Videot kryesore

“Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi”/ Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Va
“Bëjmë jetë qejfi e luksi, para Laçi, para Kukësi”/ Ilir Meta dhe Bes Kallaku ia marrin këngës në Va Gazeta Si 98 Shikime • 2 years më parë

⁣Kreu i Partisë së Lirisë vazhdon turin e tij
veror ku ditët e fundit është ndalur në Valbonë. Me qeleshe në kokë, Meta këndon
së bashku me Bes Kallakun pjesë nga një këngë e këtij të fundit.

Në videon e postuar nga vetë Meta, shihen të
dy bashkë teksa këndojnë me entuziazëm “Bëjmë jetë qejfi, bëjmë jetë luksi, e
para Laçi e para Kukësi”.

Stërvitja e parë në shtëpi për Letoninë
Stërvitja e parë në shtëpi për Letoninë Gazeta Si 48 Shikime • 1 year më parë

Ushtrime fizike dhe skema teknike me seancën stërvitore që zgjati për më shumë se 1 orë mes palestrës dhe fushës. Tani cdo ndeshje ⁣ësht⁣ë nj⁣ë Finale m⁣ë vete p⁣ër kuqezinjt⁣ë n⁣ëse duan ta l⁣ën⁣ë s⁣ërish pas Serbin⁣ë.

Negociatat, Hahn optimist: Shpresojmë para vjeshtës
Negociatat, Hahn optimist: Shpresojmë para vjeshtës Gazeta Si 119 Shikime • 7 years më parë

Komisioni Europian do të paraqesë në fund të muajit maj rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn e konfirmoi këtë dhe thotë se nuk e ka humbur shpresën se Këshilli Europian do të vendosë pozitivisht para pushimeve të verës.

Por, kur vjen puna për progresin, Hahn thekson më fort atë të bërë nga Shkupi, ndërsa për Tiranën vlerëson reformën në drejtësi.

Shkodër, kapet me 900 doza shpërndarësi i drogës
Shkodër, kapet me 900 doza shpërndarësi i drogës Gazeta Si 118 Shikime • 7 years më parë

Shkodër, kapet me 900 doza shpërndarësi i drogës

Hipopotami “mistrec” merr një mësim të mirë nga rinocerontët
Hipopotami “mistrec” merr një mësim të mirë nga rinocerontët Gazeta Si 118 Shikime • 7 years më parë

Pas elefantit, rinocerontët dhe hipopotami janë dy kafshët më të mëdha të botës së egër. Çfarë ndodh kur këto dy kafshë takojnë njëra-tjetrën?

Një video e filmuar në Parkun Kruger në Afrikën e Jugut tregon një hipopotam “mistrec”, që pasi shqetëson një familje rinocerontësh largohet prej andej me një një mësim të mirë të marrë prej tyre.

Hipopotamët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në ujë, ndërsa natën e shfyrtëzojnë për t’u ushqyer duke dalë nga uji, por jo më larg se 4 kilometra. Ata qëndrojnë nga katër deri në gjashtë orë në tokë duke u ushqyer me bar. Në 24 orë, një hipopotam ka nevojë mesatarisht për 40 kilogram ushqim. Përgjithësisht, ata janë barngrënës, por hera-herës janë filmuar edhe duke ngrënë mish, kryesisht antilope. Biologët thonë se aparati i tyre tretës nuk është i ndërtuar për të qenë edhe bar edhe mishngrënës dhe e lidhin këtë sjellje të tyre me stresin dhe mungesën e ushqimit natyral të tyre.

Ndërkohë, rinocerontët janë vetëm barngrenës. Për shkak të shikimit të kufizuar natën, ata qëndrojnë në tufa për t’u mbrojtur ndaj rreziqeve. 14-18 orë në një cikël ditë-nate, ata i kalojnë duke konsumuar ushqim. Mesatarisht u duhen 45 kilogram për 24 orë.

Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne
Tërmeti, Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet të papërballueshme nga ne Gazeta Si 68 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama shtriu dorën për ndihmë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Turqia në Stamboll për investimet publike e private. Rama thotë përmes postimit në rrjetet sociale, se fjalën e mbante me ftesë të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

Pasi falenderoi për mbështetjen e dhënë deri më tani dhe pasi përshkroi shkurtimisht pasojat e tërmetit në humbje njerëzore dhe materiale, Rama kërkoi ndihmë, duke cituar edhe islamin.

“Qëndroj përpara jush për t’ju kërkuar ndihmë. Cila është vërtetë fytyra më e bukur në islam? Sipas profetit të Zotit, paqja qoftë mbi të, të ushqesh atë që është në nevojë, të përshëndesësh dhe të shpëtosh ata që njeh dhe ata që nuk njeh. Dëshiroj t’u falenderoj secili nga vëllezërit tanë që deri më tani kanë qenë shëmbëllim i kësaj fytyre dhe dua të falenderoj paraprakisht të gjitha ata që duan të bëhen shëmbëlltyra e këtyre fjalëve. Qoftë bamirësia juaj e pranuar!”, deklaroi Rama.

Kryeministri njohu të pranishmit me fondet e dhuruara nga qytetarët shqiptarë, por nënkuptoi se ato janë të pamjaftueshme.

“Besoj që me ndihmën tuaj do të arrijmë që të bëjmë me Durrësin atë që Turqia bëri me Izmirin pas tërmetit të 1999. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave janë të shkatërruara. Janë banesa të ndërtuara me ndërtime të dobëta. Shumica e këtyre janë struktura shumëkatëshe, që strehojnë dhjetra familje. Kjo është arsyeja se përse nuk kemi një shifër finale zyrtare. Besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme prej nesh. Pra pa kontribute nga jashtë koha që do të na duhet për të shëruar plagët tona do të jetë shumë e gjatë”, tha Kryeministri.

Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën
Rama refuzon ftesën e Metës: Debatin bëje me Monikën Gazeta Si 42 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama foli për afro dy orë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Peshën kryesore të fjalimit të mbajtur u mundua që ta përqëndrojë tek projektet dhe premtimet për mandatin e tretë qeverisës, por minuta të mira u kushtoi edhe kundërshtarëve politikë.

Ajo që ra në sy është se thuajse gjatë të gjithë fjalimit “kurseu” Lulzim Bashën dhe u përqëndrua më fort tek Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Fillimisht Metës i refuzoi ftesën për debat.

“Hajde në debat thotë Meta, Luli thotë në debat, Monika thotë në debat vetëm saliu nuk më do në debat. Iliri të bëjë debatin me Monikën kush është kryetari i LSI-së. Të dalë të bëjë debatin, se që iliri punon për LSI fshehurazi ky është fakt. Pasi të mundë Monikën në debat, pastaj të bëjë debatin me Lulin kush është kryetar i opozitës. Pasi të ketë fituar debatin me Lulin dhe të bëhet kryetar i opozitës dhe pastaj shohim”, tha Rama.

Tonet e përdorura ndaj LSI-së ishin një deja-vu e fushatës zgjedhore të 2017-ës, duke e quajtur “kancer”.

“Ajo është një organizatë që funksionon vetëm me një parim, njësoj si qelizat e kancerit që shtohen vetëm për ta vdekur organizmin që kapin. Me LSI nuk ka mundësi të behet më shumë seç kemi bërë në mandatin e parë. Unë nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë. Kam qenë partizan i bashkimit me LSI dy herë. Mund të kishim bërë shumë më tepër gjëra dhe kemi dhënë atë që qoftë PS, qoftë PD është detyruar të japë kur je në koalicion me LSI, një pjesë të shpirtit”, u shpreh ai.

Më pas ironizoi edhe letrën e drejtuar nga Ilir Meta Asamblesë së PS-së, në të cilën e quan Ramën “refugjat”. “Ajo që më ka bërë përshtypje është që Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë Kryeministër. Kjo është shprehje që në thelb tregon se sa i do Meta emigrantët”, vijoi Rama.

Meta e sfidoi më herët që të paraqesë një provë të vetme që është takuar me persona që janë subjekte të OFL-së. Rama tha se video nuk ka, por është i sigurtë që takimi ka ndodhur.

