Videot kryesore

⁣Ballkani i Hapur, Rama: Vëllai i vogël (Albin Kurti) nuk më dëgjon
⁣Ballkani i Hapur, Rama: Vëllai i vogël (Albin Kurti) nuk më dëgjon Gazeta Si 93 Shikime • 5 years më parë

Ballkani i Hapur mbetet ende një nyje e pakapërcyeshme në raportin Rama-Kurti. Të dy Kryeministrat e konfirmuan këtë në daljen para gazetarëve në fund të takimit të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë, kur Kryeministri i Shqipërisë u ndodh për një vizitë zyrtare disa orëshe.

Por, ashtu siç konfirmuan mosdakordësinë në këtë pjesë, ashtu që të dy konfirmuan edhe dakordësinë për të lënë mënjanë këtë çështje, ndoshta për momentin, për t’u përqëndruar e diskutuar për raportet mes dy vendeve.

“Që të mos krijohet përshtypja që ne aty kemi folur vetëm për Ballkanin dhe Serbinë. Kryeministri Edi Rama ishte thuajse me gjysmën e Qeverisë së tij, po ashtu edhe unë kisha thuajse gjysmën e kabinetit qeveritar. Për një orë e gjysmë ministrat diskutuan me njëri-tjetrin. Kemi shumë për të diskutuar bashkë dhe në këtë takim është folur për Kosovën dhe për Shqipërinë dhe si të ecim përpara në marrëdhëniet tona”, tha Kryeministri Kurti.

Për të shuar çdo keqinformim që mund të lindte në media nga kjo deklaratë e Kurtit, ndërhyu Rama.

“Se mos mendoni se kanë folur vetëm ministrat dhe ne të dy (Rama e Kurti) nuk flasim me njëri-tjetrin e thoni këta të dy nuk flaskan bashkë. Është krejt e kundërta”, tha Rama.

Si mund të ecet përpara bashkë? Albin Kurti përmendi katër liritë e nismës së Ballkanit të Hapur, që theksoi se fillimisht duhet realizuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kemi mundësi e potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin, ndërlidhjen mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi dhe pengesa mes nesh, sepse është e domosdoshme për qytetarët që të përfitojnë. Ne duhet të punojmë që kapitali, mallrat, njerëzit dhe shërbimet të lëvizin sa më shpejt mes dy vendeve tona”, u shpreh ai.

Gjithsesi, Edi Rama tha se pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës është edhe më i bindur se pse nevojitet Ballkani i Hapur. Ai pranoi mosdakordësinë me Kurtin, por edhe dakordësinë për ta trajtuar këtë ndasi politikisht e pa u bërë pengesë në përparimin e marrëdhënieve në çështjet e tjera.

“Ballkani i Hapur, kemi mosdakordësi me Albinin, por duhet ta trajtojmë në mënyrë politike. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia për këtë çështje. Tani jam edhe më i bindur se sa isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e së shkuarës dhe ku i marrim potencialit tonë si komb shqiptar maksimumin”, tha ai.

Në Prishtinë, Rama premtoi se Shqipëria do ta shfrytëzojë karrigen si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB për të nxitur njohjet globale të Pavarësisë së Kosovës. Këtu përsëriti thirrjen që edhe vetë Serbia duhet ta njohë atë e para.

⁣James Webb mbërriti, çfarë vjen më pas
⁣James Webb mbërriti, çfarë vjen më pas Gazeta Si 54 Shikime • 5 years më parë

Tridhjetë ditë pas nisjes nga toka, teleskopi më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga njeriu, “James Webb” ka mbërritur në atë që do të jetë shtëpia e tij e re për të paktën pesë vitet e ardhshme 1.5 milion kilometra larg: pika Lagrange 2.

Pas pozicionimit në këtë orbitë, inxhhinierët dhe shkencëtarët nga Toka do të shpenzojnë tre muajt e ardhshëm për “kolaudimin” e teleskopit dhe aktivizimin e tij. Detyrat kryesore dhe më të vështira janë hapja dhe aktivizimi i katër instrumenteve të tij, bashkë me pasqyrat, në veçanti pasqyrën e madhe 6.5 metër të gjerë, që do të shërbejë si reflektuese.

