Videot kryesore

Shpërthim në Lushnjë nga vinçi që preku tensionin e lartë
Shpërthim në Lushnjë nga vinçi që preku tensionin e lartë Gazeta Si 90 Shikime • 3 years më parë

⁣Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes.
Si pasojë e shpërthimit pas vinçierit, Landi Verçani, mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 24 vjeçar i cili po transportohej drejt Traumës.
Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.

Tentoi të vriste dy policë në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari
Tentoi të vriste dy policë në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari Gazeta Si 78 Shikime • 2 years më parë

⁣Tentoi të vriste dy policë në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Arrestohet në Santo Domingo Vilson Pepa, i kërkuar nga SPAK për trafik kokaine
Arrestohet në Santo Domingo Vilson Pepa, i kërkuar nga SPAK për trafik kokaine Gazeta Si 65 Shikime • 1 year më parë

⁣Arrestohet në Santo Domingo Vilson Pepa, i kërkuar nga SPAK për trafik kokaine

Bill Clinton mbërrin në Prishtinë për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës
Bill Clinton mbërrin në Prishtinë për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është rikthyer për herë të dyrë në Kosovë për të marrë pjesë në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

PD: Tërmeti nxorri në pah vjedhjen e 1 mln eurove me dy shkolla
PD: Tërmeti nxorri në pah vjedhjen e 1 mln eurove me dy shkolla Gazeta Si 49 Shikime • 7 years më parë

Përfaqësues të Partisë Demokratike vizituan dy shkollat e fshatrave Borizanë dhe Thumanë për t’i sjellë ato si shembuj të korrupsionit dhe vjedhjes me tenderat, duke akuzuar për këtë si pushtetin qendror, ashtu edhe atë vendor.

“Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah tërmetin e vjedhjes dhe korrupsionit me fondet publike nga qeveria dhe Bashkia e Krujës. Dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi”, thotë PD.

Albana Vokshi, Çlirim Gjata dhe Dashamir Hidraliu, sekretari i degës së PD në Krujë, i cili humbi motrën dhe nipin në një nga pallatet e shembur në Thumanë deklaruan se pasojat e tërmetit të vjedhjes me shkollat e fëmijëve janë mbi 1 milionë euro të zhdukura.

PD akuzon se Qeveria nxitoi që të zhdukte gjurmët e vjedhjes, duke prishur me shpejtësi dy shkollat dhe bashkë me inertet e tyre ka zhdukur edhe dokumentet e tenderave. PD i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimin për 1 milion eurot e zhdukura, për këdo që, sipas saj ka vjedhur dhe ka vënë në rrezik jetët e mbi 700 nxënësve dhe mësuesve.

Abuzimi i 17-vjeçares në Fushë-Krujë, Policia arreston të kërkuarin e fundit
Abuzimi i 17-vjeçares në Fushë-Krujë, Policia arreston të kërkuarin e fundit Gazeta Si 86 Shikime • 6 years më parë

Abuzimi i 17-vjeçares në Fushë-Krujë, Policia arreston të kërkuarin e fundit

Rama mesazh BE: S’ka krim shqiptar
Rama mesazh BE: S’ka krim shqiptar Gazeta Si 51 Shikime • 6 years më parë

⁣Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi forumin ekonomik “Europa Park” në Mynih të Gjermanisë për të përçuar një mesazh drejtuar Bashkimit Europian.

“Nuk ka krim shqiptar, krimi i organizuar është ndërkombëtar. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin janë të shkëputura? Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi nisjen sa më parë të negociatave.
“Ne jemi të verbuar nga dashuria për Europën dhe ajo na thotë se do të martohet me ne, por si mund të martohemi kur Europa nuk na flet?! Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të tyre. T’u privosh vendeve këtë instrument është pa kuptim”, u shpreh ai.

Sa i takon pjesës ekonomike, Rama ftoi investitorët gjermanë që të investojnë në Shqipëri, duke u premtuar se vendi ka një legjislacion mjaft joshës, krah të lirë pune dhe pozicion strategjik gjeografik.

“Ne mendojmë se kemi një legjislacion mjaft të favorshëm dhe jemi të mirëpozicionuar sa u takon burimeve natyrore. Jemi i vetmi vend në rajon që furnizohet plotësisht me energji të pastër, në të njëjtën kohë jemi pjesë e një hapësire ku kalon gazsjellësi TAP. Jemi një vend mjaft i mirë për të gjithë ata që duan të zhvillojnë prodhimin për shkak të kostos së punës, që është mjaft konkurruese. Jemi të bindur që ofrojmë një mjedis joshës për kompanitë që duan të investojnë”, u shpreh ai.

⁣Meta, Rama e Veliaj përkujtojnë Ditën e Çlirimit
⁣Meta, Rama e Veliaj përkujtojnë Ditën e Çlirimit Gazeta Si 67 Shikime • 6 years më parë

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe
kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vendosën kurora me lule në monumentin “Nëna
Shqipëri” në nderim të dëshmorëve me rastin e Ditës së Çlirimit.

