Videot kryesore

Kombëtarja nis punën për ndeshjet e qershorit nga Durrësi
Kombëtarja nis punën për ndeshjet e qershorit nga Durrësi Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Nën drejtimin e trajnerit, Edi Reja, kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur këtë të mërkurë punën përgatitore për dy ndeshjet e radhës eliminatore të kampionatit europian. Për sfidat me Islandën dhe Moldavinë, ekipi kuqezi e ka nisur punën shumë shpejt. Si rrallë herë më parë, nga tekniku Reja janë thirrur një grup lojtarësh të përzgjedhur nga grupi i ekipit A, që kanë mbyllur kampionatet e tyre dhe lojtarë nga ekipi “Shpresa” që në një të ardhme të afërt mund t’i bashkohen kombëtares.

Bardh Spahia para gjykatës së  Shkodrës për masën e sigurisë
Bardh Spahia para gjykatës së Shkodrës për masën e sigurisë Gazeta Si 146 Shikime • 7 years më parë

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, gjatë orëve të mëngjesi ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Shkodrës. Mësohet se seanca në ngarkim të ish-deputetit do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Të gjithë kolegët e tij e tij, së bashku me mbështetës të opozitës, janë mbledhur për të mbështetur ish deputetin. Në prani të gjykatës janë edhe forca të policisë, mes tyre dhe efektive të FNSH.

Stuhi në Greqi
Stuhi në Greqi Gazeta Si 126 Shikime • 7 years më parë

Mediat greke raportuan ditën e djeshme se nga moti i keq në gadishullin Halkidiki janë vrarë gjashtë turistë, mes tyre dhe dy fëmijë dhe janë plagosur mbi 100 persona të tjerë.

Video e mahnitshme tepelene
Video e mahnitshme tepelene Gazeta Si 84 Shikime • 7 years më parë

Video e mahnitshme tepelene

Vuçiç ja njeh pikën e dobët Edi Ramës
Vuçiç ja njeh pikën e dobët Edi Ramës Gazeta Si 101 Shikime • 7 years më parë

Takimet mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ato realizohen si pjesë e nismave të tyre personale prodhojnë gjithmonë lajme “pikante” për mediat dhe as samiti trepalësh në Novi Sad nuk i shpëtoi kësaj.

Rama mbërriti pasditen e së mërkurës në qytetin jugor të Serbisë dhe së bashku me Zoran Zaev ishte pjesë e darkës së shtruar nga Aleksandër Vuçiç.

Presidenti serb dhe dy kryeministrat kanë ecur në rrugët e qytetit. Presidenti serb transmetoi në profilin e tij në Instagram momente nga kjo shëtitje. Pyetja e parë që u drejtohet është se çfarë mendonin se do të thotë ky takim për Ballkanin?

Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje rajonale, Aleksandër Vuçiç, që në të shkuarën e ka thumbur Edi Ramën duke e cilësuar atë “lider global”, ndërsa veten e ka përshkruar si “udhëheqës lokal i serbëve” ja pasoi përgjigjen Kryeministrit shqiptar. Jo vetëm kaq, por Presidenti serb duket se e ka njohur pasionin e Kryeministrit shqiptar për të folur, që sipas këndvështrimit është edhe pika më e fortë, edhe pika më e dobët e tij.

“Edi is the guy!” (e thënë shqip: Edi mund të flasë për këtë), tha Vuçiç, duke drejtuar dorën nga Kryeministri shqiptar. Rama pranoi të përgjigjej për 59 sekonda, aq sa është gjatësia kohore e një video-mesazhi në Instagram. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi mahnitës faktin që tre udhëheqësit ishin mbledhur për të çuar përpara një zotim të hershëm të secilit prej tyre.

“Thumbimet” vazhduan edhe në konferencën trepalëshe paraditen e së enjtes. Me në njërin krah Ramën dhe në krahun tjetër Zaev, Vuçiç mori i pari fjalën. Pasi tha thelbin e asaj që ishte arritur, fjalën ja kaloi Ramës, ku me batutë i tha se “rezervonte të drejtën për të ndërprerë”.

Rama ja ktheu “kusurin” pak momente më vonë, kur iu përgjigj pyetjes së një gazetari se çfarë të mirash sjell shengeni ballkanik për vendet e rajonit. Mes rreshtave dhe dukshëm pa dashje, Kryeministri shqiptar vuri gishtin në plagën historike të serbëve; daljen në det. “Ju keni një vend të bukur, por s’keni një vend me det”, tha ai, duke iu referuar Serbisë.

