Videot kryesore

Rasti “Abazoviç”, si e joshi elektoratin serb
Rasti “Abazoviç”, si e joshi elektoratin serb Gazeta Si 64 Shikime • 6 years më parë

I ri, agresiv, ambicioz dhe me shpesh me vetëbesim në kufijtë e arrogancës, aq sa para zgjedhjeve të 30 gushtit ishte gati të vinte dorën në zjarr se ai dhe lëvizja “URA” që drejton do të përcaktonte Qeverinë e re. Dritan Abazoviç ka profilin e një politikani të pashoq në Ballkan.

I lindur në Ulqin, 35-vjeçari ja doli mbanë që pasi e gërreu për vite me radhë pushtetin e Milo Gjukanoviçit, pushtet i akuzuar se është ngritur mbi korrupsionin, lidhjet me krimin e organizuar dhe nepotizmin për vite me radhë ta rrëzonte atë, duke realizuar atë që s’e ka bërë njeri në Mal të Zi në tre dekada.

Se deri ku shtrihen kufijtë e ambicies së Dritan Abazoviçit e tregon koha e shkurtër me të cilën ngriti karrierën e tij politike nga aktivist i përfshirë në lëvizjet qytetarë serbo-malazeze në “kingmaker”. Ai refuzon edhe sot që të cilësohet politikan, pasi me këto fjalë identifikon klasën e vjetër të udhëheqësve malazezë, që i akuzon si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Por, me “piruetat” e bëra në harkun kohor të pesë viteve e kanë bërë më shumë se politikan. 35-vjeçari duket se ka gjetur formulën e një ekuilibri që deri para tij konsiderohej i paarritshëm; të bëjë bashkë malazez, serbë dhe shqiptarë.

Malazezët e lodhur nga sundimi 30-vjeçar i Milo Gjukanoviçit i joshi me guximin e treguar me akuzat që bënte publike, si në rastin kur e akuzonte, në atë kohë Kryeministër, se kishte futur në xhepat e kompanive të zotëruara prej tij miliona dollarë para të taksapaguesve malazezë.

Në atë kohë nuk i kishte mbushur ende 30 vjeç dhe deputet i partisë “Mali i Zi Pozitiv”. Pati guximin që t’i drejtohej Gjukanoviçit në sallën e Parlamentit për një skandal për të cilin të gjithë kolegët ishin në dijeni, por askush nuk e përmendte publikisht. Nga akuzat e tij, Milo Gjukanoviç e humbi durimin dhe në debat e sipër i kthehet duke i thënë “Turp të kesh! Faqezi!”, duke nënkuptuar se 35-vjeçari kishte tradhtuar elektoratin shqiptar.

Pikërisht përplasja e fortë me Gjukanoviç u hamendësua më vonë edhe si shkak i përçarjes së partisë “Mali i Zi Pozitiv”. Abazoviç, së bashku me disa drejtues serbë të kësaj partie kërkonin një ballafaqim të drejtpërdrejtë dhe agresiv me Gjukanoviçin, deri në rrëzimin e tij. Kjo binte ndesh me “pragmatizmin” e shumicës në këtë fraksion politik, që çoi në largimin e Abazoviçit dhe themelimin prej tij dhe një grupi bashkëpunëtorësh serbë dhe malazezë të lëvizjes qytetare “URA”.

Programi i “URA”-s përafron më shumë me programin e social-demokratëve të Gjukanoviçit. Megjithatë, Abazoviç orientoi katër mandatet e fituara drejt nacionalistëve malazezë dhe partive serbe, në një lëvizje që më shumë se parimore duket se është kushtëzuar nga basti që i riu i kishte vënë vetes për të rrëzuar Gjukanoviçin. Qeveria e re do të ngrihet me ekspertë, sipas kushtit të vendosur prej tij, duke e lënë politikën në Parlament.

Jo aq e papritur

Zgjedhja e bërë prej Dritan Abazoviçit ka lënë jo pak të habitur. Edhe vetë koalicioni nacionalist e proserb, të paktën publikisht, nuk e ka pritur këtë. Por, kjo lëvizje nuk duket edhe aq e papritur për profilin e 35-vjeçarit, që noton prej më shumë se një dekade në ujërat shpesh të trazuara të politikës malazeze.

Me deklaratat dhe qëndrimet e mbajtura në të shkuarën ai ka synuar gjithmonë që të dalë mbi të gjitha etnitë në Mal të Zi. Nuk e kërkoi asnjëherë votën e shqiptarëve si shqiptar, ndoshta duke llogaritur peshën e vogël elektorale dhe përçarjen e madhe të tyre. Por, fitoi besimin e malazezëve të lodhur nga regjimi i Gjukanoviçit dhe simpatinë e serbëve me disa deklarata kontraverse.