“Do të kemi shumë punë për të bërë bashkë 18 segmentet dhe shndërruar ata nga gjendja aktuale drejt funksionimit si një pasqyrë e madhe e vetme, si dhe për të optimizuar pasqyrën e dytë në kushtet më të mira”, tha Charlie Atkinson, kryeinxhinieri i “Webb” në Northrop Grumman, kompania amerikane që bashkëudhëhoqi këtë projekt me NASA-n.

“Webb”, konsideruar si trashëgimtari i denjë i “Hubble” u lëshua më 25 dhjetor nga Guaiana Franceze përmes raketës së Agjencisë Hapësinore Europiane, Ariane 5. Objektivi i tij është kapja e yjeve në një distanca prej miliona vitesh dritë larg, që praktikisht në Tokë do ta shndërronte teleskopin një mekanizëm që na kthen pas në kohë.

Mes imazheve mund të jenë edhe fotografi të 13 miliardë viteve më parë, që nëse shkencëtarët do t’i kenë në dispozicion mund t’i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë forcash të jashtëzakonshme krijuan yjet, galaktikat, vrimat e zeza dhe planetët, duke përfshirë botët përtej Tokës që mund të mbështesin jetën.

Pika “Lagrange 2” është njëra nga pesë pikat e ekuilibrit gravitacional mes Diellit dhe Tokës, ku satelitët artificialë mund të ruajnë pozicionin e tyre me pak kosto e shpenzime karburanti për korrigjimin e trajektores.

Avantazhi tjetër është se në këtë pikë, Webb shmang temperaturat dhe dritën e fortë të Diellit, siç e pësojnë teleskopët e tjerë që vendosen në pozicione shumë më afër Tokës dhe Diellit. Kjo konsiderohet thelbësore në suksesin e këtij misioni, që është projektuar të skanojë universin me drita infrared, që kërkojnë kushte super të ftohta për të funksionuar.

Dritat infrared kanë valë më të gjata se drita e duksshme, që do t’i krijojë mundësinë teleskopit që të shohë përtej pluhurit kozmik dhe të gjejë yje, që me dritën normale do të ishin të padukshëm.

Webb tashmë do të orbitojë në pikën L2, duke ruajtur Tokën dhe Diellin në një vijë pothuajse të drejtë.

“L2 është pothuajse e qëndrueshme. Ekipi i operacioneve të Webb po përgatitet dhe do të ndërmarrë operacione të korrigjimit të trajektores, sipas përllogaritjeve tona çdo 20 ditë”, thotë Jean-Paul Pinaud, që drejton ekipin e inxhinierëve të Northrop përgjegjës për mbajtjen në trajketore të Webb.

Optika dhe instrumentet e tjera të Webb, të fshehura pas një mburoje kundër rrezeve të Diellit do të ftohen deri në -230 gradë celciues. Disa sektorë dhe instrumente të teleskopit, sipas inxhinierëve e kanë arritur tashmë këtë temperaturë.

Fadromat shembin shtëpitë te “5 Maji” nën rrethimin e policisë
Fadromat shembin shtëpitë te “5 Maji” nën rrethimin e policisë Gazeta Si 88 Shikime • 4 years më parë

⁣Fadromat shembin shtëpitë te “5 Maji” nën rrethimin e policisë

Parada e krenarisë, bulevardi vishet me ngjyrat e Ylberit në Tiranë
Parada e krenarisë, bulevardi vishet me ngjyrat e Ylberit në Tiranë Gazeta Si 63 Shikime • 4 years më parë

⁣Parada e krenarisë, bulevardi vishet me ngjyrat e Ylberit në Tiranë

Tirana e zbukuruar me flamuj dhe portrete historike në pritje të samitit të BE
Tirana e zbukuruar me flamuj dhe portrete historike në pritje të samitit të BE Gazeta Si 76 Shikime • 4 years më parë

⁣Tirana e zbukuruar me flamuj dhe portrete historike në pritje të samitit të BE

Bimë narkotike, municion dhe kallëpe tritoli në banesë, kapet i moshuari në Shkodër
Bimë narkotike, municion dhe kallëpe tritoli në banesë, kapet i moshuari në Shkodër Gazeta Si 74 Shikime • 3 years më parë