Go Taps, një produkt i vogël që do kryej një sërë shërbimesh
Go Taps, një produkt i vogël që do kryej një sërë shërbimesh Gazeta Si 74 Shikime • 5 years më parë

⁣“GoTaps” një aplikacion(produkt) që nxit komunikimin dhe kryen shërbime të tjera të rëndësishme.

Nis në Shqipëri stërvitja më e madhe e vitit "Defender Europe 2023"
Nis në Shqipëri stërvitja më e madhe e vitit "Defender Europe 2023" Gazeta Si 85 Shikime • 3 years më parë

⁣Ka nisur në Shqipëri stërvitja më e madhe
ushtarake në Europë “Defender Europë 2023”. rreth 24 mijë trupa dhe mjete ushtarake
amerikane, shqiptare dhe partnere kanë zbarkuar në Sheshin “Nënë Tereza”, në stërvitjen
më të madhe të vitit.

Rey Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe
Rey Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe Gazeta Si 53 Shikime • 1 year më parë

Mjaftoi 11 met⁣ërshi i par⁣ë q⁣ë Rey Manaj t⁣ë hap⁣ë llogarin⁣ë e re n⁣ë futbollin arab. Ai zhbllokoi sfid⁣ën Sharjah-Dibba duke justifikuar besimin dhe shpenzimin e b⁣ër⁣ë p⁣ër t⁣ë.

Filmi i ri "The new pope ""
Filmi i ri "The new pope "" Gazeta Si 97 Shikime • 7 years më parë

“The New Pope”, episodi i ri i serialit të Paolo Sorrentino. ‘Papa i ri’ i John Malkovich duhet të luftojë kundër një pjese të personalitetit të tij që nuk është saktësisht 'i shenjtë', ndërsa ai i vjetri i Jude Law zgjohet nga koma.

Si të aplikoni për leje daljeje për pazar
Si të aplikoni për leje daljeje për pazar Gazeta Si 56 Shikime • 7 years më parë

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se vetëngujimi dhe kufizimi i lëvizjeve është e vetmja rrugë që Shqipëria të dalë nga pandemia e koronavirusit pa regjistruar, siç thotë ai “një mal me të vdekur.

“Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund!”, thotë Rama.

Kreu i Qeverisë është i vetëdijshëm se masat shtrënguese mund të kenë shkaktuar pakënaqësi tek një pjesë e qytetarëve, por përsërit se me hir, ose pahir të gjithë duhet të bëjnë durim.

“Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë”, thotë ai.

Rama shoqëron këtë reagim me një video udhëzimi sesi aplikohet, duke filluar nga e hëna për kufizimin e lëvizjes vetëm për një person në familje.

Çfarë ndodhi në Ambasadën Gjermane 30 vite më parë
Çfarë ndodhi në Ambasadën Gjermane 30 vite më parë Gazeta Si 98 Shikime • 6 years më parë

Në Bibliotekën Digjitale të Gjermanisë Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar fotot dhe videot nga mësymja në territorin e saj 3 dekada më parë.

Fotot shpjegojnë në mënyrë kronologjike, që nga momenti kur një grup i vogël njerëzish u grumbulluan para portës me kangjella të Ambasadës, momentin kur çahet muri dhe një grup prej 63 personash hyjnë brenda në Ambasadë, e deri tek rritja e numrit deri në 3200 shqiptarë që kërkonin shpëtim dhe momenti kur mësojnë se do të lejoheshin të udhëtonin me autobusë në drejtim të Portit të Durrësit, për t’u nisur më pas për në vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë kolazh shihen vështirësitë që kanë kaluar refugjatët për 10 ditë me radhë, duke qëndruar në ambiente të ngushta, ujë dhe bukë me orar dhe kushte higjiene të vështira.

Fotogaleri tregon edhe xhipat dhe automjetet e Sigurimit të Shtetit, që vazhdimisht u bëri thirrje qytetarëve që kishin kërkuar shpëtim në Ambasadën Gjermane, që të dilnin prej andej dhe të përballeshin me akuzat e ngritura nga regjimi.

Në fund, edhe me ndërhyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ata që fituan ishin refugjatët. Regjimi ra dakord që të organizonte dhe lejonte transportin e tyre në drejtim të Portit të Durrësit. Nisjet u bënë me autobusë gjatë orëve të natës së 12 korrikut.

Tel Avivi “bombardohet” me hashash (Video)
Tel Avivi “bombardohet” me hashash (Video) Gazeta Si 75 Shikime • 6 years më parë

Pandemia dhe masat kufizuese të lëvizjes kanë nxitur bizneset që të kërkojnë zgjidhje alternative dhe risi në ushtrimin e aktivitetit të tyre. E tillë është edhe ideja e një grupi të rinjsh në Izrael, me ndryshimin e vetëm se sipërmarrja e tyre është ende e paligjshme.

