Videot kryesore

Vjosa del jashtë kontrollit! Përmbytje në Vlorë e Fier
Vjosa del jashtë kontrollit! Përmbytje në Vlorë e Fier Gazeta Si 63 Shikime • 5 years më parë


Vjosa ka dalë nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë tokë në zonën e Fierit dhe të Vlorës dhe duke shkaktuar probleme në qarkullim. Situata është kritike në mjaft zona, ndërsa pjesë të aksit të vjetër që lidh Fierin me Vlorën janë plotësisht nën ujë.

Në Vlorë situata është edhe më dramatike. Vjosa ka përmbytur disa shtëpi në fshatin Fitore të njësisë së Novoselës, ndërsa mbi 300 banorë janë izoluar për shkak të dëmtimit të Urës së Mesaplikut.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj thotë se situata në Fitore është kritike pasi argjinatura në urën e Mifolit është çarë, duke kërcënuar të tjera banesa nga përmbytjet në orët në vazhdim.

Situatë problematike është paraqitur edhe në Fier ku në disa zona niveli i ujit ka shkuar në 50 cm deri në 1 m. Në Ferras dhe Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave. Kreu i emergjencave Civile, Haki Çako bëri me dije se janë evakuuar 13 familje, ndërsa tha s eniveli i ujit po bie dhe gjendja nuk paraqitet kritike.

Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 familje. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë. Reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në Bashkinë Maliq në Korçë. Sakaq, Në Pogradec prej 48 orësh dy Njësi Administrative, Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht janë pa drita

Militantët e Berishës  grumbullohen para selisë së PD
Militantët e Berishës grumbullohen para selisë së PD Gazeta Si 42 Shikime • 5 years më parë

⁣Militantët e Berishës grumbullohen para selisë së PD

WhatsApp Video 2022-01-09 at 9
WhatsApp Video 2022-01-09 at 9 Gazeta Si 44 Shikime • 5 years më parë

Video e publikuar nga Basha per protesten e 8 janarit

Pamjet e dëborës buzë Liqenit të Pogradecit
Pamjet e dëborës buzë Liqenit të Pogradecit Gazeta Si 20 Shikime • 5 years më parë

⁣ Pamjet e dëborës buzë Liqenit të Pogradecit

Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Saimir Tahiri
Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Saimir Tahiri Gazeta Si 80 Shikime • 4 years më parë

⁣⁣Vendimi i GJKKO për ish-ministrin Saimir Tahiri

⁣Dreri Europian, për herë të parë filmohet brenda luginës së Valbonës, në Parkun Kombëtar të Alpeve
⁣Dreri Europian, për herë të parë filmohet brenda luginës së Valbonës, në Parkun Kombëtar të Alpeve Gazeta Si 146 Shikime • 4 years më parë

⁣Dreri Europian, për herë të parë filmohet brenda luginës së Valbonës, në Parkun Kombëtar të Alpeve.

⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës
⁣Presidenti i ri, PS miraton kërkesat e Alibeajt dhe rrëzon Mediun për përfshirjen e Berishës Gazeta Si 116 Shikime • 4 years më parë

Partia Socialiste pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeajt për zhvendosjen me një javë të datës së nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe rrëzoi kërkesën e Fatmir Mediut për të përfshirë në këtë proces të gjithë deputetët e Kuvendit, jo vetëm ata që janë anëtarë të grupeve parlamentare.

Alibeaj mori pjesë në konferencën e kryetarëve si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, megjithëse u shkarkua në Kuvendin e fundit të PD të organizuar nga Sali Berisha.

Propozimi i parë i tij ishte që të shtyhej data e mbledhjes së konferencës së kryetarëve, që Kushtetuta e cilëson si data e nisjes së procesit për në 10 maj dhe më 17 maj të mbahet raundi i parë i votimit.

Propozimi i dytë i tij lidhej me kohën mes zhvillimit të pesë raundeve të votimit në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PS ja miratoi të dyja kërkesët, por me një ndryshim të vogël.

