe heqja e këtij hendeku që kërkon të krijojë, e nxjerr Ramën zbuluar. Jemi të gatshëm ta miratojmë nesër këtë reformë, por a është PS e gatshme për ta miratuar këtë reformë që nesër në Parlament?”, deklaroi ajo.

Kryetarja e LSI-së thotë se nuk ka gjetur pakënaqësi në bazën e partisë për vendimin për t’u ulur në tryezë me socialistët.

“Të vetmit të pakënaqur janë ata që kanë dashur të jenë pjesë e lojës dhe të rrisin pazaret e tyre në kurriz të shqiptarëve. Nga takimi që kemi patur këto ditë me bazën, kam vënë re që njerëzit e shikojnë si një mundësi për të ecur përpara. Shqiptarët duan zgjedhje dhe ne si opozitë duam zgjedhje”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, Petrit Vasili, që është edhe pjesë e Këshillit Politik së bashku me Oerd Bylykbashin tha se marrëveshja është një fitore e opozitës së bashkuar dhe reflekton kërkesat e prezantuara prej saj që në tryezën e OSBE-së të paraqitura në vjeshtë të vitit të kaluar.

Histori ne Sukth te Durresit 2
Histori ne Sukth te Durresit 2 Gazeta Si 79 Shikime • 6 years më parë

Histori ne Sukth te Durresit 2

Nxënëses i ra të fikët, drejtorja e ZA: Është shtatzënë
Nxënëses i ra të fikët, drejtorja e ZA: Është shtatzënë Gazeta Si 52 Shikime • 6 years më parë

Prindërit e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, ku një ditë më parë u helmuan 60 gjimnazistë kanë hyrë me forcë në ambientet e shkollës këtë të enjte duke penguar mësimin.

Ata kërkojnë garanci për jetën dhe shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi edhe mëngjesin e sotëm dy gjimnazistë shfaqen probleme me frymëmarrjen si pasojë e helmimit, pasi një nxënëse u dërgua në urgjencë në gjendje të fikti.

Mbetet e paqartë nëse problemet e dy të rinjëve janë pasojë e helmimit me spraj ditën e mërkurë, apo ambientet e shkollës janë të paajrosura ende dhe me gjurmë të gazit që dyshohet se është përdorur nga dy adoleshentë me inicialet A.M. dhe A.H., që të dy 15-vjeç.

Por, drejtorja e Zyrës Arsimore të Fierit, Yllka Beci thotë se vajza në fjalë nuk kishte humbur ndjenjat për shkak të helmimit, por për një tjetër arsye. “A mund të them një gjë si nënë, si prind, si motër jashtë kamerave?! Vajza është shtatzënë”, deklaroi ajo.
Ndërkohë, ndaj dy të adoleshentëve që dyshohet se përdorën gazin helmues policia ka nisur procedimet penale. Burime të gazetës “Si” pohojnë paraprakisht se nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre edhe në prani të psikologut 15-vjeçarët fillimisht e kanë mohuar autorësinë, ndërsa më pas e kanë pranuar duke deklaruar se gjithçka e kanë bërë me shaka dhe të pavetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktonte spraji helmues që kanë hedhur në drejtim të bashkëmoshatarëve të tyre.

Nis mësimi online në RTSH
Nis mësimi online në RTSH Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

Koronavirusi, nis mësimi online në RTSH

Koronavirusi ka boshatisur Tiranën
Koronavirusi ka boshatisur Tiranën Gazeta Si 63 Shikime • 6 years më parë

Në ditët e zakonshme përgjatë këtij orari rrugët dhe sheshi “Skënderbej” do të ishte i mbushur nga njerëzit dhe makinat, por përhapja e koronavirusit të ri ka bërë që të jenë të paktë qytetarët të cilët kanë dalë nëpër rrugë dhe prej ditësh tashmë nuk ka trafik nga makinat dhe autobusit. Në video tregohet pamja e rrugëve kryesore të kryeqytetit, të cilat janë pothuajse të boshatisura.

PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh
PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh Gazeta Si 78 Shikime • 6 years më parë

Partia Demokratike akuzon Qeverinë për shpërndarje selektive të ndihmave për qytetarët në nevojë dhe se gënjen kur thotë se rezervat e shtetit kanë ushqime dhe materiale të tjera jetike për 3 muaj.

“Shpërndarje e ndihmave selektive, propagandë me rezervat e shtetit se ka furnizime për 3 muaj me ushqim. Të dashur qytetarë, rezervat kanë zero ushqime për ju, sepse aty nuk u duhet fare nëse e keni plot apo bosh frigoriferin. Nëse keni ilaçe apo jo. E kanë mendjen si të vjedhin dhe si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë dhe Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1.5 mln euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj ngre disa pyetje në lidhje me tenderin e hedhur nga Qeveria për blerjen e ushqimeve.

“Pse u vonua me një muaj tenderi për blerjen e ushqimeve? Si u përzgjodh kompania fituese? Kush e fitoi tenderin?”, tha ai.

Ish-deputeti demokrat e mbylli deklaratën duke thënë se këto pyetje kërkojnë përgjigje nga “Alo Qeveria”.

Showing 72 out of 76