⁣Bimë narkotike, municion dhe kallëpe tritoli në banesë, kapet i moshuari në Shkodër

Aksident tragjik në Durrës
Aksident tragjik në Durrës Gazeta Si 25 Shikime • 3 years më parë

⁣Aksident tragjik në Durrës

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit Gazeta Si 107 Shikime • 2 years më parë

⁣Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD së Rithemelimit

Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi ,del pas 4 orësh nga SPAK
Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi ,del pas 4 orësh nga SPAK Gazeta Si 54 Shikime • 2 years më parë

⁣Ish-kryebashkiaku socialist Elvis Roshi del pas 4 orësh nga SPAK

Vrau 34-vjeçarin me thikë në Astir pasi i ngacmoi të dashurën, autori me duart në kokë në gjyq
Vrau 34-vjeçarin me thikë në Astir pasi i ngacmoi të dashurën, autori me duart në kokë në gjyq Gazeta Si 99 Shikime • 2 years më parë

⁣Vrau 34-vjeçarin me thikë në Astir pasi i ngacmoi të dashurën, autori me duart në kokë në gjyq

Monika Kryemadhi në SPAK, zbaton vendimin e GJKKO për “detyrim paraqitje”
Monika Kryemadhi në SPAK, zbaton vendimin e GJKKO për “detyrim paraqitje” Gazeta Si 71 Shikime • 2 years më parë

⁣Monika Kryemadhi në SPAK, zbaton vendimin e GJKKO për “detyrim paraqitje”

Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri
Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri Gazeta Si 145 Shikime • 2 years më parë

⁣Kokainë nga Amerika e Jugut në Europë . Goditet ‘klani Çela’ në Elbasan, 5 të arrestuar në Shqipëri

Alonso në Bundesliga
Alonso në Bundesliga Gazeta Si 66 Shikime • 1 year më parë

Si ja doli spanjolli t⁣ë ridimensionoj⁣ë nj⁣ë qytet dhe nj⁣ë skuad⁣ër n⁣ëm⁣ë pak se dy vite...

Mungesa e Anis Mehmetit në Kombëtare
Mungesa e Anis Mehmetit në Kombëtare Gazeta Si 57 Shikime • 1 year më parë

⁣Sulmuesi që po bën gjithçka mirë në Championship nuk bind stafin e Kombëtares...

Podcast-in e plotë e gjeni në ⤵
https://youtube.com/live/h2Jw9fI0V0Y

Pritjet e 9 Prillit në UCL
Pritjet e 9 Prillit në UCL Gazeta Si 44 Shikime • 1 year më parë

Këto ishin pritjet më të bukura të mbrëmjes së të mërkurës në Champions League

Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, kapen 4 hajdutët në Tiranë
Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, kapen 4 hajdutët në Tiranë Gazeta Si 44 Shikime • 1 year më parë

⁣Vodhën dy herë të njëjtën tabakino, kapen 4 hajdutët në Tiranë

Dy golëshi i parë i Asllanit për Hoffenheim
Dy golëshi i parë i Asllanit për Hoffenheim Gazeta Si 42 Shikime • 11 muaj më parë

6 pikë për vendin e 6 të Hoffenheim pas 3 golave të Fisnik Asllanit në 3 javë Bundesliga 25/26. Sulmuesi dardan shënoi 2 golëshin e parë në transfertën e kryeqytetit ndaj Union. Asllani është një nga 6 lojtarët që kanë shënuar 3 gola në 270' e para të këtij sezoni në Gjermani.

Momenti i arrestimit të Aldo Avdylaj, me armë poshtë jastëkut
Momenti i arrestimit të Aldo Avdylaj, me armë poshtë jastëkut Gazeta Si 47 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Momenti i arrestimit të Aldo Avdylaj, me armë poshtë jastëkut

Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit
Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit Gazeta Si 145 Shikime • 9 muaj më parë

⁣Atentat me armë në Rinas, vritet Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit

Trafikuan 82 kg kokainë, kapet në Vlorë anëtari i grupit kriminal
Trafikuan 82 kg kokainë, kapet në Vlorë anëtari i grupit kriminal Gazeta Si 28 Shikime • 3 muaj më parë

⁣Trafikuan 82 kg kokainë, kapet në Vlorë anëtari i grupit kriminal

Showing 56 out of 59