Videot kryesore

Holandë, policia e Roterdamit shpërndan tifozët e zemëruar pas humbjes me Romën
Holandë, policia e Roterdamit shpërndan tifozët e zemëruar pas humbjes me Romën Gazeta Si 85 Shikime • 4 years më parë

⁣Holandë, policia e Roterdamit shpërndan tifozët e zemëruar pas humbjes me Romën

Arrestohen dy persona me kallashnikov në makinë, dyshohet se do vidhnin një banesë
Arrestohen dy persona me kallashnikov në makinë, dyshohet se do vidhnin një banesë Gazeta Si 86 Shikime • 4 years më parë

⁣Arrestohen dy persona me kallashnikov në makinë, dyshohet se do vidhnin një banesë

Tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, opozita bllokon foltoren
Tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, opozita bllokon foltoren Gazeta Si 42 Shikime • 3 years më parë

⁣Tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Negociatat: Ne i bëmë detyrat, por Franca...
Negociatat: Ne i bëmë detyrat, por Franca... Gazeta Si 87 Shikime • 7 years më parë

Pritshmëritë e Kryeministrit Edi Rama që Bashkimi Europian do të hapë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë më 18 tetor janë të ulta, por jo të zbehta plotësisht. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Rama “fajësoi” presidentin francez, Emmanuel Macron për këtë.

“Franca dhe 2-3 vendet nuk kanë dalë ende në një pozicion zyrtar, ndaj nuk përjashtohet që më 18 tetor të ketë një tjetër vendim. Por, Presidenti i Francës ka një vizion dhe qasje publikisht të shpallur që prej ditës së parë të zgjedhjes së tij. Ai nuk është i gatshëm të shtyjë integrimin dhe zgjerimin e BE pa reformuar unionin. Qasja është e shpërputhur nga qasja tradicionale që karakterizon frontin e Po-së”, tha Rama.

Kryeministri thotë se ky qëndrim francez nuk duhet nënkuptuar si qasje kundër Shqipërisë, por si pasojë e përplasjeve të brendshme të BE-së mbi prioritetet që duhet të ketë.

“Nuk është qasje kundër Shqipërisë, megjithëse asgjë nuk përjashtohet deri në minutën e fundit. Fjala e fundit nuk është thënë ende. Përpjekjet deri në mbledhjen e Këshillit synojnë që të përputhin qëndrimet e të dyja anëve në pritje të bisedimeve të Gjermanisë dhe Francës”, vijoi ai.

Rama i cilësoi spekulime lajmet që e lidhin qëndrimin e Francës, Holandës dhe Danimarkës me progresin që ka bërë Shqipëria.

“Unë nuk e di sot se si do të përfundojë kjo odise më 18 tetor, por di që e para, përtej spekulimeve dhe broçkullave, vendimmarrja nuk ka lidhje me çfarë kemi bërë, apo nuk kemi bërë ne në vendin tonë. Vendimmarrja ka lidhje thelbësore me çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë anëtarët e BE mes vetes dhe me sa do të arrijnë mes tyre që të dakordësohen se cilado qoftë reforma brenda BE ajo nuk duhet të pengojë negociatat”, shtoi ai.

Së dyti, Rama është i bindur se Shqipëria jo vetëm që ka realizuar detyrat e vendosura nga BE, por ka shkuaër përtej dhe kjo, sipas Kryeministrit shprehet qartë në rekomandimin pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave.

Rama akuzoi Partinë Demokratike se loboi në Bundestag për të bllokuar hapjen e negociatave.

“Kemi kapërcyer pengesën e lartë në Bundestag, edhe si pasojë e planit politik të opozitës për të bllokuar negociatat. Bundestagu i tha po Shqipërisë dhe sot Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces shumë të ndërlikuar”, vijoi ai.

Kryeministri mbyll mesazhin e tij duke thënë se pavarësisht përfundimit nga kjo mbledhje e Këshillit Europian, ai dhe qeveria e tij do të vazhdojë punën, sipas tij, për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera.

Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve
Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve Gazeta Si 111 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht menaxhimit të mirë të Kaskadës së Drinit, përmbytjet në zonën e Shkodrës nuk mund të shmangen përsa kohë nuk është ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.