“Iliri do video, se është mësuar me video. Unë me video nuk merrem, por është e sigurtë që President në botë dhe në Shqipëri, as Saliu, as ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme. Kjo është e sigurtë. Kë takon ai nëpër skuta, ai e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta, nëpër kthesa e mbikalime për të rrëzuar qeverinë sikur të ishte më i votuari dhe i kërkuari nga populli opozitar, është në vetvete kriminal”, u shpreh Rama.

Aktivistja e opozitës bjelloruse takon Ramën, Basha: Ironike!
Aktivistja e opozitës bjelloruse takon Ramën, Basha: Ironike! Gazeta Si 60 Shikime • 5 years më parë

Opozita bjelloruse shpreson që të shfrytëzojë pas datës 1 janar 2022 vendin si anëtare jo e përhershme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për të avancuar agjendën e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Për këtë qëllim Tirana këto ditë po vizitohet nga Sviatlana Tsikhanouskaya. E vitlindjes 1982, Tsikhanouskaya u bë liderja e pazakontë e opozitës bjelloruse, pasi regjimi i Lukashenkos i burgosi bashkëshortin, Sergei Tikhanovsky që ishte kandidat për President në zgjedhjet e fundit.

Ajo zuri vendin e Sergei dhe vendosi që ta rivalizojë në zgjedhje Lukashenkon, në një proces të kritikuar ndërkombëtarisht si të manipuluar, ku u përdorën të gjitha mjetet, përfshirë këtu dhuna e tortura për të mbyllur gojën e opozitës.

Prej një viti, Svetlana Tikhanovskaya drejton opozitën bjelloruse në ekzil nga Vilniusi i Lituanisë. Ajo është rikthyer këto ditë në Tiranë, tre vite pasi e ka vizituar Shqipërinë me bashkëshortin e saj, Sergei.

“E kënaqur që u riktheva në Shqipëri. Tre vite më parë isha këtu me bashkëshortin tim dhe patëm një udhëtim të mrekullueshëm. Këtu ndjej shumë mbështetje. I kërkova Shqipërisë që të ruajë në agjendën e saj në organizatat ndërkombëtare Bjellorusinë, sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria do të ketë një zë të fuqishëm prej 1 janarit 2022”, thotë udhëheqësja e opozitës bjellruse.

Për këtë qëllim ajo ka pasur takime me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë shqiptare.

“Falenderoj Kryeministrin Edi Rama për mikpritjen. Na duhet një përgjigje më e fortë për përshkallëzimin e dhunës në Bjellorusi, zbatimi i raportit të mekanizmit OSBE-Moskë, një rezolutë e mundshme në OKB për Bjellorusinë dhe për rolin që mund të luajë Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit”, tha Svetlana Tikhanovskaya.

Kryeministri Edi Rama nuk dha detaje nga biseda me udhëheqësen e opozitës bjelloruse, por thjesht hodhi një foto nga takimi me të me shënimin e shkurtër: “Me Sviatlana Tsikhanouskaya, udhëheqësja e Lëvizjes së Demokracisë në Bjellorusi”.

Në takimin me Presidentin Ilir Meta, Sviatlana Tsikhanouskaya thotë se ka theksuar nevojën dhe rëndësinë e sanksioneve diplomatike ndaj regjimit të Lukashenkos për ta izoluar atë deri në momentin e lirimit të bjellorusëve të pafajshëm. Presidentit i ka kërkuar që të ngrejë çështjen e Bjellorusisë në Këshillin e Europës.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësja e opozitës bjelloruse thekson gjithashtu se ka diskutuar për të shkuarën diktatoriale të Shqipërisë. “Nuk mund të ndihmoj, por mund të vë re se si tiranët janë njësoj kudo me dëshirën për të kontrolluar shoqërinë dhe shkatërruar kundërshtarët. Ashtu si shqiptarët, edhe ne po i nxjerrim këto mësime në rrugën e ashpër”, tha ajo.