“E ndërpresim mbledhjen pa vendimmarrje sot dhe mblidhemi në datën 10 dhe data 16 maj të jetë raundi i parë i votimit. Kushtetuta e përcakton që votimi i parë të jetë jo më vonë se shtatë ditë dhe jo më vonë se shtatë do të organizohen edhe raundet e votimit në Kuvend”, tha Balla.

Mediu kërkoi përfshirjen në procesin e bisedimeve jo vetëm të grupeve parlamentare, por edhe e deputetëve jashtë grupeve. Jashtë grupeve është Sali Berisha dhe tre deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Edmond Spaho. Gjithashtu, jashtë grupeve janë edhe katër deputetët e LSI-së.

“Propozoj që të arrijmë në marrëveshje që të kemi një President garant të unitetit dhe mbi palët, duhet të konsiderojmë edhe deputetët, edhe grupet dhe të gjitha palët. I bëj këtë kërkesë kësaj mbledhjeje që është në interes të këtyre bisedimeve që të ketë një përfaqësi të mazhorancës dhe një përfaqësi të unifikuar të të gjithë deputetëve të opozitës për të qenë seriozë në këtë procesi”, tha Mediu.

“Procesi do të zhvillohet vetëm në Kuvend dhe vetëm në nivelin e grupeve parlamentare dhe është kushti i vetëm që PS ka në këtë proces. E tillë është Kushtetuta dhe fryma e saj. Bini dakord ju dhe hajdeni një treshe përfaqësuese, por procesi do të zhvillohet në Kuvend dhe me grupet parlamentare si organizime të mirëfillta të parlamentit”, deklaroi ai.

⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi
⁣Bardhi: Burri i ministres Xhaçka, investitor strategjik që mori pagë lufte në pandemi Gazeta Si 112 Shikime • 4 years më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se as ministrja Olta Xhaçka, as bashkëshorti i saj dhe as kompania e tij që mori statusin e investitorit strategjik nuk kanë burimet e të ardhurave për të realizuar këtë projekt me kosto 5.5 mln euro.

“Investitori strategjik është bërë investitori strategjik që ka përfituar pagë lufte si shtresë në nevojë. Deklarata e pasurisë së bashkëshortit të ministrs, që deklaron se ka marrë pagë lufte 400 mijë lek në periudhën e Covid-it. Ky është investitori strategjik. Pra deklaron se është i papunë dhe si shtresë në nevojë ka marrë 400 mijë lek të vjetra në periudhën e Covid. Vetëm me firmën e Edi Ramës mund të ndodhë që sot të jesh shtresë në nevojë e të marrës pagë lufte dhe nesër të gdhihesh investitor strategjik që do të investosh 5.5 mln euro”, deklaroi Gazment Bardhi.

Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore
Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore Gazeta Si 80 Shikime • 4 years më parë

⁣Debate në Kuvend, Berishës nuk i jepet fjala pasi duhet të respektojë radhën në foltore

Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë
Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë Gazeta Si 93 Shikime • 4 years më parë

⁣Protesta e thirrur nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar, që PD thotë se e ka ngritur bashkë me shoqërinë civile nisi pak para orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Dhjetra protestues, mes të cilëve aktivistë të shoqërisë civile dhe drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën para këtij institucionit me parrulla ku veç dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi kërkohej edhe dorëheqja e Edi Ramës.

Protesta me moton “Nuk e vrau varka, e vrau shteti” u thirr pas tragjedisë së Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, komisar policie me detyrë në Elbasan i shkarkuar tashmë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Protesta mbështet edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha nga PD kanë deklaruar se ajo është vrasje shtetërore, duke e cuar zinxhirin e përgjegjësise deri te Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, pak para nisjes së protestës ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga godina e Ministrisë, duke deklaruar se nuk dëshironte që të keqkuptohej qëndrimi i tij brenda si provokim ndaj protestuesve.