“Çështja e Kaskadës së Drinit lidhet edhe me një mungesë objektive, qyshse Kaskada është ndërtuar; mungesa e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve, por deri sa të jetë Skavica e aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe balancuesi i Kaskadës, për të mos lejuar që asnjë pikë uji të shkarkohet, por çdo pikë uji të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është sfida kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit, falë ndjekjes së procedurave dhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH, Benet Beci”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi tha se Qeveria nuk e ka ende një vlerësim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Për këtë, ajo tha se duhet pritur edhe pak ditë. Ajo që vlerësoi Ekonomi ishte se kanalet kulluese nuk kanë shkaktuar dëme në tokat bujqësore, duke e argumentuar këtë me investimet e bëra në pastrimin e tyre dhe hidrovore.

“Ne duhet të kemi durim kur ka situata të tilla, se duhet të kalojnë 2 javë që të vlerësohet dëmi. Ne kemi 0 dëmtime nga kanalet kulluese, largim të ujërave në kanalet e larta dhe 0 argjinatura të dëmtuara. Në pikun e reshjeve kishim 88342 ha të përmbytur, ndërsa mbrëmë sipërfaqja aktuale në ujë është 3340 ha dhe pritet që të lirohet”, tha ministrja.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se reshjet ishin dyfish në krahasim me përmbytjet e 2010-ës dhe se situata ishte kërcënuese nga Drini deri në Vjosë, por dëmet, sipas tij ishin shumë më të vogla.

"Këtë herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera. Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant. Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti", deklaroi Peleshi.

Zjarri ne Nikel
Zjarri ne Nikel Gazeta Si 89 Shikime • 6 years më parë

⁣Zjarri ne Nikel, shkrumbohet nje mobileri

"Fermë kanabisi" në Tepelenë, sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike
"Fermë kanabisi" në Tepelenë, sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike Gazeta Si 84 Shikime • 3 years më parë

⁣"Fermë kanabisi" në Tepelenë, sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike

Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë
Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë Gazeta Si 105 Shikime • 7 years më parë

Përtej imagjinatës, të hidhesh nga avioni pa parashutë

Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat
Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama dhe Lulzim Basha pasqyruan krejt ndryshe gjendjen e fermerëve dhe të tregtarëve të fruta-perimeve në takimet që zhvilluan këtë të mërkurë në pak kilometra distancë nga njëri-tjetri. Kryeministri u ndal në tregun agro-ushqimor të Divjakës dhe tek një fermë e mbarështimit të lopëve në zonë, ndërsa kryedemokrati tek tregu agro-ushqimor i Rrogozhinës.

I shoqëruar nga kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Kryeministri vizitoi një pikë grumbullimi fruta-perimesh në Divjakë, që me financimet e BE-së në kuadër të programit IPARD ka zgjeruar kapacitetet dhe modernizuar ambientet.

Rama e solli si këtë rast si udhërrëfyes të transformimit të fshatit dhe orientimit të tregut drejt marrëdhënieve privat-privat.

Pas kësaj vizite, po në shoqërinë e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca Kryeministri Edi Rama u zhvendos në një fabrikë të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që me mbështetjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian ka zgjeruar me një të tretën kapacitetin e prodhimit, me mbi 1 mijë kokë lopë.

Edhe këtë rast, Kryeministri e solli si shembull se më shumë sesa vullneti për punë i fermerëve me rëndësi të madhe është orientimi dhe përfshirja në një zinxhir prodhimi e tregtimi më të madh dhe më të sigurtë. Shembullin e orientoi duke pyetur sipërmarrësin e fabrikës.

Por, pak kilometra më në veri, Lulzim Basha bënte një panoramë krejt tjetër nga ajo e Edi Ramës. I ndalur në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, Basha akuzoi Qeverinë se ashtu si mijëra biznese dhe qytetarë të tjerë ka lënë në mëshirë të fatit edhe fermerët, duke mos ofruar ndihmën e nevojshme financiare për të përballuar krizën e Covid19.

“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”, deklaroi Basha.

Veç Ramës dhe Bashës deklarata kundërshtuese me njëri-tjetrin dhanë edhe fermerët me të cilët ata u takuan. Sipërmarrësit me të cilët u takua Rama në Lushnje u shprehën të kënaqur në lidhje me punën e bërë, investimet në infrastrukturë dhe ndihmën e marrë dhe problematikat kryesore i lidhën përgjithësisht me mungesën e kulturës dhe mentalitetit të fermerit për t’iu bashkuar një zinxhiri prodhimi dhe tregtimi më të madh e që i garanton shitjen.