Mes tyre është edhe deklarata e bërë për Skënderbeun, me rastin e vendosjes së monumentit të tij në qytetin e Ulqinit, vendlindja e Dritan Abazoviçit. Deklaronte me bindje se Ulqini nuk kishte nevojë për një monument të tillë, por zhurmën e shkaktoi kur nënkuptoi se Skënderbeu ishte serb.

“Edhe fëmijët në çerdhe e dinë që ata që kanë baba dhe mama serbe, nuk mund të jenë shqiptarë”, u përgjigjej ai akuzave që i vinin nga shqiptarët e Malit të Zi dhe jo vetëm mbi një deklaratë të bërë në televizionit malazeze se Skënderbeu ishte serb.

Deklarata e tij nuk ishte e pallogaritur. Ajo mbërrinte pak kohë pasi opozita proserbe e akuzonte se kishte për qëllim përçarjen e elektoratit serb dhe për sulme ndaj Kishës Serbe të Malit të Zi. Me këtë deklaratë ja doli mbanë që të qetësojë serbët, por ndoshta edhe t’i përçajë ata, duke siguruar një grusht të mirë votash në zgjedhjet e fundit.

Qëndrimet dashamirëse ndaj serbëve i përforcoi me bërjen publike të idesë së tij për marrëdhëniet me Serbinë dhe për ligjin e miratuar nga Gjukanoviç që sekuestron pronat që kleri fetar në Mal të Zi nuk është në gjendje që të provojë me dokumentacion zotërimin e tyre historik. Abazoviç premton shfuqizimin e këtij ligji dhe kalimin e një ligji tjetër për lirinë e besimit fetar, që premton se do të jetë “i standardeve europiane”.

Po ashtu, në një deklaratë të bërë jo shumë kohë më parë shprehej se Mali i Zi duhet të përpiqej që të ndërtonte politika të fqinjësisë së mirë me të gjithë fqinjët e vet, por sidomos me Serbinë që e shihte si “më të afërt”.

19 vite më parë, kur Rama dëshmonte me megafon në një komision hetimor
19 vite më parë, kur Rama dëshmonte me megafon në një komision hetimor Gazeta Si 100 Shikime • 5 years më parë

Kur të dalë para komisionit hetimor për incineratorët, Edi

Rama do të rikthehet në një sallë të tillë dhe i marrë si dëshmitarë thuajse 20
vite pas komisionit “Olldashi”.


Komisioni hetimor i kërkuar nga PD në 2003-n e akuzonte Ramën,

në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, për shpërdorime të fondeve gjatë kohës
që drejtonte Ministrinë e Kulturës.


Edhe ai komision hetimor, si të gjithë komisionet hetimore

parlamentare në vend u shoqërua me debate të forta mes socialistëve dhe
demokratëve, ndërsa në fund nuk u prodhua asnjë raport i përbashkët.


Rama nuk e refuzoi ftesën për të dëshmuar në komisionin “Olldashi”

në 2003 dhe në paraqitjen e tij u shfaq edhe me megafon me thirrjet “Dua të dëgjohem”.
Para komisionit “Tabaku” Rama paraqitet me një tjetër status dhe ndoshta
megafoni nuk do ta shoqërojë këtë herë.

Avokatët nga i gjithë vendi protestojnë kundër hartës së re gjyqësore para KLGJ-së
Avokatët nga i gjithë vendi protestojnë kundër hartës së re gjyqësore para KLGJ-së Gazeta Si 80 Shikime • 4 years më parë

Avokatët nga i gjithë vendi protestojnë kundër hartës së re gjyqësore para KLGJ-së

Trupat mercenare të "Wagner"-it marrin nën kontroll qytetin rus Rostov
Trupat mercenare të "Wagner"-it marrin nën kontroll qytetin rus Rostov Gazeta Si 72 Shikime • 3 years më parë

Trupat mercenare të "Wagner"-it marrin nën kontroll qytetin rus Rostov

Situata pas reshjeve të borës
Situata pas reshjeve të borës Gazeta Si 57 Shikime • 3 years më parë

⁣Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin. Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore

Grabitja e pikës së karburantit, dy të rinjtë dhunojnë punonjësin dhe marrin paratë
Grabitja e pikës së karburantit, dy të rinjtë dhunojnë punonjësin dhe marrin paratë Gazeta Si 44 Shikime • 3 years më parë

⁣Grabitja e pikës së karburantit, dy të rinjtë dhunojnë punonjësin dhe marrin paratë

Tërmet në Japoni
Tërmet në Japoni Gazeta Si 48 Shikime • 3 years më parë

⁣Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë, teksa autoritetet vendase kanë lëshuar një paralajmërim për cunami

Në pritje të ndeshjes Kroaci- Shqipëri…
Në pritje të ndeshjes Kroaci- Shqipëri… Gazeta Si 65 Shikime • 2 years më parë

⁣Atmosfera
shqiptare vazhdon në Gjermani, me tifozët që shohin cdo ndeshje kampionati veshur
me ngjyrat kuq e zi dhe me flamur në krahë.

