Videot kryesore
Legalizimi i kanabisit në Maqedoninë e Veriut nuk ka dhënë efektet e pritura financiare në ekonominë e vendit.
Deklarata u bë nga ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, i cili ndodhej në Tiranë këtë të hënë për një vizitë zyrtare.
“Nuk ka dhënë rezultatet e duhura për shkak të legjislacionit që kemi në fuqi, ku lejohet vetëm prodhimi dhe eksporti i vajit të kanabisit dhe nuk kemi teknologjinë dhe tregun e duhur nga ana e investitorëve që janë duke bërë investimet për këtë. Pothuajse nuk ekziston eksporti i këtij produkti. Duhet ndërhyrje në rregullore dhe legjislacion për të lehtësuar tregtinë për këtë produkt”, deklaroi Bekteshi në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.
Ibrahimaj tha se nuk ka ende një draft për legalizimin e kanabisit, por deklaroi se po punohet dhe ai do të përmbyllet deri në korrik.
“Qeveria ka nisur punën për legjislacionin që do të shoqërojë legalizimin, s’kemi draft të përfunduar, ta përmbyllim brenda këtij sesioni parlamentar”, tha ajo.
Ministri i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi shprehu gatishmërinë që Shkupi të ofrojë përvojën e vet në hartimin e këtij ligji dhe rregulloreve përkatëse, duke qenë se e ka legalizuar kultivimin e kanabisit që në 2016-n.
Tronditet Miloti. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të këtij qyteti. Njëri prej tyre, Klisman Preçi, 28 vjeç, ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spital.
I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Ylli Brahimi, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë. Preçi dhe Brahimi janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar nga një automjet Janë të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë. Ndaj të dyve janë bërë atentate edhe më parë. Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimin për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Makina tip "Landrover", me të cilën udhëtonin Preçi dhe Brahimi, ndodhet ende aty, pasi po bëhet ekspertiza.
Në fshatin Gramze të Krujës ndërkohë është gjetur një automjet tip "Audi" duke u djegur, që dyshet se mund të jetë i atentatorëve. Brenda saj është gjetur një armë automatike e llojit kallashnikov..
Burime të policisë dhe prokuroria bëjnë me dije se viktima ka udhëtuar me automjetin e tij. Ka mbërritur në oborrin e banesës së Ylli Brahimit, dhe në momentin kur janë takuar tek automjeti janë gjendur në breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet që është larguar me shpejtësi. Policia dhe prokuroria ka dyshime se viktima është ndjekur nga atentatorët që nga momentin kur ka dalë nga banesa e tij edhe ka rënë pre e këtij atentati. Brahimi i cili i ka mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2021 ku u qëllua me breshëri rreth 15 plumba nga një motor nga dy persona të maskuar, Brahimi rezulton të ketë dhe njohje shumë të afërta me Bujar Likën, i ekzekutuar në autostradë në afërsi të Laçit ku mbeti i vrarë edhe biznesmeni Paulin Gjergji Marku. Kjo njohje me Bujar Likën një tjetër pistë e re ku po heton policia dhe prokuroria. Besohet se kohët e fundit përpara se ti mbijetonte atentatit në maj të këtij viti ka pasur një konflikt me një biznesmen të njohur nga zona e Burrelit, pra është edhe kjo duke u hetuar. Duke zhdukur provat dhe përmes korrupsionit ia kanë arritur t’ja hedhin drejtësisë. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë personazhe të njohur botës së krimit