Të kundërtën shprehën fermerët dhe tregtarët me të cilët u takua Lulzim Basha në Rrogozhinë.

“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”, thanë ata, duke akuzuar drejtpërdrejtë Qeverinë se i ka braktisur në ditët e tyre më të vështira.

Sandër Lleshaj përforcon zërat e largimit të tij nga Qeveria (Video)
Sandër Lleshaj përforcon zërat e largimit të tij nga Qeveria (Video) Gazeta Si 54 Shikime • 6 years më parë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përforcoi zërat që flasin për një largim të tij nga qeveria.

“Që nuk do të jem në këtë post është krejt e sigurtë. Patjetër që është e sigurtë. Askush nuk është i përjetshëm në një post”, deklaroi ai para mediave nga Vlora.

Lleshaj ndodhej në Vlorë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të prezantuar strukturën e re të forcave “Shqiponja”.

Momenti kur policia qëllon për vdekje protestuesen brenda Capitol (Pamje të rënda)
Momenti kur policia qëllon për vdekje protestuesen brenda Capitol (Pamje të rënda) Gazeta Si 176 Shikime • 6 years më parë

⁣Mijëra mbështetës të Donald Trump u mblodhën fillimisht në Washington D.C. për atë që mund të quhej si një nga demonstratat më të nxehta kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, të thirrur në ditën kur Kongresi po përgatitej të certifikonte zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë… Ne do të ndalojmë vjedhjen”,- tha Trump ndër radhë në fjalimin e tij disa minutash, para se ngjarjet te merrnin tjeter rrjedhe.

Ndryshe nga Trump, Zv-presidenti i SHBA Mike Pence hapi me heret një sesion të përbashkët të Kongresit për të çertifikuar zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke mos pranuar kërkesën e Presidentit Donald Trump që ai të refuzojë në mënyrë të njëanshme votat elektorale.

Pence tha të mërkurën se ai nuk beson që ka kompetencën për të pranuar ose refuzuar votat elektorale në mënyrë të njëanshme, por mirëpriti përpjekjet e ligjvënësve për të ngritur kundërshtime në lidhje me ato që ai quajti “parregullsi të votimit”.

Pence u tha ligjvënësve përmes një letre se ai do të bënte detyrën e tij për të garantuar se shqetësimet në lidhje me zgjedhjet do të dëgjohen në mënyrë “të drejtë dhe të hapur”.

“Kur lindin mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet presidenciale, sipas Ligjit Federal, janë përfaqësuesit e popullit që shqyrtojnë provat dhe zgjidhin mosmarrëveshjet përmes një procesi demokratik,” tha Pence.

Fillimisht, anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën pas mesditës në një seancë të përbashkët të Kongresit për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Por pas këtij zhvillimi, turma e protestuesve rrethoi Capitol Hill.

U raportua se kishte pasur përplasje me policinë e cila bëri thirrje për shpërndarje të turmës.

Policia e Uashingtonit evakuoi dy ndërtesa qeveritare pasi mbështetësit e Donald Trump u përpoqën të hynin me forcë.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale

Protestuesit u shperndane ngado në ndërtesën e Capitol Hill, (brenda dhe jashte saj) ndersa policia i shoqëroi anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Edhe nënpresidenti Mike Pence u shoqërua për në një vend të sigurt brenda Capitoli Hill.

Sipas disa njoftimeve, brenda nderteses ka pasur edhe të shtëna me armë.

U raportua gjithashtu ne media se një person ishte qëlluar me armë zjarri. Ajo ishte nje grua qe me pas gjeti vdekjen, ndersa mbeten te lenduar edhe disa oficerë policie.

Policia tha se katër veta humben jetën gjatë protestave të së mërkurës para dhe brenda ndërtesës së Kongresit amerikan, përfshirë një grua që u plagos brenda ndërtesës. 52 persona janë arrestuar.

Nënpresidenti Mike Pence tha më pas se protestuesit që kanë lidhje me dhunën në Capitol Hill do të ndiqen penalisht me peshën e plotë të ligjit.

Policia e Capitol Hill u tha ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve të merrnin maskat e gazit që gjendeshin poshtë karrigeve të tyre dhe të përgatiteshin për t’i vendosur ato.

Presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë.

Seanca në kongres u ndërpre dhe senatorët u evakuuan nga një tunel i fshehtë.