Fundjava e izolimit
Fundjava e izolimit Gazeta Si 75 Shikime • 7 years më parë

Që pas orës 13:00 të ditës së sotme nuk do të lejohet asnjë qytetar në rrugë, për këtë arsye edhe mjetet e Ushtrisë kanë dalë në rrugë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela
Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela Gazeta Si 99 Shikime • 3 years më parë

⁣Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela

Përgjaken Pashkët, 140 të vrarë në Sri Lanka nga sulmet terroriste
Përgjaken Pashkët, 140 të vrarë në Sri Lanka nga sulmet terroriste Gazeta Si 728 Shikime • 8 years më parë

Të paktën 140 vetë raportohen të kenë humbur jetën nga 7 sulme terroriste të njëpasnjëshme në Sri Lanka. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se janë 7 sulme me bombë në 7 pika të ndryshme ne kryeqytetin Kolombo dhe në qytezën Batikola.

Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e katërt
Blerja e votave, gazeta gjermane Bild publikon audi-përgjimin e katërt Gazeta Si 104 Shikime • 7 years më parë

Gazeta gjermane “Bild”, ka publikuar sot bombën e re të audio-përgjimeve, të cilat lidhin sipas medias së njohur qeverinë shqiptare me mashtrimi elektoral, blerjen e votave dhe shantazhimin e votuesve të opozitës.

Përplasje në Pogradec, tensione në KZAZ
Përplasje në Pogradec, tensione në KZAZ Gazeta Si 173 Shikime • 7 years më parë

Përplasje në Pogradec, tensione në KZAZ

Të luash me vdekjen
Të luash me vdekjen Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Një bizon i vogël, jo më shumë se 3 muajsh u shkëput nga rrezja e shikimit të mamasë së vet dhe hyri në një aventurë që mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë.

Kur e pa të pambrojtur dhe të shkëputur nga tufa, që zakonisht qëndrojnë bizonët, bizonit të vogël iu afrua një ujk. Afrimin e ujkut bizoni i pamësuar e interpretoi si ftesë për të luajtur dhe ashtu si “lojë” ujku u përpoq që të realizonte planet e veta.

Kur e kuptoi se në ç’valle e kishte futur veten, bizoni i vogël lëshoi thirrjen për ndihmë, që dëgjohet nga e ëma e tij. Me të parë të ëmën në horizont, ai merr kurajo dhe i kundërvihet ujkut. Dy “familjarët” bashkohet në fund, ndërsa për të voglin takimi i parë me ujkun u bë një mësim i mirë.

Pamjet janë filmuar nga National Geographic në Parkun e Jelloustonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

WhatsApp Video 2022-01-13 at 10
WhatsApp Video 2022-01-13 at 10 Gazeta Si 55 Shikime • 5 years më parë

Gazment Goduzi video nga PD pas protestes se 8 janarit

Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira
Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira Gazeta Si 95 Shikime • 5 years më parë

⁣Tifozët e Partizanit shkulin stolat e stadiumit dhe shkaktojnë trazira

Nene Tereza
Nene Tereza Gazeta Si 152 Shikime • 4 years më parë

Nene Tereza, fjalim ne Amerike ne vitin 1988

Arrestohen mashtruesit e bizneseve në Kamëz, merrnin donacione si zyrtarë vendorë
Arrestohen mashtruesit e bizneseve në Kamëz, merrnin donacione si zyrtarë vendorë Gazeta Si 112 Shikime • 4 years më parë

⁣Arrestohen mashtruesit e bizneseve në Kamëz, merrnin donacione si zyrtarë vendorë

Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh
Me trashësi rreth 10 cm, nis dëbora e parë në aksin Hani i Hotit- Vermosh Gazeta Si 77 Shikime • 2 years më parë

⁣Në aksin rrugor Hani i Hotit-Vermosh kanë filluar reshjet e dëborës, që shkojnë deri në 10 cm trashësi.

Stërvitja e parë për Serbinë
Stërvitja e parë për Serbinë Gazeta Si 38 Shikime • 1 year më parë

Kuqezinjtë nuk ishin të plotë nën urdhërat e Sylvinho-s, pasi Asani, Strakosha, Hoxha, Balliu dhe Mihaj mbërritën më vonë në shtëpinë e futbollit. Munguan edhe Ismajli me Pajazitin që për shkak dëmtimi, humbasin eleminatoren me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë. Seanca e dytë pritet që të zhvillohet me grupin e plotë të lojtarëve të grumbulluar.

Showing 94 out of 169