Grupi në fjalë shpërndau me dronë fluturues qindra doza dygramëshe me hashash në një prej shesheve qendrore të Tel Avivit. Dozat u hodhën nga ajri pas një paralajmërimi të bërë nga grupi “Green Drone” në platformën e komunikimit Telegram.

“Bombardimi” me hashash ka shkaktuar amulli në sheshin “Rabin” të kryeqytetit izraelit, ku grupe njerëzish, kryesisht të rinj janë parë duke mbledhur nga toka sa më shumë doza që të ishte e mundur.

Policia izraelit njoftoi arrestimin e dy personave rreth të 30-ave, që dyshon se qëndrojnë pas nismës në fjalë. Ata mendohet se janë pjesë e një grupi aktivistësh që veprojnë kryesisht online duke kërkuar legalizimin e hashashit me sloganin “Legalizoni dashurinë”.

Aktualisht, në Izrael është i ndaluar si prodhimi, ashtu edhe konsumi i hashashit, ndërsa shpërndarja e tij është e ndëshkueshme me burg.

Tribuna e tifozëve të Tiranës në delir në derbin e kryeqytetit
Tribuna e tifozëve të Tiranës në delir në derbin e kryeqytetit Gazeta Si 73 Shikime • 5 years më parë

⁣Tribuna e tifozëve të Tiranës në delir në derbin e kryeqytetit

Në Odesë, sulmet ruse me raketa shkatërrojnë objektivat
Në Odesë, sulmet ruse me raketa shkatërrojnë objektivat Gazeta Si 102 Shikime • 5 years më parë

⁣Në Odesë, sulmet ruse me raketa shkatërrojnë objektivat

Video e aktorit  Alec Baldwin  me armë
Video e aktorit Alec Baldwin me armë Gazeta Si 80 Shikime • 5 years më parë

⁣Video e aktorit Alec Baldwin me armë ⁣para aksidentit në xhirimet e Rust

Makina e autorëve të vrasjes së trefishtë, e gjetur e djegur në Larushk
Makina e autorëve të vrasjes së trefishtë, e gjetur e djegur në Larushk Gazeta Si 127 Shikime • 4 years më parë

Tre persona kanë mbetur të vrarë prej një breshërie me të paktën 50 plumba kallashnikovi te Mbikalimi i Fushë Krujës.

Viktimat po udhëtonin në të njëjtin automjet, kur ndaj tyre dyshohet se nga një tjetër makinë në lëvizje është shkrehur një breshëri automatike.

Nga të shtënat mjeti tip “Volkswaggen” ku ndodheshin viktimat ka shpërthyer në flakë. Të vdekur kanë mbetur shtetasit Brilant Martinaj 23 vjec, i afërm i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata 30 vjec.

Diklen Vata ka dalë i gjallë nga makina e përfshirë nga flakët, por menjëherë sapo kanë parë këtë, autorët e sulmit janë rikthyer me makinë duke e qëlluar sërish.

Automjeti ndaj të cilit u bë atentat dyshohet se ishte në pronësi të Diklen Vatës, por është e paqartë nëse shënjestra e sulmit ishte ai, apo Brilant Martinaj, pasi që të dy ata rezultojnë emra me precedentë penalë, i pari i kapur në 2017-n për shpërndarje kokaine dhe i dyti i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSh-së, Xhulio Prela në ngjarjen e ndodhur më 5 dhjetor 2020.

Autorët janë larguar me shpejtësi me automjet në drejtim të fshatit të fshatit Larushk, ku më pas policia ka gjetur një automjet Volkswaggen Passat të djegur plotësisht, rreth 5 kilometra larg nga vendi i atentatit. Brenda makinës janë gjetur tre armë, dy kallashnikovë dhe një armë MP5.

Numri i autorëve dyshohet se ka qenë katër, ku tre prej tyre kanë qëlluar me armë dhe njëri ka qenë në timon.

Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet paraprakisht se autorët i kanë prerë rrugën automjetit të viktimave në vendin e njohur si mbikalimi i Fushë Krujës. Më pas, nga makina kanë dalë tre prej tyre, dy të armatosur me Kallashnikovë dhe një tjetër me armë të tipi MP5. Të trija armët mbajnë në total deri në 90 fishekë. Kjo shpjegon faktin se pse në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja.

Ndërkohë, forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar në zonën e Niklës, ku dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë djegur automjetin e tyre pranë fshatit Larushkë.

Zv-kryeministrja Belinda Balluku ne Presidence
Zv-kryeministrja Belinda Balluku ne Presidence Gazeta Si 116 Shikime • 3 years më parë

⁣Zv-kryeministrja Belinda Balluku ne Presidence

Showing 88 out of 169