Pas këtyre zhvillimeve, Presidenti i zgjedhur Joe Biden përmes një fjalimi të shkurtër i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Capitol Hill.

Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj sundimit të ligjit.

Biden tha se skenat e kaosit në Capitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë, nuk pasqyrojnë “atë që ne jemi”.

Ndërkohë, Presidenti Trump postoi me pas një video në Twitter, ku u bëri thirrje protestuesve me fjalët: “Tani duhet të shkoni në shtëpi, duhet të kemi paqe”.

Megjithatë, ai përsëriti në video pretendimin e tij se zgjedhjet u vodhën dhe se ato ishin të manipuluara.

“Nuk duhet të bëjmë lojën e tyre, na duhet paqe,” tha ai në videon e regjistruar në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Chris Miller tha ne mbremje se e gjithë Garda Kombëtare e Uashingtonit ishte aktivizuar dhe se ai ishte gati të siguronte mbështetje shtesë nëse kërkohej nga autoritetet lokale.

“Kemi aktivizuar plotësisht Gardën Kombëtare të Uashingtonit për të ndihmuar në zbatimin e ligjit federal dhe tani që bëhen përpjekje për të zgjidhur paqësisht situatën,” tha Miller.

Kreu në detyrë i Pentagonit tha se ai dhe gjenerali kryesor i vendit kishin folur me Nënpresidentin Mike Pence dhe me udhëheqësit e Kongresit për gjendjen në Kongres.

Parada e krenarisë, bulevardi vishet me ngjyrat e Ylberit në Tiranë
Parada e krenarisë, bulevardi vishet me ngjyrat e Ylberit në Tiranë Gazeta Si 78 Shikime • 4 years më parë

⁣Parada e krenarisë, bulevardi vishet me ngjyrat e Ylberit në Tiranë

Me armë zjarri dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga tre persona
Me armë zjarri dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga tre persona Gazeta Si 86 Shikime • 4 years më parë

⁣Me armë zjarri dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga tre persona

Helikopterët "Black Hawk" në pistën e bazës së Kuçovës
Helikopterët "Black Hawk" në pistën e bazës së Kuçovës Gazeta Si 97 Shikime • 3 years më parë

⁣Helikopterët "Black Hawk" në pistën e bazës së Kuçovës

I akuzuar për shpërdorim detyre, Jorgo Goro del para gjykatës
I akuzuar për shpërdorim detyre, Jorgo Goro del para gjykatës Gazeta Si 87 Shikime • 3 years më parë

⁣I akuzuar për shpërdorim detyre, Jorgo Goro del para gjykatës

Sali Berisha mbërrin në SPAK, deputetët e PD çajnë rrethimin policor
Sali Berisha mbërrin në SPAK, deputetët e PD çajnë rrethimin policor Gazeta Si 71 Shikime • 2 years më parë

⁣Sali Berisha mbërrin në SPAK, deputetët e PD çajnë rrethimin policor

Simbolika e opozitës: Edi Rama në shtatoren e Enver Hoxhës
Simbolika e opozitës: Edi Rama në shtatoren e Enver Hoxhës Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Shtatorja ishte një shkrirje mes bustit të diktatorit me portretin e Edi Ramës i vendosur mbi një podium të quajtur “Rilindje” dhe në këmbët e të cilit qëndrojnë dy thasë, një me simbolin e euros dhe tjetri me shënimin “votat”, si simbol, sipas demokratëve i blerjes së votave nga ana e mazhorancës.

Covid-19, Basha: Po humbasim kohë me vendime gjysmake
Covid-19, Basha: Po humbasim kohë me vendime gjysmake Gazeta Si 57 Shikime • 7 years më parë

Kryetari i Partisë Demokratike akuzon Qeverinë se nuk ka as plan dhe as strategji për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, por ecën me vendime të improvizuara dhe premtime të pambajtura.

“Por sot, 5 javë prej fillimit të karantinës, është e qartë se qeveria s’ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës. Qytetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën, ende sot e kësaj dite nuk janë zbatuar dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre”, deklaroi ai.

Basha akuzon Qeverinë se nuk ka mbajtur as premtimet gjysmake që ka bërë.

“Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës, por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh. Qytetarët që tani ju duhet të paguajnë faturat e rritura të dritave e ujit, janë ende sot pa asnjë të ardhur. Bizneset po mbyllin mijëra vende pune sepse nuk kanë asnjë mbështetje”, u shpreh kreu i PD.