“Kënaqësi të takoja udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya. I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar. Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë. Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!”, shkroi Presidenti Meta.

Sviatlana Tsikhanouskaya u takua edhe me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali. Kjo e fundit e ka shoqëruar edhe në një tur vizite në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha.

“Diskutuam përvojën e Shqipërisë në transformimin demokratik dhe reformat ekonomike. Bjellorusët duhet të kthehen nga alternativat pozitive pas dekadash nën diktaturë për t’u zhvilluar. Bjellorusia e re ka nevojë për reforma në shumë fusha”, shkruan ajo.

“Në Tiranë pata mundësinë që të vizitoj ish-vilën e diktatorit të Shqipërisë. Diktatorët shijojnë jetën e tyre, teksa qytetarët e tyre vuajnë e shtypen. Diktatura e fundit në Europë, gjithashtu do të bjerë dhe ne do të kemi një muzeum të tillë edhe në Bjellorusi. Nuk ka vend për diktatura në Europë”, shkroi Sviatlana Tsikhanouskaya pas vizitës në këtë muze.

Por, sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, udhëheqësja e opozitës bjelloruse ka zgjedhur vendin e gabuar për të marrë përvojë mbi demokracinë. Komentet i bëri para gazetarëve pas takimit me ambasadoren e OSBE, Urszula Graçekt për raportin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Golat më të bukur në Europa League
Golat më të bukur në Europa League Gazeta Si 50 Shikime • 1 year më parë

Shikoni dhe zgjidhni golin më të bukur të sezonit në Europa League

Visa Cash App RB prezanton makinën për vitin 2026
Visa Cash App RB prezanton makinën për vitin 2026 Gazeta Si 29 Shikime • 10 muaj më parë

⁣Me moton - "Krijojmë kampionë dhe kryesojmë në kreativitet ⚡kjo është ajo që bëjmë", simotra e Red Bull në F1, prezantoi makinën për sezonin e ri në Detroit.

Reforma në drejtësi, Ambasada amerikane shpjegon rëndësinë e Vettingut
Reforma në drejtësi, Ambasada amerikane shpjegon rëndësinë e Vettingut Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Reforma në drejtësi, Ambasada amerikane shpjegon rëndësinë e Vettingut

Tre misione gjatë natës, anija shqiptare shpëton 111 emigrantë
Tre misione gjatë natës, anija shqiptare shpëton 111 emigrantë Gazeta Si 72 Shikime • 7 years më parë

Vala e re e refugjatëve që ka kapluar rajonin duket se ka vënë në lëvizje edhe autoritetet shqiptare.
Anija shqiptare Oriku dhe ekuipazhi i saj me mision në detin Egje kanë marrë pjesë në tre operacione të ndryshme brenda pak orësh.

Hashash në serra, magazina e pyje! “Agimi” çon në pranga 16 vetë, 24 të tjerë shpallen në kërkim
Hashash në serra, magazina e pyje! “Agimi” çon në pranga 16 vetë, 24 të tjerë shpallen në kërkim Gazeta Si 87 Shikime • 5 years më parë

⁣
16 të arrestuar, dhjetra të tjerë të shpallur në kërkim dhe mijëra rrënjë hashashi të asgjësuara. Ky është bilanci paraprak i operacionit të beftë të Policisë së Shtetit në zonën e Niklës në Krujë, njohur ndryshe edhe si “zona e të fortëve”.

Operacioni i koduar “Agimi” për shkak të nisjes së tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës angazhoi dhjetra forca të policisë së Durrësit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe Fierit, si dhe forcat speciale RENEA.

Shtrirja gjeografike e tij ishte në zonën e Niklës, Halilit dhe Arramerras të rrethit Krujë. Operacioni zbuloi përmasat dhe metodat e reja të kultivimit të hashashit në këtë zonë, që ishte kthyer në disa raste në një biznes familjar dhe i maskuar brenda serrave si aktivitet fruta-perimesh.

Mes të arrestuarve janë edhe dy punonjës së OSHEE-së dhe kryeplaku i fshatit Halil, që akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa ndaj personave të tjerë dhe atyre të shpallur në kërkim akuza që rëndon është ajo e kultivimit të bimëve narkotike në bashkëpunim.