Për të njëjtën pyetje, Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut mori më pak kohë për t’iu përgjigjur dhe Aleskandër Vuçiç akoma më pak. Kohën ja mori Rama.

“...po i marr Presidentit kohën që ai kurseu”, tha Rama.

Monedhat nuk kane fushe magnetike
Monedhat nuk kane fushe magnetike Gazeta Si 94 Shikime • 5 years më parë

⁣“Fushë magnetike në krahun e vaksinës”?! Fake news. Monedhat nuk tërhiqen nga magneti

Cirku Kombetar
Cirku Kombetar Gazeta Si 79 Shikime • 5 years më parë

⁣Tirana nuk ka më Cirk Kombëtar, Ministria po kërkon
skena alternative

Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë
Protesta për vrasjen e 7-vjecares në Himarë Gazeta Si 100 Shikime • 4 years më parë

⁣Protesta e thirrur nga Fronti i Shpëtimit Kombëtar, që PD thotë se e ka ngritur bashkë me shoqërinë civile nisi pak para orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme.

Dhjetra protestues, mes të cilëve aktivistë të shoqërisë civile dhe drejtues të Partisë Demokratike u mblodhën para këtij institucionit me parrulla ku veç dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi kërkohej edhe dorëheqja e Edi Ramës.

Protesta me moton “Nuk e vrau varka, e vrau shteti” u thirr pas tragjedisë së Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase, komisar policie me detyrë në Elbasan i shkarkuar tashmë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Protesta mbështet edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa Ilir Meta dhe Sali Berisha nga PD kanë deklaruar se ajo është vrasje shtetërore, duke e cuar zinxhirin e përgjegjësise deri te Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, pak para nisjes së protestës ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga godina e Ministrisë, duke deklaruar se nuk dëshironte që të keqkuptohej qëndrimi i tij brenda si provokim ndaj protestuesve.

Protestës iu bashkua edhe Sali Berisha e Ilir Meta, që thanë se shkonin aty si qytetarë. Berisha akuzoi Ramën se po shmangte përgjegjësinë dhe e fajësoi atë si njeriu që e politizoi ngjarjen.

Sipas Berishës, 7-vjecarja u vra nga njeriu i shtetit, duke iu referuar faktit që Arjan Tase ishte punonjës i policisë.

Pas Ministrisë së Brendshme, protesta u zhvendos para Kryeministrisë dhe Presidencë. Me thirrjet "Presidenti kukull", ata lanë 72 orë afat për dorëheqjen e 2 ministrave Çuçi dhe Kumbaro.

Momenti i mbërritjes në Drejtorinë e Policisë në Tiranë të vrasësit Dan Hutra
Momenti i mbërritjes në Drejtorinë e Policisë në Tiranë të vrasësit Dan Hutra Gazeta Si 102 Shikime • 4 years më parë

⁣Momenti i mbërritjes në Drejtorinë e Policisë në Tiranë të vrasësit Dan Hutra

Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem
Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

⁣Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem

Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi pas daljes nga SPAK
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi pas daljes nga SPAK Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

⁣Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi pas daljes nga SPAK

Kampionat i fortë apo mediokër
Kampionat i fortë apo mediokër Gazeta Si 77 Shikime • 2 years më parë

⁣Pikë të lëna rrugës, diferenca të ngushta, dhe AF Elbasani që duket se e ka mbyllur sezonin... Superiorja kthehet këtë mesjavë me raundin e 31.

Kështu e mundi Kosova, Suedinë në Prishtinë
Kështu e mundi Kosova, Suedinë në Prishtinë Gazeta Si 46 Shikime • 1 year më parë

Dardanët e rimorën veten pas humbjes në Zvicër dhe me golat e Rexhbecaj dhe Muriqit, triumfuan ndaj miqve me dy ndër sulmuesit më të fortë në Botë, Gyokeres (Arsenal) dhe Isak (Liverpool).

Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë
Aksident i trefishtë, 7 të plagosur në rrugën Tiranë-Fushë Krujë, disa në gjendje të rëndë Gazeta Si 71 Shikime • 7 years më parë

Një aksident u rëndë rrugor i ndodhur në orët e pasdites së të dielës na aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë ka lënë të plagosur të paktën 7 persona, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, një tip Volksëaggen Touran me targa AA492PY, një autobus tip Mercedes Benz me targë AA358DG dhe një autoveturë tjetër AA722NT.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë ndërprerja e beftë e rrugës e njërit prej automjeteve, që ka pasuar përplasjen e të tre makinave.

Dëshmitarë në vendngjarje njoftojnë gazetën “Si” se ambulancat janë vonuar për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pak kohë trupat e personave të plagosur kanë mbetur të në pritje të ambulancave nga Tirana, pasi ambulancat e Krujës nuk kishin mbërritur ende në vendin e ngjajres.

Të plagosurit janë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak për një mjekim më të specializuar, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të madh për minuta me radhë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë.

Makina e djegur e dyshuar e autorëve
Makina e djegur e dyshuar e autorëve Gazeta Si 73 Shikime • 4 years më parë

⁣Tronditet Miloti. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të këtij qyteti. Njëri prej tyre, Klisman Preçi, 28 vjeç, ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spital.
I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Ylli Brahimi, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë. Preçi dhe Brahimi janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar nga një automjet ⁣Janë të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë. Ndaj të dyve janë bërë atentate edhe më parë. Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimin për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Makina tip "Landrover", me të cilën udhëtonin Preçi dhe Brahimi, ndodhet ende aty, pasi po bëhet ekspertiza.
Në fshatin Gramze të Krujës ndërkohë është gjetur një automjet tip "Audi" duke u djegur, që dyshet se mund të jetë i atentatorëve. Brenda saj është gjetur një armë automatike e llojit kallashnikov..
⁣Burime të policisë dhe prokuroria bëjnë me dije se viktima ka udhëtuar me automjetin e tij. Ka mbërritur në oborrin e banesës së Ylli Brahimit, dhe në momentin kur janë takuar tek automjeti janë gjendur në breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet që është larguar me shpejtësi. Policia dhe prokuroria ka dyshime se viktima është ndjekur nga atentatorët që nga momentin kur ka dalë nga banesa e tij edhe ka rënë pre e këtij atentati. Brahimi i cili i ka mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2021 ku u qëllua me breshëri rreth 15 plumba nga një motor nga dy persona të maskuar, Brahimi rezulton të ketë dhe njohje shumë të afërta me Bujar Likën, i ekzekutuar në autostradë në afërsi të Laçit ku mbeti i vrarë edhe biznesmeni Paulin Gjergji Marku. Kjo njohje me Bujar Likën një tjetër pistë e re ku po heton policia dhe prokuroria. Besohet se kohët e fundit përpara se ti mbijetonte atentatit në maj të këtij viti ka pasur një konflikt me një biznesmen të njohur nga zona e Burrelit, pra është edhe kjo duke u hetuar. Duke zhdukur provat dhe përmes korrupsionit ia kanë arritur t’ja hedhin drejtësisë. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë personazhe të njohur botës së krimit

Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla
Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla Gazeta Si 68 Shikime • 2 years më parë

⁣Debate mes anëtarëve të KLP për shkarkimin e kryetarit Alfred Balla

Hamlin triumfoi në Martinsville
Hamlin triumfoi në Martinsville Gazeta Si 69 Shikime • 2 years më parë

Veterani arriti fitoren e parë sezonale, të 6 në Martinsville dhe të 55 në karrierë.

Asist dhe shtyllë në AFC Champions League 2 në Azi
Asist dhe shtyllë në AFC Champions League 2 në Azi Gazeta Si 34 Shikime • 1 year më parë

Jasir Asani është sërish protagonist me fanellën e Esteghlal. Mëngjërashi kuqezi krosoi për golin e barazimit ndaj Al Wehdat nga Ahmadi në 38'. Ndërsa në 46' ai gjeti shtyllën nga një goditje dënimi.

Shembet ndërtesa pranë stadiumit kombëtar
Shembet ndërtesa pranë stadiumit kombëtar Gazeta Si 91 Shikime • 7 years më parë

Shembet ndërtesa pranë stadiumit kombëtar

Banoret ankohen per ndihmat.mp4
Banoret ankohen per ndihmat.mp4 Gazeta Si 43 Shikime • 7 years më parë

Pamjet ne video nga ndihmat. Banoret ankohen

Showing 92 out of 169