Protestës iu bashkua edhe Sali Berisha e Ilir Meta, që thanë se shkonin aty si qytetarë. Berisha akuzoi Ramën se po shmangte përgjegjësinë dhe e fajësoi atë si njeriu që e politizoi ngjarjen.

Sipas Berishës, 7-vjecarja u vra nga njeriu i shtetit, duke iu referuar faktit që Arjan Tase ishte punonjës i policisë.

Pas Ministrisë së Brendshme, protesta u zhvendos para Kryeministrisë dhe Presidencë. Me thirrjet "Presidenti kukull", ata lanë 72 orë afat për dorëheqjen e 2 ministrave Çuçi dhe Kumbaro.

Kryeministri Edi Rama përplaset me deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend
Kryeministri Edi Rama përplaset me deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend Gazeta Si 59 Shikime • 4 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama përplaset me deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend

Berisha bojkoton fjalën e Ramës në Kuvend gjatë mbledhjes së përbashkët me Kosovën
Berisha bojkoton fjalën e Ramës në Kuvend gjatë mbledhjes së përbashkët me Kosovën Gazeta Si 76 Shikime • 4 years më parë

Berisha bojkoton fjalën e Ramës në Kuvend gjatë mbledhjes së përbashkët me Kosovën

Tensionet në veri të Kosovës, protestë para ambasadës serbe në Tiranë
Tensionet në veri të Kosovës, protestë para ambasadës serbe në Tiranë Gazeta Si 39 Shikime • 4 years më parë

⁣Tensionet në veri të Kosovës, protestë para ambasadës serbe në Tiranë

Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh i thirrur për çështjen CEZ-DIA
Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh i thirrur për çështjen CEZ-DIA Gazeta Si 79 Shikime • 3 years më parë

⁣Ilir Meta del nga SPAK pas 3 orësh i thirrur për çështjen CEZ-DIA

Festivali Folklorik i Gjirokastrës
Festivali Folklorik i Gjirokastrës Gazeta Si 130 Shikime • 3 years më parë

⁣Festivali Folklorik i Gjirokastrës 2023

Me armë dhe kanabis në kamper, arrestohet çifti francez që tentoi të dalë nga Shqipëria
Me armë dhe kanabis në kamper, arrestohet çifti francez që tentoi të dalë nga Shqipëria Gazeta Si 60 Shikime • 3 years më parë

⁣Me armë dhe kanabis në kamper, arrestohet çifti francez që tentoi të dalë nga Shqipëria

Ilir Meta flet në hyrje të SPAK i thirrur për dosjen CEZ-DIA
Ilir Meta flet në hyrje të SPAK i thirrur për dosjen CEZ-DIA Gazeta Si 54 Shikime • 3 years më parë

⁣Ilir Meta flet në hyrje të SPAK i thirrur për dosjen CEZ-DIA

Zbulohet një "shtëpi bari" në Vlorë, në pranga 37 vjeçari
Zbulohet një "shtëpi bari" në Vlorë, në pranga 37 vjeçari Gazeta Si 62 Shikime • 3 years më parë

⁣Zbulohet një "shtëpi bari" në Vlorë, në pranga 37 vjeçari

Ministri i Financave Ervin Mete del nga SPAK pas dëshmisë për inceneratorët
Ministri i Financave Ervin Mete del nga SPAK pas dëshmisë për inceneratorët Gazeta Si 74 Shikime • 2 years më parë

⁣Ministri i Financave Ervin Mete del nga SPAK pas dëshmisë për inceneratorët

Homazhe në Fier në nder të policit të vrarë Novruz Cenalia
Homazhe në Fier në nder të policit të vrarë Novruz Cenalia Gazeta Si 67 Shikime • 2 years më parë

⁣Homazhe në Fier në nder të policit të vrarë Novruz Cenalia

Showing 57 out of 77