Policia thotë se operacioni nisi në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga ajo vetë dhe nga ajri të kryera me avion nga GDF italiane, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar serra, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.

Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabisi, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Policia thotë se në total janë rreth 50 mijë bimë narkotike kanabis të asgjësuara.

Detaje nga operacioni “Agimi”

Janë vënë në pranga për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim, shtetasit Xh.K., dhe D.K., , banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë canabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë;
E.K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I .K., 33 vjeç, banues në Arrameras; D.D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M.V., 16 vjeç, banues në Halil; F.K., 34 vjeç, banues në Halil; E.A., 30 vjeç, banues në Halil; F.K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F.H., 61 vjeç.

Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve: E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Në luftën me zjarret shpëtohen edhe kafshët
Në luftën me zjarret shpëtohen edhe kafshët Gazeta Si 65 Shikime • 5 years më parë

⁣Në luftën me zjarret shpëtohen edhe kafshët

Trafik droge dhe prostitucion, 24 të arrestuar në Itali. Rrjeti ‘milanez’ biznes me Shqipërinë
Trafik droge dhe prostitucion, 24 të arrestuar në Itali. Rrjeti ‘milanez’ biznes me Shqipërinë Gazeta Si 59 Shikime • 3 years më parë

⁣Trafik droge dhe prostitucion, 24 të arrestuar në Itali. Rrjeti ‘milanez’ biznes me Shqipërinë

Parakalimet e Kobayashi-t në Formula 1
Parakalimet e Kobayashi-t në Formula 1 Gazeta Si 50 Shikime • 2 years më parë

⁣PIloti japonez Kamui Kobayashi impresiononte me stilin e parakalimeve në karrierën e tij në F1.

Asllani siglon barazimin e parë të Hoffenheim
Asllani siglon barazimin e parë të Hoffenheim Gazeta Si 48 Shikime • 1 year më parë

Sulmuesi 23 vjeçar dardan shënoi golin e 4 sezonal duke u renditur në vendin e 3 mes shënuesve më të mirë të sezonit në Bundesliga.

PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh
PD: Shpërndarje selektive e ndihmave. Rezervat e shtetit janë bosh Gazeta Si 95 Shikime • 7 years më parë

Partia Demokratike akuzon Qeverinë për shpërndarje selektive të ndihmave për qytetarët në nevojë dhe se gënjen kur thotë se rezervat e shtetit kanë ushqime dhe materiale të tjera jetike për 3 muaj.

“Shpërndarje e ndihmave selektive, propagandë me rezervat e shtetit se ka furnizime për 3 muaj me ushqim. Të dashur qytetarë, rezervat kanë zero ushqime për ju, sepse aty nuk u duhet fare nëse e keni plot apo bosh frigoriferin. Nëse keni ilaçe apo jo. E kanë mendjen si të vjedhin dhe si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë dhe Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1.5 mln euro”, deklaroi ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj ngre disa pyetje në lidhje me tenderin e hedhur nga Qeveria për blerjen e ushqimeve.

“Pse u vonua me një muaj tenderi për blerjen e ushqimeve? Si u përzgjodh kompania fituese? Kush e fitoi tenderin?”, tha ai.

Ish-deputeti demokrat e mbylli deklaratën duke thënë se këto pyetje kërkojnë përgjigje nga “Alo Qeveria”.

Cristiano Ronaldo “injoron” Coca-cola”, preferon ujin
Cristiano Ronaldo “injoron” Coca-cola”, preferon ujin Gazeta Si 99 Shikime • 5 years më parë

⁣Gjatë një konference për shtyp, ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka mënjanuar dy shishe Coca-Cola që i kishte në tavolinë duke marrë një shishe ujë ndërkohë që thotë “drink water”.

Mbante dy pistoleta në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Mbante dy pistoleta në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë Gazeta Si 124 Shikime • 4 years më parë

⁣Mbante dy pistoleta në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Showing 96 out of 169