Videot kryesore
Pas vizitës tek Dollapi, Basha iu bashkua protestuesve të opozitës të grumbulluar ndërkohë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në fjalën e mbajtur para tyre, kreu i PD-së përsëriti akuzën se sot nuk qeveris vota e shqiptarëve, por krimi dhe oligarkia. “Nga Parlamenti i krimit ka dalë një Qeveri e krimit me njeriun me arrogant e mashtrues që u ka vënë shqelmin në fyt shqiptarëve të thjeshtë dhe ka ulur në tavolinën e babazësë kriminelët dhe oligarkët”, tha ai.
Dy pretendentët kryesorë në kampionatin amerikan të basketbollit, Golden Stejt Uorriës dhe Miluoki Baks ka fituar edhe në ndeshjet e dyta në finalet e konferencës. Të dyja tashmë udhëheqin 2-0 ndaj Torontos dhe Portland, dhe janë shumë pranë finales së madhe të NBA për këtë sezon.
Për të arrestuarit, Basha tha se opozita nuk do të lejojë asnjë prej tyre që të mbahet i arrestuar, duke shtuar se tanimë nuk ka një rrugë të mesme për të zgjedhur.
“Kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe e kthjellët zgjedhja! O me juntën, o me popullin e bashkuar për liri dhe demokraci”, shtoi ai.