Videot kryesore
Një vajzë e prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka pranuar të shfaqet publkisht dhe t'i bëjë thirrje shqiptarëve që të kenë kujdes, duke publikuar një video sensibilizuese për të qëndruar në shtëpi. Ajo e njeh veten si pacientja e 69-të e prekur në Shqipëri.
Dramë në fundin e takimit mes kuqezinjve tetovarë dhe Jagiellonia-s. Avantazhin e Latifit, vendasit e humbën vetëm në 100' duke mbetur në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjeve (1F-1B-1H) në "UEFA Europa Conference League"
“Kush voton është lapanjoz”. Ralf Gjoni braktis Ligjet dhe akuzon për manipulim
Opozita Parlamentare bojkotoi sërish mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi nuk u bind nga propozimi i ri i Partisë Socialiste për hapjen e listave. Por, mazhoranca vazhdoi e vetme mbledhjen dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja lexoi emrin e deputetëve të pranishëm për efekt kuorumi.
Mes emrave të lexuar nga Ulsi Manja ishte edhe ai i deputetit Nimet Musai, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar të pavarur. Por, deputeti Ralf Gjoni tha se në sallë nuk kishte asnjë deputet të grupit parlamentar të pavarur dhe u largua duke deklaruar se “kush voton është lapanjoz”.
Nëse Sali Berisha do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Partia Socialiste do të shkëpusë çdo marrëdhënie me opozitën.
Kështu deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur ftoi pjesën tjetër të opozitës që t’i bashkohen nengociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nga këto negociata ai përjashtoi Berishën.
“Me Saliun ne nuk kemi punë, është i vdekur politikisht, por meqënëse një pjesë e juaj dhe me sa po shoh po shtohen çdo ditë që mendoni se ai është gjallë. Kjo është çështje e juaja. Është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe drejtpërdrejt: nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, deklaroi Rama.
Pas Kryeministrit fjalën e kërkoi Enkelejd Alibeaj për t’iu përgjigjur. Por, kreu i grupit parlamentar nuk foli dhe ai që e pengoi ishte Sali Berisha, që iu drejtua gjithashtu foltores, madje duke shtyrë Alibeajn kërkoi fjalën.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi që të ulej Berishës. Berisha refuzoi, ndërsa fjalën për procedurë e mori Taulant Balla. Balla e cilësoi të pashembullt përplasjen e Berishës në foltore me Alibeajn dhe i kërkoi Nikollës pushim të seancës.
Ndërkohë, Berisha i ktheu përgjigje Edi Ramës në dalje të Kuvendit në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse në krye të saj vjen Berisha.
“E falenderoj për këtë qëndrim, sepse faktoi që ka frikë nga opozita e vërtetë”, tha Berisha para gazetarëve.
Kryeministri Edi Rama pritet që të vizitojë zyrtarisht Rusinë brenda këtij viti, që do të ishte vizita e para e një niveli të tillë që prej kohës kur Kryeministër ishte Aleksandër Meksit, që vizitoi Moskën në prill të vitit 1995.
Vetë Edi Rama e konfirmoi këtë në bashkëbisedimin e organizuar në Vjenë me gazetarët, në kuadër të marrjes së Presidencës së OSBE-së nga ana e vendit tonë.
Rama tha se nuk bëhet fjalë për një vizitë në kuadër të agjendës së tij personale, por si detyrim i agjendës së vendit kryesues të OSBE-së.
“Vizita në Rusi është pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE. Është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë. Kemi bërë harmonizimin e takimeve me ministrin në detyrë për të balancuar obligimet e OSBE me ato të brendshme. Disa vizita do të bëhen shumë shpejtë. Vizita në Ukrainë, SHBA dhe Rusi. Për datat presim konfirmimin nga të gjitha palët”, u shpreh ai.
Rama premtoi se Presidencën e OSBE-së, Shqipëria do ta shfrytëzojë për Kosovën, megjithëse ironizon kritikat që ka marrë nga Prishtina mbi nismën për shengenin ballkanik.
“Do të bëjmë të gjitha ato që kemi planifikuar. Nuk është le të themi drejtimi i një qeverie në një vend dhe në këtë aspekt sigurisht që kemi disa ambicie dhe kemi vendosur disa prioritete dhe kemi qenë të vëmendshëm që në këto prioritete të mos vendosim dëshira të parealizueshme. E kemi kapacitetin e duhur për të bërë diçka më tepër për Kosovën sidomos tani që në Prishtinën zyratre jam tradhtar dhe në Beogradin zyrtar jam nacionalisti më i rrezikshëm shqiptar”, u shpreh ai.