Kreu i opozitës thotë gjithashtu se këto pesë javë gjendja është rënduar edhe me shkeljet ligjore e kushtetuese me urdhra, që vijnë nga Facebook-u, ku sipas Bashës, Kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet e shtetit, nga polici tek doktori.

Këto 5 javë janë rënduar shkeljet ligjore dhe kushtetuese me urdhra që vijnë nga facebook-u, ku kryeministri ka marrë përsipër të gjitha funksionet në shtet, nga polici tek doktori. Basha këbëngul se paratë për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në këtë periudhë të vështirë janë, por akuzon Ramën se zgjedh që ato të shkojnë për tendera korruptivë dhe koncesione dhe jo për qytetarët.

Panorama që Basha i bëri gjendjes së përgjithshme të vendit ishte më shumë se e zymtë. Ai thotë se ekonomia po shkatërrohet, fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga Covid-19, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e tyre të përditshme dhe dhjetëra mijëra biznese rrezikojnë falimentimin. Si zgjidhje propozon nisjen me urgjencë testimet masive të popullatës, për të kuptuar, siç thotë se në çfarë niveli është përhapur virusi në vend.

Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat
Rama-Basha zhvendosin betejën në fshat Gazeta Si 57 Shikime • 6 years më parë

Edi Rama dhe Lulzim Basha pasqyruan krejt ndryshe gjendjen e fermerëve dhe të tregtarëve të fruta-perimeve në takimet që zhvilluan këtë të mërkurë në pak kilometra distancë nga njëri-tjetri. Kryeministri u ndal në tregun agro-ushqimor të Divjakës dhe tek një fermë e mbarështimit të lopëve në zonë, ndërsa kryedemokrati tek tregu agro-ushqimor i Rrogozhinës.

I shoqëruar nga kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Kryeministri vizitoi një pikë grumbullimi fruta-perimesh në Divjakë, që me financimet e BE-së në kuadër të programit IPARD ka zgjeruar kapacitetet dhe modernizuar ambientet.

Rama e solli si këtë rast si udhërrëfyes të transformimit të fshatit dhe orientimit të tregut drejt marrëdhënieve privat-privat.

Pas kësaj vizite, po në shoqërinë e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca Kryeministri Edi Rama u zhvendos në një fabrikë të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që me mbështetjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian ka zgjeruar me një të tretën kapacitetin e prodhimit, me mbi 1 mijë kokë lopë.

Edhe këtë rast, Kryeministri e solli si shembull se më shumë sesa vullneti për punë i fermerëve me rëndësi të madhe është orientimi dhe përfshirja në një zinxhir prodhimi e tregtimi më të madh dhe më të sigurtë. Shembullin e orientoi duke pyetur sipërmarrësin e fabrikës.

Por, pak kilometra më në veri, Lulzim Basha bënte një panoramë krejt tjetër nga ajo e Edi Ramës. I ndalur në tregun agro-ushqimor të Rrogozhinës, Basha akuzoi Qeverinë se ashtu si mijëra biznese dhe qytetarë të tjerë ka lënë në mëshirë të fatit edhe fermerët, duke mos ofruar ndihmën e nevojshme financiare për të përballuar krizën e Covid19.

“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”, deklaroi Basha.

Veç Ramës dhe Bashës deklarata kundërshtuese me njëri-tjetrin dhanë edhe fermerët me të cilët ata u takuan. Sipërmarrësit me të cilët u takua Rama në Lushnje u shprehën të kënaqur në lidhje me punën e bërë, investimet në infrastrukturë dhe ndihmën e marrë dhe problematikat kryesore i lidhën përgjithësisht me mungesën e kulturës dhe mentalitetit të fermerit për t’iu bashkuar një zinxhiri prodhimi dhe tregtimi më të madh e që i garanton shitjen.

Të kundërtën shprehën fermerët dhe tregtarët me të cilët u takua Lulzim Basha në Rrogozhinë.

“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”, thanë ata, duke akuzuar drejtpërdrejtë Qeverinë se i ka braktisur në ditët e tyre më të vështira.

WhatsApp Video 2022-01-09 at 9
WhatsApp Video 2022-01-09 at 9 Gazeta Si 45 Shikime • 5 years më parë

Video e publikuar nga Basha per protesten e 8 janarit

Showing 90 out of 169